1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Shitet Faqja më e madhe për Seriale Shqip [ serialeshqip.tv ]

Tema tek 'Shitje' e hapur nga Seriale Shqip TV, 22 Prill 2019.

  1. Seriale Shqip TV

    Seriale Shqip TV Anëtar

    Postimet:
    6
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    11
    Seriale Shqip TV (serialeshqip.tv) - është faqja më e madhe shqiptare për seriale shqip (+ seriale turke më së shumti) duke e arritur këtë sukses vetëm mbrenda 5 muajve, me një dizajn unik dhe krijim të automatizuar që është jashtzakonisht e lehtë për tu menaxhuar e gjitha platforma, më poshtë i keni të gjithat:

    Trafika (vizitorët):

    Pjesa 1 [Për 1 Muaj]:

    Shfletime (Impresione): 1,504,652
    Vizitorë të ri: 75,460

    https://prnt.sc/nexjan

    Pjesa 2 [Qarkullimi Trafikor prej themelimit]:
    http://prntscr.com/nexkb9

    Pjesa 3 [Vendet nga vjen Trafiku më së shumti]:
    http://prntscr.com/nexlt9

    Pjesa 4 [Kanalet e Trafikut]:

    46.2% - Social [Facebook]
    25% - Organik [Google, Bing, Yahoo etj...]
    25% - Direkt [serialeshqip.tv]
    2.4% - Referal [Referues nga uebat tjerë]

    http://prntscr.com/nexqav

    -

    Dizajni i Uebit & Navigimi:
    Dizajni vjen me një struktur komplet unike dhe fenomenale me një avantazh dhe dominim jashtzakonisht të madhë ndaj konkurrencës:

    Ballina [Homepage] në etapa (https://imgur.com/a/O6MLJsa):

    - Pjesa 1 [Slider] - është një shfletues mahnitës ku serialet më të favorizuara dhe të shikuara mund të zgjidhen nga ju ose nga vizitorët, në të njejtën kohë shfaq informacione rreth serialit të caktuar > http://prntscr.com/nexys9

    - Pjesa 2 [Magazina] - është zona ku ju mund të postoni artikuj të ndryshme > http://prntscr.com/nexzim < në të njejtën kohë kjo mund të shfaqet (opsionale) në anën e djathtë të Slider-it > http://prntscr.com/ney058

    - Pjesa 3 [Menu-ja] - një navigacion i bukur dhe i thjesht që vjen me përplot aspekte të ndryshme gjë qe jau bën më të lehtë vizitorëve navigimin në faqe.

    - Pjesa 4 [Ditë & Natë] - vizitorët kanë opsionin që ta ndryshojn ngjyrën e uebit,
    prej Ditë > (http://prntscr.com/ney3uv), në Natë >
    http://prntscr.com/ney43x < dhe anasjelltas.

    - Pjesa 5 [Sektorët "Episodat e Fundit" & "Serialet e Reja"] - vizitorët i kanë të gjithat "Episod-at" dhe "Serial-et" para tyre në "Ballinë" dhe gjithashtu ata kanë edhe faqen e tyre që mund të hyjnë dhe ti shohin të gjithat "Episod-at" dhe "Serial-et",
    1.Të Gjitha Episodat > http://prntscr.com/neyabv,
    2.Te Gjitha Serialet > http://prntscr.com/neyal0,
    nderkohë ju mund të shtoni dhe ndryshoni "Sektorët" sipas dëshirës tuaj.

    - Pjesa 6 - dhe shumë të tjera...


    Episodat & Serialet në etapa (https://imgur.com/a/sqQ1E1s):

    - Pjesa 1 [Notifikimi] - ju mund të shfaqni një mesazh notifikues për serial ose episod specifik, ju mund gjithashtu të shfaqni të njejtin mesazh për të gjith episodat e një seriali > http://prntscr.com/nezrmq < si në këtë rast, dhe fal ksaj ne kemi arritur të krijojm një rreth dominues ndaj konkurrencës tonë duke konvertuar vizitorët në fansa sociale, dhe ne kemi rreth 35+ Fanpage që i dedikohen serialeve të caktuar (më poshtë i keni të gjitha, dhe të gjitha ato mund të bëhen tuat) kjo është arsyeja se pse ne kemi rreth 45% së trafikës nga Facebook.

