1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Perzgjedhje të gjuhës programuese për fillestar(Informata të dobishme)

Tema tek 'Programim' e hapur nga boom3rang, 26 Shkurt 2017.

?

A keni njohuri per ndonje gjuhe programuese?

  1. PO

  2. JO

Rezultatet mund ti shikoni pasi te votoni
  1. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,075
    Pëlqimet:
    1,563
    Pikë nga trofetë:
    348
    [​IMG]
    Pershëndetje!

    Shum shpesh anëtar të ndryshëm të ketij forumi(forum.itshqip.com), me kan pyetur një pyetje shum të thjeshtë, për të cilën asnjëhere nuk kam patur një pergjigje të shkurt dhe direkte.
    Prandaj vendosa që të shkruaj një artikull për disa nga gjuhët programuese më të perdorura, dhe për fillestarët në programim të cilët akoma nuk kan vendosur dhe nuk dijn çfar të përzgjedhin në këtë drejtim.

    Gjithmon pyetja qe më është parashtruar ka qen e drejtpërdrejt.

    Cilën gjuhë programuese duhet ta mësoj?
    Pergjigja ime fillestare do ishte në fakt kundër-pyetje, çfar sakt deshiron me arrit me programim, dhe çfar deshiron me punu?

    Nga ajo që kam lexuar, dhe shfletuar do ti kisha renditur 3 gjuhë programuese në këtë mënyrë.

    • Gjuha programuese më e leht për ta mësuar: Python
    • Gjuha programuese më e fuqishme: C++
    • Sipas parashikimeve gjuha programuese që do të përdoret më së shumti edhe në 10 vitet e ardhshme: JAVA

    Vendosni një qellim kryesor në këtë drejtim.
    • Për krijimin e faqeve statike: HTML + CSS
    • Për krijimin e faqeve interaktive: Javascript
    • Për punë me informacione dhe baz me të dhëna: PHP, PYTHON, RUBY
    • Për krijimin e aplikacioneve mobile: Objective C(iOS), JAVA dhe C++(Android)

    Nese perseri nuk keni ide çfar te filloni atëherë sugjerimi im personal për ju do te ishte të filloni të mesoni HTML + CSS ne kombinim me PHP + SQL

    Pse PHP + SQL?
    Sepse jan falas(nuk keni nevoje te paguani ekstra programe). Gjat mesimit ju rekomandoj te perdorni Wordpress, cms-jen me te njohur ne bote, ai duhet t'ju sherbej si platforme per trening dhe per njohurit qe i perfitoni.

    Cilen do gjuhe programuese ta perzgjedhni ju premton nje karier te mire dhe padyshim qe te gjitha jan mire te paguara.

    Me posht do ti cek disa gjuhe programuese qe i perzgjedha dhe ju sugjeroj per ti mesuar me nje pershkrim te vogel.

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    PHP
    I thjesht, i fuqishem, gjuhe e pa-enkriptuar, komandat e se ciles lexohen nga serveri, dhe rezultati mund te shfaqet ne HTML.

    • I krijuar ne vitin 1995 nga Rasmus Lerdorf, fillimisht i prezantuar para publikut ne vitin 1995.
    • Ne vitin 1996 eshte paraqitur verzioni 2.0 ndersa ne dy vitet e ardshme 1997-1998 eshte publikuar verzioni 3.0
    • Ne vitin 1999-2000 eshte publikuar verzioni 4.0
    • Ndersa disa vite me me vonë në Korrik të vitit 2004 edhe verzioni 5.0 i cili sot e kesaj dite po përdoret me te madhe, pa marr parasysh qe eshte publikuar verzioni 7.0 dhe 7.1

    Dosjet ne PHP e kan prapashtesen .PHP

    Kjo gjuhe programuese perkrah:

    TEXT - HTML - CSS - JAVASCRIPT - PHP CODE

    Mundesit e PHP-s:
    • Krijimin e faqeve dinamike
    • Pune me dosje direkt ne server
    • Pune me forma
    • Dergimin dhe pranimin e dosjeve
    • Ndryshimin e informacioneve ne Bazen e te Dhenave(DB)
    • Kufizimin e veprimeve te perdoruesve ne faqe
    • Enkriptimin e te dhenave
    • Startohet ne platforma te ndryshme(Windows, Mac OS X, Linux, Unix etj)
    • Punon ne te gjitha sherbimet(Apache, IIS etj)
    • Perkrah shum lloje te DB-ve

