1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Pyetje Online Mailing Service

Tema tek 'Pyetje dhe Përgjigje' e hapur nga uniku, 15 Shtator 2017.

  1. uniku

    uniku Anëtar Aktiv

    Postimet:
    433
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    28
    Përshëndetje!

    Na duhet një online mailing service e ngjashme me platformën MailChimp për te dërguar newsletter ne disa adresa.
    Mund te përdorim dhe Mailchimp por duam te mbledhim disa info se cili ka kosto me te ulet.
    Deri tani i kemi dërguar nga mailserveri jone por kemi menduar qe mund te na sjelli problemi pasi qe janë mbi 4 mije adresa.
    Jam ne pritje te sugjerimeve tuaja!
    Faleminderit.
     
  2. Valdrin Gashi

    Valdrin Gashi Anëtar i Njohur

    Postimet:
    715
    Pëlqimet:
    75
    Pikë nga trofetë:
    58
    Disa alternativa, dhe krahasimet mes tyre:
    Code:
    https://sprout24.com/12x-cheaper-mailchimp-alternative/
     
  3. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,423
    Pikë nga trofetë:
    343
    Ska nevoj pagese online kur mundesh me nje skripte te thjeshte te dergosh emaila.

    Krejt cka duhet te besh eshte qe nga dergimi i nje emaili ne tjetrin te pauzosh 2 sekonda.

    4000 emaila i perfundon per 2h. Dhe nuk hyn ne spam lista.
     
    uniku pëlqen postimin.
  4. uniku

    uniku Anëtar Aktiv

    Postimet:
    433
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    28
    @Fannol Gashi nese mundesh mund te ma tregosh se cfare scripti perdoret dhe si perdoret ne kete rast?
     
  5. KALI-ALB

    KALI-ALB Anëtar i Njohur

    Postimet:
    918
    Pëlqimet:
    211
    Pikë nga trofetë:
    73
    Scripte ne php si p.sh me funksionin mail kerko ne gjuhen e programit qe do te perdoresh dhe shiko a gjen gje.
     
  6. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,423
    Pikë nga trofetë:
    343
    Nuk jam afer laptopit tim dhe nuk e kam skripten e gatshme qe e kam perdor une, por kjo PowerShell skripte qe e shkruajta tash te kryen pune pa problem.

    Code:
    $Emails = Get-Content -Path "C:\temp\lista.txt"
    $Log = "C:\temp\EmailLogs.log"
    
    $SMTP = "smtpgw.domaini.local"
    $Port = 25
    $From = "[email protected]"
    $Body = "Pershendetje`n`nMe kete email ju njoftojm se nga sot do ta ndryshojm orarin e punes.`nOrari i ri i punes eshte nga ora 8:00 deri 16:30.`n`nMe respekt,`nKompania"
    
    foreach($Email in $Emails){
        try{
            Send-MailMessage -From $From `
                             -To $Email `
                             -SmtpServer $SMTP `
                             -Port $Port `
                             -Body $Body
        }
        catch{
            "$($Email) >> $($Error.Exception)" | Out-File -FilePath $Log -Append
        }
        Start-Sleep 2
    }
    Body duket keshtu:
    [​IMG]

    Tekst fajlli ku jane emailat duhet jete cdo email nga nje rresht psh:
    [email protected]
    [email protected]
    [email protected]
    ...

    Dhe ne fillim, vendosi dy emaila tuat persoanle psh Hotmail dhe Gmail, pastaj vendose Hotmail ne mes, edhe Gmail ne fund,

    Edhe nese te vijn dy emaila fillimisht e din qe skripta po funksionon, nese te vjen emaili tjeter ne Hotmail e din qe veq gjysa e listes eshte perfundu me sukses, dhe nese te vjen emaili i fundit ne Gmail e din qe lista ka perfundu. Por paraprakisht, testoje me nje liste te emailave tua personale ose te kolegeve, dhe kur sigurohesh qe po vjen emaili qysh po don ti ateher e leshon ne listen qe deshiron mi dergu.

