1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Si të largojmë Malware nga Kompjuteri!

Tema tek 'Siguria në përgjithësi' e hapur nga dr_iton, 11 Qershor 2011.

  1. dr_iton

    dr_iton MSc. Inxhinier i Softuerit Staff Member IT Staff

    Postimet:
    1,360
    Pëlqimet:
    394
    Pikë nga trofetë:
    228
    Do të sugjeroja administruesit që tema të jetë ngjitëse.

    Si të largojmë Malware nga Kompjuteri!

    Më poshtë janë hapat që duhet të ndërmirren për të filluar procesin e largimit të Malware-ve. Hapat vijues do të paraqesin tre përmbledhje të cilat kërkohen që ju ti vendosni me postimin tuaj.

    Me rëndësi: Përcillni hapat sipas radhës.
    • Nëse ndonjë hap nuk e kuptoni, ndaluni dhe bëni pyetje!
    • Postoni të gjitha kërkesat / përgjigjet në të njëjtën temë.
    • Vazhdoni të përgjigjeni / reagoni derisa çdo gjë për juve është e kjartë.
    Keni durim: Largimi i Malware mund t’na marr kohë dhe të jetë stresuese për neve ashtu si është edhe për juve.

    Mbani mend: Vetëm pse kan shkuar (larguar, hjekur) simptomat, kjo nuk do të thotë se edhe malware janë hjekur nga kompjuteri i juaj. Sugjerohet fuqishëm që të postoni të gjitha përmbledhjet deri sa të pastrohet kompjuteri juaj. Pastaj do të pranoni hapat e posaçëm final për pastrimin e kompjuterit tuaj, lidhjet tek programet dhe këshillat për të parandaluar infektimet në të ardhmen.


    Nëse për ndonjë shkak nuk mund të ekzekutoni ndonjërin ga hapat vijues, kaloni tek hapi tjetër dhe shënoni vërejtjet se çka ndodhi që nuk keni patur sukses.

    Hapi A: Antivirusi

    Hapi A
    është për njerëzit të cilët thonë PO tek ndonjëri nga opsionet nga në vijim:

    1) Ju nuk keni antivirus të instaluar.
    2) Ju keni ndonjë antivirus apo ndonjë suitë sigurie të cilës i ka skaduar afati.

    Nëse përgjigja është PO nga ndonjëri nga opsionet e mësipërme:
    Shkarkoni njërin nga antivirus programet që gjinden në listën e mëposhtme.
    Avast! Home Edition
    AVG Free Edition
    AntiVir Personal
    Microsoft Security Essentials
    .

    Me rëndësi: Ç’instaloni çdo antivirus program të vjetër (që i ka skaduar afati) duke përfshirë edhe suitat e sigurisë (ang. Security Suites) para se të përditësoni apo instaloni atë të riun.
    Instaloni antivirusin e ri dhe sigurohuni që ta përditësoni atë.
    Bëni një skanim të plotë të sistemit dhe largoni ose dërgoni në karantinë çdo gjë që është gjetur.
    Vazhdoni në hapin një.

    Hapi B: Firewall

    Është kritike që përdoruesit e XP përdorin firewall softuer të palëve të treta për të mbrojtur kompjuterin dhe të dhënat e tyre personale nga Hakerët. Bile bile ,Microsoft-i bënë me dije që ndërtimi i XP firewall në temën vijuese Why would I consider a third party firewall? është i pamjaftueshëm.

    Hapi B: është për njerëzit që thonë PO në ndonjërin nga opsionet vijuese:

    1) Ju keni Windows XP (cilido version) dhe përdorni Windows firewall të sistemit operativ.
    2) Ju keni një firewall që nuk ju pëlqen ose i ka skaduar afati (nuk mund të bëni përditësimin e tij).
    3) Ju përdorni Windows XP (cilindo version) dhe nuk e dini se çka është firewall.

    Nëse keni së paku një përgjigje PO nga të sipërpërmendurat, shkarkoni dhe instaloni njërin nga firewall-ët pa pagesë në listën e mëposhtme.