    Fakte per kete gjuhe programuese:
    • PHP perdorin 65.45% ee krejt faqeve ne internet
    • CMS-ja me e njohur ne bote Wordpress te cilen e perdorin hiq me pak se 19% e te gjitha faqeve ne internet perdor PHP.
    • Ne PHP punojn me shum se 20M faqe ne internet ne mesin e te cilave edhe: Facebook dhe Wikipedia si me te njohura.
    Faqja zyrtare: http://php.net/

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    JAVASCRIPT
    Client side scription language te cilen e perkrahin pothuajse te gjith shfletuesit tone.

    I zhvilluar ne vitin 1995 nga kompania Netscape

    Dosjet e kesaj gjuhe programuese kan prapashtesen .JS

    jQuery eshte biblioteka e bazuar ne Javascript e cila perdoret ne 22.9% te faqeve ne internet.

    Mundesit:
    • Te kontrolloj egzistimin e përdoruesit në bazën e të dhënave gjat regjistrimit, pa patur nevoje ta beni refresh faqen.
    • Funksione per plotsimin e formave në menyrë automatike
    • Rregullimin e gabimeve
    • Te krijoni një faqe më funksionale dhe interaktive
    Faqja zyrtare: https://www.javascript.com/

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
    Structured Query Language(SQL)
    Nuk eshte gjuhe programuese, por sherben per te miren e gjuhes programuese, dhe për bazën e të dhënave. Sherben per të perpunuar dhe ruajtur informacione ne DB. Më e përdorura prej të gjithave është MySql, dhe ju kisha sugjeruar që ta mesoni si fillestar.

    Ne vitin 1979 ka filluar zhvillimi i saj.

    Dosjet kan prapashtesen .sql

    Përdoret për:
    • Komunikimin me bazen e te dhenave
    • Leximin e te dhenave
    • Vendosjen e te dhenave
    • Perditsimin e te dhenave
    • Fshirjen e te dhenave
    • Krijimin e bazave me te dhëna
    • Krijimin e tabelave dhe kolonave
    • Menaxhimin me te drejtat per qasje ne te
    • Mundeson edhe per tu lidhur me kod.

    Fakte:
    Me sql punojn shum kompani te mëdha si: Oracle, SyBase, Microsoft etj.

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    Objective C
    Shum shpesh përdoret ne zhvillimin e produkteve të Apple.

    Dosjet ne kete gjuhe programuese kan prapashtesen .m

    Fillimisht eshte prezantuar ne vitin 1990.

    Perdorimi:
    Zakonisht perdoret per iOS dhe programet ne Mac OS.

    OBJECTIVE C - eshte parashikuar per zhvillimin e produkteve te Apple dhe jo per Android.

    Me shum: http://goo.gl/OA1Mf5

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    C++
    Eshte gjuhe Object-Oriented. Me ndihmen e C++ ju mundeni te beni aplikacione per desktop, lojra dhe shum programe tjera.

    Zhvillimi i saj ka filluar ne vitin 1983 si plotesim i gjuhes programuese C

    Dosjet e kesaj gjuhe programuese perdorin prapashtesen .c++

    Perdoret per:
    • Kirjimin e aplikacioneve ne Windows dhe Linux
    • Video lojra
    • Aplikacione mobile

    Fakte:
    • C++ - Mund ta perdorni per paisje te ndryshme
    • C++ - perkrah Apple, Android, Windows Phone dhe Blackberry

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    JAVA
    Gjuhe serveri e kompiluar. Mund te egzekutohet ne makina virtuele. Nuk eshte e njejt me Javascript, keni kujdes, sepse shum fillestar e bejn kete gabim.

    Eshte zhvilluar ne vitin 1995, dhe vlersohet si nje nga web gjuhet programuese me te vjetra.

