1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Veturat në Brazil së shpejti me sistemin Android Auto

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga Arsim N., 1 Prill 2015.

  1. Arsim N.

    Arsim N. Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,928
    Pëlqimet:
    237
    Pikë nga trofetë:
    183
    [​IMG]

    Sistemi për vetura nga Google, Android Auto do të jetë në dispozicion për konsumatorët brazilian në gjysmën e dytë të vitit 2015.

    Daniel Holle, menaxheri i produkteve Android Auto, ka thënë për një gazetë braziliane që lansimi është planifikuar të ndodhë vonë gjatë këtij viti, ndonëse tani nuk mund të caktojmë ndonjë datë pasi që duhet kohë për të integruar programin në veturat tona.

    Android Auto është një sistem që funksionon me të gjitha pajisjet me Android 5.0 e më lartë duke iu lejuar përdoruesve të bëjnë thirrje, marrin drejtime rrugore, dëgjojnë muzikë dhe një numër të madh funksionesh tjera.

    Platforma ka për qëllim të zvogëloj sa më shumë rrezikun duke reduktuar shtypjen e butonave që shoferët përdorin për kryerjen e ndonjë funksioni, transmeton ITshqip.com. Holle njoftoi gjithashtu se sistemi i tyre do iu lejojë veturave në mënyrë efikase të lidhin pajisjen e tyre me Android.

    Krijuesit e veturave që qëndrojnë prapa markave Audi, Bentley, Jeep dhe Volvo tashmë kanë njoftuar se kanë në plan të sjellin funksionin Android Auto tek produktet e tyre. Po ashtu, edhe kompanitë e tjera të famshme në Brazil si Chevrolet, Ford, Kia dhe Nissan ka shprehur planet e tyre për të integruar sistemin nga Google në veturat e tyre./ITshqip/​
     
  2. z4x0r

    z4x0r Anëtar i Njohur

    Postimet:
    837
    Pëlqimet:
    187
    Pikë nga trofetë:
    63
    Android babo (Y).
     

Shpërndaje faqen

Loading...