1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Terme dhe sqarime per Fillestaret ne KryptoMonedha( Bitcoin / Ethereum / Ripple )

Tema tek 'Valutat Tjera Virtuale' e hapur nga Pjeter.B, 4 Mars 2018.

  1. Pjeter.B

    Pjeter.B Anëtar Aktiv

    Postimet:
    331
    Pëlqimet:
    250
    Pikë nga trofetë:
    53
    [​IMG]

    Qka jane CryptoCurrency/Coins


    Koheve te fundit shum prej jush keni degju per Bitcoin , Ethereum , Ripple etj... , keni pa shum veta qe kane investu ne to po ende skeni kuptu qka jone?
    Atehere thjeshte ato jane si Ari/Dukati veqse keto jane virtuale , shumica prej tyre jane te decentralizuara

    [​IMG]

    ku qmimin e tyre e kontrollojne vet perdoruesit e tyre

    Shembull Bitcoin , sa ma shum Bitcoin qe blehen aq ma shum hyp qmimi dhe e kunderta
    Disa prej jush ndoshta edhe keni dasht me investu ne Bitcoin por qmimi ka qene shembull 10.000$ dhe ju nuk keni pas 10.000$ te investoni dhe e keni lene skeni investu hiq , apo keni investu me disa "shit coins" me qmim te vogel
    Por e verteta osht se ju ne bitcoin nuk eshte e thane ta bleni rrafsh 1 Bitcoin ju mund ta bleni 0.1 Bitcoin qe kushto 1000$ apo 0.001Btc qe kushto 100$ , sikur ari/dukati qe mund ta bleni 1KG / 100GR etj..


    [​IMG]
    • Ku ruhen Coins/Parate Virtuale pasi ti bleni
    Ato mund ti ruani Online ne wallets/kuleta te ndryshme si p.sh Binance.com
    Shkoni hapeni 1 llogari ne Binance apo ndonje exchange tjeter dhe aty mund ti ruani apo ti shkembeni nga nje Coin ne tjeter shembull keni 100$ Bitcoin dhe i shkembeni ne 100$ ne ethereum
    Tash marrim shembull kur ju i keni shkemby ato 100$ nga bitcoin ne ethereum , ju keni marr 0.1 Ethereum qe kane vleren e 100$ , tash nese vlera e ethereum dyfishohet atehere edhe ato $ qe ke pas ti ne ethereum te difishohen , pra nese ethereum hyp nga 1000$ ne 2000$ edhe ty ato 100$ kane me tu ba 200$

    Tash pasi e kuptut qka jone Bitcoin dhe monedhat tjera atehere osht koha ti hulumtoni monedhat tjera te cilat mund ti dheni te listuara ketu : https://coinmarketcap.com/

    [​IMG]

    Ne foto po shihen top 10 Monedhat me te madha nga kapitali
    Per ta sqaru ma mir pe marr shembull Bitcoin dhe po tregoj se qka kuptojme me ate tabele
    • Market Cap / Kapitali total ku shihet se Bitcoin ka nje Kapital per 154B
    • Price / Qmimi shihet qmimi i Tanishem i Bitcoin qe eshte 9.161.60$
    • Volume 24H / Volumi mbrena 24H , pra sa para jane tranferuar brenda perdoruasve mbrenda 24H
    • Circulating Supply / Sa eshte numri i monedha ne qarkullim , ku shihet tek bitcoin se eshte 16 Milion
    • Change 24H / Ndryshimi ne qmim mbrena 24H , pra sa % ka ra ose ka hyp monedha , rasti i bitcoin shihet qe ka hyp 4.60% mbrenda 24H

    Tjetra nese doni me investu me nje monedhe mos investoni ne baze te qmimit , pra nese shihni se qmimi eshte i vogel dhe te investoni ne ta , gjithmone duhet me kqyr qfare ekipe ka , qfar qellimi , qfar karakteristikash etj.
    Shembull po shoh shum vene po investojne ne Ripple pasi ka qmim te uler prej 1$ sesa te investojne ne Monero apo te tjera coins

    Ta bejme nje analize te shkurte

    • Ripple per me hyp 10$ kapitali i saj duhet te 10 fishohet , pra nga 36B duhet te shkoje ne 360Bilion
    • Kurse Monero e cila tash e ka qmimim 250$ dhe qe te 10 fishihet pra qe te behet 2500$ kapitali i saj duhet te shkoje nga 3 Bilion qe ka ne 30 Bilion
    Cili duket objektiv me real pa marr parasyshe disavantazhet tjera qe ka ripple?

