1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Shes Rregullorja për Shitje/Blerje

Tema tek 'Shitje' e hapur nga Blerim R., 19 Gusht 2015.

Statusi i temës:
Temë e mbyllur. Nuk mund të postoni.
  1. VerifiedUsers Overlay
    Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,256
    Pëlqimet:
    1,266
    Pikë nga trofetë:
    358
    Përshëndetje, duke parë shumë pa rregullsi në sektorin e Shitjeve, në pajtim me stafin vendosa ta krijoj këtë rregullore.

    Rregullat vlejnë vetëm për këtë sektor dhe lusim antarët që t'i përmbahen përndryshe tema do të fshihet brenda 24 orëve.

    01. Duhet patjetër të vendoset prefixi "Shes", "Blej" ose "Ndërroj"
    02. Titulli duhet të jetë i kjartë dhe jo shumë i gjatë (shembull: Blej Ram Memorie ose Shes Ram Memorie)
    03. Në rast se jeni duke shitur ndonjë produkt fizik atëherë ju duhet të vendosni së paku një foto të atij produkti.
    04. Ju duhet të jepni sa më shumë informata rreth atij produkti.
    05. Nuk duhet të hapni më shumë se një temë për të njëjtin produkt.
    06. Nëse jeni duke shitur një fanpage ju duhet të vendosni linkun e saj
    07. T'i paraqitni statistikat e faqes
    08. Duhet të caktohet një çmimë ose të vendoset në fund "me marrëveshje"
    09. Nëse shitësi vendos nje çmimë, ju nuk duhet të komentoni duke thënë "Shtrenjtë" ose komente të ngjajshme, antarët që bëjnë komente të tilla do të marrin vërejte.
    10. Nëse jeni duke shitur domain/host duhet të tregohet se kur skadon afati i tij, si dhe ku është blerë [shtuar me daten 17.01.2016]
    11.
    Ndalohet me vendos shpallje në këtë forum në emer të ndonjë personi tjeter. Gjithçka që postohet duhet të jetë në emrin tënd. (Shtuar me: 04.02.2016)
    12. Kriteret për të postuar tek nën-forumi TREGU, është minimumi 50 postime, dhe 15 pëlqime(Likes) (Në raste të veçanta nëse stafi vlerëson që nuk ka mundësi për manipulime, atëhere i zhvendos temat në këtë sektor edhe nëse antari nuk i ka plotësuar kushtet), (Shtuar me: 06.02.2016, ndryshuar me: 08.02.2017)
    13. Ndalohet Shit/Blerja e llogarive (accounts) të Google AdSense-ve! (Shtuar me: 08.03.2016)
    14. Ndalohen rreptësisht postimet "pa kuptim" apo postimet "spam" të cilat bëhen me qëllim që të arrihet kriteri i lartë shënuar ( 12 ).
    15. Temat që janë bërë jashtë (apo brenda) kësaj kategorie e që nuk i arrijn kriteret e kërkuara fshihen (apo dërgohen në "Depo") pa paralajmërim (shembull nuk plotësohet kriteri për 50 postime dhe 15 pëlqime etj). (Shtuar me: 30.11.2018)
    16. Nëse një antar krijon një temë e që dëshiron të shes diçka, dhe antarët e tjerë komentojn në atë temë me qëllim që të shesin produktet/shërbimet e veta, ato komente fshihen pa paralajmërim (gjithashtu ata antarë mund edhe të marrin vërejte ose të përjashtohen nga forumi) (Shtuar me: 30.11.2018)


    Nëse keni problem gjatë krijimit të temave dhe i plotsoni kushtet e lartëpërmendura, atëherë kontaktoni administratorin(@boom3rang ) dhe ai do ta rregullojë këtë problem.

    VËREJTE: Stafi i ITShqip asesi nuk garanton për asgjë që mund të shitet, blihet apo ndërrohet.

    Rregullorja mund të pësojë ndryshime (të shtohet/hiqet ndonjë rregullë), prandaj lusim antarët që çdo herë para se të krijoni temë të re në këtë sektorë ta lexojn rregulloren.

    Sygjerimet shtesë janë të mirë se ardhura.

    ITShqip.com
     
    Last edited: 30 Nëntor 2018
    bekim98, miraxh, Sytrim Berisha dhe 6 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  2. VerifiedUsers Overlay
    Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,256
    Pëlqimet:
    1,266
    Pikë nga trofetë:
    358
    Rregullorja perditesohet!

    13. Ndalohet Shit/Blerja e llogarive (accounts) te Google AdSense-ve! (Shtuar me: 08.03.2016)
     
    Sytrim Berisha dhe Kujtim11 pëlqejnë postimin.
  3. VerifiedUsers Overlay
    Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,256
    Pëlqimet:
    1,266
    Pikë nga trofetë:
    358
    Rregulla numer 12 ka pesuar ndryshim (Ndryshuar me: 08.02.2017)
     
    Sytrim Berisha pëlqen postimin.
  4. VerifiedUsers Overlay
    Pleurat

    Pleurat Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    2,330
    Pëlqimet:
    583
    Pikë nga trofetë:
    343
    Shtohet rregulli 14 :

    • Ndalohen rreptësisht postimet "pa kuptim" apo postimet "spam" të cilat bëhen me qëllim që të arrihet kriteri i lartë shënuar ( 12 ).
     
    Sytrim Berisha pëlqen postimin.
  5. VerifiedUsers Overlay
    Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,256
    Pëlqimet:
    1,266
    Pikë nga trofetë:
    358
    Pasi që çdo kush po poston në çdo kategori dhe që ka për qëllim shitjen/blerjen e produkteve/shërbimeve etj më është dashur që ta përditsoj rregulloren dhe të shtoj dy rregulla të reja.

    15. Temat që janë bërë jashtë (apo brenda) kësaj kategorie e që nuk i arrijn kriteret e kërkuara fshihen (apo dërgohen në "Depo") pa paralajmërim (shembull nuk plotësohet kriteri për 50 postime dhe 15 pëlqime etj). (Shtuar me: 30.11.2018)

    16. Nëse një antar krijon një temë e që dëshiron të shes diçka, dhe antarët e tjerë komentojn në atë temë me qëllim që të shesin produktet/shërbimet e veta, ato komente fshihen pa paralajmërim (gjithashtu ata antarë mund edhe të marrin vërejte ose të përjashtohen nga forumi) (Shtuar me: 30.11.2018)
     
    Sytrim Berisha, p3n7357, Poshnjari dhe 2 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
Statusi i temës:
Temë e mbyllur. Nuk mund të postoni.

Shpërndaje faqen

Loading...