    Instaloni vetëm një Firewall, përndryshe mund të dëmtoni kompjuterin tuaj.
    Online Armor
    Agnitum Outpost
    PC Tools Firewall Plus
    Comodo Personal Firewall (Ç’aktivizojini përgjatë instalimit "Install Comodo HopSurf..", Ask.com search provider" dhe "Make Comodo HopSurf.com Search my homepage"
    .

    Duhet që ta keni aktiv vetëm një antivirus dhe një firewall. Nëse keni të instaluar dy nga ndonjëra atëherë duhet që vetëm njëri të jetë aktiv. Përndryshe nëse posedoni ndonjërën nga to ç’instalojeni tani para se të vazhdoni të azhurnoni parametrat ku mrojtja reale nuk nuk është aktive. Nëse dy nga to janë aktive në të njëjtën kohë vetëm se do të shkaktojnë probleme.

    Hapi 1: Add or Remove Programs

    1. Klikoni në butonin Start të Windows-it dhe pastaj klikoni në Control Panel
    2. Në dritaren Control Panel, klikoni dy herë në ikonën Add or Remove Programs.
    3. Pasi të plotësohet krejtësisht dritarja Add or Remove Programs, kontrolloni për ndonjë program të panjohur dhe të dyshimtë.
    4. Mos ç’instaloni asgjë që nuk jeni të sigurtë.
    5. Postoni detajet e programeve të dyshimta kur të postoni temë të re dhe ne do t’ju kshillojmë se cilat duhet ti ç’instaloni.

    Për listën e aplikacioneve Malware që mund të gjinden në Add or Remove Programs përcillni lidhjen vijuese. Ç’instaloni Malware nëpërmjet Add or Remove Programs

    Programet që duken janë shiritat e veglave adware/spyware (nuk është Google, AOL, MSN ap Yahoo) apo programet e sigurisë të cilat nuk i keni instaluar ju.


    Hapi 2: Pastrimi nga shtëpia

    Shkarkojeni CCleaner Slim dhe ruajeni në Desktopin tuaj – Lidhja alternative e shkarkimit

    Kur ta ruani skedarin, shkoni në Desktopin tuaj dhe klikoni dy herë në ccsetupxxx_slim.exe
    Përcillni hapat për instalim të programit.

    * Klikoni dy herë në ikonën CCleaner e cila gjendet në desktop për ta nisur programin.
    * Klikoni në kutinë Options e cila gjendet në të majtë, pastaj zgjidhni Cookies.
    * Nën Cookies to Delete, theksoni çdo cookie që dëshironi të mbetet përherë
    * Klikoni në shigjetën e djathtë > për ti lëvizur ato tek dritarja Cookies to Keep.
    * Shkoni tek Options > Advanced ç’selektoni Only delete files in Windows Temp folders older than 48 hours

    * Klikoni Cleaner që gjendet në anën e majtë pastaj në të djathtë Run Cleaner për ta nisur programin.
    * Me rëndësi: Sigurohuni që TË GJITHA dritaret e shfletuesit janë të mbyllura para se të zgjidhni Run Cleaner

    Kujdes: Përdoreni vetinë Registry nëse keni njohuri të mira me regjistra.
    Gjithherë bëje një back up të regjistrit tuaj para se të bëni ndonjë ndryshim. Pasi të kryhen proceset Exit CCleaner.
    .

    Hapi 3: SUPERAntiSpyware

    Nëse posedoni SUPERAntiSpyware sigurohuni që të bëni përditësimet para se të filoni skanimin!