    - Pjesa 2 [Opsione të Videos] (http://prntscr.com/nezwkk):
    "Fikni Driten" - ky opsion sjell ngjyrën e zezë anash për një shikim më të lehtë,
    << Mëpershame - Tjetra >> - Ju mund të zgjidhni episodin e kaluar ose të ardhshmin,
    "Komentet" - shikoni sa komente, dhe shkoni tek ato,
    "Raporto" - një mini faqe që shfaqët me përplot opsione për raportimin e episodit > http://prntscr.com/nf1ity

    - Pjesa 3 [Te Gjitha Episodat] - me implementimin e kësaj ideje ne jo që vetëm kemi arritur ta bëjmë më të lehtë navigimin dhe gjetjen e episodave në cdo "Serial" ose "Episod", por fal ksaj ne kemi arritur të bëhemi faqja më e madhe për seriale shqip duke krijuar një avantazh shkatrrues ndaj konkurencës gjë që vizitorët tanë e dashurojnë me të vërtet > http://prntscr.com/nf02gx <

    - Pjesa 4 [Sektori Komentues & Informativ] - Sektori Komentues shërben për komente në pergjithësi dhe menaxhohet përmes Facebook-ut, kurse Sektori Informativ shërben për shfaqjen e informacionit rreth serialit > http://prntscr.com/nf05ht <

    - Pjesa 5 [Kategorit] - Mund ti shfaqni kategoritë në "Seriale" dhe në "Menu", Kategoritë janë: Viti, Aktorët, Menaxheret, Shteti, Llojet etj... > http://prntscr.com/nf1jxf

    - Pjesa 6 - dhe shumë të tjera...

    -

    Menaxhimi & Platforma:
    - Pjesa 1 [Menaxhimi i Uebit & Platforma] - Uebi drejtohet nga Wordpress, me templatin tonë që ju shërben me përplot opsione të reja, të ndryshme dhe kontrolluese.

    - Pjesa 2 [Menaxhimi i Serialeve & Episodave] - Shumë i lehtë, thjesht zgjidhni apo shtoni një serial, dhe në sektorin më poshtë shtoni "Episodat" e tij > http://prntscr.com/nf0brd <

    - Pjesa 3 [Menaxhimi i Video-ve] - Menaxhohet nga platforma FEMBED, është një platform e re pa kufizime që shfaq vetëm një reklam ndryshe nga [Openload, VidCloud, NetuTV dhe shum të tjera...] falë FEMBED-it kemi arritur ta sjellim një eksperienc me të lehtë per shikuesit tanë, dhe befasisht, zotëruesi i FEMBED na ka dhuruar një dhuratë që e bën hyrjen e video-ve tanë menjëher në platform duke mos pritur në radhë me të tjeret, për shkak të besimit në platformen e tyre > http://prntscr.com/nf0gh2 <

    - Pjesa 4 [Hapsira për Reklamim - ADS SPACES] - Ju keni gjithsej 3 hapsira për reklamim, ju mund ti fusni reklamat tuaja aty, hapsirat e reklamëve shfaqen kudo në faqe [Ballina, Seriale, Episoda, Kategori, Search Page, Pages etj..] > http://prntscr.com/nf0um0

    - Pjesa 5 [Optimizimi] - Uebi është i optimizuar në detaje duke rritur shpejtsin e faqës gradualisht prej 6 sekonda në 1.2s [Cache, Minify CSS/JS/PHP, GZIP, etj...) dhe falë kësaj ne kemi reduktuar Bandwidth në përgjithësi që na mundson të qëndrojm me një HOST me çmim të ulët $11 për muaj pavarësisht nga shuma e vizitorëve që ne marim.