    Dosjet e kesaj gjuhe programuese perdorin parapshtesen .java

    Perdoret per:
    • Lojra Online
    • Desktop programe
    • Android Aplikacione

    Fakte:
    Perdoruesit mund te startojn java-n ne kompjuteret e tyre
    Java eshte themel i progaramimit per Android.

    Faqja zyrtare: https://www.oracle.com/java/index.html

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    PYTHON
    Eshte nje gjuhe programuese serveri e pakompiluar me kod te hapur. Mund ta perdorni ne menyre te pavarur ose ne kombinim me ndonje framework si psh. django
    Sipas meje PYTHON eshte gjuhe programuese qe secili zhvillues duhet ta njoh, kryesisht pershkak te aplikimit te saj te gjerë.

    Dosjet e kesaj gjuhe programuese perdorin parapshtesen .py

    Perdoret per:
    • Zhvillimin dhe krijimin e web faqeve
    • Lojra
    • Desktop programe
    • Mundesi per GUI programim
    • Qasje ne DB
    • Aplikacione Mobile

    Fakte:
    • Perdoret edhe ne NASA.
    • Eshte me i leht per ta mesuar perdallim nga c++
    Faqja zyrtare: https://www.python.org
    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    ASP (ACTIVE SERVER PAGES) .NET
    Gjuhe e pakompiluar. Funksionon njejt sikur php, vetem se mund te startoj ekskluzivisht ne Windows Server sepse eshte produkt i zhvilluar nga Microsoft.

    Dosjet e kesaj gjuhe programuese perdorin parapshtesen .aspx

    Perdoret per:
    • Zhvillimin dhe krijimin e web faqeve
    • Ndertimin e formave
    • Nderitimin e MVC ueb-aplikacioneve
    Faqja zyrtare: https://www.asp.net
    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    ASYNCHRONOUS JAVASCRIPT AND XML (AJAX)
    Nuk eshte gjuhe programuese, por teknologji e cila perdor disa gjuhe programuese se bashku.

    Ajax lejon qe kodi i Javascript te komunikon me serverin dhe te ndryshon permbajtjen pa patur nevoje te behet refresh faqja.

    Perdorimi i saj ne web zhvillimin pothuajse eshte e paimagjinueshme. AJAX gjen aplikim ne shum sherbime te njohura sic jan gmail, facebook chat, google talk dhe te ngjajshem.

    Ju nuk mund ta perdorni AJAX nese nuk keni njohuri per Javascript dhe CSS

    Fakte:
    • Perkrah XHTML, CSS
    • Ofron model dinamik te nje dokumenti
    • Punon me Javascript
    • Punon me te dhena ne formatin XML, XSLT
    Me shum: https://learn.jquery.com/ajax/

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    RUBY
    Eshte nje gjuhe programuese i pakompiluar(uncompiled) i cili eshte krijuar nga zhvullues japonez, dhe per here te pare u prezantua ne vitin 1995.

    Ruby on Rails eshte nje framework i cili do te ju ndihmoj te perdorni Ruby. Ngjashem sikur Django per python.

    Perdoret per:
    • Krijimin e Web aplikacioneve
    • Ndertimin e simulatoreve

    Fakte:
    • Ruby punon ne shum platforma: Unix, Mac OS X, Windows, Dos, BeOS

    Me Ruby ka shum realizime:
    • JRuby - Interpretator i Java
    • Rubinius - Interpretator Ruby ne Ruby
    • MacRuby - Eshte ngusht i lidhur me Cocoa, dhe perdoret per programim ne Mac OS
    Faqja zyrtare: https://www.ruby-lang.org

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    Si fund do ti kisha postuar disa burime nga ku mund te mesoni te kodoni:

    Codecademy - Codewars - Coursera - edX - Free Code Camp - GA Dash - Khan Academy - The Odin Project - Udacity - Udemy - The Code Player - SitePoint - Tuts+

    Kanale ne Youtube:

    Coder’s Guide - DevTips - LearnCode.academy - thenewboston - Helping Develop - LevelUpTuts - mjdwebdesign - Treehouse - Adam Khoury - phpacademy - andrewperk - Dr Richard Stibbard - livelessons

    LEXO:
    Nga shpjegimi me lart mund te ndertoni nje pasqyr pak a shum te qart nga ku mund te filloni te mesoni, dhe cfar mund te arrini.