    Shkarkoni SUPERAntispyware Free Edition (SAS)
    * Klikoni dy herë në ikonën e cila gjendet në desktopin tuaj për të filluar instalimin.
    * Kur të pyeteni për të Përditësuar përcaktimet e programit, klikoni Yes
    * Nëse ju paraqitet ndonjë problem përderisa shkarkoni përditësimet, shkarkoni dhe depaketoni ato në mënyrë manuale nga këtu.
    * Pastaj klikoni në butonin Preferences.
    • Tek Start-Up Options ç’selektoni Start SUPERAntiSpyware when Windows starts
    * Klikoni në faqen Scanning Control.
    * Nën Scanner Options sigurohuni që të jenë të zgjedhura vetëm këto në vijim:
    • Mbyllni shfletuesit para se të skanoni
    • Skeno për cookies shoqërues
    • Përfundo kërcënimet e memories para se të dërgohen në karantinë
    Ju lutemi që të leni tjerat opsione të pa zgjedhura.
    • Klikoni butonin Close për të dalur nga pamja e qendrës kontrolluese.
    * Në dritaren kryesore klikoni Scan your computer
    * Në të majtë zgjedhni kutinë për ngasësin që doni ta skanoni.
    * Në të djathtë zgjidhni Perform Complete Scan
    * Klikoni Next për të filluar skanimi. Ju lutemi që të keni durim derisa të skanohet kompjuteri juaj.
    * Pasi të kompletohet skanimi do të paraqitet një kuti e rezultateve. Klikoni OK
    * Sigurohuni që çdo gjë në kutinë e bardhë është e zgjedhur me shenjën e tikut, pastaj klikoni Next
    * Do të dërgoj në karantinë çdo gjë që do të gjejë dhe nëse ju pyet se a doni të rinisni kompjuterin, klikoni Yes
    • Për të korrigjuar informacionet larguese ju lutem veproni si në vijim:
    • Pas rinisjes, klikoni dy herë në ikonën SUPERAntiSpyware e cila gjendet në desktopin tuaj.
    • Klikoni Preferences. Klikoni faqen Statistics/Logs.
    • Tek Scanner Logs, klikoni dy herë në SUPERAntiSpyware Scan Log.
    • Do të hapet në tekst editorin tuaj të nënkuptuar (preferohet Notepad).
    • Ruajeni skedarin e notepad-it në desktopin tuaj duke klikuar (në notepad) File > Save As...
    * Ruajeni përmbledhjen diku ku ju mund ta gjeni lehtë. (zakonisht në desktop)
    * Klikoni close dhe prap close për të dalur nga programi.
    *Copy dhe Paste përmbledhjen në postimin tuaj


    Hapi 4: Malwarebytes' Anti-Malware (MBAM)

    Nëse posedoni Malwarebytes sigurohuni që të kontrolloni përditësimet para se të filloni skanimin!


    Shkarkoni Malwarebytes Anti-Malware dhe ruajeni në desktopin tuaj. Lidhja alternative për shkarkim (.exe)
    • Klikoni dy herë në mbam-setup.exe dhe përcillni hapat për instalim të programit.
    • Sigurohuni që të jenë aktive shenjat e tikut tek Update Malwarebytes' Anti-Malware dhe Launch Malwarebytes' Anti-Malware, pastaj klikoni Finish.
    • Nëse ju paraqiten probleme gjatë shkarkimit të përditësimeve, mund ti shkarkoni ato në mënyrë manuale nga këtu dhe vetëm klikoni dy herë në mbam-rules.exe për ta instaluar.
    • Nëse është gjetur një përditësim, do ta shkarkoj dhe do ta instaloj versionin më të ri.
    • Pasi të niset programi, zgjidhni Perform Quick Scan, pastaj klikoni Scan.
    • Kur të përfundoi skanimi, klikoni OK, pastaj Show Results për të parë rezultatet.
    • Sigurohuni që çdo gjë është e zgjedhur, pastaj klikoni Remove Selected.
    • Kur të përfundoi, përmbledhja do të hapet në Notepad. Ruajeni në një vend të përshtatshëm siç ëshë Desktopi.
    • Përmbledhja gjithashtu ruhet në mënyrë automatike dhe mund të shihet më vonë duke klikuar në faqen Logs në MBAM.
    Copy dhe Paste përmbajtjet e raportit në postimin tuaj.
    • Dilni nga MBAM.
    .
    Shënim: Nëse MBAM takohet me skedarin i cili është vështir të largohet, do t’ju paraqitet një nga dy paralajmërimet. Klikoni OK tek cilido dhe lejoni MBAM që të procedoi me procesin e dezinfektimit. Nëse pyeteni të rinisni kompjuterin, ju lutem që të veproni ashtu menjëherë. Nëse refuzoni të rinisni kompjuterin do të parandaloj MBAM që të largoj të gjithë malware.


    Hapi 5: Përdotësoni Java-në tuaj (JRE)

    Versionet e vjetra të Java kanë dobësi që malware mund ti shfrytëzojnë për ta infektuar sistemin tuaj.


