1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Për fillestarët: Terminologjia e Kriptosferës

Tema tek 'Bitcoin' e hapur nga Crypto Albo, 26 Nëntor 2021.

  1. Crypto Albo

    Crypto Albo Anëtar

    Postimet:
    8
    Pëlqimet:
    29
    Pikë nga trofetë:
    13
    Bitcoin
    Kriptomonedha e parë dhe më e vlefshme, e lançuar më 3 janar 2009.


    Altcoin - Monedhë alternative
    Çdo monedhë që nuk është Bitcoin. Altcoin-at përfshijnë gjithçka nga monedha e dytë më e njohur, Ethereum, deri te mijëra monedha tjera me vlerë shumë minimale të tregut.


    Block - Bllok
    Grupe të të dhënave brenda një blockchain-i. Përbëhen nga të dhënat e transaksioneve pasi përdoruesit blejnë ose shesin monedha. Çdo bllok përmban një sasi të caktuar informacioni. Pasi të arrijë atë kufi, formohet një bllok i ri për të vazhduar zinxhirin.


    Blockchain - Zinxhir i blloqeve
    Formë dixhitale e krijimit dhe ruajtjes së të dhënave dhe teknologjia themelore që qëndron mbrapa kriptomonedhave. Një blockchain është rezultat i blloqeve të njëpasnjëshme që ndërtohen njëri mbi tjetrin, duke krijuar një libër të përhershëm dhe të pandryshueshëm të transaksioneve(ose të dhënave të tjera).


    Coinbase
    Këmbimore e njohur e centralizuar e kriptomonedhave.


    Cold wallet/Cold storage - Kuletë e ftohtë/ Ruajtje e ftohtë
    Metoda më e sigurt për të ruajtur kriptomonedhën tuaj plotësisht jashtë rrjetit. Pajisje fizike që ndan pamjen me një USB dhe mundëson ruajtjen dhe mbrojtjen e kriptomonedhave nga depërtimet dhe vjedhjet në rrjet.


    Cryptocurrency - Kriptovalutë
    Një lloj monedhe që është dixhitale dhe e decentralizuar. Mund të përdoret për blerje-shitje ose si një ruajtje afatgjate e vlerës.


    Decentralisation - Decentralizimi
    Parim i shpërndarjes së fuqisë(autoritetit) nga një pikë qendrore. Blockchain-at tradicionalisht janë të decentralizuar sepse kërkojnë miratimin e shumicës nga të gjithë përdoruesit për të operuar dhe për të bërë ndryshime, në vend të një autoriteti qendror.


    Decentralized finance(DeFi) - Financa e decentralizuar
    Aktivitete financiare të kryera pa përfshirjen e një ndërmjetësi, të tillë si një bankë, qeveri ose ndonjë institucion tjetër financiar.


    Decentralized applications(DApps) - Aplikacionet e decentralizuara
    Aplikacione të dizajnuara nga zhvilluesit të vendosura në një blockchain për të kryer veprime pa ndërmjetësues. Aktivitetet e financave të decentralizuara shpesh kryhen duke përdorur aplikacione të decentralizuara. Ethereum është rrjeti kryesor që mbështet aktivitete në financat e decentralizuara.


    Ethereum
    Kriptomonedha e dytë më e madhe për nga vëllimi i tregtisë, Ethereum është një kripto-rrjet dhe platformë softueri që mund ta përdorin zhvilluesit për të krijuar aplikacione të reja.


    Fork - Pirun
    Procesi që ndodh kur përdoruesit e një blockchain bëjnë ndryshime në rregullat e tij. Këto ndryshime në protokollin e një blockchain shpesh rezultojnë në dy rrugë të reja - një që ndjek rregullat e vjetra dhe një blockchain i ri që ndahet nga ai i mëparshmi. (Shembull: një pirun i Bitcoin rezultoi në Bitcoin Cash).


    Gas - Gazi
    Një tarifë që zhvilluesit duhet t'i paguajnë rrjetit Ethereum për të përdorur sistemin. Gazi paguhet në ether, kriptomonedhën vendase të Ethereum.


    Genesis Block - Blloku i Zanafillës
    Blloku i parë i minuar i një kriptomonedhe.


    HODL
    Qëndron për "Hold On for Dear Life" megjithëse termi e ka origjinën nga një gabim shkrimi të një përdoruesit në një forum të Bitcoin në 2013. I referohet një strategjie investimi pasive në të cilën njerëzit blejnë dhe mbajnë kriptomonedhë - në vend që ta tregtojnë atë - me shpresën e rritjes së vlerës me kalimin e kohës.


