1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Pyetje Si t'a konektoj nje router me nje access point

Tema tek 'Ndihmë rreth rrjetave' e hapur nga DoscodE, 14 Shkurt 2016.

  1. DoscodE

    DoscodE Anëtar Aktiv

    Postimet:
    166
    Pëlqimet:
    3
    Pikë nga trofetë:
    18
    Përshëndetje,

    Jam duke punuar në Cisco Packet Tracer dhe jam duke bëre një topologji, ku përfshihen disa pjisje të rrjetave siç mund t'a shihni në foton e mëposhtme. Kam konfiguruar çdo gjë pra, një njërin interface (fa0/0) të router-it kam vendosur një Subnet tjetër nga ajo në interface-in tjetër (fa0/1), gjithashtu në anën tjetër kam konfiguruar edhe DHCP-n tek access point-i dhe i kam caktuar një IP të rangut (subnet-it) të njejtë me atë në të cilën e kam vendosur edhe tek interface fa0/1 i router-it. Problemi qëndron tek komunikimi i router-it me access point-in, pra komunikimi prej access point-it kah router-i po funksionon për mrekulli kurse e kundërta nuk po funksionon.
    Pra cila është zgjidhja e duhur, ndoshta kam gabuar edhe ndokund tjetër në topologji apo...?

    http://imgur.com/pFUpEi3

    p.s.: gjithashtu edhe default gateway tek të dy PC-të e kam vendosur IP adresën e interface-it fa0/0.
     
  2. SeoHyun

    SeoHyun Anëtar Aktiv

    Postimet:
    102
    Pëlqimet:
    17
    Pikë nga trofetë:
    18
    Nese mun me jep me shum info configat psh... se kshtu spo kuptoj sen po thu qe po bon komunikimi mes ap the router port jo mes router dhe ap... WTF ? : D
     
  3. DoscodE

    DoscodE Anëtar Aktiv

    Postimet:
    166
    Pëlqimet:
    3
    Pikë nga trofetë:
    18
    Qe ketu e ke komplet file-n nga PT.
    https://www.sendspace.com/file/6wmbbw
     
  4. SeoHyun

    SeoHyun Anëtar Aktiv

    Postimet:
    102
    Pëlqimet:
    17
    Pikë nga trofetë:
    18
    A po me tregon se qka nuk osht ne regull ? qysh po e teston konektivitetin mes paisjeve ?
     
  5. SeoHyun

    SeoHyun Anëtar Aktiv

    Postimet:
    102
    Pëlqimet:
    17
    Pikë nga trofetë:
    18
    Po funksionon si duhet me funksionu, nese ti don me bo ping prej PCA ose PCB ne Laptop1 eshte shum normale mos me bo pingu sepse Laptopi eshte mbraba NAT-it. Kurse nese don me bo ping prej Laptop1 ne PCA ose PCB mundesh pa problem.
     
    DoscodE pëlqen postimin.
  6. DoscodE

    DoscodE Anëtar Aktiv

    Postimet:
    166
    Pëlqimet:
    3
    Pikë nga trofetë:
    18
    Pikërisht atë isha duke e kërkuar. Mirëpo pse ndodh kjo, dhe a ka ndonjë mënyrë për ta bërë që pingu të funksionoj.
     
  7. SeoHyun

    SeoHyun Anëtar Aktiv

    Postimet:
    102
    Pëlqimet:
    17
    Pikë nga trofetë:
    18
    Kjo ndodh sepse Router-i nuk din asgje per network-un '192.168.5.0/24' mund ta verifikosh me 'sh ip route' ne Router. Nese don me funksionu pingu ateher duhet ta konfigurosh nje static route per ket network ne Router 'ip route 192.168.5.0 255.255.255.0 fa0/1' po me sa e di une prap nuk do te funskionoj pingu sepse AP e ka nje access-list ne WAN interface qe i bllokon 'ICMP Echo Requst' prej WAN ne LAN.
     
    DoscodE pëlqen postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...