    Së pari Verifikoni versionin e Java-së suaj

    Nëse ka versione tjera të instaluara atëherë përditësoni menjëherë ato.

    Merrni versionin e ri (nëse është e nevojshme)

    Nëse versionit tuaj i ka skaduar afati instalojeni versionin më të ri të Sun Java Runtime Environment

    Shënim: Ç’SELEKTONI cilindo shirit të veglave apo softuer të parazgjedhur me përditësimin Java. Shiritat e veglave/softuerët e parazgjedhur nuk janë pjesë e përditësimeve Java.

    Sigurohu që të mbyllni TË GJITHË shfletuesit e hapur para se të filloni instalimin.

    Largoni cilindo version të vjetër

    1. Shkarkoni JavaRa dhe depaketojeni skedarin në desktopin tuaj.
    2. Hapeni JavaRA.exe dhe zgjidhni Remove Older Versions
    3. Pasi të kompletohet dilni nga JavaRA.
    4. Nisni CCleaner.

    Shënime shtesë: Java Quick Starter (JQS.exe) shton shërbimin për të përmirësuar nisjen e Java zbatimeve dhe aplikacioneve. Për të paaftësuar shërbimin JQS nëse nuk doni ta përdorni atë, shkoni në Start > Control Panel > Java > Advanced > Miscellaneous dhe ç’selektoni kutinë tek Java Quick Starter. Kliko OK dhe rinisni kompjuterin tuaj.


    Hapi 6: HijackThis

    Ju lutemi që të filloni HijackThis vetëm pasi të plotësohen hapat e mësipërm

    Shkarkoni dhe riemroni HijackThis.exe (HJT)

    * Klikoni dy herë në HJTInstall.
    * Klikoni në butonin Install.
    * Do ta vendosë HJT në mënyrë automatike në C:\Program Files\TrendMicro\HijackThis\HijackThis.exe.
    * Në instalim, HijackThis do të duhej të hapej.
    Mbylleni HijackThis dhe riemrojeni.
    • Shkoni tek C:\Program Files\Trend Micro\HijackThis.exe
    • Klikoni me të djathtë HijackThis.exe dhe zgjidhni Rename.
    • Shkruajeni sniper.exe dhe shtypeni Enter.
    Klikoni me të djathtësniper.exe dhe zgjidheni Send To > Desktop (create shortcut)
    .
    * Nga desktopi hapeni HijackThis.
    * Nëse përdorni Windows Vista, klikoni me të djathtë dhe Run As Administrator .
    * Klikoni në butonin Do a system scan and save a log file
    * HijackThis do të skanoj dhe pastaj do të hapet një skedar me përmbajtje në notepad.
    Copy dhe Paste tërë përmbajtjen e përmbledhjes në postimin tuaj.
    .
    Nuk ka rregulluar akoma asgjë HijackThis. Shumicën e atyre që ka gjetur do të jenë të parrezikshme apo edhe të kërkuara.
    .
    Edhe pse kemi riemruar HijackThis në sniper, akoma do ti referohemi si HijackThis apo HJT.


    Postimi i përmbledhjeve

    Ju lutem jepni detaje. Vetëm me postimin e përmbledhjeve në shumicën e rasteve nuk mjaftojnë të dhënat që na duhen.


    Postoni përmbledhjet në temën e forumit përkatës.

    Përmbledhjet e nevojshme:

    - SuperAntispyware
    - Malwarebytes' Anti-Malware
    - HijackThis


    Ju lutemi kopjoni dhe rivendosni përmbledhjet dejtpërdrejtë në përgjigje/postim përderisa nuk kërkohet diç e posaçme nga ndihmësi juaj


    Softuerët ilegal

    Ky forum nuk përkrahë aktivitete ilegale. Ne nuk përkrahim përdorimin e ndonjë softueri pirat apo ndonjë lloji tjetër ilegal duke përfshirë këtu edhe vetë Windows-in
    . Nëse instaloni softuer me crack, ju filloni fajlla ekzekutiv nga burime të panjohura. Ju jeni në ndikim të dhënies së informatave të çasjes së burimeve të panjohura në diskun tuaj të ngurtë dhe potencialisht i jepni kontrollin e plotë nëpërmjet operimit me kompjuterin tuaj.

