1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

WhatsApp rrit deri në një orë kohën për të fshirë një mesazh të dërguar gabimisht!

Tema tek 'iOS' e hapur nga beni20, 12 Mars 2018.

  1. beni20

    beni20 Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,616
    Pëlqimet:
    52
    Pikë nga trofetë:
    78
    [​IMG]
    WhatsApp i jep më shumë kohë rimendimit. Aplikacioni po zgjeron kohën e nevojshme për një pendim, për të fshirë mesazhet që dërgojmë gabimisht. Deri tani koha për këtë ishte vetëm 7 minuta, por tashmë bëhet një orë. Ky version ishte fillimisht i disponueshëm në një version Beta.

    Ky funksion u fut në WhatsApp tetorin e kaluar me limitin 7 minuta dhe quhet “Elemino mesazhet për të gjithë”. Për të tërhequr mbrapsht një mesazh në grup apo mes dy personash, mjafton ta përzgjedhësh mesazhin dhe të zgjedhësh opsionin “Eleminoje për të gjithë”.

    Megjithatë ky veprim nuk është 100% i sigurtë sepse lë gjurmë. Kjo pasi, personit që i ka shkuar mund ta ketë parë mesazhin para se të fshihet, apo ta lexojë nga njoftimet që vijnë në smartphone
     

Shpërndaje faqen

Loading...