1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Pse nuk mund ta kuptoj matematiken kurrsesi?

Tema tek 'Biseda të Lira' e hapur nga Artani12, 8 Maj 2015.

  1. Artani12

    Artani12 Anëtar

    Postimet:
    20
    Pëlqimet:
    1
    Pikë nga trofetë:
    13
    Njerez kam ra ne depresion te madh sepse nuk mund te mesoj matematik asesi vetem senet ma te thjeshta aritmetike i di si shumezim,pjestim,mbledhje,zbrtitje etj po mundohna me mesu prej internetit por disa gjera si kutpoj asesi, qka me habit eshte se ne te gjitha lendet tjera jam i shkelqyeshem marr vesh shum sa i perket teknologjis madje edhe ne programim, nuk jam i dobet por ska provu shum, keshtu te gjithe me thojn je i zgjut po sdi qa o puna a keni ndonje ide?
     
  2. phoenix

    phoenix Anëtar Legjendë

    Postimet:
    2,549
    Pëlqimet:
    636
    Pikë nga trofetë:
    243
    Po ti vet tu i thon vetit qe spo mun me msu matematiken per qata sje tu mujt me msu , Sosht puna qe sta rrok se gjithkush mundet me msu matematiken amo ti smun me msu perniher qyh po mendon ti , po thjesht nisja kadale prej fillim me msu matematiken se nmatematik gjithqka lidhet , dmth pa e dit 1 sen shum thjesht nmatematik smun me bo detyra tjera . Gjithqka njeri arrin veq vullnet duhet me pas edhe me besu nqato qe e bon .
     
  3. Zyklon

    Zyklon Bitcoiner

    Postimet:
    3,500
    Pëlqimet:
    344
    Pikë nga trofetë:
    253
    Me se mirti eshte qe nese e ke ndonje shoke qe ka njohuri te mira ne matematik ftoje ne shpi edhe mso, mos I mso senet permendsh aty ku nuk e kupton nuk e kalon ate hape po kthehesh deri sa e kupton, matematike permendsh nuk mesohet, po kuptohen ngadale edhe fillon prej fillimit dhe detyrave te thjeshta dhe duhet perseritje shume edhe ushtrime.

    Kur lodhesh merr pak pauze edhe vazhdon prape e bon nje orar ti vete edhe e respekton ate orar.

    Mundesh me ndjek naj kurs, po profesori qe te mban kursin duhet me dite me u marre me ty se me qene asi profi qe çdo 10minuta e kshyre oren veq humb kohe me to edhe nuk mson kurgjo.

    Me msu mundesh nese: je I vendost edhe angazhohesh dhe meson dhe uahtron shume zgjate ky proces, dhe ke nje shoke apo prof qe maon bashke me to, sepse vetë eshte problem.Suksese
     
  4. Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,256
    Pëlqimet:
    1,266
    Pikë nga trofetë:
    358
    Disa persona nuk e kan aftesin me mesu matematiken (Pa keqkuptime)
    Mos u ndij keq se ma plot drejtime ku nuk perdoret matematika.
     
  5. BaDBoY-ALbania

    BaDBoY-ALbania Anëtar Aktiv

    Postimet:
    280
    Pëlqimet:
    19
    Pikë nga trofetë:
    18
    Ne matematike kryesorja eshte llogjika.

    Neqoftese i merr gjerat nga baza dhe vazhdon hap pas hapi eshte e sigurte qe nuk kan qysh te duken te veshtira.
     
  6. Shkodrani

    Shkodrani Anëtar Aktiv

    Postimet:
    315
    Pëlqimet:
    75
    Pikë nga trofetë:
    28
    Pershendetje,

    Nese veq din shumezim/pjesetim etc qe i permende, nuk ish dashte me pase probleme per me i mesu gjerat tjera, por ti me shume ja paske bo vetit dmth paske humb vetebesimin se mund te mesosh matematike dhe per kete arsye ki probleme ( ky eshte problem psiqik ), nese vazhdon keshtu atehere te sugjeroj qe se pari te shkosh tek nje "Psikolog" per tu kontrolluar, ne menyre qe te fitosh vetebesimin dhe te largosh kete bindje te keqe qe ke krijuar. Gjithashtu po te sugjeroj qe matematike te mesosh nga www.khanacademy.org, i ke te gjitha prej me elementareve ( 1+1=2 ), e deri me te komplikuarat psh Integrale te dyfishta/trefishta. Nese ke vullnet/deshire atehere asgje nuk mundet me te ndale, ndjeki videot ne khanacademy me kujdes/vemendje, ushtroj dhe sdo te kesh probleme.
     
