1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Pyetje swisscoin ka ndegjuar ndonjeri nga ju ?

Tema tek 'Pyetje dhe Përgjigje' e hapur nga becki89, 14 Shtator 2016.

  1. DailyTeCh

    DailyTeCh Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,819
    Pëlqimet:
    232
    Pikë nga trofetë:
    83
    Nje shok i im kish investu para 1 jave ne onecoin 700 euro, sot ju kishin 3 fishu vlera nga 700 euro ne 2200 ..un spo e kuptoj ket pun si duhet dhe deshta te ju pyes ju qe keni me shum njohuri se sa ja vlen te investohet ne keto monedha si swiscoin ose onecoin apo ndonje tjetr.. pos bitcoin .
     
  2. becki89

    becki89 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    220
    Pëlqimet:
    11
    Pikë nga trofetë:
    18
    Sa i perket me investu nuk mund te spjegohet ne internet se mund ket keqkuptime tmdhaja sikur qita ma nalt qe po folin per onecoin e sdin per ta sen veq ja futin ponzi scam, o njerz ska ktu inat se onecoin nuk e kom formu un, qitash shkruje ne google, google scam ki me gjet shkrime ndryshme qe eshte mashtrim edhe per btc edhe per shum te tjera, ska lidhje a osht btc apo onc apo swisscoin etj monedha digjitale ka me fillu me u perdor ne gjith globin per momentin bitcoin dhe onecoin jan dy kompanit me te mdha te valutes digjitale, onecoin eshte ka ben revolucion ne ket monedh por ju qe sjeni antar nuk e dini dhe nuk e percillni, dhe vetem folni kot eshte scam, ja fusni prej korrneri, se ka deviju kjo tem krejt pasi pytja ishte per swisscoin un nuk e kam hap ket tem mem tregu kerkush se a eshte scam apo seshte per qe kam frik qe eshte mashtrim vetem skam mundesi se 20.000 € i kisha investu, kjo tem le te mbyllet pasi nuk mujm me ra dakord duke repliku me tastier
     
    DailyTeCh pëlqen postimin.
  3. DailyTeCh

    DailyTeCh Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,819
    Pëlqimet:
    232
    Pikë nga trofetë:
    83
    Nuk esht patjetr me u pajtu te gjith me mendimin tend, thjesht ti pasi qe miresh me ket pune na trego dicka nga pervojat e tua, e ata qe din me be temen bajat edhe ajo eshte e drejt e tyne mos me u pajtu ose me shpreh mendimin e vet ne lidhje me temen dikush mendon qe esht scam dikush dyshon qe eshte por s`esht i sigurt, ka prej atyre qe jan te gatshem te investojn pa asnje dyshim ... un thjesht po du me dit nese investon 1000 euro, dhe pas 1 viti don me nxjerr para eshte kjo mundesi apo jo..
     
    becki89 pëlqen postimin.
  4. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,481
    Pëlqimet:
    2,073
    Pikë nga trofetë:
    448
    O ti zotni para se un me shkrujt dicka, ose me dhan mendimin tim njehere sigurohem qe kam argumente te mjaftueshme, edhe mos me trego ti se kush din e kush nuk din ketu per keto gjera, sepse nuk te kemi perzgjedhur ketu ne forum per ti dhen keto vlersime, shprehe mendimin tend, dhe le hapesire per te tjeret ta bejn te njejten gje. Un te postova nje link nga nje faqe shum relevante per sa i perket ketyre gjerave, ku e ke te shpjeguar shum qarte, pastaj nuk dmth qe edhe autori i linkut qe postova un me lart, ka te drejte.

    Mendimi im per kete valute eshte kjo, dhe dyshimet qe i kam per kete bazohen pikerisht ketu: Kjo kompani eshte nje kompani offshore e regjistruar ne Gjibraltar nga nje femer e cila vjen nga Bulgaria(vend ku skemat piramidale gjithmon kan qen ne nivel), me emrin Ruja Ignatova, per te cilen nuk ka informacione te shumta as ne profilin e saj te linkedin as edhe ne nje faqe tjeter, dmth ne munges te informacioneve per themeluesin e kesaj valute lindin edhe dyshimet, pastaj shtoja ketu edhe faktin qe nje shtetas i Bullgaris hap kompani ne nje shtet te panjohur sic eshte Gjibraltari per kete veprimtari...

