1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Provimet e reja te Microsoft

Tema tek 'IT Kualifikime' e hapur nga Fannol Gashi, 12 Tetor 2013.

  1. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,185
    Pëlqimet:
    1,316
    Pikë nga trofetë:
    343
    [​IMG]

    Kur Microsoft tregoj se do te kthehet ne programin e vjeter te MCSE, shume IT Administrator e kane pritur shume mire kete informate pasi qe formati i qertifikimeve te reja MCITP i ka penguar shume IT Admina qe te vazhdojn me qertifikime. Ky lloj certifikimi (MCSE)ka qene aktiv rreth dy dekadat e fundit, por MCSE e re premton disa ndryshime ne kohen dhe arritjen e saj, sidoqoft prap do te mbetet ky titull: MCSE.

    MCSE e re do te njihet me emrin Microsoft Certified Solutions Expert qe eshte ndryshe nga ajo e mehershme Microsoft Certified System Engineer. Qellimi kryesor qe eshte ndryshuar emri eshte: sepse fjala Engineer ne shume vende te ndryshme te botes ka kuptime te ndryshme, andaj Microsoft huazuan emrin qe eshte perdorur qysh moti nga CISCO qe eshte Associate dhe Expert.

    MCSE origjinale eshte njohur globalisht si titulli me i larte qe ka mundur te arrihet ne fushen e Microsoft-it, por e njejta gje do te vleje edhe ne titullin e ri (jo per te gjitha fushat)

    MCSE origjinale ka qene e krijuar nga 7 provime, me mundesine e specializimit me nje provim te zgjedhur si psh: Security apo Messaging. Ndersa MCSE e re eshte ndryshe pasi qe me disa provime nuk perfshihet cdo gje, nga klienti deri te serveri, por eshte e fokusuar ne disa fusha te caktuara psh veq Server ose veq Klient.

    MCSE per Server 2012 eshte e perbere nga 5 provime:

    71-410 - Installing and Configuring Windows Server 2012
    71-411 - Administering Windows Server 2012
    71-412 - Configuring Advanced Windows Server 2012 Services (Ketu arrihet MCSA)

    71-413 - Designing and Implementing a Server Infrastructure
    71-414 - Implementing an Advanced Server Infrastructure (Ketu arrihet MCSE)

    Nga kjo po shihet qe nuk ka provime per klienta (Windows7/8) pasi qe fusha e klientave e ka MCSE te veqant e cila mirret me Installing/Configuring/Deploying Client OS.

    Dhe kohezgjatja e ketij certifikime do te zgjat tri (3) vite, dhe pas 3 vitesh do te duhet te hyni prap ne certifikim qe ta mbani ate titull. Sepse koheve te fundit teknologjia po ndryshon shume shpejt, edhe per ate nese e ki titullin EXPERT at'her do te jesh per cdo teknologji qe del.

    Ketu mund te merrni me shume informata, ne lidhje me fushat qe ofrohen nga Microsofti per certifikim, gjithashtu provimet qe perfshihen: http://www.microsoft.com/learning/en-us/mcse-certification.aspx
     
  2. erenik

    erenik Anëtar

    Postimet:
    9
    Pëlqimet:
    2
    Pikë nga trofetë:
    3
    Nice Post
     

Shpërndaje faqen

Loading...