1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Tesco dërgon një Galaxy S6 në hapësirë për të festuar lansimin

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga Arsim N., 9 Prill 2015.

  1. Arsim N.

    Arsim N. Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,928
    Pëlqimet:
    237
    Pikë nga trofetë:
    183
    [​IMG]

    Tesco ishte i etur për të shënuar lansimin e pajisjes Samsung Galaxy S6 me një goditje sa më të fortë, dhe për këtë ka dërguar një njësi të pajisjes në hapësirë. I lidhur në një balonë speciale, telefoni është shoqëruar nga tri kamera GoPro për të monitoruar çdo lëvizje.

    [​IMG]

    E lansuar nga një vend ende i pazbuluar, balona ka arritur një distancë prej 32.5km ndaj tokës duke arritur t'i mbijetojë erës me shpejtësi 160km/h dhe temperaturave të ulëta deri në -57 gradë Celsius, transmeton ITshqip.com. Ju mund të ndiqni udhëtimin e telefonit Galaxy S6 në kanalin zyrtar në YouTube të Tesco-së duke filluar nga nesër prej orës 11:00. Transmetimi është i drejtpërdrejtë, por do të qëndrojë privat deri kur të vije koha e caktuar.

    Megjithatë, nuk është kjo e tëra, një element tjetër në lidhje me këtë eveniment i mundëson një personi që bënë një post në rrjetin social Twitter me hashtag-un "DROP" dhe “#S6EdgeOfSpace” në momentin e njëjtë me kohën kur shpërthen balona, do të fitojë një telefon nga Tesco.E njëjta gjë do të ndodhë edhe me kohën kur telefoni të prek tokën, por në këtë rast duhet përdorur hashtag-u "LAND"./itShqip/​
     

Shpërndaje faqen

Loading...