    * Ne NUK do të ndihmojmë askënd për të piratuar diç apo ti ndihmojmë që sistemi të funksionojë me softuer të piratuar. Por nëse keni telashe me kompjuterin tuaj në proces, ne do t’ju ndihmojmë ta rregulloni atë.
    * Ç’instaloni çdo crack aplikacion para se të postoni për ndihmë.
    * Ndoshta do të pyetni që të ç’instaloni ndonjë P2P apo program File Sharing përgjatë procesit të heqjes nëse besohet se ato janë shkaqet e burimit të problemit.
    * Në nuk do të vazhdojmë që t’ju ndihmojmë nëse refuzoni që të hiqni ndonjë program me crack (ilegal).

    Përshëndetje.
     
    Nari, abdullah92 dhe epsi pëlqejnë postimin.
  2. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,498
    Pëlqimet:
    2,087
    Pikë nga trofetë:
    448
    Shpjegim i bukur.

    Tema behet ngjitese, suksese.
     
  3. Golden Star

    Golden Star Anëtar Aktiv

    Postimet:
    198
    Pëlqimet:
    1
    Pikë nga trofetë:
    18
    Tema eshte shum e qelluar edhe shum mir e ke sqaru
    T'pergezoj per punen , Suksese
    +Rep
     
  4. anjshtanji

    anjshtanji Anëtar Aktiv

    Postimet:
    415
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    16
    Edhe mu shume po me pelqejka
     
  5. rilinds

    rilinds Anëtar i Njohur

    Postimet:
    733
    Pëlqimet:
    11
    Pikë nga trofetë:
    48
    Kam nje problem te laptopi im kur e ndez e lexon windows dhe futet ne "recovery mod" mos gaboj dhe kerkon probleme dhe pasi kryn pune fiket dhe kur e dhez prap e ben te njejten gje disa nga shoket me kan thene se eshte Malware nese keni ndonje ide ju lutem te me ndihmoni.
     
  6. dr_iton

    dr_iton MSc. Inxhinier i Softuerit Staff Member IT Staff

    Postimet:
    1,360
    Pëlqimet:
    394
    Pikë nga trofetë:
    228
    Lexoje temën me vëmendje, përcilli hapat që i kam sqaruar dhe posto përmbledhjen, mirëpo të sugjeroj që ta hapësh një temë të re tek HelpDesk-u, pastaj ne do të ndihmojmë.
    Përshëndetje.
     
  7. Big-KS

    Big-KS Anëtar Fillestar

    Postimet:
    73
    Pëlqimet:
    4
    Pikë nga trofetë:
    8
    Te lumte
     
  8. frEEnoR

    frEEnoR Anëtar i Njohur

    Postimet:
    687
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    38
    Bravo shum tem e mir ..
     
  9. meteora

    meteora <Hello World> Staff Member IT Staff

    Postimet:
    1,438
    Pëlqimet:
    81
    Pikë nga trofetë:
    78
    e ke spjegu qart . shum flm broo
    +REP
     
  10. pdown9

    pdown9 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    246
    Pëlqimet:
    23
    Pikë nga trofetë:
    28
    The same shit . Ok per fillestaret eshte mire , po ndoshta edhe ti e din qe smund te ket asnjeher tutorial se si te largojme malware ne pergjithesi ngase cdo sistem operativ mundeson egzekutimin e aplikacioneve ... mjafton te vizitosh nje faqe dhe permes nje java exploit te infektohesh pa e ditur fare ... Pastaj badihava hjeke virusin , esenca eshte qe ta parandalosh virusin para se te egzekutohet .
     
  11. dr_iton

    dr_iton MSc. Inxhinier i Softuerit Staff Member IT Staff

    Postimet:
    1,360
    Pëlqimet:
    394
    Pikë nga trofetë:
    228
    @pdown9
    Nuk po kuptoj pse e thua këtë.

    Po mirë, a mund të garantosh 100% se nuk e ke kompjuterin e infektuar (nëse lexon sadopak literatur rreth viruseve nuk do të shpreheshe ashtu, besoj).

