1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Uber do të vijë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga Zyklon, 29 Maj 2015.

  1. Zyklon

    Zyklon Bitcoiner

    Postimet:
    3,500
    Pëlqimet:
    344
    Pikë nga trofetë:
    253
    Wall Street Journal e quan Uber-in si programin më të kapitalizuar në botë. Ofrimi i një aplikacioni për udhëtimin, që shkakton shumë telashe për rregullin e taksive në të gjithë botën, është një kompani që po rritet shumë shpejt, duke arritur një vlerë prej 50 miliardë dollarësh.

    Në rajonin tonë, shkruan TCh, Uber u lancua në dhjetor në Sofje të Bullgarisë. Njerëzit ishin të kënaqur të shihnin shërbimin, veçanërisht pamjen teknologjike, që bën një ndryshim të shpejtë. Gjithsesi, kompanitë e taksive janë të zemëruara dhe po bëjnë fushatë për heqjen e shërbimit në vend, për shkak të “ konkurrencës së pandershme, pasi nuk kërkon licencë apo dokumentacion të shoferëve”.

    “Ambicia e Uber është të jetë kudo, në çdo qytet progresiv, që ka nevojë për transport të sigurt dhe eficent. Ne po eksplorojmë mundësitë tona, përfshi Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë”, thotë një zëdhënës i Uber, për agjencinë digjitale.com.

    Do të ishte interesante të shihje lancimin e këtij shërbimi dhe se si tregjet do e përshtatnin atë. Në Kosovë për shembull, mund të gjesh një taksi pa markë, dhe të palicencuar shumë lehtë, dhe shërbimi është i lirë dhe punon mirë, edhe pse autoritetet po përpiqen të licencojnë dhe të eliminojnë atë që quhet “tregu i zi i taksive”.

    Këta shoferë, që nuk duan t’i binden sistemit, mund të përdorin shumë lehtë Uber, dhe të vazhdojnë punën, teksa gjërat mund të lëvizin nga klasikja tek modernia, dhe disa marrëveshje mund të bëhen mes qeverisë dhe Uber, që shërbimi të ecë në mënyrë perfekte pa ndonjë problem apo protesta për konkurrencë të pandershme.

    Në më pak se pesë vjet nga lancimi i tij, Uber ka ecur shumë shpejt në qytetet luksoze. Uber është në më shumë se 150 shtete e në SHBA dhe në 55 vende të tjera në botë. Dhe kudo ku ndodhet kompania, çmimi i kompanive të taksive ndryshon.

    http://koha.net/?id=12&l=59609

    A mendoni se mund te kete sukses Uber ne Kosove ?
     
    z4x0r pëlqen postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...