    Vini re, se te gjitha gjuhet programuese jan te ngjajshme, dhe nese mesoni nje gjuhe ne teresi atehere ne studimin e nje gjuhe tjeter do t'ju merr shum me pak kohe.

    I gjith ky tekst eshte nje mendim i shprehur personal dhe te gjitha informacionet jan marr nga mendime te eksperteve ne kete fush.

    Mundesit e seciles gjuhe programuese jane te shumta, ketu jan cekur vetem disa, prandaj nese vendosni te mesoni nje gjuhe programuese te caktuar, eshte mir te lexoni me shum per ate gjuhe ne internet.
     
    cold-trojan, deathknight, oo1o dhe 28 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  2. entor

    entor Anëtar Aktiv

    Postimet:
    213
    Pëlqimet:
    21
    Pikë nga trofetë:
    18
    Pershendetje, me pelqen tema sepse permban informacion te vlefshem. Gjithsesi, nuk pajtohem me fjaline ne vazhdim:
    Code:
    Gjat mesimit ju rekomandoj te perdorni Wordpress, cms-jen me te njohur ne bote, ai duhet t'ju sherbej si platforme per trening dhe per njohurit qe i perfitoni.
    Sipas meje, nese dikush don me e msu PHP apo cfardo gjuhe programuese se pari duhet me eksperimentu vet pa perdore funksione, klase ose librari t'gatshme qe i ofron ndonje CMS ose framework.
     
    mrbajraktari1234 dhe urankajtazi pëlqejnë postimin.
  3. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,075
    Pëlqimet:
    1,563
    Pikë nga trofetë:
    348
    @entor E thash eshte ne artikull eshte mendimi im personal, per kete kam argument prandaj e kam cekur, sepse diku 20% ne internet faqet perdorin wordpress. Pastaj kuptohet qe si fillestar duhet te mesohen bazat ne php, variablat, klasat, funksionet etj, pa i mesuar keto baza nuk mundesh te eksperimentosh asgje, as ne wordpress, as ne ndonje cms tjeter. Thjesht ajo fjali i referohet secilit qe e meson bazen ne php, gjithmon sipas mendimit tim.

    Te pershendes, dhe respektoj mendimin tend ndryshe.
     
  4. CASPARONE

    CASPARONE Anëtar Aktiv

    Postimet:
    159
    Pëlqimet:
    24
    Pikë nga trofetë:
    18
    Falemnderit, teper teme e mire.Une mendoj qe c# o tu avancu kohet tfundit mas shumti edhe e ke mundsin me programu per ios,android,web,destop etj.
     
    (Coder); pëlqen postimin.
  5. Koraab

    Koraab Anëtar Aktiv

    Postimet:
    402
    Pëlqimet:
    92
    Pikë nga trofetë:
    38
    Kisha pas shum deshir antaret qe i dijn njeren nga keto gjuhet te fillojn te ben tutoriale per fillestaret spaku te mesojm dicka rreth gjuheve programuese.
     
  6. SherifSheremetaj

    SherifSheremetaj Anëtar Fillestar

    Postimet:
    56
    Pëlqimet:
    33
    Pikë nga trofetë:
    18
    Shumë artikull i mirë faleminderit !
    Kisha dashtë mu nderlidhë te puna e c++ ne te cilen bazat e para te programimit i kam marr.
    Per fillestar është e vertetë që është e vshtirë ama nese fillon me c++ ke me pas shumë lehtë me kodu edhe ne gjuhet tjera si java psh (po flas prej përvojes personale),
    kurse sa i perket gjuhës qe ka mu perdor ne te ardhmen nuk kisha thanë qe ka mu perdor JAVA edhe pse ekzekutohet lehtë ne shumë OS pasi që per desktop apps nuk është shumë e pershtatshme nese krahasohet me c# poashtu c# po perdoret tani edhe per IOS,Android,Windows Phone OS kshtu qe vlera e JAVA-s po humbë gradualisht.
    System.out.println("Mendimi im");
     
    cold-trojan, (Coder);, CASPARONE dhe 1 anëtarë tjetër pëlqejnë postimin.
  7. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    2,945
    Pëlqimet:
    756
    Pikë nga trofetë:
    358
    Pershendetje
    Doja te pyesja ne cfare drejtimi ne shkolle mesohet PHP dhe MYSQL ?
     