    Po ke të drejtë se esenca është që të parandalohet infektimi me virusë i kompjuterit, po çka nëse ndoshë infektimi?
    Çka duhet vepruar për t'i larguar ata?

    Përshëndetje.
     
  12. dr_iton

    dr_iton MSc. Inxhinier i Softuerit Staff Member IT Staff

    Postimet:
    1,360
    Pëlqimet:
    394
    Pikë nga trofetë:
    228
    @p4r4d0x
    Sinqerisht nuk e di se nga të kemi, mirëpo ke dhënë një sqarim të bukur.
    Dua të them se ke njohuri për mbrojtje, mirëpo nuk besoj se i ke mësuar në gjuhën shqipe ato. Të lutem, përmirëso pak të shkruajturit në shqip sepse mezi të kam kuptuar. Mos e merr si ofendim, se nuk dua të tregohem më i madh se ti apo dikush tjetër këtu, por sinqerisht mezi ju kuptova.
    Përshëndetje.
     
  13. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,498
    Pëlqimet:
    2,087
    Pikë nga trofetë:
    448
    Nese ti e ke kuptuar, mund te perkthesh, sepse sinqerisht un se kam kuptuar asgje. :D
     
  14. p4r4d0x

    p4r4d0x Anëtar Fillestar

    Postimet:
    74
    Pëlqimet:
    6
    Pikë nga trofetë:
    8
    "Si të largojmë Malware nga Kompjuteri!"
    "esenca eshte qe ta parandalosh virusin para se te egzekutohet"

    Dy gjera qe duhen sqjaruar .... Edhe do kuptoni se si punojn keto antimalware
    pasi të largojmë Malware nga Kompjuteri!
    Me te vertet i keni besim atyreve programeve ? qe kaq sfritzoni dhe i beni kaq public ?
    A u munduhat ndonjeher te kerkoni ne jeten tuaj se si funksionojn antiviruset dhe antimalwares ?

    Nje pyetje kritike...?! : A ke laptop/Pc pa Internet dhe pa programet qe sapo ke spjeguar edhe fute nje usb dhe me bazen e njohurive qe ke shikon se je infektuar!!!
    Veprimi i par qe do besh kush eshet ? Te vraposh se sa me shpejt ne nje vend ku mundesh te futesh ne internet dhe te sbrasesh ato programe?

    Nuk do ishte e mire Te Kuptoje se sy programet Behen te rrezikshme [malwares,worms,trojans] dhe se si mundesh ty heqesh ...
    Ato programe qe ke folur nuk jan programuar ne baz te viruseve .. Po ne baz te levizjeve qe benin per te hequr malwares dhe u be automade..

    Cfar dua te them me kete. Eshet se po nuk u shpjegua filimi ske pse te fillosh nga fundi!!! Se ske per te mesuar kurr ...

    (Tip): gjeja e par Qe cdo antivirus ben dhe antimalware etc Eshet te kerkoj per md5 hash Qe eshet e bazuar ne exe-n qe eshet identifikuar si malware/trojan/etc.
    nje shumbull:... krijohet it.exe => skanohet nga nje antivirus qe dergon te dhenat ne nje db (ose nga online service per virus skanim)
    nga db analizohet permes debuggers dhe ne virtual environment qe virusi mundet te ekzekutohet .. kur viruset exe ekzekutojn modules / dll qe perdoren / exploitat qe perdoren/ dhe shume gjera te tjera standarte qe viruset bejn . Ateher it.exe eshet deklaruar si malware.bof. etcc dhe me nje md5 checkshum a7f3454eee9c7bfb2bcccddda3d474ce ...

    Tashi kur vete ti te skanosh ne pc- antivirusi gjen md5 checsun e a asaj dhe shef mos e gjen ne db qe ka ose online ose local .. Ne se e gjen
    Ateher gjendet ky virus Ne se jo Ateher Goodbye.....
    Ky ishte nje nga menyrat qe antiviruset punojn dhe antimalware....

