1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

OSI Modeli - Funksionaliteti

Tema tek 'Mësimet e Përzgjedhura' e hapur nga Fannol Gashi, 29 Nëntor 2010.

  1. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,428
    Pikë nga trofetë:
    343
    [​IMG]

    Pershendetje,

    Ata qe deshirojne te mesojne rrjeta nese nuk e dijne se si funksionon OSI Modeli ose TCP/IP Modeli nuk do te munden ta kuptojne asnjehere logjiken se si funksionjne rrjetat. Eshte njera nga gjerat baze qe duhet ti dini qe te filloni te mesoni rrjeta.
    Ketu do te sqaroje jo bash ne detaje se si funksionon por do mundohem ti afrohem sa me shume qe ta keni sa me te kjarte se si funksionon OSI Modeli dhe qka nevojitet, ta kuptoni rendesine e tij.

    OSI Modeli qe eshte shkurtes per Open System Interconnection Reference Model eshte model 7 Layers (nivele) qe per here te pare eshte krijuar ne vitin 1970 dhe qe eshte nje model abstrakt qe vetem paramendohet (por ne realitet ndodh). Ku cdo kompjuter kur deshiron ti qaset ndonje resursi ne rrjete lokale apo edhe ne internet duhet te kaloje neper keto 7 Layers (nivele) duke u perpunuar paketa (e dhena) - (me nje fjale posa ta hapni Browserin dhe informata deri te del prej karteles se rrjetit ndodhin keto qe jane cekur me poshte)
    Ku Source (iniciuesi i sinjalit) duhet te fillon nga me e larta niveli i 7-te dhe te vazhdoje deri tek niveli i 1-re – neper mediumin transmetues (kabell psh:UTP, Wireless) – pastaj tek Destination (pranuesi) te filloj nga niveli i 1-re dhe deri tek i 7-ti.
    Nje nivel nuk eshte asgje tjeter vetem nje hape qe paketen(te dhenen) e konfiguron (shton informata shtese qe te mrrij ne destinacion pa u ndryshuar, dhe te behet renditja e paketave ne menyre te duhur, dhe kur te mberrij ne destinacion ti largohen ato informata shtese qe shfrytezuesit ti paraqitet mesazhi qe ka derguar derguesi) per ate funksion qe e ka ai nivel dhe e pregadit per hapin(nivelin) e ardhshem qe te mund ta lexoje.

    Keto 7-te nivele jane (po I shkruaj anglisht ku edhe anglisht do ti perdori gjate keti mesimi):
    7. Application
    6. Presentation
    5. Session
    4. Transport
    3. Network
    2. Data Link
    1. Physical


    Tash do te flasim per secilen prej tyre dhe ti sqarojme se secili hape qfare pune kryen (shikoni foton me larte qe ta kuptoni me lehte sqarimin me poshte):

    7. Application – Ketu jane aplikacionet qe i perdore shfrytezuesi sic jane: webbrowser-et e ndryshem (IE, Firefox, Opera, Chrome, …) , mail klientet (Outlook, …) dhe cdo aplikacion qe perdor FTP, Telnet, SSH (Secure Shell), … . Eshte hapi i pare dhe me i perafert per shfrytezuesin. Pasi te kalon ky hap dmth user ta hap webbrowser-in at’her informata pregaditet per hapin e ardhshem.

    6. Presentation – – Ky nivel merr te dhenen nga Application Layer dhe dergon tek Session Layer. Ku gjate kohes qe e dhena kalon neper kete nivel ajo pregaditet (Enkriptohet, perkthehet ne formate te ndryshme) Ku ketu bene pjese SSL (Secure Sockets Layer) qe eshte nje protocol qe mundeson enkriptim te te dhenave. (psh: jo e enkriptuar HTTP, e enkriptuar HTTPS)

    5. Session – Merr te dhenen nga Presentation Layer. Tek ky nivel kontrollohen/krijohen/nderprehen lidhjet ne mes te kompjutereve(sesionet). Qe nese nderprehet nje sesion at’her provon prap te rikrijohet ose nese nuk eshte perdor per nje kohe te gjate at’her nderprehet. Po ashtu kontrollohen Full-Duplex, Half-Duplex. Nje protokol qe perdoret ketu eshte L2TP (Layer 2 Tunneling Protocol) qe perdoret per VPN dhe qe sinjali eshte i enkriptuar. Po ashtu e pregadit sinjalin per Transport Layer.

