1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

[Video] GNS3 (Graphical Network Simulator)

Tema tek 'Video Mësime' e hapur nga Fannol Gashi, 9 Shtator 2013.

  1. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,423
    Pikë nga trofetë:
    343
    Pershendetje,

    Mora pak kohe dhe krijova nje video se: Cka eshte? Pse perdoret? Qysh Perdoret? GNS3.
    Ky aplikacion perdoret ne mbare boten duke perfshire edhe qendrat trajnuese ne Kosove, per simulimin e paisjeve te rrjetes te cilat perdorin Cisco IOS, dhe mundeni ti testoni gjerat sikurse ti keni paisjet fizike (njejt sikurse VirtualBOX). I vetmi ndryshim eshte sepse nuk e keni ate ndjenjen siq e keni kur punoni me paisje fizike dhe jo virtuale (qe perfshine familjarizimin me portet e routerave/switchave)

    Dikush nga ju mundet me pyet se pse perdoret ky?
    Pergjigjja eshte e thjeshte: Te kurseni para, te mos i bleni paisjet qe nje LAB i thjesht me e kriju kushton afer 5000 Euro (paisje te perdorura) nese porositen nga jasht keto paisje, ndersa me kete mundeni ta krijoni kete LAB falas.



    Kete video ju preferoj ta shiqoni personat qe jane duke ndjekur kurset CCNA Routing&Switching ose ndonje tjeter ne ndonje nivel me te larte apo veq qe i kane perfundu dhe deshirojne te praktikojne.

    Shpresoj qe dikujt do ti hyje ne pune.
     
    BlackEagle, meteora, jetmirii dhe 1 anëtarë tjetër pëlqejnë postimin.
  2. jetmirii

    jetmirii Anëtar Aktiv

    Postimet:
    108
    Pëlqimet:
    2
    Pikë nga trofetë:
    28
    mua per vete mu ka pershtat me shum "Cisco Packet Tracer"
    po edhe ky shum i mir.
    sidoqoft brravo ma i forti je FG ;).
     
  3. Valdrin Gashi

    Valdrin Gashi Anëtar i Njohur

    Postimet:
    715
    Pëlqimet:
    75
    Pikë nga trofetë:
    58
    Cisco Packet Tracer duket më profesional si aplikacion.

    Sidoqoftë të lumtë për punën e madhe që e bën për ITShqip. ;)
     
  4. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,423
    Pikë nga trofetë:
    343
    Faleminderit!

    Nje dallim rreth Cisco Packet Tracer edhe GNS3

    Cisco Packet Tracer, ndoshta duket me profesional pasi qe e ka ate GUI me te lehte per tu perdorur, por posa te thelloheni edhe me shume ne rrjeta do e shihni qe shume komanda nuk funksionojn. Ajo eshte me shume e krijuar per fillestar qe ta kene me te lehte mesimin.

    GNS3 perdor image te routerave fizik dmth sistemin operativ qe instalohet neper Routera po i njejti image perdoret edhe aty dmth e ngrit ate sistem te ruajtur ne image ne nje router virtual. Edhe mundem me thon qe 90% e komandave ju punojn siq punojn edhe ne paisje fizike. Ata qe e kane pa videon, e shohin qe ata routera virtual munden te lidhen me rrjeten fizike edhe ti vendosen IP-ja te rrjetes fizike edhe te mundet me manipulu me ta sikurse te kesh routera fizik nje nderlidhje e rrjetes virtuale me ate fizike permes GNS3 (me saktesisht dynampis engine) (sikurse tek VirtualBOX (shiqoni videon qe e kam publiku)) Te mundeni me instalu psh Windows XP brenda Windows 7 ose anasjelltas edhe te mundeni me punu sikurse te jete kompjuter fizik.

    Routera fizik pak ju bjen me prek, sepse veq ne fillim ja qitni ip-n e aktivizoni telnet ose ssh edhe pastaj 99% te puneve i beni remotely te ulur ne tavolinen ne zyre, duke ndenjur ne shtepi ose duke u rrezitur ne ndonje plazh. E njejta ndodh edhe ketu e startoni i vendosni IP e lidhni me rrjeten fizike (permes CLOUD) edhe pastaj nga CMD ose cfare do ssh/telnet klienti psh putty mundeni te lidheni edhe ti kryeni te gjitha punet sikurse ne kompani (NDJENJA E PUNES ESHTE E NJEJT SIKURSE FIZIKISHT) pasi mundeni te krijoni vlan-a, ti konfiguroni routing protocols (OSPF, EIGRP, BGP, IS-IS ose ndonje tjeter) te krijoni VPN Tunele duke perdorur ISAKMP, te konfiguroni FrameRelay Switching dhe pastaj ti lidhni routerat ndermjet veti duke i konfiguruar dlci, e shume shume shume gjera tjera.

    ME NJE FJALE E ARDHMJA E ROUTERAVE, pasi qe do e shini sdo shkoj shum larg dhe edhe paisjet e rrjetes do virtualizohen :).


    Don't forget, Virtualization is the future!
     
    Valdrin Gashi pëlqen postimin.
  5. jetmirii

    jetmirii Anëtar Aktiv

    Postimet:
    108
    Pëlqimet:
    2
    Pikë nga trofetë:
    28
    pse nuk tregojshe ma heret ti hahahahah
    kqyr une ku kom gabu tani se nuk me funksionojshin komandat tu dash me msu per NAT Configuration.
     
  6. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,423
    Pikë nga trofetë:
    343
    Si t'kisha pas mundesi me lexu mendjet, po te kisha tregu pa kurfar problemi.

    Cka ke gabu sa i perket NAT? A e din se cka eshte NAT mas pari, edhe a e din se qysh konfigurohet? Po ashtu dallimin e te gjitha llojeve te NAT?

    Fillimisht te preferoj te mesosh hierarkine e komandave ne Cisco IOS dhe ti konfigurosh gjerat baze, dhe tek pastaj NAT sepse eshte pak me e komplikuar (per arsye se bejne pjese edhe Access-listat, te cilat nuk jane edhe te thjeshta)
     
  7. jetmirii

    jetmirii Anëtar Aktiv

    Postimet:
    108
    Pëlqimet:
    2
    Pikë nga trofetë:
    28
    nuk kom gabu po nuk bojshin komandat a une menojsha se kom gabu.e di qka esht NAT kshtu ne menyr siperfaqsore .eh per me konfiguru nuk e di po e provojsha tu e kqyr videon :cool:.per llojet e NAT nuk em ka ra me msu hala.:)
     

Shpërndaje faqen

Loading...