    Halving - Përgjysmimi
    Një veçori e shkruar në kodin e Bitcoin, në të cilën pasi të minohen një numër i caktuar blloqesh (zakonisht çdo katër vite), sasia e Bitcoin-it të ri që hyn në qarkullim përgjysmohet.


    Hash
    Një varg unik numrash dhe shkronjash që identifikojnë blloqet dhe janë të lidhur me blerësit dhe shitësit e kriptove.


    Hot wallet - Portofoli e nxehtë
    Portofoli e kriptomonedhës e bazuar në softuer.


    Initial Coin Offering(ICO) - Ofertë fillestare e monedhës
    Një mënyrë që të mblidhen fondet për një projekt të ri të kriptomonedhës. ICO-të janë të ngjashme me Ofertat Fillestare Publike(IPO) të aksioneve.


    Market Cap - Kapitalizimi i Tregut
    Për kriptomonedhën, kapitali i tregut i referohet vlerës totale të të gjitha monedhave që janë minuar. Kapitalin e tregut të një kriptomonedhe mund ta llogarisni duke shumëzuar numrin aktual të monedhave me vlerën aktuale të monedhave.


    Miners - Minierat
    Procesi ku monedhat e reja të kriptomonedhave vihen në dispozicion dhe ruhet regjistri i transaksioneve ndërmjet përdoruesve.


    Node - Nyje
    Kompjuter që lidhet me një rrjet blockchain.


    Non-fungible token(NFT) - Tokenët e pandryshueshëm
    Njësi vlere të përdorura për të përfaqësuar pronësinë e objekteve unik dixhital të tilla si koleksionet e artit.


    Peer-to-peer
    Dy përdorues që ndërveprojnë drejtpërdrejt pa një palë të tretë ose ndërmjetës.


    Public key - Çelësi publik
    Adresa e portofolit tuaj, e cila është e ngjashme me numrin e llogarisë tuaj bankare. Ju mund të ndani çelësin tuaj të portofolit publik me njerëz ose institucione, në mënyrë që ata të mund t'ju dërgojnë para ose të marrin para nga llogaria juaj kur ta autorizoni atë.


    Smart contract - Kontrata e zgjuar
    Një program algoritmik që automatikisht miraton kushtet e një kontrate duke u bazuar në kodin e tij. Një nga propozimet kryesore të vlerës së rrjetit Ethereum është aftësia e tij për të ekzekutuar kontrata të zgjuara.


    Stablecoin/Digital Fiat - Monedhë stabile
    Një monedhë stabile e lidh vlerën e saj me një monedhë tjetër jo dixhitale. Fiati dixhital përfaqëson një fiat/monedhë të mbështetur nga qeveria në blockchain. (Shembull: Tether, e cila është e lidhur me dollarin amerikan)


    Token
    Njësi vlere në një blockchain që zakonisht ka një propozim tjetër të vlerës përveç transferimit të saj(si një monedhë).


    Vitalik Buterin
    Programuesi që shpiku Ethereum në 2015.


    Satoshi Nakomoto
    Krijuesi pseudonim i Bitcoin. Askush nuk e di identitetin e vërtetë të Nakomoto - ose nëse është më shumë se një person.


    Më ndiqni në Twitter dhe Medium, ku postoj artikuj edukativ mbi botën e kriptos.
     
    Universal, RegShqip, getrich dhe 7 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  2. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,562
    Pëlqimet:
    1,287
    Pikë nga trofetë:
    358
    Bravo!
     
    Crypto Albo pëlqen postimin.
  3. D3LL4

    D3LL4 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    404
    Pëlqimet:
    105
    Pikë nga trofetë:
    53
    Pa Te Vlersu Si Person Dhe Mendjen Tende, Dua Nga Ti Nje Pergjigje Pasi Qe Je Me Afer Botes Se Kriptos, Cila Monedh Mendon Se Do Te Ket Rritje Per Te Investuar.
     
    DailyTeCh pëlqen postimin.
  4. DailyTeCh

    DailyTeCh Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,963
    Pëlqimet:
    282
    Pikë nga trofetë:
    103
    Po pra, duhet dhen testin ..presim t`shohum c`far na sugjeron.
     