  8. Pleurat

    Pleurat ThemeKolor Staff Member IT Staff

    Postimet:
    2,359
    Pëlqimet:
    501
    Pikë nga trofetë:
    343
    Nese nuk deshiron te kesh diplom por ta mesosh gjuhen ateher ja shkolla :D
    www.udemy.com
     
  9. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    2,945
    Pëlqimet:
    756
    Pikë nga trofetë:
    358
    Faleminderit per pergjigjen por deshiroja te dija drejtimet ne shkolle pra deget ku merren keto njohuri dhe diplomohesh.
     
  10. Pleurat

    Pleurat ThemeKolor Staff Member IT Staff

    Postimet:
    2,359
    Pëlqimet:
    501
    Pikë nga trofetë:
    343
    Per Kosove me sa e di une nuk ka drejtim te vecant per PHP dhe MySql,besoj as ne shqipri.
    Eshte drejtimi inxhinieri kompjuterike apo shkenca matematikore qe kan lidhje me programim por jo ne vecanti ne PHP.Ndoshta edhe jam gabim por aq e di une.
    Prandaj menyra me e mire eshte ONLINE.
     
  11. BurimBushi

    BurimBushi Anëtar Aktiv

    Postimet:
    202
    Pëlqimet:
    28
    Pikë nga trofetë:
    53
    Shume pershkrim me vlere.
     
  12. immortal.boy

    immortal.boy Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,384
    Pëlqimet:
    189
    Pikë nga trofetë:
    193
    Nga menyra e te shkruarit shikoj qe jeton ne shqiperi, asnje shkolle nuk te meson specifikisht nje gjuhe programimi te mirfillte nga fillimi ne fund. Te gjitha te mesojne thjeshte bazat, hyrje dhe programim deri diku ... kshuqe ndiq udemy.
     
  13. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,082
    Pëlqimet:
    1,155
    Pikë nga trofetë:
    343
    Postime shume i mire, dhe i vlefshem.

    Do t'ju rekomandoja kete website: http://www.tiobe.com/tiobe-index/ qe te mund ti shihni se sa po rritet popullariteti apo po zvogelohet per gjuhe te ndryshme. Mund ti shihni me grafe se cila eshte me e perdorura dhe ti krahasoni njeren me tjetren. Gjithashtu mund te shihni historine ne afta-gjate per me shume se 20 vite. Dhe tjetra eshte qe ti shihni se ne secilin vite cila ka qene gjuha qe ka fitu per shume arsye.
    [​IMG]

    Por do te shtoja edhe disa info ne postimin e cekur me larte, nga kendi i SysAdmin/NetAdmin.
    • Python, ne postimin me larte nuk eshte permendur qe ka aplikim ne automatizimin e sistemeve te ndryshme. Psh: Ka aplikim te gjere ne SDN (Software-Defined-Networking) dhe SDS (Software-Defined-Storage) qe jane dy gjera qe kane nje rritje marramendese.
      • SDN Mund te integrohet lehte me paisje te CISCO-s dhe te automatizohen shume procese duke perfshire konfigurimin, vendosjen e paisjeve te ndryshme (Virutale) ne rrjeta te ndryshme, kontrolla te ndryshme, monitorime, etj.. ka edhe shume aplikime, por vetem si shembull
      • SDS Mund te integrohet lehte me VMware, per kryerjen e shume tasqeve automatike pa pasur nevoje ti beni manualisht ku edhe perkrahet nga VMware. Gjithashtu kjo perdoret per Automatizim te proceseve, pasi qe ne ditet e sodit cdo kompani +50% te gjerave i ka virtuale. Dhe shkojn deri ne 95%. dhe automatizimi eshte shume i mireseardhur. Ka aplikim dhe ne shume sisteme tjera, por vetem si shembull
    • PowerShell, Nuk eshte gjuhe programuese, por eshte #1 per menagjim, automatizim te sistemve te ndryshme nga prodhues te ndryshem. Microsoft, Linux-Distro., Cisco, VMware,... Dhe per shkak te thjeshtesise se si eshte ndertu ka gjete aplikim tejet te madh dhe ka arritur popullaritet shume te madh.
    Keto dyja, duhet ti dij cdo IT, qoft edhe ato bazike por te kete njohuri qe disa gjera qe te marrin shume kohe ti automatizoni. Ndersa gjuhet tjera jane nje plus per secilin nga ne.