    4. Transport – Ky nivel merr te dhenen nga Session Layer dhe e pregadit per Network Layer. Ku siguron qe e dhena te dergohet pa errora. Dhe te dhenes i referohet me segment. Po ashtu segmentin e ndane ne pjese te vogla (nese segmenti eshte i madhe) dhe cdo pjese te ndare i vendos nga nje Sequence Number qe kur te mrrijne ne destinacion at’her te renditen ne menyre te duhur qe e dhena e arritur te shfaqet sikur e dhena qe eshte derguar pasi qe nese nuk mberrijne ne rregull at’her do te korruptohet(Nuk dmth qe nese keto pjese te vogla nisen me rend dhe ashtu do te mberrijne, per ate edhe vendosen keta numra identifikues). Ketu bejne pjese dy protokolet qe jane protokolet me te rendesishme (protokolet baze) ne Internet dhe ato jane TCP - Transmission Control Protocol dhe UDP - User Datagram Protocol.

    3. Network – Ky nivel i merr informatat nga Transport Layer i pregadit dhe i dergon ne Data Link Layer. Ne kete nivel kontrollohen IP, Subnetet, Routes (routat) nga kjo kuptojm qe Routerat punojne deri ne Nivelin e 3-te. Po ashtu behet lidhja nga adresat logjike ne ato fizike, dhe cdo data(me data i referohet te dhenave sikur qe ishte segement ne Transport Layer) qe eshte i ndame ne pjese te vogla i vendoset informata (IP Adresa) qe te dije se ku duhet te shkoje. Ne kete nivel bene pjese ICMP Protokoli (qe perdoret per ping).

    2. Data Link – Ky nivel merr informaten nga Network Layer, bene ndryshimet e nevojshme dhe ja dorzon Physical Layer. Ne kete nivel e dhena duhet te sigurohet qe do te mberrij ne nga hapi ne hapë pa ndonje error. Po ashtu te dhenave(qe jane te ndara ne pjese te vogla) i vendoset nga nje ErrorCheck ID ku kur te arrin ne destinacion at’her kontrollohet se a ka pasur ndonje error, nese po at’her i dergon informate qe i tregon se kjo e dhene ka error dhe dergoje edhe nje here. Ketu kontrollohet MacAdresa dhe lidhe adresat fizike me ato logjike (ku I vendos seciles pakete te ndare nga nje informate source-destination macaddress). Njeri nga protokolet qe perdoret ketu eshte PPTP - Point-to-Point Tunneling Protocol qe perdoret per VPN dhe kontrolon GRE Tunelet (i krijuar nga CISCO qe perdoret per krijimin e VPN point to point, lidhjen e router-ave duke perdorur IP - Internet Protocol)

    1. Physical – Ky nivel e pranon informaten nga Data Link dhe e pregadit qe ajo informate te filloj rrugen e vet per ne destinacion. Informaten qe e merr nga niveli me larte (010101) e perkthen ne ne sinjalë te rrymes dhe eshte pergjegjese qe te kontrolloje se a ka ndonje error, nese gjithqka eshte ne rregull at’her kete informate e dergon ne NIC(Network Interface Card – qe eshte kartela e rrjetit) dhe ajo fillon transmetimin duke perdorur ndonjerin nga mediumet (baker (UTP), vale (Wireless), drite (Fiber)).


