1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Diskutim Shtëpia e Teknologjisë - Ndihmë, këshilla, opinione

Tema tek 'Faqet Shqiptare' e hapur nga ose.al, 9 Janar 2019.

  1. ose.al

    ose.al Anëtar Fillestar

    Postimet:
    65
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    23
    Përshëndetje Forumi,

    unë që po ju shkruaj jam një nga dy news editorët e www.ose.al - Shtëpia e Teknologjisë. Websiti është një blog i thjeshtë që nxjerr online lajmet ORIGJINALE mbi teknologjine. Përveç websitit kemi normalisht faqe në Facebook dhe në Instagram (të dy me +10K follower dhe +70% pozicioni në Shqipëri/Kosovë/Maqedoni). Më pak se dy javë kemi krijuar dhe një forum në Telegram me disa kanale të ndryshme (jemi të parët që e krijojmë në Shqipëri sepse duket sikur asnjë se përdor Telegramin:confused2::confused2:?)

    Qëllimi i websitit nuk ishte dhe nuk është fitimi dhe prandaj nuk kemi patur ads asnjëherë. Me kalimin e kohës janë futur, vullnetarisht, edhe disa djemë të tjerë që shkruajnë artikull, video në kanalin e Youtube dhe postojne ndonjëherë në Social. Shpenzimet mbahen nga dy editorët dhe me affiliate link (total €35 në dy vite - link vetëm nga Gearbest se Amazon në Shqipëri nuk ecën.)

    Kemi bashkëpunime të ndryshme me shoqëri si Samsung nga të cilat marrim celularët më të fundit dhe bëjme teste, video, artikuj etj. Që nga Janari 2019 po fillojmë të kontaktojmë edhe dyqane në Shqipëri/Kosovë/Maqedoni nëse duan të reklamohen ose të vendosin ofertat e tyre. Investimi që merret, investohet tek websiti për rritjen e informacioneve dhe opsioneve të tjera!

    Më poshtë disa pyetje dhe kërkesa (priten me shumë kënaqësi këshilla :blush:):

    1. Duke parë websitin (shpejtësi dhe sesi është strukturuar) si ju duket? Çfarë këshilla mund të më jepni? Si mund të përmisohet?
    2. Duke parë statistikat (dhe fakti se nuk kemi përdoruar asnjëherë publicitet) si ju duken?
    3. Si mund të rriten me backlink? Ndonjë këshillë?
    4. Ideja e forumit në Telegram, pse nuk ka shumë sukses?
    5. Si mendoni duhet të fusim ads (nga media.net/infolinks etj) apo duhet te fillojm te kërkojme ndihme financiare nga partnerë të mundshëm
    6. Websiti normalisht është personal dhe nuk kemi hapur as NIPT. Kjo ndikon tek Gjirafa.net por na penalizon tek ndonjë mënyrë tjetër.

    Më e rëndësishmja: Nëse ndonjë person, në mënyrë vullnetare ose edhe me shifra minimale, mund të na drejtojë/ndihmojë/bashkëpunojë do jetë i mirëpritur!

    Statistikat e websitit:

    Hosting: webhost.al
    Google data: 10K click në muaj por në vënd të 1°, 2° dhe të 3° për shumë fjalë "lojra falas android", "shkarko lojra falas" etj etj...
    Semrush data: Link

    Faleminderit për çdo gjë (dhe na falni se u zgjata shumë),

    Albani
     
  2. Nic00B

    Nic00B Anëtar Aktiv

    Postimet:
    114
    Pëlqimet:
    44
    Pikë nga trofetë:
    43
    Per mendimin tim hiqni ato tags ne fund te faqes, sepse e bej te duket amatore si faqe.
    Ne pergjithsi mire, vazhdoni punen djema !
     
    ose.al pëlqen postimin.
  3. ose.al

    ose.al Anëtar Fillestar

    Postimet:
    65
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    23
    Ke shume te drejte! Do ti heqim patjeter vetem se Website ka disa probleme te vogla ne database me wp_terms etj dhe spo dijm nga te levizim.

    Po fillojme te kontaktojme edhe dyqanet ne rrethe te ndryshme, nese kan nevoje te promovojne veten e tyre, edhe kjo na han kohe. Dhe nderkohe punojme 8/9 ore ne dite ne zyra te ndryshme :)...

    Ndonje keshille per permisime, se ku mund ta publicizojme websitin, ku te fusim backlinks, si te gjejme partnere, bashkepunues etj do ishte e mirepritur!

    Perseri flm ;)
     
  4. lojrafati

    lojrafati Anëtar Fillestar

    Postimet:
    86
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    18
    Nga ketu ne USA mua me hapen me vonese artikujt, ne pergjithesi pune e detajuar dhe pozitive.
     
  5. KNO3

    KNO3 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    205
    Pëlqimet:
    45
    Pikë nga trofetë:
    38
    me mir vendosni adsa me adsense do ish mire qe ne te ardhmen nese keni nje projekt interesant te mos kerkoni para kot
     
  6. ose.al

    ose.al Anëtar Fillestar

    Postimet:
    65
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    23
    Ads me Adsense per website ne gjuhen Shqipe nuk lejohet (keshtu jemi ne dijeni). E provuam gjithsesi dhe ne fakt doli qe Gjuha nuk eshte e mbeshtetur. Ndonje ide/zgjidhje tjeter?
     