    [Tip2]: Esht Exe ne se exekutohet ca do behet?
    kur krijohet nje virus. programohet qe kur te exekutohet :
    1:te installohet ne ate vend qe u exekutua
    2:te shperndahet ne vende te dryshme
    3:te fshehet ne nje vend e vetem
    4: te ket leje system dhe mos shifet nga asnjeri!! Po mire si do marim vesh ne se ku dhe ca ka ber ajo exe... ?
    Shume malwares virus etc se pari duhet te registrohen ne regjistrin e memories dhe te qendres qe te jen gjithmon te njohura nga regjisti dhe te marin funksionet nga libraria e os-it qe kemi..
    nese krijon nje program shume te thjesht qe te mari 2 foto shume te thjeshta ateher je nje antivirus me i miri qe ekziston
    dhe ne kete menyre shume veta qe iI THRASIN HACKERS ne kete menyre veprojn

    krijimi i registrit ne 2 faza
    domethen krijojm nje foto virtuale domenthen ben export ter registrin para se exekutohet ajo it.exe
    dhe pastaj nje foto virtual tjeter kur eshet exekutuar it.exe ja dhe shikojm ndryshimet qe jan ber
    ne ate menyre do kuptoni se ca eshet ber nga registri juaj dhe ku jan ber save filet...

    tjetra eshet foto e memories.. Eshet dicka jo e leht po shume e perparuar ketu punohet shume me debugger.. se kerkohet na njeri do ri ca dyt me ja shpjeguar se sy mundeni te largoni nga memoria dhe mbrapa memories malwares..


    Se dyti ...
    "esenca eshte qe ta parandalosh virusin para se te egzekutohet" hmmm interesante dhe dicka qe te gjitha Kompanit e antiviruseve DHE antimalwareve
    mundohen te bejn por se prap Ato githmon do humbasin se keshtu eshet loja per te fituar lek ...
    dhe tjetra nje antivirus ose nje antimalware i mire do ishte gjeri aty nuk do kishte me zhvillim domethen NO MORE MONEY
    Tjetra eshet se parandalimi i nje virus ose nje malware para se te exekutohet punohet me menyren md5 checkshum
    ne se keni ven re ato antimalware ose antivirus qe kan ate online protection ose reall time protection E njeta gje
    vetem se shef sdo levizje te adminit te pc's dhe kur vete mouse ne nje exe dhe ka signaure jo te njohur ateher filojn procedurat
    e md5 checkshum dhe pasatj debugging..

    Dicka tjeter eshet qe nuk do behet kur po kur ajo
    qe virus ose malware te ndallohet para se te exekutohet ...
    se gjithmon do jen nje hap me perpara bad.exe
    me menyra te reja dhe menyra shume te inteligente...

    Besoj se kuptuat se si punojn qe te 3 programet qe sapo dr_iton ka permendur dhe se sy ato veprojn ne menyre manuale
    mos kini besim ne programe po vetem tek baza e njohurive qe keni ju dhe ne se mesoni Cdo dIt dhe gjera te reja ateher
    do jeni ende me super secured!!!!


    shpresoj se ju pelqehu ...
    Dont Rep

    Please shuheni cik ate post me lart
     
  15. troja

    troja Anëtar

    Postimet:
    1
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    Paske perkthy mir ket tem kta mundesh me gjet HF,
     
  16. p4r4d0x

    p4r4d0x Anëtar Fillestar

    Postimet:
    74
    Pëlqimet:
    6
    Pikë nga trofetë:
    8
    po e gjete na nje vend hajde dhe postoje
    skam kopjuar na nje her as dua te kopjoj ne se ashtu mendon ty qe eshet kopjuar mundesh te paraqetesh fakte
    dhe jo llafe
     
  17. pdown9

    pdown9 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    246
    Pëlqimet:
    23
    Pikë nga trofetë:
    28
    @ p4r4d0x

    Normalisht dihet se gjithmon ata qe krijojn programe keq-dashese jan nje hap me perpara se ata qe punojne rreth Sigurise , por mendoj se nje dite do te gjejne nje zgjidhje rreth kesaj ceshtje , cfar mendon rreth nje standardi te ri ( pa te cilin askush nuk mund te kompiloje asnje program , perpos ata qe jan te licensuar ) , dhe rreth nje Sistemi operativ te ri i cili do te punonte krejtesisht ndryshe ne krahasim me sistemet operative qe i posedojme ne . ?
    Edhe Antiviruset kan mundesi per permiresime , kohet e fundit nje gje qe me ka pelqyer tek Avast eshte AutoSandbox , qe cdo program te dyshimte mund ta egzekutojme ne sandbox pa pasur demtime anesore ne OS .

