1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

[Tutorial] Krijo website wordpress per fillestar

Tema tek 'Ueb Hosting dhe Domaine' e hapur nga bekim98, 12 Qershor 2020.

  1. bekim98

    bekim98 Anëtar Fillestar

    Postimet:
    68
    Pëlqimet:
    21
    Pikë nga trofetë:
    8
    Pershendejte po e krijoj ket tutorial per fillestart qe dojn me fillu me website po nuk din ka me ja fillu.

    1. Per me kriju 1 website duhesh me pas Domain + Host.
    -Domain (emri i website te juaj, pa kete nuk mundeni me kriju website)
    -Host (Web hosti, serveri ku adresohet faqja juaj, pa kete sherbim faqja juaj nuk mund te vendoset online ne internet)

    Domain edhe Host duheni mi ble ne Hostinge ne internet(zgjedhni sipas qmimeve qe ju pershtaten)
    Nese nuk deshironi mu fokusu shum ne website dhe e doni me hap faqe veq per qef muni me marr edhe domain falas ne faqe si 000webhost.com ose freenom.com

    Mundet me ndodh qe ka faqe qe japin edhe host falas por nuk kom kerku, mundi me kerku ne internet ju vet.

    Domain edhe Host qe jau sygjeroj une me ble per wordpress website osht dreamhost.com. Pse?
    Ky host ta jep mundsin me bo instalimin e wordpress veq me 1 klikim, ka ssl qertifikat falas, ka boldgrid tools qe jon shum leht mi perdor per me kriju website-n
    1 Arsyje ma shum qe jau sygjeroj me mar ktu Hostin edhe Domain osht se ofron sherbime shum tmira en Shared Hosting edhe e ka mundsin me pagu mujore(Monthly)
    BlueHost osht shum i mire per shared hosting gjithashtu po kjo faqe nuk ta jep mundsin me zgjedh pagesa mujore veq vjetore.

    2. Wordpress Install
    Per Web Hosta qe nuk e ofrojn sherbimin per me instalu wordpress me 1 klikim(one click install) duhet ni metod ma e zgjerume, provoni mi ndjek qita hapa te ky linki: https://wordpress.org/support/article/how-to-install-wordpress/

    Per DreamHost ku instalimi i wordpress mundsohet permes One Click Installer ndjekni kto Hapa
    -
    Shkoni te faqja dreamhost, bohu login edhe shko One-click Installs edhe bone select WordPress
    -Tek install to zgjedhni domain e juve qe e keni ble, select database lejeni automatic create database edhe klikoni install for me now
    -Pritni deri tkryhet instalimi i wordpress, nmomentin qe kryhet ju vjen 1 email ku ju tregon hapat per me perfundu instalimin.
    -En email ju vin edhe tdhanat e logimit te adminit ne faqen e juve, per mu bo log-in shkoni te faqjajuaj.com/wp-login.php (faqjajuaj e ndryshoni me domain e juaj qe e keni ble, edhe .com duhesh me ndryshu me llojin qe e keni ble)
    -Veq ka perfundu instalimi i wordpress ne webfaqen tuaj.

    Nese e keni hap faqen me dreamhost tash e keni kohen me bo set-up BoldGrid(WP website builder)

    2.BoldGrid Set-up
    -Ne Dashboard te faqe shkoni Inspirations edhe ndejki hapat me bo setup BoldGrid
    -Faqja par (Welcome) vetem klikoni Lets Get Started
    -Faqja dy (Design) zgjedhni 1 theme qe ju perlqen per website(mundeni me ndrru theme edhe ma von ska problem nese nuk ju pelqen qfar keni zgjedhur pasi aty i kini mundsit vetem per theme qe e supportojn boldgrid)
    -Faqja tre(Content) plotsoni te dhanat sipas preferences tuaj
    -Faqja 4 (Essentials) Plotsoni Emrin e Faqes, plotsoje email(vendose email qe keni qef mju kontaktu permes faqes), numrin edhe adresen mundeni mos mi plotsu vetem klikoni tek Do Not Display, Plotsimin e social mediave jau sygjeroj nese keni hap naj faqe ne facebook ose instagram per faqen e juve Pastaj klikoni Finish Install
    -Pritni pak edhe boldgrid osht instalu en faqen e juve.

    Ju e keni instaluar BoldGrid me sukses ne faqen e juaj.

    Mundesit qe jau ofron BoldGrid mundeni mi shiku ne anej e majt tek Post and Page Builder edhe aty zgjedheni Add Block

    3.SSL Certificate
    SSL Certifikata osht shum e rendsishme per webfaqen tuaj sidomos nese deshironi qe faqja juaj te shfaqe ne google search kjo certifikat osht shum e rendsishme sepse ne google search website i juaj pa kete certifikat do te listohet faqe e pasigurt.
    Qfar ju duhet kjo? SSL Certifikata ju mundeson te kaloni website tuaj nga http:// ne https:// (e cila cilesohet e sigurt)

    Hosti DreamHost te cilen jau sygjerova ne fillim jau mundeson kete qertifikat falas. Me posht i kini hapat si me vendos SSL Certificate ne webfaqen tuaj

    Shkoni ne dashboard te DreamHost, edhe shkoni SSL/TLS Certificates.
    Tek emri i domain tuaj klikoni ADD
    Ktu i keni 2 mundsi me zgjedh certifikaten falas apo tjetren qe kushton 15$, ju shkoni tek ajo falas dhe klikoni Select this certificate

    Pasi qe keni shtuar kete qertifikat duhet te presni deri 10-15 minuta derisa website i juaj te bartet nga adresa http ne https pastaj mund ta shikoni qelsin e mbyllur lart tek domain name.

    Ju keni instaluar me sukses qertifikaten.

    Kto jon hapat fillestar per me kriju ni webfaqe ne wordpress. Une vet e kam kriju kshtu 1 web faqe : www.mollagroup.com / Nese ju pelqen theme, homepage, blog posts, categories, post sliders qe i kom vendos ne kete faqe shum shpejt do ta bej edhe 1 tutorial tjeter si me ndrreq website ne kete menyr ktu ne grup.
     
    DailyTeCh, miraxh, aRdiiaN dhe 1 anëtarë tjetër pëlqejnë postimin.
  2. bthaci

    bthaci Anëtar Aktiv

    Postimet:
    230
    Pëlqimet:
    32
    Pikë nga trofetë:
    28
    Bravo. Por tek kjo mollagroup do ishte mire ti postoje ne shqip.
     
    bekim98 pëlqen postimin.
  3. bekim98

    bekim98 Anëtar Fillestar

    Postimet:
    68
    Pëlqimet:
    21
    Pikë nga trofetë:
    8
    Flm per sygjerim
     

Shpërndaje faqen

Loading...