1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Pyetje per blerjen e nje pc

Tema tek 'Pyetje dhe Përgjigje' e hapur nga Beniidrizi, 28 Shkurt 2020.

  1. Beniidrizi

    Beniidrizi Anëtar Aktiv

    Postimet:
    107
    Pëlqimet:
    33
    Pikë nga trofetë:
    38
    Pershendetje deshta mendimin tuaj dua te blej nje pc gaming por jam ndilema me ble loptop apo pc me shum preferoj loptop por desha te di cili esht me mir per lojra dua te luaj forza horizont fotrnite gta v etj dhe nese mundet ndonje sugjerim cilin pc ose cilin loptop jetoj ne gjermani mundesish prej amazon ndonje sugjerim faleminderit
     
  2. LEO33

    LEO33 Anëtar Fillestar

    Postimet:
    60
    Pëlqimet:
    40
    Pikë nga trofetë:
    43
    Unë do merrja PC për këto dy arsye, që kryesisht do ishte kursim parash në plan afatgjatë:
    1. Pjesët kryesore të kompjuterit mund t'i bësh upgrade lehtësisht kur dalin gjenerata të reja, ose kur prishet ndonjë pjesë, gjë që s'para bëhet bëhet me laptopët.
    2. Nëse merr një kompjuter gaming me çmim p.sh 1000 €, të jesh i sigurt që të marrësh një laptop gaming me të njëjta parametra do të të kushtonte dyfish, pasi pjesët e kompjuterit, specifikisht përmasat e tyre, duhet të zvogëlohen nga prodhuesi që t'i mbajë laptopi, që sigurisht kërkon më shumë kosto.
    Tani nëse do kisha të ardhura të kënaqshme dhe nëse do kisha ndonjë punë që duhet të udhëtoja tërë kohën, normalisht që do zgjidhja një laptop gaming, që do e ruaja si sytë e ballit pasi janë pak delikate nëse bien përtokë. :p
     
    aRy., wolf_mc12, Beniidrizi dhe 1 anëtarë tjetër pëlqejnë postimin.
  3. @science

    @science Anëtar Aktiv

    Postimet:
    171
    Pëlqimet:
    58
    Pikë nga trofetë:
    38
    Shume pergjigje e mire por ke bere gabim te "Unë do merrja PC" sepse Pc(personal computer) eshte edhe laptopi, ndersa antari me pytje e ka pas fjalen per Desktop Pc apo siq njihet ndryshe si shtepize.
    Gjithashtu pergjgijes tuaj po ia shtoj nje gje, eshte se Desktopi(shtepiza) ka avantazhe kunder laptopit per faktin se nxehet me pak.
     
    Last edited: 28 Shkurt 2020
    LEO33 dhe Beniidrizi pëlqejnë postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...