1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Rregullorja për Valutat Virtuale

Tema tek 'Valutat Tjera Virtuale' e hapur nga Blerim R., 28 Janar 2018.

  1. Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,256
    Pëlqimet:
    1,266
    Pikë nga trofetë:
    358
    Kjo rregullore është përpiluar me qëllim që të parandalojm çdo lloj të mundshëm të mashtrimeve (me apo pa dijenin e antarëve), është rregullorja më e thjeshtë nga të gjitha rregulloret e forumit, dhe përmban vetëm disa pika kyçe.

    1. Nëse është lansuar një monedhë e re në treg dhe ofron xx monedha për regjistrim/referal dhe ju vendosni që ta shpërndani atë monedhë me ne në forum, duhet pasur parasysh që të jepet një spjegim për të dhe jo vetëm ta postoni në forum linkun për regjistrim.
    2. Gjithmonë vendoseni linkun pa referal në fillim, pastaj mund ta vendosni linkun me referal të juajin.
    3. Rregulli për Shit/Blerje të monedhave është i njejtë si me atë të sektorit të Shitjeve (pra duhet pasur patjeter 50 postime dhe 15 pëlqime për të Shitur/Blerë ndonjë/disa monedhë/a të caktuar/a) (shitjet bëhen vetëm në sektorin Shitje, blerjet vetëm në sektorin Blerje dhe ndërrime).
    4. Asesi nuk bën të postohet një temë e njëjtë (shembull dy tema të njëjta nga dy antarë të ndryshëm për tu regjistruar përmes një refer link në një x website)

    Mos respektimi i kësaj rregulloreje mund të ndikoj në reputacionin tuaj në forum (heqjen e pikeve apo edhe përjashtimin nga forumi), tema që nuk është në përputhje me këtë rregullore do të fshihet mënjëherë, apo do të dërgohet në "Depo" pa paralajmërim.
    Rregullorja mund të pësoj ndryshime herë pas here, për këtë do te njoftoheni në këtë temë.

    Stafi i ITShqip asesi nuk mund të jetë garantus për asgjë, dhe nuk mund të jemi ndërmjetësues në shit/blerjet e monedhave virtuale.
    Sugjerim: Shit/Blerjet e monedhave preferohen që të bëhen në vende të sigurta (website) apo edhe përmes takimeve mes personave.
     
    wolf_mc12, VaaL, Taboo dhe 13 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  2. Gameover888

    Gameover888 Anëtar

    Postimet:
    24
    Pëlqimet:
    2
    Pikë nga trofetë:
    3
    Shum ide e mir se na kan lodh me ICO qe si po dalin po bajn dump po terhjeken investitort po i marrin fitimet e tjerve,
    Rendsi eshte qe qito qe jane ne top20 top30 te kemi me shum info dhe hulumtime mbi to se ne ico qe dalin e qe jepin tokena free
    askush nuk te jep token fal pa interes kshtu qe eshte mir te diskutojm per disa qe jane qe nje koh ne top30 ne market cap dhe te diskutojm kush qka don per to,
    Nje tem e kom postu para 2-3 ditve rreth 4 valutave qe jane ende lir dhe eshte mir qe te mledhemi te diskutojm rreth tyre

    Tron,Ada,Verge,Digibyte

    Keshtu qe edhe ti blerim si moderator nese ki ndonje info prej ndonjeres prej tyre tu kisha lut qe te na shpjegosh
    P.s kish qen mir me lan edhe qat postim ne krye faqes shkaku qe ma merr menja qe njana prej tyre ka me kan on the moon deri ne fund te 2018.

    FLM
     
  3. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,451
    Pëlqimet:
    1,081
    Pikë nga trofetë:
    358
    @Gameover888 ekziston nje teme “flasim per cmimet e kryptomonedhave”. Aty mund te diskutojme per cdo monedhe.
     

Shpërndaje faqen

Loading...