    Me nje fjale po sa ta hapni Browserin (IE, Firefox, Opera,…) dhe ta shkruani <a class="postlink" href="http://www.google.com" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.google.com</a> e shtypni Enter. At’her ajo do te kaloje neper te gjitha keto nivele duke filluar niveli 7, 6, 5, 4, 3, 2, 1, dhe duke ju shtuar ne secilin nivel nga nje informate qe arrije ne destinacion.
    Pasi te arrije ne destinacion at’her aty informata shkone ne kahun e kundert ne OSI Model (niveli 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7) duke u kontrolluar se a eshte gjithqka ne rregull (Duke kthyer sinjalin elektrik ne 010101 duke larguar informatat shtese, duke mbledhur pjeset e ndara ne nje te vetme, duke e dekriptuar, dhe duke e paraqitur tek shfrytezuesi mesazhin e lexueshem per te (siq ka qene ne burim(source)).

    Kjo eshte nje informate generale se qfare ndodh gjate punes ne kompjuter kur provoni ti qaseni ndonje servisi qe eshte ne rrjete/Internet, pasi qe ka shume informata shtese psh: nese perdorni Proxy, nese perdorni ndonje route (Persistent Routes ne Kompjuter) at’her e kontrollon kete ne Network Layer, etc…)

    Nese keni diqka te pakjarte lirisht mund te pyesni.

    Kur ta perfundoni leximin e mesimit me larte at'her shikojeni me kujdes Foton me poshte dhe analizojeni dhe do ta kuptoni edhe TCP/IP Modelin
    [​IMG]

    Pasi ta lexoni mesimin ju preferoj qe ta shikoni/ndegjoni kete video (eshte video me e mire qe eshte bere ndonjehere, per nje sqarim dhe ta shifni se si funksionojn rrjetat):
    >> Linku per Video <<


    Me Respekt,
    phannolee
     
    RexhepS dhe Koraab pëlqejnë postimin.
  2. Armand A.

    Armand A. Anëtar Aktiv

    Postimet:
    272
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    16
    Mësim shumë i mirë.
    +REP;) !
     
  3. cHs

    cHs Anëtar Aktiv Staff Member IT Staff

    Postimet:
    317
    Pëlqimet:
    7
    Pikë nga trofetë:
    33
    Awesome .
    Paa , sa i mora do video tutoriale rreth OSI Layer se mka ik pa e kuptu .
    Zakonisht shumices te atyre qe kryejn CCNA , cuditerisht njoh shum veta qe OSI Layer nuk e din .
    Po mendoj ju ik pa e msu , patjter qe duhet me lexu ket tutorial prej fillmi dej fund edhe me kuptu .

    Thnx a lot ;)
     
  4. llapiani

    llapiani Anëtar Aktiv Staff Member IT Staff

    Postimet:
    272
    Pëlqimet:
    43
    Pikë nga trofetë:
    38
    pershkrimi eshte shum i pa qarte dhe me shum gabime ju kisha sugjeruar qe ta korrektoni .
     
  5. b!t

    b!t Anëtar

    Postimet:
    29
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    llapian nese nuk e ke te qarte lyp ndihme ne google,

    Perndryshe versionin shqip per OSI Modelin muni me e gjet ne linkun me poshte..
    [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=uAqpdC76Gqw[/youtube]
     
  6. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,428
    Pikë nga trofetë:
    343

    @b!t: paska disa gabime gjate spjegimit :D
     
  7. b!t

    b!t Anëtar

    Postimet:
    29
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    @fG nuk e di, nuk e njoh tipin, por sipas asaj qe e pash thote qe paska edhe nje video tjeter pas kesaj, shpresoj qe i permison gabimet
     
  8. sg1

    sg1 Haveibeenpwned ?! Staff Member IT Staff

    Postimet:
    4,635
    Pëlqimet:
    953
    Pikë nga trofetë:
    343
    Keq me than ama kurqysh ky ne kete video nuk paska skjaruar ia lash nje koment qaty, flet per OSI modelin e thot dergimi i te dhenave nga nje pc ne nje tjeter pc del tek IP Protokolli :D
     