  7. DardanDaci

    DardanDaci Anëtar i Njohur

    Postimet:
    686
    Pëlqimet:
    412
    Pikë nga trofetë:
    143
    Suksese per faqen , perdor adsterra nese nuk e implementon adsens.
     
    ose.al pëlqen postimin.
  8. ose.al

    ose.al Anëtar Fillestar

    Postimet:
    65
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    23
    Flm Dardan per keshillen, nuk isha ne dijeni per AdsTerra.
    [EDIT] Your site should have at least 10K daily visitors to get approved. :mad::mad: 10K website shqiptar eshte per portalet e njohura, nje blog normal eshte e pamundur...

    Sipas mendimit tend @DardanDaci ja vlen me ADS dhe sa mund te ket fitimin nje website me 15K vizita ne muaj.?

    Ne jemi shume mire te pozicionuar ne Google Rank per research si "lojra falas per telefona" etj dhe eshte goxha niche, por se kuptojme pse kur i bejme kerkesa developers qe te publicizojne applikacionet e tyre asnjeri nuk pergjigjet. Dhe shifra qe ato duhet te pagojne eshte ne doren e atyre, 5/10/20€ per artikull etj. E habitshme...

    Gjithsesi flm, nese ke ndonje keshille tjeter per websitin je i mirepritur.
     
    Last edited: 1 Shkurt 2019
    @science pëlqen postimin.
  9. DardanDaci

    DardanDaci Anëtar i Njohur

    Postimet:
    686
    Pëlqimet:
    412
    Pikë nga trofetë:
    143
    @ose.al , keshille pot jap nderto nje faqe te huaj do kesh shum me shum fitime.
     
  10. ose.al

    ose.al Anëtar Fillestar

    Postimet:
    65
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    23
    E bukur eshte kur nderton dicka per vendin tend ;)
    Ne refugjat jemi, te ndertojme dicka edhe per te tjeret ska kuptim. Me mire pak dhe sakte...
     
  11. DardanDaci

    DardanDaci Anëtar i Njohur

    Postimet:
    686
    Pëlqimet:
    412
    Pikë nga trofetë:
    143
    Meqe deshe keshille ta dhash se per patriot me shum se un sbesoj se je :p
     
    ose.al pëlqen postimin.
  12. ose.al

    ose.al Anëtar Fillestar

    Postimet:
    65
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    23
    Te isha ne vendin tend nuk do ta veja doren ne zjarr per ate qe the ;)...

    Gjithsesi ndonje ide tjeter sesi mund te fitohet nga nje website shqiptar?
     
  13. KMN

    KMN Anëtar Aktiv

    Postimet:
    181
    Pëlqimet:
    61
    Pikë nga trofetë:
    28
    Propeller Ads pagun mir
     
  14. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,399
    Pëlqimet:
    406
    Pikë nga trofetë:
    163
    Diçka nuk kuptoj, ti ke referuar që qellimi nuk eshte fitimi, atëherë pse kërkon të vendosni reklama? Je apo nuk je patriot?
     
    KMN dhe DardanDaci pëlqejnë postimin.
  15. KMN

    KMN Anëtar Aktiv

    Postimet:
    181
    Pëlqimet:
    61
    Pikë nga trofetë:
    28
    te qdokush kur ta hap ni web qellimi i atij ka mu kon qysh me nxerr pare prej qatij dmth qe nuk ja vlen me punu me ni web kur nuk ki fitime
     
  16. DardanDaci

    DardanDaci Anëtar i Njohur

    Postimet:
    686
    Pëlqimet:
    412
    Pikë nga trofetë:
    143
    Eshte e njejta sikur te hapesh nje lokal dhe jep kafe pa pagese.
     
    ose.al, Poshnjari dhe KMN pëlqejnë postimin.
  17. KMN

    KMN Anëtar Aktiv

    Postimet:
    181
    Pëlqimet:
    61
    Pikë nga trofetë:
    28
    E sakte :p
     
  18. ose.al

    ose.al Anëtar Fillestar

    Postimet:
    65
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    23
    Te kesh website eshte sic thoni ju te kesh lokal/dyqan... Website sic ju shpjegova nuk ka qellim fitimin prandaj nuk ka patur reklama, ads per vizitatorin. Pyetja ime ishte nese ka ndonje menyre PA Reklama per te mbajtur shpenzimet e websitit...

    @DardanDaci -> Ne Itali ku jetoj, eshte nje lokal qe jep kafe pa pagese. Mjaton ti besh like ose share faqes ne FB ose recension ne TripAdvisor.

    Per mendimin tim, personal dhe injorant, ADS jane te demshme nese blogu eshte profesional dhe jo ctrl c + ctrl v... Ajo qe kerkoj eshte ndonje menyre alternative...
     
  19. KMN

    KMN Anëtar Aktiv

    Postimet:
    181
    Pëlqimet:
    61
    Pikë nga trofetë:
    28
    sbesoj qe ka ndonje ad network qe pagun per shikime te webit ose impressions
     
  20. ose.al

    ose.al Anëtar Fillestar

    Postimet:
    65
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    23
    Se besoj as une ose po pati CPI do jete shume shume i vogel. Un kuptoj Ads kur jane ne lidhje me temen qe trajtohet. Duke qene se ne Shqiperi nuk lejohet Adsens te tjeret jane shume pa kutpim.

    Prsh provova Propeller Ads qe me keshillove.. E hap websitin dhe me nxjerr reklama mbi bastet.. Kjo per mua eshte pa kuptim dhe jo profesionale. Prandaj po kerkoja nese ndonjeri ka kaluar kete situate. Sponsored Articles jane dicka e mire por nuk perdoret akoma shume ne Shqiperi, ose nuk e njohin akoma.

    P.S: Persa i perket kafes kisha te drejte me duket :)... Me mire publicitet falas sesa 20L i kafes :)!!!
     

Shpërndaje faqen

Loading...