1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Vend Pune Web Designer dhe Graphic Designer

Tema tek 'Oferta dhe vende të lira pune' e hapur nga pdown9, 12 Shtator 2017.

  1. pdown9

    pdown9 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    254
    Pëlqimet:
    18
    Pikë nga trofetë:
    18
    Pershendetje,

    Ofrojme dy vende te lira pune, behet fjale per Web Designer dhe Graphic Designer, preferohet te jete dikush qe i kryen dyjat.

    Kushtet qe kerkohen

    Web Designer
    - Te kete te pakten dy vjetë pervoje.
    - Te kete njohuri shume te mira ne HTML, CSS dhe javascript
    - Te jete i mesuar me dizajnet moderne dhe flat te diteve te sotshme.
    - Kreativiteti dhe origjinaliteti vleresohen shume.

    Graphic Designer
    - Te kete te pakten dy vjetë pervoje.
    - Te jete ekspert i logove, wallpapers dhe dizajnimit te prezantimeve te ndryshme.
    - Te jete njohes i mire i produkteve te Adobe per Graphic Design.
    - Kreativiteti dhe origjinaliteti vleresohen shume.


    Kushtet qe ofrohen:
    - Pune nga larg (shtepia), pra remotely.
    - Jo pune e rregullt, ne ju kerkojme ate se cka na nevoitet dhe ju tregojme per kur na nevoitet, ju duhet te jeni ne gjendje ta realizoni.
    - Paga do te jete 600 euro ne muaj per 3 muajt e pare, pas 3 muajve nese ndahemi te kenaqur bejme kontrate 1 vjecare duke e rritur edhe rrogen.
    - Nese keni njohuri dhe jeni ne gjendje qe ti realizoni te dy punet qe kerkohen atehere normalisht qe do te paguheni per te dy punet qe beni.


    Te interesuarit duhet te me dergojne CV-ne ose Portfolion e tyre permes PM (preferohet e dyta), nese na pelqen puna juaj ju kthejme mesazhin duke pershkruar edhe projektin ne te cilin duhet te punoni, gjithashtu ju njoftojme edhe per gjerat e tjera per te cilat duhet te arrijme pajtueshmeri.
    Ju faleminderit.
     
  2. getrich

    getrich Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,070
    Pëlqimet:
    85
    Pikë nga trofetë:
    78
    Per keto besoj qe mundem me te kry pune Te jete ekspert i logove, wallpapers dhe dizajnimit te prezantimeve te ndryshme.
    Vetem me dergo projektin apo iden e pare e kryj , nese ndahesh i knaqur mujm me vazhdu , nese jo ather ecim tutje .
     
  3. Trim2017

    Trim2017 Anëtar Fillestar

    Postimet:
    59
    Pëlqimet:
    21
    Pikë nga trofetë:
    8
    Qitne postin ne OfertPune aty keni me pas ma shum t interesum
     
  4. pdown9

    pdown9 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    254
    Pëlqimet:
    18
    Pikë nga trofetë:
    18
    Te faleminderit.
    Jemi ne diskutime me nje web designer te forumit, mendoj qe eshte i duhuri por kemi akoma per te diskutuar.

    E mbaj mend nje kohe, ishin vitet 2009/2011 kur cdo i dyti antar ne forume prezantohej si dizajner, tasht quditerisht asnje aplikim per graphic designer nuk me erdhi. Ndoshta eshte problemi te paga e ulet pasi qe nuk e di si shkojne keto gjera ketu ne Kosove/Shqiperi. E dini sa eshte paga mesatare e nje graphic designer ne vendet tona?
     
  5. p3n7357

    p3n7357 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    160
    Pëlqimet:
    44
    Pikë nga trofetë:
    28
    di une qe punojne edhe me 200 $
     
  6. getrich

    getrich Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,070
    Pëlqimet:
    85
    Pikë nga trofetë:
    78
    E verte8 Po une njoni qe hala e kom majt ket zanat , shkrujem qka permbam projekti nese o diqka grafike une 100% e realizoj, veq a shifet me sy. flm
     
  7. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar Aktiv

    Postimet:
    116
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    18
    epo ishte trendi ato vite mos harro. Dolën ca kalamaja që panë disa tuto në youtube sesi punohet photoshop dhe kujtuan se u bënë dizanjer.
     