  9. b!t

    b!t Anëtar

    Postimet:
    29
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    Po mire i nderuar, sipas teje IP Protokoli ku ben pjese ???.. edhe shpjegimi kur thot nga nje pc ne pc tjeter shum mire e thote qe procedura e dergimit te informates kalon neper te gjitha shtresat e osi modelit, nje nder ta eshte IP protokoli pasiqe fjala eshte per PC to PC. Per me shume info rreth IP protokolit edhe OSI Modelit gjeje librin TCP/IP Volume 1 nga Cisco Press shume mire e ki te shqaruar aty, nese ju duhet ndihme lirisht bone pyetjen ketu, do te mundohna me tu pergjigj sa ma qarte qe eshte e mundshme.

    Jemi ketu per ti ndihmuar njeri tjetrit apo jo, besoj se ky eshte qellimi, si qdo nacionalitet neper bote edhe ne duhet te jemi me shume per njeri tjetrin edhe kur e kemi gabim duhet ta pranojme, e jo te kritikojme nese nuk e kena te qarte mire temen edhe pse mendojme se dijme diqka, anyway ta propozoj me lexu Kapitullin e pare dhe te dytin te librit qe ta ceka ma heret.
     
  10. sg1

    sg1 Haveibeenpwned ?! Staff Member IT Staff

    Postimet:
    4,635
    Pëlqimet:
    953
    Pikë nga trofetë:
    343
    O Vella nuk jam kunder ndihmes te njeri tjetrit kjo gje me ka shty gjithmon me jape diturin tek te tjeret qe ne nje form mos me humb kurre.

    Mirpo vella skjarimi nuk eshte adekuat kerkoj falje nese je ti autori apo jo mirpo kur flasim per OSI Model nuk kemi te bejm me kompjuter, kompjuteri nuk ben pjes ne osi model vetem paisjet qka jane per networking pra per rrjeta bejn pjes ketu.

    Megjithate thash suksese ne vazhdim, sepse nga nje pc ne nje tjeter pc dergohen te dhenat me nje switch plug and play ndersa me nje switch cisco behet lidhja permes MAC Table po spo hyna ma fell :D suksese ne vazhdim...
     
  11. b!t

    b!t Anëtar

    Postimet:
    29
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    Ok thnx, nuk jam autor i videos e kom cek edhe ma heret, sidoqofte e njoh personin e nuk dyshoj n'to.

    Kompjuteri ben pjese ne te gjitha shtresat, ai eshte nje NODE (noda munet me kry funksione te ndryshme, routing, switching, forwarding), sidoqofte switch plug and play nuk kuptova qa ke dasht me thon me kto... jo vetem cisco switcha por qdo smart switch ditve t'sotme permban ne vete MAC table per mi forwardit frejmat (frames) nga nje port (source) tek porti tjeter (destination) ne baze te CAM table..

    Perndryshe ky video sa e di u kon pjesa e pare, pjesa e dyte ende nuk o dal, shpresojm qe ne pjesen e dyte ka me u sqaru ma mire puna.. deri atehere edhe nihere te sugjeroj TCP/IP Volume 1, besom nuk ka me pas mo ven per pyetje apo dyshime ktu mo.

    falemnderit per mirekuptim dhe ketu do te jemi per qdo pakjartesi :D
     
  12. sg1

    sg1 Haveibeenpwned ?! Staff Member IT Staff

    Postimet:
    4,635
    Pëlqimet:
    953
    Pikë nga trofetë:
    343
    O Vlla une i kom harru ligjeratat kur i kom mbajt per keto gjera mirpo skjarimi sa me i shkurt aq me i kjart del andaj nese flet per nje topologji me 2 fjal tregon se si funksionon dhe kryhet .

    Kam punuar per 7 vjet me switch/Routera, nese ti thu qe kompjuteri ben pjes ne OSI Model ateher per mu e ke noten 1 ne cisco.

    Mire u ndegjofshim.
     