    phoenix pëlqen postimin.
  7. phoenix

    phoenix Anëtar Legjendë

    Postimet:
    2,549
    Pëlqimet:
    636
    Pikë nga trofetë:
    243
    Veq budalla qe smun me msu matematiken , gjeni normal smun me kon gjithkush qe me dit perfekt , amo pergjithsi matematiken e mson qaj qe e ka qellim me msu e jo veq hajt me lexu libren e ment tjeter kun
     
  8. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,423
    Pikë nga trofetë:
    343
    Pershendetje,

    Fillishmisht e pash nje postim nga Blerimi, dhe nuk pajtohem me te. Ata qe deshirojn me e mesu matematiken e mesojn. Por duhet me e shtjellu se cka nenkupton 'MESIMI'. Eshte e njejta sikurse ata qe e studjojn gjuhen shqipe. Ne te gjithe dijm me fol, ne te gjithe dijm me shkru, me lexu. I dijm kohet, vetat, njejs/shumes. Dijm shume gjera per gramatike, etj.. Por nuk dmth qe e studjojm Gjuhen Shqipe. Tjere jane ata qe e studjojn edhe shkojn hala me thelle ne analizimin e tyre etj.. mos te hyj ne detaje. Andaj duhet me e sqarue se cka nenkupton termi "MESIM ose ME E MESU".

    Cdo njeri mundet me mesu matematik, deri ne ate mase qe psh: Ne shkollen Fillore dhe te Mesme mundet me e marr cdo here noten 4 (qe per mua eshte Note reale, shume e mire. Edhe pse pak problem eshte me e vlersu dikon veq me 5 pika, ish dasht me kon notat deri ne 10min. sepse dikush mundet me qen ne mes te 3 dhe 4. Note nuk ka 3.5 keshtu qe shumica ja falin 4, dhe nuk duhet me ja fal),
    Gjithashtu ne fakultet psh: Ekonomi mundet me e marr 8-9she pa problem, shkenca kompjuterike mundet me e marr 8-9she pa problem, per kete jame 100% i sigurt, vetem duhet me e marr punen me seriozitet.

    Kjo eshte thenja ime ne matematik, edhe jam plotesisht i sigurt, nese dikush deshiron te mesoj dhe nese une jam ligjeruesi dhe ai me bindet 100% cka do qe i them, pa dyshim qe do ti arrij ato nota qe i permenda edhe me te mira.
    MATEMATIKA MESOHET DUKE USHTRU.

    Nese i permbahesh ti ose kushdo qoft ketij rregulli me lart at'her, do te behet Truni,Syri,Dora NJË (1) Sa here qe ta sheh psh nje Ekuacion, hala pa fillu me e zgjedh ti veq e ki rrugen se si zgjidhet ne mendje, veq i din hapat deri ndoshta 4-5tin hap se cka duhet me perdore (mbledhje/zbritje/pjestim/shumezim/thjeshtim/faktorizim etj...) Por kjo arrihet nese ushtron min 2h Matematike cdo dite. E merr nje liber prej gjerave elementare edhe fillon me i zgjidh. Jo tu i marr ka 3-4 detyra por e zgjedh te gjithe librin nga 1 deri x. Thjesht ne momentin qe e sheh nje detyre, mundesh me e zgjedh sikurse mjeket qe e lexojn rengenin (ne shohim vetem vija te bardha/zeza, ndersa ata shohim hala me thelle, e shohim ndryshimin qe ka ndodh ne muskuj/kocka etj..)

    Nje histori e imja: Ne shkolle fillore menxi e arrijsha noten 3 rrall here 4 ne matematike dhe besoj qe problemi ka qene (1. Angazhimi im, thjesht sja kam dite rendesine. 2. Arsimtarja). Ne momentin qe dola ne klasen e 9-te (kam qene gjenerata e pare, edhe kemi kalu ne shkolle tjeter) at'her mu nderrua Arsimtarja (por nuk ja lo fajin veq arsimtares se edhe vet thjesht sjam kan i interesum aq shume) at'her kam ushtru ka 4ore matematik min. 5here ne javt. E merrsha nje liber fillojsha me zgjedh edhe e perfundojsha, pastaj e merrsha tjetren, dhe ne gjysmevjetorin e 2-te ne fillim 2javt e para arsimtarja me ka thene qe 5 e ki te mbyllun, vetem se skam drejt me e vendos ne ditar. Por nuk e kom lan me thon hajt mos t'hupi kohe. Por e kam rrite kohen e ushtrimeve. Sa qe kur e perfundova shkollen fillore kam qene ne kulminacionin e matematikes deri ne klasen 9-10 ndoshta edhe 11 (ne shume kapituj). Pastaj kur shkova ne shkolle te mesme, arsimtare e kam pas Ajshe Zogjani (ne Sami Frasher), ata qe e kane profesoresh e njohin (5 mundesh me marr veq nese nime DIN). Tek ajo cdo here kam arrit piket maksimale dhe kam arrit ne ate pike, ku ne klasen e 11-te kam pas me kalu ne fakultet te matematikes me e kalu klasen 12-13 (mi kalu dy vite) por ne momentin e fundit refuzova sepse thojsha matematik, skom cka bohna pos arsimtar edhe ne ate koh kam fillu me u marr me kompjutera me shume me lexu, edhe e lash vazhdova shkollen e mesme.

