1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Pyetje Nxerrja e Dokumentev nga Hardisku i prishur

Tema tek 'Pyetje dhe Përgjigje' e hapur nga Donche-x, 13 Gusht 2019.

  1. Donche-x

    Donche-x Anëtar i Njohur

    Postimet:
    694
    Pëlqimet:
    4
    Pikë nga trofetë:
    38
    pershendetje

    e kam perdor Hardiskin per ruajten e dokumentev .. amo e kom qu nPej tpakten te dhanat mi nxerr prei diskut ama pa sukses..Njanj mtha qe prishtin osht dikush qe munet mi nxerr Filet nga Hardisku.
    Kan provu kta Serviserat ne Pej skan mujt
    Ah mundet mem tregu najkush kush mundet me bo ket pun..najkush we osht prishtin apo naj vend tjeter nKosov.
     
  2. Valdrin Gashi

    Valdrin Gashi Anëtar i Njohur

    Postimet:
    715
    Pëlqimet:
    75
    Pikë nga trofetë:
    58
    E kam parë ne rrjete sociale këtë kompani, nuk e di se a mund të kryejnë punë.
    Code:
    https://www.datarecoverykosova.com/
     
  3. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,299
    Pëlqimet:
    362
    Pikë nga trofetë:
    138
    Kjo eshte per te rikthyer ato qe jane fshire jo rikuperim.
     
  4. exploit.al

    exploit.al Anëtar

    Postimet:
    49
    Pëlqimet:
    35
    Pikë nga trofetë:
    18
    Pershendetje @Donche-x

    A mund te na tregosh me shume te dhena rreth llojit te diskut si dhe simptomat qe tregon HDD?

    Disqet HDD ne pergjithesi mund te kene tre lloje te defekteve
    1) Ndonje problem ne pllaken e HDD (nqs je shume me fat)
    2) Problem me kokat qe i lexojne te dhanat
    3) Problem me motorin i cili rrothullon pllakat qe gjenden brenda HDD.

    2 problemet e fundit jane probleme fizike dhe nuk mund te menjanohen pa nje nderhyrje fizike. Ne te gjitha rastet merret nje disk tjeter identik edhe transplatohen pjeset e demtuara nga disku donor tek disku qe po rregullohet. Pastaj disku kyqet derisa te transferohen te dhenat tek nje disk tjeter. Por precedura eshte shume e ndieshme per shkak se pllakat shume leht mund te kontaminohen dhe shume lehte mund ta dergosh punen aty ku nuk ka me kthim prapa.
    E permende se me pare e ke derguar tek nje Servis, po shpresoj se nuk e kane hapur HDD fizikisht (pjesen ku ndodhen pllakat magnetike) pa ndermarre masat paraprake perndryshe me nuk ka kush te te ndihmoj.

    Ne fakt reklamojne se bejne edhe rikuperim po nuk e dij sa jane efektiv.
     
  5. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,299
    Pëlqimet:
    362
    Pikë nga trofetë:
    138
    Mendoj se ka problem fizik dhe nga momenti që është fizik nuk mendoj se do kete ndonjë software qe te beje punë. Kam pervete nje hdd qe ka problem fizik por nuk kam gjetur ndonjë ta rikuperojë.
     
  6. exploit.al

    exploit.al Anëtar

    Postimet:
    49
    Pëlqimet:
    35
    Pikë nga trofetë:
    18
    Une iu referova kompanise Data Recovery Kosova, ata zgjidhin edhe probleme fizike te disqeve (te pakten sipas marketingut qe bejne).

    "Kam pervete nje hdd qe ka problem fizik por nuk kam gjetur ndonjë ta rikuperojë."
    Ne shumicen e rasteve mund te rikthehen (normalisht qe jo me ndonje softuer te caktuar), problemi eshte qe ka kosto te larte (edhe une po flas nga pervoja).
     
  7. Donche-x

    Donche-x Anëtar i Njohur

    Postimet:
    694
    Pëlqimet:
    4
    Pikë nga trofetë:
    38
    @exploit.al - e dergova te 1 servis edhe diskun e kan hap kan dyshu qe i ka fajrt ajo gjilpona e diskut ama ajo ish ne rregull..amo ata po dyshojn qe pllaka e diskut i ka fajet se ish e djegun..e tha nuk kam ksi disku te njejt ..se nqofse kish pas tha ja kishim ndrru veq pllaken edhe kish funksjonu..tasht duhet me qu dikun tjeter prishtin ndoshta.
     
  8. exploit.al

    exploit.al Anëtar

    Postimet:
    49
    Pëlqimet:
    35
    Pikë nga trofetë:
    18
    Me gjilpona po besoj qe i referohesh kokave per lexim, nqs eshte e demtuar vetem pllaka elektronike (PCB) e diskut atehere qenke me fat, po servisi nuk po duket shume serioz sepse nuk perfundon gjithqka me nderrimin e pllakes (duhet te zhvendosesh edhe firmware prej PCB se demtuar ne PCB donor). Po edhe tjetra si kan mendu te rregullojne nje problem te kokave lexuese nqs nuk kan pasur nje disk identik per zhvendosje te kokave nga disku donor ne diskun origjinal, ndoshta kan supozuar se koka eshte bllokuar fizikisht me pllakat magnetike dhe kane supozuar se largimi i kokes nga pllakat do e rregullonte problemin.

    S'po mund t'jap ndonje keshill te sakte per shkak se nuk ke cekur as llojin e HDD dhe as simptomat qe shfaq, por nuk mund te diagnostifikosh nje PCB si te demtuar perveq ne ato raste nqs nuk ndihet fare HDD ose ndjen ndonje ere pas kyqjes.
    Edhe diqka, nqs disku eshte hapur ne nje dhome normale (qe nuk i ploteson standardet e duhura) deri me tani vetemse ke humbur nje pjese te madhe te te dhenave.

    Ne rast te nje demtimi ne pllaken elektronike nese mendon te vazhdosh vet me riparimin blej nje pllake identike ne ebay, mbasi te vie pllaka nderroje pllaken dhe kyqe diskun. Nese disku fillon te rrotullohet atehere mund te themi se e gjete problemin dhe mund te vazhdosh me zhvendosjen e firmware nga pllaka origjinale ne pllaken donor. Zhvendosja e firmware mund te behet ne dy menyra:
    1) Me zhvendosjen fizike te modulit EEPROM (ku ndodhet firmware) nga pllaka e demtuar ne pllaken donor
    2) Transferimi i Firmware me ane te Leximit/Shkrimit te firmware ne EEPROM me ane te ndonje IC Programmer si CH341A SPI Programmer
     

Shpërndaje faqen

Loading...