1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Prezantohu si programues :)

Tema tek 'Programim' e hapur nga tupac.al, 14 Prill 2020.

  1. tupac.al

    tupac.al Anëtar Aktiv

    Postimet:
    283
    Pëlqimet:
    261
    Pikë nga trofetë:
    73
    Qellimi i ksaj teme eshte te bejme secili nje mini-prezantim. Mbase na nevojiten bashkpunime ne nje te ardhme e duke pare kete teme mund te drejtohemi tek personat e duhur pa pasur nevoje te pyesim apo te presim. Le ta perdorim dhe si nje forme CV apo dicka Sociale ku te dallohen njerezit e duhur dhe adapt per kete kategori.

    PERSONAT E PA SINQERT TE QENDROJNE LARG KSAJ TEME.
    Moderatoret jane te lutur te veprone me reply-ban per cilindo qe komenton jasht ksaj teme dhe mundohet me e kthy ne debat/bisede.

    Po e nis me veten dhe mund ta perdorni dhe per shembull se si te prezantoheni.

    1) HTML / CSS
    Fillimi per cdo te apasjonuar pas programimit. Kurrsesi nuk mund te mos e permend.
    Aftesia ime ne kte dy gjuhe eshte pothujse 90%. Thashe 90% duke qene qe merremi me shum gjera dhe shum te tjera nuk i perdorim jane disa elemente qe i harrojme.
    - Me pelqen shum ta nis direkt ne bootstrap 4 ose ne ndonje framework gati pasi me duket e lodhshme shum nga 0.

    2) Javascript/jQuery
    Ne te shumten e rasteve e perdor per JSON-api apo ajax ne backend. Aftesia ne kte gjuhe eshte 85%.

    2.1) NodeJS

    Nuk eshte se kam krijuar ndonje aplikacion te mirfillte por me shum e perdor per scrapper. E thjeshte & shpejte dhe super e sigurte.
    2.2) VueJS
    Ne kete gjuhe programimi kam nje projekt ne gjysem dhe qe do e publikoj se shpejti. Me pelqen pjesa kur kombinohet me webpack qe te mundeson eksportimin e projektit ne nje menyre qe askush nuk mund te ta vjedhi eshte pse eshte thjehte front-end.

    3) PHP
    Nga kjo gjuhe programuese fitova aftesi te mesoj dhe te tjerat me poshte. Pra kjo eshte gjuha e programimit ku une ndihem mire dhe e perdor ne shum projekte. Nese dua te nis nje projekt gjithmone e mendoj si gjene e pare.
    E thjeshte, e shpejte (jo per fillestart), e sigurte, e pershtatshme per cdogje ne web.

    4) Java
    Gjuhe programimi e pa eksloruar mire duke qene se nuk kam marre iniciative te krijoj dicka.

    5) Android
    Android bazohet ne java por e nxorra ne vete sepse punoj ne android studio dhe ka fillime e mbarime pak me ndryshe se Java. Jam i afte deri ne 80%. (20% eshte i pa eksploruar jo se nuk di).

    6) IonFramework / Cordova (hybrid apps)
    Ketu jam mesatarisht i afte te programoj. Por duke qene qe jam i adaptuar ne Android Native nuk me terheq shum.

    7) TCL-TK
    Kete gjuhe e kam perdor vetem per IRC dhe nuk jam shum i afte te ndertoj aplikacione te mirfillta. Thjeshte copeza funksionesh dhe ato me sforco.

    - Duke qene se jam super i lodhur mund te kem harru ndonje qe do e shtoj me poshte.

    React Native/Python/Ruby/C++/C#/.NET Aspx jane gjuhe programimi qe un se kam marr iniciativen te filloj. Por jo se nuk me pelqejne. Mbase do gje ndonje projekt qe te me zgjeroje me shum ate interesin tim per tu marre dhe mesuar me shum ne to.



    Lus Stafin ta mirembajne kete teme sepse per njerezit qe programojne vje nje moment qe duan ndihme apo te krijojne shoqeri mes njerezve qe jan ne nje fushe per te shkembyer njohuri qofte dhe ne menyre private.
     
    boom3rang, Alkeo, Universal dhe 6 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  2. shqipbook

    shqipbook Anëtar i Njohur

    Postimet:
    531
    Pëlqimet:
    97
    Pikë nga trofetë:
    58
    Pershendetje,
    Kto jane aftesite e mia ne gjuhe programuese dhe skriptuese
    HTML /CSS / BOOTSTRAP
    Kam aftesi te mira ne keto gjuhe diku 80% me pelqen te perdor bootstrap, dhe shpresoj qe do e prefektizoj si gjuhe(HTML) edhe me mire.

    PHP
    Eshte nje nder gjuhet skriptuese qe me pelqen me se shumti dhe ketu kam aftesi te mira diku 70% ndoshta dhe me shume.

    Javascript
    Me Javascript nuk jam dhe aq i mire diku 40% mund te them dhe pse skam mesuar shum per kete gjuhe skriptuese.
    C#
    Eshte gjuha e pare programuese qe e kam mesuar dhe e vetmja deri me tani, dhe ketu kam aftesi mendoj 80% por ende ka gjera qe duhet mesuar.