  13. b!t

    b!t Anëtar

    Postimet:
    29
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    @sg1
    Une vetem po du me ta sqaru haveri jem, nuk je ti ai qe jep nota tjerve, mfal qe pot thom por le te hyjne edhe Njerz tjere qe mirren me rrjeta, adminat qe i keni le te kyqen ne kete teme edhe let tregojne se a ben pjese nje PC ne OSI Model ose jo, amo vetem me fakte te lutna.

    Edhe qe nje shembull shume te thjeshte, Shtresa e pare e OSI Modelit (Shtresa Fizike) ku bejne pjese sinjalizimet edhe pjese hardverike, perndryshe ja qysh e tregon Wikipedia:
    Code:
    The physical layer defines electrical and physical specifications for devices. In particular, it defines the relationship between a device and a transmission medium, such as a copper or optical cable. This includes the layout of pins, voltages, cable specifications, hubs, repeaters, [b]network adapters[/b], host bus adapters (HBA used in storage area networks) and more.


    A e ke te qarte pjesen me bold qe ta bona Network Adapters, pra network adapteri apo perndryshe kartela e rrjetes qe vendoset ne PCI Slotat e PC's po bojka pjese ne shtresen fizike (Layer 1 ne OSI Model).

    Ok vazhdojna edhe me shtresen e dyte (Data Link Layer - OSI Model) qe thote kshtu:
    Code:
    This layer manages the interaction of devices with a shared medium, which is the function of a media access control (MAC) sublayer.


    Qe do te thote se MAC adresa ashtu qysh e the edhe vete ma nalte ben pjese ne Layer 2, a bon mem tregu se ku eshte e vendosur MAC adresa, apo ku eshte e djegur ajo qysh edhe e thote ndryshe Cisco, ta sqarojme kete nihere e pergjithmone qe mos te krijohet konfuzitet te antart e tjere ne forum ose tek fillestart qe sapo ja kan nis me u marr me rrjeta.
     
  14. sg1

    sg1 Haveibeenpwned ?! Staff Member IT Staff

    Postimet:
    4,635
    Pëlqimet:
    953
    Pikë nga trofetë:
    343
    O Vlla me nje fjale ndash per ty ndash per antaret tjer ndash per adminat.

    OSI MODELI ESHTE KRIJUAR PER TE TREGUAR SI FUNKSIONOJN RRJETAT DHE LIDHJA E RRJETAVE E JO KOMPJUTERI APO LIDHJA E KOMPJUTEREVE:

    Ne mundemi me perdor VoIP pa pasur nevoj kompjuteri dhe aty kemi funksionim te osi modelit.

    Dhe nje gje: Mos me shti me skjaru per osi modelin tutorial sepse kur kam folur ne cisco per ndonje gje dhe profesori ka ndegju dhe e ka mesu per here te pare.

    Shtresa e pare tregon per pci apo lan kartelat dhe kabllot si optike apo lan kabllot pra sinjalizuesit dhe jo per kompjuteret.

    Mire u ndegjofshim.
     
  15. b!t

    b!t Anëtar

    Postimet:
    29
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    E patem fjalen per OSI Modelin dhe PC, pasiqe vet po e pranon qe PCI card bon pjese ne shtresen e pare (Layer 1) skom qa me vazhdu ma teper, seriozisht qe don me dit ma shume se CCNA level edhe per TCP dhe OSI Modelin edhe nihere pot thom lexoje TCP/IP Volume 1 nga Jeff Doyle, se une nuk ja fus veq ashtu, pot kallxoj pi pervojes edhe prej librave te ndryshme, e nese krejt ata Eksperta qe kan shkru libra jan gabim ateher edhe une jam gabim :D.

    Kjo eshte hera e fundit qe po shkruj ne lidhje me kete teme, spo du me vazhdu se po shoh qe si ke te qarta do sene.

    Sidoqofte urime vitin e ri te gjitheve e shpresoj qe vitin e ardhshem te vazhdojme me suksese e me ma shume dije, URIME.
     