    "Mesoni ato gjuhe qe i aplikoni vazhdimisht ne punen tuaj te perditshme si IT"
     
    entor dhe boom3rang pëlqejnë postimin.
  14. Emi mer

    Emi mer Anëtar Aktiv

    Postimet:
    345
    Pëlqimet:
    92
    Pikë nga trofetë:
    53
    Ne shqiperi nuk diplomohesh per nje gjuhe programimi por diplomohesh ne pergjithsi,
    Psh ti diplomohesh per ing informatike dhe ke cek cdo gjuh pak e nga pak por jo qe e mson nje gjuh nga fillimi e nfund dhe nuk specifikohesh fiks vtm per dicka.
     
  15. Arditii

    Arditii Anëtar i Njohur

    Postimet:
    535
    Pëlqimet:
    46
    Pikë nga trofetë:
    73
    Experti i çeshtjes ne fjale dokumentoje qe vlera e JAVAs po hup se na shkoj jeta posht.

    Next time try System.exit(0);

    P.s.: rreth temes mendoj se duhet me shtu ni shenim aty afer HTMLs dhe CSSit se nuk jane gjuhe programuese.
     
    Last edited: 3 Mars 2017
  16. shkelqim12

    shkelqim12 Anëtar Fillestar

    Postimet:
    99
    Pëlqimet:
    27
    Pikë nga trofetë:
    28
    Po ashtu pasi askush nuk e permendi po e permendi une, gjuhen programuese Golang(shkurtimisht vetem "go") e cila eshte krijuar nga google per ti zgjidhur problemet e veta se pari duke pare veshtiresi ne zhvillim e softuerit te infrastrukture se google. Perparsite e kesaj gjuhe jane se eshte shum me e shpejt se gjuhet tjera(dmth kompajllohet shum me shpejt ) eshte "machine sympathetic" dmth i shfrytezon resureset e kompjuterike si (CPU,RAM) ne menyren me te mire te mundshme shpejt dhe menyre sa me eficiente.Eshte gjuhe e se tashmes edhe e se ardhmes sepse eshte krijuar posaqerisht per Cloud computing,distributed systems(sistemet e shperndara) apo edhe infrastrukturat moderne te servereve por perdoret edhe per web development, mobile development pra gjen aplikim kudo, eshte open source poashtu.
     
    urankajtazi pëlqen postimin.
  17. Gjer.g

    Gjer.g Anëtar Aktiv

    Postimet:
    107
    Pëlqimet:
    66
    Pikë nga trofetë:
    43
    Un e preferoj Python web frameworks per back-end sesa PHP per arsye se eshte e leht edhe ki frameworks per qfardo lloj kerkese. Edhe pse PHP eshte shum e perdorur prap mbetet me e komplikuar sesa web frameworks moderne.
    Nese dini Javascript edhe pse esht krijuar per front-end prap ka web frameworks si node.JS etj qe jan shum te fuqishme edhe kompani si Paypal e perdor.
     
  18. Gjer.g

    Gjer.g Anëtar Aktiv

    Postimet:
    107
    Pëlqimet:
    66
    Pikë nga trofetë:
    43
     
  19. entor

    entor Anëtar Aktiv

    Postimet:
    213
    Pëlqimet:
    21
    Pikë nga trofetë:
    18
    Edhe PHP ka plot frameworks shume te mira te cilat lehtesisht mundesh me i perdore nese ki njohuri sadopak rreth OOP. Gjithsesi, secili ka preferencat e veta.
     
  20. ﴾.﴿

    ﴾.﴿ Anëtar Legjendë

    Postimet:
    2,510
    Pëlqimet:
    571
    Pikë nga trofetë:
    243

Shpërndaje faqen

Loading...