    Dhe shumë e shumë gjëra të tjera si përshembull, sekretet tona, me çfarë programi rekordojm, cilën platformë e përdorim për rekordim, si ti rekordojm episodat para 6 ditëve, si ti kopjojm episodat pa logo dhe të pastërta në rast të serialit të ri nga të tjerët dhe shumë të tjera [që i mbajmë për blerësin me arsye qe ta pengojm konkurencën tanë rreth gjërave tonë...]

    -


    SEO:
    1. Keywords [Fjalët Kyçe] - Mbrenda një periudhe të shkurtë (vetëm 5 muajshe, kundrejt konkurrencës tanë 6 vjeçarëshe) ne kemi arritur ti kaplojmë "Keywords-at" më të nevojshmët:

    Rankimi:

    Seriale Shqip - Rankimi > 2 < që sjell 14,800 vizitorë në muaj > https://imgur.com/cb1eclL
    Seriale me Titra Shqip > 1 < që sjell 6,600 vizitorë në muaj
    Seriale Turke me Titra Shqip > 3 < që sjell 8,100 vizitorë në muaj
    Seriale Turke > 4 < që sjell 12,100 vizitorë në muaj

    E gjitha kjo mbrenda kësaj periudhe të shkurtë, është vetëm një çështje kohore derisa uebi do rankohet në vendin e parë për Keyword-sat e lartë përmendur.

    Ndërkohë, në anën tjetër

    2. Çdo Episodë që postoni ju rankoheni të parët në SERP (Google Chrome, Bing, Yahoo etj...) - dhe kjo mundsohet falë autoritetit zinxhir që ne kemi krijuar me "Facebook-un" > http://prntscr.com/nf1x0h
    Përshembull ne kemi postuar një episod "Molla e Ndaluar Episodi 55", por ajo do rankohet në vendin e parë shkaku i Fanpagë-ve që ne kemi krijuar rreth e rrotull dhe qe i dedikohet special asaj fushe të serialëve gjë që na bën të lehtë rankimin në të parin vend > http://prntscr.com/nf1xbv < dhë të gjitha linqet [Top 3] që i shihni në fotografi, janë Fanpage-t e uebit.

    -

    Ju Merrn
    i:
    1. Domaini-n tonë - me përplot autoritet dhe backlinka kualitet.

    2. Të gjithë Uebin tonë të kompletuar - [me 2000+ Episoda të serialëve / Database / Files / Template / Images etj...]

    3. FEMBED Account - mbi +2000 Video të Episoda-ve > http://prntscr.com/nf0gh2


    4. 39+ Seriale Turke (+ 2000 Episoda) - të gjitha gati...

    5. Mbi +35 Fanpages - "Hakmarrje e Embel = 4,333 Likes" - "Seriale Shqip TV = 2,463 Likes" - "Molla e Ndaluar = 1,913 Likes" - "Hercai = 1,594 Likes" - "Kuzgun = 931 Likes" dhe 30+ Fanpages të tjera...

    6. Programin Rekordues - Program i pasur që ne e kemi përdorur prej në fillim dhe shumë i dobishëm që ne e dhurojmë falas.

    7. Sekretet Tona - (cilën platformë e përdorim për rekordimin e serial, si ti rekordojm episodat para 6 ditëve, si ti kopjojm episodat pa logo dhe të pastërta në rast të serialit të ri nga të tjerët mbrenda 10 min dhe shumë të tjera...)


    Përfitimet & Si Fitojmë:
    1. PopADS + MediaVenus - $300-400 në muaj - Ju mund të fitoni përmes PopADS ose Banner-ave të Networka-ve tjerë ose me tonat që kemi përfituar shumën e caktuar.

