1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Si behet organizimi i punes ne nje kompani programimi?

Tema tek 'Programim' e hapur nga (Coder);, 26 Gusht 2018.

  1. (Coder);

    (Coder); Anëtar Aktiv

    Postimet:
    140
    Pëlqimet:
    11
    Pikë nga trofetë:
    18
    Pershendetje ITshqip,
    Deri tani kam punuar disa projekte te vogla ne web front-end (freelancing) dmth gjate punes kam qene i vetem dhe nuk kam pervoj me pune ne ekipe. A ka mundesi dikush qe ka pervoje pune ne kompani per zhvillim te softuerit ta pershkruan se si organizohet puna ne mes lead developer, back-end, front-end, dmth si i caktohet se cfare ka per te punuar nje front-end developer, etj. Apo edhe nese di dikush ndonje tutorial apo liber per kete pune.

    Edhe pse pervoja me e mire per keto e di qe eshte me punu me nje kompani te tille por ja qe une per momentin nuk kam mundesi. Faleminderit paraprakisht :)
     
  2. beharluu

    beharluu Anëtar i Njohur

    Postimet:
    631
    Pëlqimet:
    186
    Pikë nga trofetë:
    88
    Sa i perket frontit duhet te kesh njohuri kogja te mira per te pasur sa ma te leht per tu pershtatur me projekte njohuri si ne angular , vue etc njohuri ne Javascript sidomos OOP object oriented dhe ne api me ajax dhe json
    Organizimi ne kompani nvaret prej gjuhes programiese qe perdorin dhe arkitektures qe e perdorin osht pak problem mirpo ka edhe kompani qe frontin e konsiderojn si dizajner me njohuri html css bootsrap (n)
     
    (Coder); pëlqen postimin.
  3. SherifSheremetaj

    SherifSheremetaj Anëtar Fillestar

    Postimet:
    99
    Pëlqimet:
    58
    Pikë nga trofetë:
    18
    Përshendetje ,
    une jam Team Leader of Software Development në nje kompani edhe une i kam momentalisht 12 antarë të ekipit ku ka Front End, Back End edhe Full Stack. Tash psh për çdo task që na nevojitet me pas një Front End ("dukje elegante") të mirë sidomos në Web e angazhojmë një Front End varësisht se çka na duhet dhe mundësia e realizimit prej 1 antari. Edhe normal e përfundon detyren mirëpo sa kemi mundësi i ndihmojmë edhe ne tjerët . Kjo
    pakashum është në kompaninë ku punoj une besoj që edhe tjerat janë njejtë. Shpresoj isha i kjartë .
     
    (Coder); pëlqen postimin.
  4. Papillon

    Papillon Anëtar

    Postimet:
    17
    Pëlqimet:
    10
    Pikë nga trofetë:
    3
    Aty ku veproi une, ne shumicen e rasteve sistemi qe duhet zhvillu eshte i dokumentuar deri ne detaje me te vogla te mundshme, kshtu qe nuk lihet vend per shum mosmarrveshje. Zakonisht kompanite kan mjete si Jira-confluence duke marre parasysh se zhvillimi do te inkuadroje programues backend apo frontend ne lokacione te ndryshme bashkepunimi ne forma tjera eshte i veshtire, Ne disa raste perdoren edhe skype,whatsApp... per skjarime/sugjerime.
    Kohet e fundit ky problem sa shkon e minimalizohet sepse kompanite jane shum te interesuara ne microservice, por sidocofte ekipet e zhvillimit(backend/frontend) prap duhet koordinuar nga faktori njeri dhe MOS bashkepunimi mes ekipeve eshte ende gati se i pa mundshem, sidomos tek projektet e mdhaja.
     
    Last edited: 3 Shtator 2018
    (Coder); pëlqen postimin.
  5. tupac.al

    tupac.al Anëtar Aktiv

    Postimet:
    132
    Pëlqimet:
    94
    Pikë nga trofetë:
    38
    Nuk kam njohuri sepse nuk punoj ne kompani, ashtu sikur ti dhe un marr pune dhe i bej cdogje vete (dmth mundohem me aq kapacitet sa kam)
    Por dicka kur behet fjale per Ekip normalisht qe detyrat jan te ndara. Te vje perpara nje pjese qe te takon ty ta besh dhe qe te funksionoje grupi duhet te kete harmoni dhe ndihme mes njeri tjetrit.
    Pra e rendesishme eshte organizimi dhe detyrat e ndara!
    PS: Nuk kam eksperienc te tille por thjeshte mendimi im.
     
    (Coder); pëlqen postimin.
  6. (Coder);

    (Coder); Anëtar Aktiv

    Postimet:
    140
    Pëlqimet:
    11
    Pikë nga trofetë:
    18
    A eshte Agile menyra me e mire menaxhimit te punes ?
     
  7. DoXX_

    DoXX_ Anëtar

    Postimet:
    9
    Pëlqimet:
    6
    Pikë nga trofetë:
    3
    Pershendetje,
    une kam punuar tashme 5 vite ne nje kompani me 5-10 kolege. Per projekte te medha kemi perdorur metodat agile, te cilat mund te perdoren me se miri me JIRA. Aty mund te caktosh se kush ka pergjegjesin per punet. Me se shumti kemi perdorur metodat e Scrum (mund te lexosh shum ne google), ku zhvillohet projekti me cikle (sprints) nje javeshe dhe ka disa takime qe duhet te mbahen rregulisht. Per kommunikacion kemi perdorur Slack, qe mund te lidhet shum mire me JIRA. Kodi i projektit mbahet ne GitHub, ku kemi punuar me sistem te "branches" per te mos penguar njeri-tjetrin (kerko ne google "git flow")

    Per disa projekte te shpejta kemi perdorur edhe Trello, qe gjithashtu eshte software i mire dhe mund te perdoret ne disa raste ne vend te JIRA
     
    entor dhe boom3rang pëlqejnë postimin.
  8. (Coder);

    (Coder); Anëtar Aktiv

    Postimet:
    140
    Pëlqimet:
    11
    Pikë nga trofetë:
    18
    Faleminderit shume per pergjigjen :)
     

Shpërndaje faqen

Loading...