    Nuk kam pervoje pune ende pasi jam me studime dhe shpresoje qe do mesoj me shum gjuhe dhe do i perfektizoj te tjerat :)
     
    boom3rang, Universal, ﴾.﴿ dhe 3 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  3. Taboo

    Taboo Anëtar Aktiv

    Postimet:
    388
    Pëlqimet:
    108
    Pikë nga trofetë:
    43
    Pershendetje,

    Aftesite e mia ne programim Full-Stack (3,5 vite) jane:

    Teknologjia / Teknologjite (Rating nga 1 deri ne 5 si e vleresoj veten)
    C# / .Net Core (5/5)
    C# (.Net Core) eshte gjuha qe kan filluar te punoj profesionalisht e qe punoj edhe sot vazhdimisht me te. Me shume punoj me API po perpos asaj, gjithashtu kan eksperience edhe me MVC dhe Razor Pages. Gjithashtu sa i perket .Net Core, kam eksperience edhe me EntityFramework, pasi e kam perdor ne cdo projekt si dhe SignalR qe e kam perdor ne 1-2 projekte.

    ReactJs / with Typescript (4/5)
    ReactJs e perdori kohes se fundit shume, e sidomos kur kam mundesi me zgjedh front-end framework pasi qe e preferoj me shume ne krahasim me frameworks tjere. 4/5 Pasi nuk kam pase shume kohe me implementu ReactHooks features ne projekte reale.

    Angular (4/5)
    Angular nuk eshte qe e perdori shume dhe qe kam punu shum projekte me te (1-2 projekte), po per momentin klienti qe punoj e ka Angular ne stack te tij, dhe me ka ra kogja shum mu marr me to, edhe e futa te lista e skills.

    HTML / CSS / Bootstrap (4/5)
    Pasi qe punoj si Full-Stack (qe kur kam filuar), me ka ra mu marre kogja shume me HTML, CSS e Bootstrap e kam implementu ndoshta ne te gjitha projektet ku te pakten e kam perdor Grid prej tyre, pasi qe eshte i thjeshte per tu perdor dhe shum i pershtatshem. 4/5 shkaku i CSS :D

    Javascript / jQuery / Ajax (5/5)
    Ne projektet ku nuk kam perdor ReactJs ose Angular, e kam perdor jQuery edhe jam nda shum i kenaqur me te. Gjithashtu Ajax e kam perdor per requests.

    Teknologji tjera qe jom ma begineer ne to dhe qe me vyn me shum kohe kur i implementoj (shkaku qe nuk kam shume eksperience ne to) jane:

    Xamarin (2/5)
    Xamarin kam filluar ta mesoj kohes se fundit per te zhvilluar mobile aplikacione dhe kam filluar te punoj ne projekt real, por nuk eshte se kam shume eksperience.

    ExpressJs / NodeJs (2/5)
    ExpressJs, e kam perdor vetem ne nje API deri tash edhe me ka pelqy shum, por arsya pse nuk kam punu me shume ne te, eshte shkaku qe requirements e projekteve qe jom kon pjese e saj nuk kane pase NodeJs si option, ose nese e ka pas si option e kam zgjedh .Net Core shkaku i deadline (pasi me kish vy ma shume kohe me implementu ne NodeJs shkaku eksperiences) apo ndonje arsye tjeter.

    Azure / AWS / Docker (1/5)
    Me Cloud technologies nuk eshte se kam shume eksperience por jame duke mesuar duke i implementu ose perdor. Qa kam perdor deri sot dhe disa prej tyre i perdori vazhdimisht kohes fundit jane:

    Azure: Azure DevOps (Boards, Repos, Pipelines, etc), AppCenter, Virtual Machines, Azure Functions.
    AWS: EC2, Lambda, API Gateway, Route 53, S3

    1/5 shkaku qe 95% te services ne Azure dhe AWS nuk me ka ra me i perdor ende.
     
    Last edited: 15 Prill 2020
    boom3rang, Aureli AK, Universal dhe 2 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  4. DardanDaci

    DardanDaci Anëtar i Njohur

    Postimet:
    941
    Pëlqimet:
    650
    Pikë nga trofetë:
    173
    Edhe pse nuk jan permendur ne teme fare ndoshta ska ndonje problem
    1. Ruby , e perdor per web aplikacione dhe web servera.
    2. Python , kam pasur nje projekt me heret qe kemi ndertuar nje blockchain ne grup.
    3. Perl , me pelqen te eskploroj shum ne perl dhe ne ardhmen e afert ndoshta do krijojm nje search engine me disa shok ne perl.
     
    Aureli AK pëlqen postimin.
  5. tupac.al

    tupac.al Anëtar Aktiv

    Postimet:
    283
    Pëlqimet:
    261
    Pikë nga trofetë:
    73
    shqipbook dhe Mr.Gh0$T pëlqejnë postimin.
  6. IZO

    IZO Anëtar

    Postimet:
    16
    Pëlqimet:
    3
    Pikë nga trofetë:
    3
    HTML/CSS. 90%. - Se marr mundimin per projekte pasi shum acaruese dhe paguhet pak

    ReactJs - I lehte dhe i kuptueshem te kryn pun nese ke njohuri ne Javascript

    Php - Kryesisht Merrem me Laravel (BackEnd API) por edhe procedurial per projekte te thjeshta dhe te vogla

    ExpressJs - per BackEnd (API)

    Android/IOS - ReactNative gjen zgjidhje per shume gjera

    ÉlectronJs per Desktop Apps
     
  7. beharluu

    beharluu Anëtar i Njohur

    Postimet:
    647
    Pëlqimet:
    192
    Pikë nga trofetë:
    88
    Nodejs ~> backend
    Angular ~> front end
     

Shpërndaje faqen

Loading...