    2. Sponzorimi $500-600 në muaj - [Metoda më e preferuara e jona për të fituar] - Ne kemi krijuar dhe dizajnuar një faqe mbrenda uebit tone që i dedikohet special sponzorimit të Kompanive/Ueba-v tjerë në faqën tonë > https://serialeshqip.tv/marketing/ < https://imgur.com/a/QRiLSd6 > falë kësaj ne kemi marrur oferta të ndryshme për sponzorim.

    Çmimi:
    €700


    Pse e shisni?
    Ne kemi zgjedhur ta shesim projektin tonë 5 mujorëshe të suksesshëm shkaku për të mos pasur kohë të mjaftueshëm për të drejtuar dhe menaxhuar bizneset tjera.

    Ndërkohë nësë keni ndonjë pyetje në lidhje me temën, ju jeni të lirë të pyesni.
     
  2. lojrafati

    lojrafati Anëtar Fillestar

    Postimet:
    86
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    18
    Per ata qe kane kohe te menaxhojne nje projekt te tille do tia sugjeroja ta blinin menjehere, eshte mundesi e mire per te pasur nje aset online, madje dy tre shoke te beheni dhe ta menaxhoni. Suksese bleresve!
     
    Seriale Shqip TV pëlqen postimin.
  3. enneaa

    enneaa Anëtar Aktiv

    Postimet:
    436
    Pëlqimet:
    166
    Pikë nga trofetë:
    53
    Thjesht jam kurioz, si mund ta shisni dicka qe nxjerr mbi 600$ ne muaj me nje cmim prej 700$ ?
    I bie qe bleresi te nxjerri ato para brenda 1 muaji!
    :rolleyes:

    Suksese Bleresve
     
    boom3rang, nicko dhe Alkeo pëlqejnë postimin.
  4. Seriale Shqip TV

    Seriale Shqip TV Anëtar

    Postimet:
    6
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    11
    Pershendetje enneaa,

    Ne radhë të parë para shitjes, ne vendosëm me një çmim edhe më të madh se e cekura, por meqënse duke pasur parasysh se buxheti tek shqiptarët nuk është aq i begat ne e zvogluam,
    arsyeja e shitjës është cekur gjithashtu, un dhe partneri im kemi shpenzuar kohë dhe ende shpenzojm me menaxhimin e uebit në përgjithësi që e bën më të vështirë për ne fokusimin në bizniset tjera momentale, dhe për këtë arsye ne kemi vendosur ta shesim,
    reklamat sponzoruese i kemi akumuluar në menyr lokale por kemi pasur edhe oferta reklamuese online, ku janë shitur të gjitha hapësirat ne uebsajt [dmth 3 hapsirat e reklamëve], kjo ka qenë mënyra më e lehtë dhe më përfituese ndryshe nga ADNetworks gjë që duhet të prisni faktorë të ndryshme si pagesa javore/mujore etj)

    Shpresoj qe të keni një ditë të këndshëm.
     
  5. DardanDaci

    DardanDaci Anëtar i Njohur

    Postimet:
    661
    Pëlqimet:
    397
    Pikë nga trofetë:
    118
    Pershendetje , mem ngu mu mos e shit per 700euro vazhdo punen dhe fito lek nuk e di si e ke gjendjen por te kisha propozu mos me e shit se faqja qenka duke ec shum mire te pershendes qdo te mire.
     
  6. pumma

    pumma Anëtar i Njohur

    Postimet:
    519
    Pëlqimet:
    31
    Pikë nga trofetë:
    48
    a mundesh nje fakt rreth kto fitimeve mujore 500-600$ ?
     
  7. phoenix

    phoenix Anëtar Legjendë

    Postimet:
    2,370
    Pëlqimet:
    562
    Pikë nga trofetë:
    243
    Dergona disa fakte qe ke marr ato fitime ?
     
  8. bmwplako

    bmwplako Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,696
    Pëlqimet:
    667
    Pikë nga trofetë:
    243
    Pershkrim ma te mire dhe detajuar moti spasna pa , vetem edhe t fitimeve me i pas bo .
    Me qet pershkrim vetem qe e ke bo i bon 1k euro , e qysh po thu ti i fiton aq ne muaj ky web me disa K euro duhet mu shit .
     