  16. sg1

    sg1 Haveibeenpwned ?! Staff Member IT Staff

    Postimet:
    4,635
    Pëlqimet:
    953
    Pikë nga trofetë:
    343
    hahahaha mos mu bazo ne shkrime sepse shkrimet i shenon njeriu.

    Ta them qe ta kuptosh nese flet per shtresen e pare per PCI apo per LAN sdo me than qe je tuke folur per kompjuter o i nderuar.

    Te thash dhe me heret qe osi modeli sherben per me tregu si funksionojn rrjetat dhe jo si funksionon kompjuteri andaj mos i pshtjellni gjerat qe pastaj antaret tjer ti kuptojn jo kjart ashtu siq po i thuani.

    Kaloni mire e mesoni edhe me shume per suksese per te gjithe ne te ardhmen.
     
  17. b!t

    b!t Anëtar

    Postimet:
    29
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    Nuk jane shkrime, jane Libra apo perndryshe Bibla e Rrjetave si te duash thuaji, ja linka nese nuk ke ni per kta libra te famshem:

    Routing TCP/IP Volume 1
    <a class="postlink" href="http://www.amazon.co.uk/Routing-TCP-IP-2nd-ebook/dp/B000RH0EKC/ref=sr_1_1?ie=UTF8&qid=1325348126&sr=8-1" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.amazon.co.uk/Routing-TCP-IP- ... 126&sr=8-1</a>

    TCP/IP Network Administration
    <a class="postlink" href="http://www.amazon.co.uk/TCP-IP-Network-Administration-ebook/dp/B0043EWVH4/ref=sr_1_2?s=digital-text&ie=UTF8&qid=1325348222&sr=1-2" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.amazon.co.uk/TCP-IP-Network- ... 222&sr=1-2</a>

    Nese ti po menon se din ma mire se kta te sugjeroj me shkru ni liber pra :D
     
  18. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,428
    Pikë nga trofetë:
    343
    Hahahaahahahah Urime vitin e ri :p.

    1. Ju kisha lute te mos bazoheni shume ne Wikipedia (pasi qe eshte free dhe cdo kush mundet me qit cfaredo texti aty)
    2. Sqarimi ne Video: Ka gabime gjate spjegimit kishte mujt me ma pak fjale me sqaru edhe me thjeshte edhe me mire.
    3. eshte mire te behen debate pasi qe tjeret qe e lexojne temen mesojne shume, se cdo kush qe lexon kete teme nuk e din cila eshte e sakt e cila gabim ateher 90% prej tyre do te lexojne ne INT qe ta kuptojne me shume (andaj i cmoje debatet)


    OSI Modeli fillimisht kur eshte kriju, eshte kriju qe te formohet nje gjuhe universale e protocoleve qe te komunikojne me ndermjet veti, pasi qe fillimisht paisjet/aplikacionet e nje prodhuesi skan mujt me komuniku me paisjet/aplikacionet tjera keshtu qe kjo eshte kriju si nje nderlidhje mes tyre, por qe asnjeher nuk ka arritur sukses, keshtu qe eshte mbet te perdoret vetem per shkaqe edukative qe te mesohen rrjetat se si funksionojne. Po nuk u kuptua kjo fillimisht atehere asnjeher nuk do kesh sukses ne punen e metutjeshme.

    OSI Modeli nuk perdoret dhe eshte vetem nje model abstrakt, qe sqaron rrjedhjen/perpunimin e informatave qe inicion shfrytezuesi dhe deri te del nga kartela e rrjetit ne medium dhe te filloje rrugen e gjate ne per rrjeta. Thjeshte meson se si funksinon perpunimin i informates per nisje ne rrjete (ku po e mesove kete ateher TCP/IP Modelin mundeni ta kuptoni pa problem - qe eshte edhe me e thjeshte dhe perdoret per momentin)