    Po ashtu, nese ka ndonje problem ne dergimin e emailit per shkak qe nuk eshte shkru mir emaili (sepse nese ki me qindra mijera emaila) nuk ki mundesi mi kontrollu te gjitha, LOG-u ruhet ne "C:\temp\EmailLogs.log" ose ne ndonje path qe e specifikon ti, dhe ne fund e shiqon se a ka pas ndonje problem me ndonje email. Kur te paraqitet emaili dhe mesazhi qe eshte paraqit gjate dergimit.

    Nese te duhet skript me e avancuar (Me Body HTML, attachment) etj. duhet te presesh edhe rreth 2jave sepse nuk jam afer laptopit personal, por besoj qe te kryen pune ajo skripte me larte.

    Paqe.
     
    BlackEagle, wolf_mc12, rockstar dhe 2 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  7. rockstar

    rockstar Anëtar Aktiv

    Postimet:
    339
    Pëlqimet:
    59
    Pikë nga trofetë:
    28
    Pershendetije Fanol nese ka mundsi te ma dergosh dhe mua at scripten e avancuar kur te kesh mundsi.
     
  8. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,423
    Pikë nga trofetë:
    343
    Kjo ju kryen pune. Vetem se listen e emailave e ruani ne csv ku titulli i kolones eshte Email.

    E krijoni nje file Emri.csv dhe rreshti i pare duhet ta kete te shkruar Email dhe pastaj perfundi lista e emailave siq e kam sqaruar ne emailin paraprak.

    Code:
    $email = Import-Csv "C:\Temp\Emails.csv"
    
    $body =
    @"
    <!DOCTYPE html>
    <html>
    <head>
    <meta http-equiv="Content-Type" content="text/html; charset=utf-8" />
    </head>
    <body>
    <p align=left
    <span style='font-size:11.0pt;font-family:"Calibri","sans-serif";color:#4F81BD'>
    I nderuar klient,</span></p>
    <p> </p>
    <p align=left
    <span style='font-size:11.0pt;font-family:"Calibri","sans-serif";color:#4F81BD'>
    orari i ri zyrtar i punes do te jete nga  8:00 deri 16:00.</span></p>
    <p> </p>
    <p align=left
    <p> </p>
    <p> </p>
    <p align=left
    <span style='font-size:11.0pt;font-family:"Calibri","sans-serif";color:#4F81BD'>
    <b>Kompania juaj</b></span></p>
    <p align=left
    <span style='font-size:11.0pt;font-family:"Calibri","sans-serif";color:#4F81BD'>
    - - - - - - - - - - - - - - - -</b></span></p>
    <p align=left
    <span style='font-size:11.0pt;font-family:"Calibri","sans-serif";color:#4F81BD'>
    Dear Customer,</span></p>
    <p> </p>
    <p align=left
    <span style='font-size:11.0pt;font-family:"Calibri","sans-serif";color:#4F81BD'>
    The new hours are from 8:00 to 16:00.</span></p>
    <p> </p>
    <p align=left
    <p> </p>
    <p> </p>
    <p align=left
    <span style='font-size:11.0pt;font-family:"Calibri","sans-serif";color:#4F81BD'>
    <b>Kompania juaj</b></span></p>
    <p align=left
    <span style='font-size:11.0pt;font-family:"Calibri","sans-serif";color:#4F81BD'>
    </body>
    </html>
    "@
    
    
    $email | ForEach-Object {
        try{
            Send-MailMessage -From "[email protected]"
                -To ($_.Email)
                -Subject = "Ndryshim i orarit te punes / Change of working hours"
                -BodyAsHtml
                -Body $body
                -Attachments "C:\temp\Njoftim.pdf"
                -SmtpServer Smtp.domain
                -Port 25
                -ErrorVariable EmailError
                -ErrorAction Stop
            Start-Sleep -Seconds 5
            Write-Output "$($_.Email)" | Out-File -Append C:\Temp\EMAIL.txt
        }
        catch{
            Write-Output "$EmailError" | Out-File -Append C:\Temp\EMAILError.txt
        }
    }
    Ne fund mundeni me e pa listen e emailave qe jane dergu dhe e krahasoni me listen qe e keni importuar. Gjithashtu listen e emailave qe ka problem me dergim.
     