  9. JetmirKs

    JetmirKs Anëtar Fillestar

    Postimet:
    68
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    18
    ani 400 mij vizita hahaha ... Mas pari qetu po shihet qe nuk je serioz ne shitje ..

    Qet web faqe veq permi 3.4K vizitor ne dit nuk i ki po ta garantoj ..

    edhe permi 120 euro ne muaj smundesh me i nxerr.
     
  10. Elion1

    Elion1 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    244
    Pëlqimet:
    40
    Pikë nga trofetë:
    38
    Paske me na marr ne qaft :(, qysh me kqyr AbdulHamidin une :'(
     
  11. Leon Haziri

    Leon Haziri Anëtar

    Postimet:
    34
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    8
    Ma kisha dasht me dit qet programin rekordus edhe qet sekretin e juv
     
  12. VerifiedUsers Overlay
    Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,240
    Pëlqimet:
    1,241
    Pikë nga trofetë:
    358
    Shkaku i detajimit te mire qe ke bere nuk po e mbyll temen edhe pse je antar i ri dhe nuk e ke lexu rregulloren, mirpo temen po e bart tek kategoria Shitje, te lutem qe heres tjeter ta lexosh rregulloren/t dhe ti permbahesh asaj/atyre.
     
  13. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,302
    Pëlqimet:
    364
    Pikë nga trofetë:
    138
    Për këtë edhe unë jam kurioz, por desha të pyes gjithë antaret e itshqip nëse cmimi do ishte 5000€ çfarë do thoshim?
     
  14. Artsoni

    Artsoni Anëtar

    Postimet:
    1
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    1
    I nderum jam i interesum me ble komplet, te shkrujta ne pm,
    te pershendes
     
  15. Mr darki

    Mr darki Anëtar Aktiv

    Postimet:
    110
    Pëlqimet:
    40
    Pikë nga trofetë:
    28
    Mundesh te me dergosh nje statistik te ndonje muaji qe ju keni ber sic thoni 400euro me foto/screen?
     
  16. Berat Ossi

    Berat Ossi Anëtar Aktiv

    Postimet:
    369
    Pëlqimet:
    73
    Pikë nga trofetë:
    38
    cmimi me i lir qe mund t shitet nje biznes esht 1 ardhur vjetore dmth minimumi 12 muaj qe i bje diku 10.000 euro sepse ju fitoni diku € 800-1000.- muaj apo ?

    un po mundona maximum met besu ty por logjika po thot hmmmmm NCUK :D
     
  17. Seriale Shqip TV

    Seriale Shqip TV Anëtar

    Postimet:
    6
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    11
    Refriskim i të dhënave - me kalimin e kohes deri më tani faqja ka pësuar ndryshime të mëdha si trafiku i saj madhështor dhe dominimi komplet i SERP (Search Engines) si dhe ndaj konkurrencës njëkohësisht.

    Trafika (vizitorët) e reja:

    [Për 1 Muaj] e reja & momentale:

    Shfletime (Impresione): 2,553,824 (70% më shumë se rezultati i kaluar)
    Vizitorë të ri: 117,406 (60% më shumë se rezultati i kaluar)

    http://prntscr.com/ny480e

    Si dhe rekord shikueshmërie live:
    Rreth 1233 vizitorë duke shikuar >
    http://prntscr.com/ny4l8f

    Dominimi SERP & Konkurrencës:
    Faqja ka kapluar te gjitha keywordat më të rëndësishmet deri më tani duke e fundosur konkurrencën e saj 5 vjeqare:

    < Seriale Shqip > rankimi 1
    < Seriale me titra shqip > rankimi 1
    < Seriale Turke > rankimi 1
    < Seriale turke me titra shqip > rankimi 1

    si dhe mijëra të tjera...