    Pastaj nese nuk gaboj biznesi kryesore pas OneCoin, dhe sipas faqes se tyre eshte shitja e materialeve edukative per tregti. Perdoruesit ketu mund te blejn paketa me vlere prej 100euro deri 118.000euro, nga ku secili paket permban tokena te cilet mund te perdoret per tu "perpunuar" ne valuten OneCoin, por ajo qe mua me len te dyshoj ketu eshte se akses tek OneCoin Exchange mund te marrin pjese vetem anetaret te cilet kan arritur nje shkalle te caktuar te anetarsimit ne kete platform, tipik per nje skem piramidale.

    Numri i invesitoreve ne kete kompani nuk eshte i vogel, dhe padyshim qe pritet vlera e kesaj valute te rritet ne te ardhmen, pasi edhe personat qe po investojn nuk jan te pakt.

    Heren tjeter kur te flasesh qiti argumentet edhe shpjego me shum per platformen.

    Klm.
     
    Koraab, Zyklon, becki89 dhe 1 anëtarë tjetër pëlqejnë postimin.
  5. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,453
    Pëlqimet:
    1,081
    Pikë nga trofetë:
    358
    Dhe nese une jam gabim ne postet qe kam shkruar ti je me shume gabim sepse bitcoin nuk eshte kompani.Keshtu qe sja vlen me diskutimi.
    Te uroj te besh miliarda, po kur ka tipa qe ishin te bindur nga mega holdings qe eshte skema me e dukshme nrm qe ka dhe per onecoin...
    Suksese
     
  6. becki89

    becki89 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    220
    Pëlqimet:
    11
    Pikë nga trofetë:
    18
    Okej pas 6 muajsh ti ki drejten me fillu me shitjen e coinav, por per mendimin tim nuk ja vlen para vitit 2018 pasi ne at vit pritet qe me hy ne bursa tani eshte qmimi 6.95 euro e kur hyn ne bursa dihet qe qmimi shkon shum me teper, mos me qen mundesia me i nxjerr parat skish hup koh askush mu mer me ket biznis
     
    DailyTeCh pëlqen postimin.
  7. becki89

    becki89 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    220
    Pëlqimet:
    11
    Pikë nga trofetë:
    18
    Qdo mendim e respektoj po kur skan argumente nuk eshte mir vetem me gjet nje link ku supozojn qe eshte mashtrim ne e dim te gjith qe me hulumtu ne google, gjen qe google eshte mashtrim, Microsoft, mashtrim e shum tjera pa dyshim qe edhe per onecoin ka shkrime qe eshte mashtrim. Edhe ti ke shpreh mendimin tend se fakte nuk ke qit, edhe un mendoj qe duke njoftur shum top leader qe ka onecoin edhe antart qe ka arrit para 2 dite 2.5 milion antar dhe 14 milion usera nuk ma mer mendja qe ka guxim ni femer qe dihet shum mir kush eshte dhe top leaders te saj qe gjithashttu dihen kush jan mi mashtru ni mas tmadhe te njerzve qe eshte perhap ne 70 shtete, sa i perket investitorve siq jan starter,trader,pro trader, executive etj ketu per shitjen e coinav e kan te limituar psh starter ka drejten tani 12 euro ne dit me qit ne shitje kurse trader 36 euro, kjo dmth qe ata qe kan investu ne paketa me te medha kan mundesi me teper coinsa mi plasu per shitje brenda 24 oreve, edhe per bitcoin ka pas dyshime shum ma teper se ska dit kush se kush eshte ne krye te tij edhe shiko se ku ka arrit sot, ky ke ni mendim imi edhe un jam njeri mund gaboj por kam besim qe onecoin nuk do te na zhgenjen
     
  8. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,453
    Pëlqimet:
    1,081
    Pikë nga trofetë:
    358
    Ku jeni o milionerat e onecoin ?:D na tregoni sa her ja ka kaluar bitcoinit deri tani.
     

Shpërndaje faqen

Loading...