  9. uniku

    uniku Anëtar Aktiv

    Postimet:
    433
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    28
    @Fannol Gashi shume faleminderit për scriptin por dikush me sugjeroje qe për te shmangur listimin ne blacklist duhet qe me ane te nje scripti serverit ti thuhet qe te dergoje nje email ne sekond, kjo per cdo email qe dele nga serveri. Nese mundesh dhe ke ndonje skript te till do me bënte shume pune. Pasi nga nje testim qe beme ne firewall duke krijuar nje filter rule i cili monitoren porten 25 dhe dilte qe serveri dergonte me teper se 3 emaile ne sekond.
    Faleminderit.
     
  10. ﴾.﴿

    ﴾.﴿ Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,662
    Pëlqimet:
    1,144
    Pikë nga trofetë:
    243
    @uniku
    kjo që postoi Fannol Gashi është më e sigurtë
    Code:
    Start-Sleep -Seconds 5
     
  11. uniku

    uniku Anëtar Aktiv

    Postimet:
    433
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    28
    Nuk e ve ne dyshim qe eshte e sigurt por une dua nje skript qe te funksionoje per cdo email qe del nga serveri jo vetem per news letter.
    Si fillim ate kerkova, nje zgjidhje per news letter por tani me duhet dicka per te gjitha emailet pasi kemi shume problem me spam.
    Faleminderit.
     
  12. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,423
    Pikë nga trofetë:
    343
    Nuk ka nevoje per nje skripte te tille pasi qe eshte normale te dergohen me qindra emaila ne sekond po flas per emaila qe nuk jan spam.

    Spam emaila konsiderohen nese permbajtja eshte e njejte dhe vetem pranuesi ndryshon dhe dergohen ne mase te madhe, me mijera apo miliona emaila brenda nje kohe shume te shkurte ndoshta pak sekonda ose ka fjale brenda emailit qe jane ne listen e zeze te fjaleve.

    Nese dergohen emaila po i quaj te mira (qe me kuptu ma lehte sepse nuk dmth qe spam eshte i keq) brenda nje sekonde me 10 apo qindra te tilla nuk hyn ne liste te zeze pasi qe spam sistemet e kane aftesine e dallimit ne mes te spam ose email te mire.

    Andaj mos provo me gjet nje gje te tille se nuk ekziston sepse nuk duhet me ekzistu kur ka mekanizma tjere per kete gje.
     
  13. rockstar

    rockstar Anëtar Aktiv

    Postimet:
    339
    Pëlqimet:
    59
    Pikë nga trofetë:
    28
    E nese te llogarit si spam a ka mundsi qe kompania e hostingut qe ne kete rast un e perdori hostgator te me suspendoj llogarin?
     
  14. uniku

    uniku Anëtar Aktiv

    Postimet:
    433
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    28
    1- E mendova se ishte nje mundesi zgjidhje pasi mund te jete dhe serveri qe na e shkakton kete problem duke dërguar spam, edhe pse e kam skanuar me antivuris dhe malware bytes dhe nuk ka kap ndonjë gjë.
    2- Po nëse ndonjë nga pc është i infektuar dhe krijon një smtp te veten dhe fillon e dërgon spam ne ketë rast nuk ka lidhje me mail serverin apo jo? Ne mikrotik firewall kemi një rule i cili lejon vetëm mail serverin te komunikoje ne portën 25. Si ka mundësi qe pc te dërgoine spam pasi çdo gjë klon nga firewalli.
     
    Last edited: 20 Shtator 2017
  15. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,423
    Pikë nga trofetë:
    343
    @rockstar Po mundet me suspendu nese hyn si spam. Per kete kontakto kompanine ne fjale.

    @uniku Nese nje pc krijon smtp te veten dhe dergon emaila nuk ndikon ne domainin ose serverin tuaj po ne IP-ne publike po, gje qe shkakton probleme.

    Nese deshiron dergoma domain ne PM dhe do ta shikoj se ne cfare lista je dhe ndoshta mundem te te jap ndonje sugjerim.
     
  16. rockstar

    rockstar Anëtar Aktiv

    Postimet:
    339
    Pëlqimet:
    59
    Pikë nga trofetë:
    28
    A din ndokush ndonje sherbim falas qe esht per email marketing?
     

Shpërndaje faqen

Loading...