  8. pdown9

    pdown9 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    254
    Pëlqimet:
    18
    Pikë nga trofetë:
    18
    Ka web designers tjere?
     
  9. pdown9

    pdown9 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    254
    Pëlqimet:
    18
    Pikë nga trofetë:
    18
    Kur i shikon shqiptaret, krejt ankohen qe s'po ka pune. M'kan ardhe 10-15 PM's, edhe vec 2 prej aplikanteve kan dergu portfolio.
    A tjert m'kane kallxu qe jane djem shum t'mire...

    Dita e dites jam tu u bind qe nuk eshte problemi te papunesia, eshte problemi te mos-edukimi edhe pertacia.
    Projekti eshte shume serioz edhe ka t'beje me projektin e pare shqiptar qe bazohet ne blockchain, per kete projekt kam kursy mjafte fonde dhe pres njerez kreativ dhe profesional.

    Nese ka te tjere qe deshirojne te jene pjese e ketij projekti, te lajmerohen sa me shpejte.
     
  10. getrich

    getrich Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,070
    Pëlqimet:
    85
    Pikë nga trofetë:
    78
    Une jom njoni qe tkom shkru PM, jetojm me ni vend qe sju kushtohet shume rensi CV , e ksi gjera , kur e dim qe edhe shumica e njerzve n pozita e pune te mira jan shkaku i rrethave . Nuk mundeh me thon qe jon antart te pa edukuar se shumica jon me fakultete e me nota t larta mesatare , nuk mundesh me thon qe jon pertac .Ti mundesh me ja dergu secilit qe tka shkru ka nje detyr / nga nje projekt me bo edhe e shef kush ta realizon perfekt vazhdon me to , kerkush nuk t ka kerku para , ti thjesht veri ne prov , prova osht diqka qe e shef rezultatin .
    E per fonde ki ti pare shume haha
     
    urankajtazi pëlqen postimin.
  11. Dr0mas

    Dr0mas Anëtar i Njohur

    Postimet:
    560
    Pëlqimet:
    105
    Pikë nga trofetë:
    73
    Un se njoh personin qe ka hap vendin e punes dhe pse oferta eshte shkruar ne forme serioze, mbase eshte dhe "mashtrues" por nuk besoj, por sido qe te jete mendoj se ka te drejte.

    Dhe mua kur me eshte nevojitur ndihme ketu shumica e mesazheve kane qene "ti bej krejt, cmim i volitshem", dhe kur mora dike, nje pune qe mu desh per 2 dite ma ka kry per 2 jave (dhe pse pagesen se ka mare pasi skish paypal, un akoma jam gati ta paguaj kurdohere qe i nevojitet), ajo cka dua te them eshte se kur nje projekt eshte serioz dhe dikush investon qofte 5 euro apo 5000euro te tjeret duhet te jene profesional, jemi ketu jemi krejt shok, kur te ofroj dicka e pagese me duhet puna jo shoqeria apo djal i mire.

    Mendoj se ne kete pike duhet ti lini diskutimet per $$$ e tjetrit, krijoni nje portfol, nje cmim per ore dhe dergojani (un jam gjithashtu i interesuar per te ardhmen).
    Dhe po, Gjithashtu mendoj se jane pertac si te bejne $$$ lehte, un kam punuar der ne 4 te mengjesit, nese vertet je i zoti dhe problemi qendron te ata qe paguajn... urdhero ke upwork.

    Pune te mbare te gjitheve, dhe kush krijon logo gjithashtu te me coj disa shembuj dhe cmim para se te paguaj ndonje indian nga fiverr.
     
    Poshnjari pëlqen postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...