    Nje gje qe po diskutohet se a bene pjese PC ne OSI Model, hmm eshte nje pyetje provokative, por me formulimin e pyetjes me mire ateher do kete nje pergjigjje te sakte.
    Nese Kompjuteri perdoret per qasje ne ndonje host ne largesi (rrjete) ateher mund te themi "qe perdoret OSI Modeli" po e vendosi ne thojza pasi qe me heret thash qe nuk perdoret (po per ta kuptuar rrjeten se si funksionon duhet te mendojme qe perdoret) por nese perdoret vetem lokalisht ateher nuk hyne ne Pune. Tjetra nese un e e hapi browserin edhe provoj ti casem <a class="postlink" href="http://www.itshqip.com" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.itshqip.com</a> ateher informata do te perpunohet ne kompjuter duke u bazuar ne OSI Model dhe pastaj te merr rrugen ne rrjete qe te mberrije ne destinacion.

    Kartelat e rrjetes bejne pjese ne Physical Layer, MAC Address ne Data Link, IP-ja ne Network, por nuk mundemi te themi qe Kompjuteri bene pjese ne OSI Model pasi qe osi modeli perdoret nga Kompjuteri qe te perpunohet informata.

    Ke vetem nje sqarim qe ta kuptoni me lehte.

    bw: Urime ju qofshin festat dhe ishalla kemi fat, lumturi e shendet ne vitin 2012 :)
     
  19. sg1

    sg1 Haveibeenpwned ?! Staff Member IT Staff

    Postimet:
    4,635
    Pëlqimet:
    953
    Pikë nga trofetë:
    343
    O Vella mos u bazo ne shkrime qe hapin weba me pershkrime personale po ngom mu se ma profa jemi ne te IT-Shqip sesa ata te WikiPedia :D.

    Lexo sa te duash e bej cfare te duash por po e them per te tjeret qe lexojn kete post mos ta perziejn OSI Modelin me kompjuterin sepse do i mesosh gabim andaj deri ta pranosh qe kompjuteri nuk ben pjes ne OSI Model tek une e ke noten 1, e lexo deri ta kuptosh e pastaj me thuaj ketu qe e ke pasur gabim dhe do te kaloj ne noten 2 hahaha.

    P.S Shpresoj mos te behesh nervoz veq me pelqen me diskutu sepse mesojn te tjeret nga diskutimet.

    Andaj prap po dal tek OSI Modeli siq te ka skajruar edhe fG-ja me lart, dhe njeher po te them nese flet per LAN pci nuk do thot qe je duke folur per kompjuterin, lexoi ne detaje mire OSI funksionalitetin dhe do e kuptosh qe nese flasim per osi model nuk po flasim per lidhje te kompjuterit me kompjuter :D.

    b!t ndoshta ty te duket i kjart skajrimi i asaj video per OSI model por mesoe me mire osi modelin nga ligjeratat e ciscos dhe do e kuptosh qe kishte gabime vella.

    Mire u ndegjofshim ne vazhdim.

    P.S Per Kompjuter dhe informatat e tij meson ne IT Essential, ndersa per cisco rrjeta meson ne ccna andaj kompjuteri dhe pjeset e tij mesohen vecmas nga rrjetat dhe modelet e rrjetave.
     
  20. b!t

    b!t Anëtar

    Postimet:
    29
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    Pikerisht kjo eshte ajo qe po mundohna me ja sqaru kolegut @sg1, sigurisht e dime qe OSI modeli eshte vetem perkufizim i gjithe procesit te bartjes se te dhenave ne baze te Hierarkise (7 shtresave ne OSI), gje qe sqarohet shume mire enkapsulimi i informatave (bitave, framave, paketave, datagrams etj).

    Kshtuqe kisha dasht me permbyll me kto edhe besoj se u kuptum qe PC (bashke me PCI card pasiqe eshte pjese perberese e PC-s) kur ben enkapsulimin e informatave e deri tek bartja ne rrjet bazohet ne OSI modelin.
     

Shpërndaje faqen

Loading...