    Besoj qe edhe shum prej juve ju intero me dit dallimin e Bitcoin edhe "Maqinave qe prodhojne Bitcoin"
    Dallimi osht shum i thjesht
    • Ti mundesh me ble 1 Bitcoin qe kushto 10.000$
    • Apo mundesh me ble maqinen e cila kushto 2000-3000$ , dhe qe ta prodhoje 0.1 Bitcoin i duhen muje te tere
    Tjetra besoj qe shpesh keni degju fjal si HODL , Trade , FIAT , FOMO , FUD , HYPE , LENDING PLATFORMS


    HOdl / Apo Hold qe do te thote me mbajte , ne crypto ka kuptimin qe nese ke 1 Bitcoin edhe nese e sheh qe o ka i bje qmimi ti i mban pasi ti beson qe ka me hyp #HODL
    Trade / Apo shkembime kur bene shkembime nga Crypto Monedhe ne nje tjeter
    FIAT / Shembull kur e shihni qe ndonje monedhe ka hyp shum , dhe mendoni qe ka me ra me vone atehere ju i ktheni ne USD , shembull keni ble Bitcoin kur ka qene 10.000$ sot u hyp ne 15.000$ dhe tash ju jeni te sigurt apo keni frik se ka me shku posht prap , ju ato 15.000$ qe i keni i ktheni ne USD keshtu qe jeni te sigurt , dhe kur bitcoin shkon 10.000$ , ju me ato 15.000$ i bleni 1.5 Bitcoin
    FOMO (Fear Of Missing Out) / Eshte shembull kur e shihni qe nje monedhe eshte duke hyp shum dhe ju investoni pasi friksohni qe mos po hyp ma shum edhe ju "Ike treni"
    FUD / E kunderta e FOMO kur ne ngutemi dhe i shesim monedhat pasi kemi frike se vlera e tyre do te bije shum
    HYPE / Kur behet marketing i tepruar per nje COIN
    Lending Platforms / Shembulli ma i mir BitConnect e cila u mbyll ne muajin e kaluar te cilen shum njerz e ngatrrojne me Bitcoin , por qe ver8 ngjasojne shum pasi Bitcoin eshte Monedhe kurse kjo bitconnect ka qene "Lending Platforme" e cila te ka garantu fitimi te ndryshme qdo muaj , tjetra ne Bitconnect parete i ke afatizu dhe nuk ke mujt mi nxirr me muj apo vite , per dallim nga Bitcoin dhe monedhat tjera ku parate mundesh mi terhjek kur do here.
    Coin Burn/ Besoj e keni desgju shembull X Coin ka mi ba burn 50 Milion coins , kjo osht mir pasi i largon ate numer te caktune te Coins te cilet nuk jane ne perdorim , keshtu qe edhe qmim i coin hyp (Sa ma pak - coins ne qarkullim + sa ma shum kapital = aq ma e madhe ka me qene vlera e ati Coin)

    Terme tjera
    Wallet / Eshte Kulete Online ne te cilen i ruan Monedhat Virtuale
    Exchange / Perpos qe mund ti mbani Coins ju mund ti ktheni edhe nga nje Coin ne tjetrin


    Keto ishin ata qe mrane ndermend mi ceke , i mundova ti beje sa me te kuptueshme per fillestaret edhe pse ndoshta antaret e tanishum i dine krejt , po ne te ardhmen kem me pas antare te ri te cilet sja kan haberin ktyne seneve , keshtu qe qdo mendim , sygjerim apo kritik shkrune ne postim edhe nese ja vlene e boj edit temen edhe e permisoj
    Faleminderit

    Shtuar me vone :
    ---------------------------

    Kum harru me cek edhe kta
    Shembull kur mprapa monedhave ne CoinMarketCap eshte sheja *****
    atehere ajo monedhe nuk munet mu ba mining , me posht e keni rastin e ethereum dhe ripple

    [​IMG]

    Tjetra nashta i kum perdor disa terme qe ndoshta nuk jane adekuate , po po mundohna qe me thjeshtsu ma shum per fillestar

    ---------------------------

    [​IMG]

    Tash mra nmen qe se kum cek qka eshte Pump and Dump
    • Zakonisht balenat e mdha apo ndryshe ata qe kan shum pare investojne me ndonje Coin me qellim tja hypin qmimin dhe ata qe sdin apo investoret e tjere qe investojne pas tyre ngulen , sepse sapo vlera e coin te hyp lart balenat shesin pra bejne dump , dhe kta tjeret humbin

    Pe marr 1 shembull na jena 1 grup qe bajna Pump/Dump coins , edhe tash je kena gju 1 X coin i cili tash ka qmim 0.10$ , tash na investojne deri sa te qojna ne 0.20$ dhe jav lajm radhen tjerve me investu , te tjeret investojne e qojne deri ne 0.40$ , na i terhjekum investimet tona pasi jena dal 2x fitim , vlera e coin prap bje ne 0.20 tjeret fillojne te shesin pershkak te frikes se bjene ende , keshtu prap qmim kthehet ne 0.10$ na e blejme prap e bajme pump > dump e kshtu me radh!

    ---------------------------
     
    suadcara, DitZz, phoenix dhe 17 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  2. @Alvi

    @Alvi Anëtar i Njohur

    Postimet:
    658
    Pëlqimet:
    172
    Pikë nga trofetë:
    88
    Artikull i mire per fillestaret e trading, ta kene idene e investimit dhe
    te mos te ngaterrohen me monedha koti/
     
    Pjeter.B pëlqen postimin.
  3. KALI-ALB

    KALI-ALB Anëtar i Njohur

    Postimet:
    918
    Pëlqimet:
    211
    Pikë nga trofetë:
    73
    Pune qe te ka mare kohe dhe meriton nje vlersim nga lexuesit.
     