    Gjithe kete spjegim nuk e shkrujta qe du me thon qe une kush jom ose cka di, por thjesht me tkallxu qe edhe nese sdin hiq ose din shume pak, me angazhim mundesh me arrit kulmin.

    Matematika nuk eshte mbledhje/zbritja, por eshte ushqim i mendjes, eshte nje fushe me te cilen jeton cdo dite, me te cilen bene kalkulime cdo dite pa pasur dijeni qe je tu perdor matematik. Andaj mos e shihni matematiken sikur landet tjera.

    Angazhohu te ndonje profesor, mbaje ndonje kurs shtese edhe fillo me ushtru. Nese ushtron 2h matematik cdo dite dhe 1ore lande tjera at'her do arrish suksesin qe deshiron.

    MATEMATIKA TA RRIT LOGJIKEN E TE MENDUARIT.

    Ndoshta e bona pak referat, por thjesht me te tregu qe mundesh me arrit diqka, veq nese don. Mos thuj sdi, por mundohu edhe do arrish qellimin.

    Kalo mire.
    Suksese
     
    albert1, ArditS, Artani12 dhe 1 anëtarë tjetër pëlqejnë postimin.
  9. Artani12

    Artani12 Anëtar

    Postimet:
    20
    Pëlqimet:
    1
    Pikë nga trofetë:
    13
    Faleminderit te gjithve per keto, ndikuat shume pozitivisht tek une do te vazhdoj ti percjell hapat qe me sugjeruat.Kohen kur e shkruajta kete pyetje dje ka qene nuk mundesha me asesi me kuptu ni pjes te matematike edhe me ju then te drejten u frustrova shume e humba shpresen.Ndoshta problemi im eshte ky vetbesimi do te mundohem ta mesoj do te filloj nga gjerat me bazike do te mundohem mi bo uje pastaj do te vazhdoj me tjerat.FLM shume te gjitheve
     
  10. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,423
    Pikë nga trofetë:
    343
    Trego cila pjese, eshte ajo qe nuk pate mundesi ta kuptosh, dasht Zoti do te japim pergjigjje.
     
  11. coycol

    coycol Anëtar Aktiv

    Postimet:
    384
    Pëlqimet:
    35
    Pikë nga trofetë:
    28
    NUK E KUPTON MATEMATIKEN SE NUK MESON SA DUHET... Nuk ka njeri qe nuk ka aftesi me msu matematike, por dikush e mson me shpejt dikush me ngadal... provo shko ne nje kurs privat 20 Dit... edhe mso cdo dit sikur t ishte dita fundit, dhe eja na thuaj pastaj prap qe nuk e di matematiken.
     
  12. dr_iton

    dr_iton MSc. Inxhinier i Softuerit Staff Member IT Staff

    Postimet:
    1,351
    Pëlqimet:
    376
    Pikë nga trofetë:
    228
    Nëse nuk është e tepërt unë po e postoj një fotografi dhe nga kjo del përgjigja ime.

    elephant story.png

    Përshëndetje.
     
    Emirmax, albert1, phoenix dhe 2 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  13. shkelqim12

    shkelqim12 Anëtar Fillestar

    Postimet:
    99
    Pëlqimet:
    27
    Pikë nga trofetë:
    28
    Matematika shkurt e shqip e don me e nxeh karrigen fort edhe mesohet pa problem veq duhet mos me te lan asgje me te ike sepse matematika eshte sikurse zingjir nuk duhet asnje hallk me te humb.Edhe me sa po shoh qe e ke shenu vet ti qenke i shkelqyshem ne lendet tjera po e kuptojshe teknologjine edhe per ta kuptu teknologjin koxha i logjikshem duhet me qene keshtu qe ty te duhet vetem me punu shum ma shum siq than anetart me lart ndiqi keshillat e tyre edhe do te arrish aty ku deshiron.KLM
     

Shpërndaje faqen

Loading...