    Jam shum i bindur qe egsitojne shum OS private per te cilat as qe e kemi idene se si ta infiltrojme nje Virus aty , ka shum shum mundesi Sigurimi ...
     
  18. p4r4d0x

    p4r4d0x Anëtar Fillestar

    Postimet:
    74
    Pëlqimet:
    6
    Pikë nga trofetë:
    8
    /* @pdown9 */

    Nuk besoj se do gjehet na nje zgjidhje kesaj ceshtje qe sapo permende.
    Se pse kompanit sdo ken fitime se do ken vetem nje antivirus dhe nuk do mundohen te marin tjeter
    ose te blejn nje per arsyhe te preferencave te pc/laptop qe kan
    kjo eshet nje negative nga kjo ceshtje ...
    Tjetra eshet se pse Systemet operativ qe jan private!!!
    NUK KA PRIVATE . dhe Tetera infektohen .. Do thush ska mundesi ok ateher ta shpjegoj cik

    Si filim do marim NSA(National Security Agency) db : eshet ne mysql kompjuterat qe perdorin jan linux dhe Windows
    #CIA E (system operative WINDOWS)
    #FBI (system operative WINDOWS)
    #MIL.us ( system operative (windows 2003 - linux )

    #Microsoft Qe I kam kryher 2 Bugs Ne CMS Dhe prap jan Windows 2003
    (ne se doni ta shifni do ju jap nje image se ca perdore microsofti)

    #Google (system operative LiNUX : Qe kur u krijua Exploit i IE 8 auora nga kinezet eshet hedhur ne LINUX)

    keto gjera mundesh shume leht ty gjesh dhe ska nevoj te imaginojm dhe te enderojm Thjesht duhet te kuptohen ca gjera..
    OS i windows per shumbell 2003 me nje Windows 2011 e zejm nje njeri i security nje qe ka njohuri do sgjedhi
    win 2003 se pse ajo me kalimin e kohes bugsat qe jan gjetur jan patchuar dhe Po vete per ultimate os domethen veshtire te
    gjesh me bug kurse ajo win 2011 Do ket bugsa sa se imaginon se eshet dicka e re dhe nuk eshet testuar as patchuar
    Gabimet e microsoftit jan se ne vend te bejn evolution ne WINDOWS e kryjojn nga filimi dhe me nje evolucion shume te vogel (per mbyllien e bugsave)

    & mundesh dhe vet te krijosh nje os pa asnje veshtersi te madhe
    po do kesh nje veshtersi te madhe e dy ku ?
    O do e perdoresh me msdos
    ose me unix (bash)
    Se pse nuk eshet shpikur me tjeter dhe nuk do spiket me dicka tjeter. Se ose eshet msdos ose eshet open source ato evolucionohen sdo
    moment
    Tjetra qe te krijosh nje OS te ndryshe nga keto te 2ja duhet te kesh dhe hardware te sakt qe te punoj se sdo motherboard sdo hardware
    qe jan ne bot vetem me keto 2 systemet punojn pra Eshet dicka shume e veshtire !! :)

    & Sa per virus ... Normale qe na nje her eshet e veshtire te krijosh nje malware ne nje system operative
    se varet nga environment qe ka dhe ne se malware mundet te jetoj aty ... Po ka raste nga njerez cik me te cmendur
    qe kalojn diten si te krijojn nje malware ne ate os dhe duket ditur ca environment mundesh te krijosh ne baz te asaj dhe
    malware ...
     
  19. epsi

    epsi Anëtar

    Postimet:
    14
    Pëlqimet:
    1
    Pikë nga trofetë:
    3
     
  20. Peeeeepi

    Peeeeepi Anëtar

    Postimet:
    28
    Pëlqimet:
    2
    Pikë nga trofetë:
    3
    keni pas ndonjeher probleme me adskeeper?
     

Shpërndaje faqen

Loading...