    Kohë e limituar (Oferta e Qmimit):
    Oferta e qmimit momental është ende prezente deri me një kohë të caktuar, pastaj do të rritet gradualisht duke u barazuar me vlerën e faqes gjithsej, qmimi momentalisht është:

    €700
    Por ky qmim do të rritet radhës tjetër në:
    €1100
    ose edhe më shumë.

    Përgjigjet:


    Ju faleminderit Blerim, e vlerësoj mirësin tuaj jashtzakonisht dhe ju kerkoj ndjes për thyerjen e rregullores, nuk do ndodh edhe një herë.

    Fitimët që janë fituar janë bërë më së shumti përmes:

    MediaVenus - Statistikat Ditore: https://prnt.sc/ny4na5 - Fitimi Gjithsej: http://prntscr.com/ny4q3y - me e interesantja eshte se ka tendencë të kap më shumë CPM gje qe rezulton në më shumë $.
    PopADS - E kemi përdorur shumë pak shkaku i reklamimit të bezdisshëm edhe pse ditorë kemi mundur qe të përfitojm rreth $10
    Reklamimi Online & Lokal - E preferuara e jona shkaku i pagesës para kohe (duke mos pritur kohë të gjatë ndryshe prej ADNetworks të tjerë), ka pasur raste kur kemi shitur te gjitha reklamat (gjithsej $900 në muaj), ideal shkaku i Reklamave Shqiptare që përshtatet me uebin gjithashtu.

    Por ju mund të kërkoni edhe mënyra më të volitshme për të fituar ndoshta, si prsh me "Instant Article" ose me ndonjë AD Network tjetër që ju dini ose me akumulimin e reklamave lokale ose të asaj online si dhe të tjera.

    Ju shkruajta në PM, meqense kam qenë i zënë më herët dhe si shkak nuk kam mundur qe të përgjigjem.
     
  18. VerifiedUsers Overlay
    boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,372
    Pëlqimet:
    1,924
    Pikë nga trofetë:
    348
    Pershendetje!

    Nese te dhenat dhe statistikat jan ne rregull, dhe te sakta, jam konkurent serioz per ta blere kete faqe, me shkruaj ne PM, dua akses ne Google Analytics, te shikoj vet statistikat, me duhet akses vetem per Read/Analyze.

    Te tjerat gjera shikoj dhe i sistemoj vete, me shkruj nje PM.

    Mirmbetsh.
     
  19. Seriale Shqip TV

    Seriale Shqip TV Anëtar

    Postimet:
    6
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    11
    Një korrigjim pas një gabimi i të dhënave -

    Pasi që kam vënë re se kam gabuar në statistikat e trafikut, vendosa ti korrigjoj ato, ju kerkoj ndjes.

    Trafika (vizitorët) e reja [korrigjimi]:

    [Për 1 Muaj] e reja & momentale:

    Shfletime (Impresione): 1,979,984
    Vizitorë të ri: 90,549

    https://prnt.sc/nybyya


    Ju gjithashtu mund të kerkoni hyrje nese doni ti shikoni statistikat e muajve të tjerë bashkë me progresin permes "Google Analytics" si dhe në "Google Search Console".

    Pershendetje, statistikat kan ndryshuar meqense kam bërë një gabim dhe tani i postova më të rejat, nëse keni ende dëshir ti shikoni statistikat, thjesht shkruaj (dergoma mail-in tënd) në PM dhe un do t'jap aces ne "Google Analytics" si dhe gjithashtu mund të dërgoj edhe në "Search Console" ku ju mund ti shikoni statistikat e keyword-av se si kan luhatur pas rankimit në vend të parë në kohën e fundit.

    Me të mira.
     
  20. JetmirKs

    JetmirKs Anëtar Fillestar

    Postimet:
    68
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    18
    Ske gabu po aty i ke pas statistikat per muajin mars - prill , ndersa ne foton e re i ke statistikat per muajin maj - qershor ..
     

Shpërndaje faqen

Loading...