    Pjeter.B pëlqen postimin.
  4. Pjeter.B

    Pjeter.B Anëtar Aktiv

    Postimet:
    331
    Pëlqimet:
    250
    Pikë nga trofetë:
    53
    Faleminderit per vlersimet djema , per qdo pakjartsi boni reply ne teme dhe ko mu munu mju ndihmu.
     
    KALI-ALB pëlqen postimin.
  5. Alkeo

    Alkeo Anëtar i Njohur

    Postimet:
    683
    Pëlqimet:
    241
    Pikë nga trofetë:
    73
    bravo bro per kte teme te rendesishme qe ke hapur
     
    Pjeter.B pëlqen postimin.
  6. 0d1s34

    0d1s34 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    131
    Pëlqimet:
    73
    Pikë nga trofetë:
    28
    Shpjegim shume i sakte ! Bravo
     
    Pjeter.B pëlqen postimin.
  7. Pjeter.B

    Pjeter.B Anëtar Aktiv

    Postimet:
    331
    Pëlqimet:
    250
    Pikë nga trofetë:
    53
  8. MEkaNIku

    MEkaNIku Anëtar Aktiv

    Postimet:
    121
    Pëlqimet:
    39
    Pikë nga trofetë:
    38
    edhe pse shumica e tekstit nuk eshte shpjeguar ne menyre teknike gjithesesi mendoj se nuk jane sqarime per fillestar eshte nje teme ekonomie e avansuar.
     
  9. @Alvi

    @Alvi Anëtar i Njohur

    Postimet:
    658
    Pëlqimet:
    172
    Pikë nga trofetë:
    88
    Ok i bie qe fillestari i di keto terma ndersa te avancuarit nuk ia kan haberin sipas teje.
     
  10. MEkaNIku

    MEkaNIku Anëtar Aktiv

    Postimet:
    121
    Pëlqimet:
    39
    Pikë nga trofetë:
    38
    jo nuk i bie
     
  11. @Alvi

    @Alvi Anëtar i Njohur

    Postimet:
    658
    Pëlqimet:
    172
    Pikë nga trofetë:
    88
    Po kundershton veten tani ti,
    para se te shkruash perpunoje komentin ne tru njehere pastaj shkruaj.
     
  12. MEkaNIku

    MEkaNIku Anëtar Aktiv

    Postimet:
    121
    Pëlqimet:
    39
    Pikë nga trofetë:
    38
    po te kundershtoj ty,peace
     
  13. @Alvi

    @Alvi Anëtar i Njohur

    Postimet:
    658
    Pëlqimet:
    172
    Pikë nga trofetë:
    88
    Fillestari i di keto, te tjeret qe kane disa vite qe merren me trade crypto nuk i dine keto terma FUD, HOdl, Hype, FOMO etj.
    Kjo eshte e palogjikshme.
    Gjithesesi ai eshte mendimi jot dhe nuk ta cenon askush/
     
  14. Pleurat

    Pleurat Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    2,330
    Pëlqimet:
    583
    Pikë nga trofetë:
    343
    @Pjeter.B u rregulluar kerkesa,

    Disa postime u fshine,besoj qe e dini arsyen,tjera her nuk fshij por marr tjera veprime.

    Cdo te mire
     
  15. MEkaNIku

    MEkaNIku Anëtar Aktiv

    Postimet:
    121
    Pëlqimet:
    39
    Pikë nga trofetë:
    38
    edhe un kam nje kerkese kthemi postimet e mija qe i postova e qe thashe kjo teme eshte ekonomi e avansuar dhe qe me fyejti antari qe e kishte postuar kete teme per shkak se i thashe se tema jote ka te beje me ekonomi.
     
  16. Alkeo

    Alkeo Anëtar i Njohur

    Postimet:
    683
    Pëlqimet:
    241
    Pikë nga trofetë:
    73
    lere mo mos e vrit mendjen
     
  17. Pleurat

    Pleurat Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    2,330
    Pëlqimet:
    583
    Pikë nga trofetë:
    343
    Kjo teme mbyllet per pak ore ne menyra qe mos ti humbet vlera me postime koti.

    Ndersa ky femija qe po ofendon ( per kete po e toleroj se po vrehet qe eshte shume i vogel ),nese vetem edhe nje postim e bene me qellim ofendimi sot e 100 vjet ska me mujt me pas qajse ne kete forum edhe ne perdor usera tjere.
     
    Alkeo dhe Pjeter.B pëlqejnë postimin.
  18. Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,256
    Pëlqimet:
    1,266
    Pikë nga trofetë:
    358
    Artikull i mire nga Pjeteri, e vetmja vereje eshte qe te zavendesohet "bilioni" me "miliard" pasi qe tek ne bilioni eshte bilion ndersa tek amerikanet bilion do te thot miliard.
     
    immortal.boy, ahmet123, DarKr0x dhe 2 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...