    D3LL4 pëlqen postimin.
  5. Crypto Albo

    Crypto Albo Anëtar

    Postimet:
    8
    Pëlqimet:
    29
    Pikë nga trofetë:
    13
    Momentalisht të gjitha projektet që fokusohen rreth metaversit dhe posacerisht ato për gaming, nga këto më të mëdha si Decentraland dhe Sandbox kanë pasur rritje astronomike muajin e fundit, dhe të gjitha projektet e reja që po shfaqin lojra me mekanizmin e të luajturit "play-to-earn" që mundësohen nga NFT-të të integruara përbrenda lojës.
    Këtu mund t'i numëroj:
    Mines of Dalarnia
    Chain Guardians
    Star Atlas
    (nuk jam i investuar te asnjëri prej tyre mirpo nga ajo që kam hulumtuar duken të jenë projekte në fazat e zhvillimit dhe me më shumë potencial për rritje - nuk është këshillë financiare, bëni hulumtimin në bazë të vendimit tuaj)

    Nga top 10 monedhat me kapitalizim Ethereum e shoh të ketë rritje konsistente edhe pas përfundimit të bullrun natyrisht të përcjellur me një ulje në fillim. Cardano dhe Solana janë dy kompetitorë solid të Ethereum dhe do të qëndrojnë në Top 10 bile edhe në Top 5 deri në ciklin e ardhshëm.

    Polkadot kam më së shumti besim dhe pritshmëri pasi po i mban ankandet e zinxhireve dhe ju sugjeroj ta hulumtoni monedhen si ekosistem pasi eshte e krijuar nga i njejti programues që i vetëm e shkruajti rrjetin e ethereum dhe krijoi gjuhën programore përkatëse Solidity.
     
    DailyTeCh pëlqen postimin.
  6. DailyTeCh

    DailyTeCh Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,963
    Pëlqimet:
    282
    Pikë nga trofetë:
    103
    Cilet jan metaverse coin dhe si ndahen ato, cilat jan top metaverse coin nuk e kemi te qarte cfar esht metaverse me fal per injorancen por duam te mesojme
     
  7. getrich

    getrich Anëtar Legjendë

    Postimet:
    2,269
    Pëlqimet:
    309
    Pikë nga trofetë:
    163
    Bravo Vlla
     
    Crypto Albo pëlqen postimin.
  8. *VLORI*

    *VLORI* Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,128
    Pëlqimet:
    320
    Pikë nga trofetë:
    128
    Ketu e ke fjalen per MANA (Decentraland) ? Shoh qe shum njerz investojne ne kete coin, a ja vlen ?
     
  9. Crypto Albo

    Crypto Albo Anëtar

    Postimet:
    8
    Pëlqimet:
    29
    Pikë nga trofetë:
    13
    https://coinmarketcap.com/view/metaverse/ - këtu e ke listën e të gjitha monedhave që ekzistojnë në Metaverse.
    Metaverse në thelb nënkupton botë virtuale të gjeneruar nga kompjuterët që pritet të zgjerohet me aksesibilitet nga lojrat klasike kompjuterike deri te pajisjet VR ose AR. Me teknologjinë e blockchain - falë së cilës kanë filluar të implementohen mekanizmat "play-to-earn" nëpër lojra, ndërrimin e emrit të kompanisë së Zuckerberg në Meta dhe shfaqjen e fokusit të tij plotësisht mbi pajisjet virtuale që prodhohen nga kompanija që zotëron - Oculus, vëmendja momentale pas gjysmës së parë të këtij viti tek NFT-të tani ka kaluar te Metaversi, pasi është në faza të hershme të krijimit.

    Mvarësisht qëllimit të fitimit dhe kohëzgjatjes së involvimit tuaj në market, MANA ua kisha rekomanduar si investim për periudhë të gjatë nëse doni të investoheni në një projekt solid për të ardhmen tuaj. Përveç tokenit që në vete ka pasur rritje 7fishe muajin e fundit, iu kisha rekomanduar t'a hulumtoni gjerë e mirë ekosistemin e plotë të projektit - përbrenda së cilit mund të bleni parcela toke virtuale që kanë potencial të rritjes së vlerës (Sapo pashë një tweet të një investori që në 2017 kishte blerë një parcelë për 200$ dhe ditët e fundit e shiti për afër $100,000).

    Kjo që flas nuk është këshillë financiare, dhe sa për fitime të periudhës së shkurtër sigurohuni që paratë që investoni t'i keni të gatshme për t'i humbur të tëra, dhe ju rekomandoj që secilin kripto projekt që synoni ta mbështesni ta hulumtoni thellësisht.
     
    Last edited by a moderator: 29 Nëntor 2021
    DailyTeCh pëlqen postimin.
  10. Crypto Albo

    Crypto Albo Anëtar

    Postimet:
    8
    Pëlqimet:
    29
    Pikë nga trofetë:
    13
    Update: dje postova këtë artikull mbi metaversin për ata nga ju që nuk janë njoftuar me termin dhe domethënien e tij.
     

Shpërndaje faqen

Loading...