1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Nje kompani ne Kosove i vjedhen 40000€ nga hakeret

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga Zyklon, 21 Qershor 2015.

  1. Zyklon

    Zyklon Bitcoiner

    Postimet:
    3,500
    Pëlqimet:
    344
    Pikë nga trofetë:
    253


    Minuta 22:54

    Qesha pak me deklaraten e viktimes, sipas tij nje krahsim i bie qe edhe rryma ne Kosove nuk eshte e nje "standarti" europian, sepse me i fut gishtat ne prize po te mbyte :)

    Ky zoteria duhet me dite qe veprimet e tij me pagesa online ne internet i merr ai vete 100%, qysh e pash ai veq nashta ka shku edhe tek ISP e tij edhe tu i lyp llogari me vete gabimin e tij.

    Sidoqofte kete lajm e paskan pa edhe raiffeisen sot e pash kete mesazh nga keta te fundit,

    Code:
    Të nderuar klientë,
    
    Në kuadër të aktiviteteve vetëdijësuese mbi shërbimet bankare, Banka Raiffeisen dëshiron t’ju njoftojë se para se të plotësoni urdhërtransferin ndërkombëtar, është shumë e rëndësishme t’i verifikoni të dhënat në faturat e pranuara nga furnitorët. Në rast se vëreni ndonjë ndryshim të të dhënave në krahasim me të dhënat në faturat që keni pranuar më herët nga i njëjti furnitor (psh. kanë ndryshuar të dhënat për bankën përfituese ose ka ndryshuar edhe shteti ku duhet të bëhet transferi) kontaktoni menjëherë furnitorin tuaj. Vetëm pasi ta verifikoni se ndryshimi i të dhënave është bërë nga furnitori, plotësoni urdhërtransferin ndërkombëtar.
    
    Verifikimi i tillë i të dhënave në faturën e pranuar nga furnitori është bërë një praktikë e zakonshme edhe në vendet tjera. Kjo sepse janë shënuar raste kur persona të panjohur (mashtrues) kanë arritur të atakojnë databazën e furnitorëve të caktuar dhe të keqpërdorin të dhënat duke ndërhyrë dhe ndryshuar detajet për pagesa në faturat që furnitorët ua lëshojnë klientëve të tyre (kryesisht ndryshohen të dhënat për bankën përfituese ose edhe shteti - kurse emri i përfituesit të kompanisë mbetet i pandryshuar). Në rastet kur klientët nuk i kanë vërejtur këto ndryshime, kanë urdhëruar bankat që transferi të ekzekutohet sipas të dhënave në atë faturë duke bërë që pagesa të përfundojë në llogari të keqpërdorura nga persona të panjohur.
    
    Kujdes me tranferte nderkombetare djema :)
     
  2. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,481
    Pëlqimet:
    2,073
    Pikë nga trofetë:
    448
    E paska hanger me foren ma banale qe e perdorin sot scamerat, per mi sulmu viktimat. Edhe me pas taku ket zotriun me ja thon nja dy fjal, se me qat menyre qe e paska hanger ky tripin edhe ne shtetet e Evropes shum persona ngulen, dhe ska ktu cka duhet me bo shteti ma shum perveq se me kqyr me zbardh rastin masi ti kan vjedh ty paret, kur ti vet je i pakujdeshem ku i dergon parat e tua...

    ps. Edhe qe tha per punen e email adreses qe paska space qaty te imella, po shihet qart qe ska hapsire, nuk ka space sepse imellen ja paskan dergu me imellen @wild.de, sepse perndryshe nese kisht pas space automatikisht GMAIL e kisht dergu kete imell ne follderin SPAM, por kjo edhe nuk eshte far filozofie me dergu me ate imell sepse me nje mailer te thjesht mun e realizon edhe kete gje.
     
  3. ditiendrit

    ditiendrit Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,619
    Pëlqimet:
    153
    Pikë nga trofetë:
    93
    Kshtu ndodh kur shefi i nje kompani eshte shofer ,kontabilist,pastrus e shume pune tjera edhe asnjo prej tynve nuk din me bo. Edhe vjen deri tek vjedhja qe gjithmon "fajit" i ka Kosova.
     
    ﴾.﴿ pëlqen postimin.
  4. ano0n

    ano0n Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,068
    Pëlqimet:
    108
    Pikë nga trofetë:
    83
    40.000 Euro i kan hup, zoti t'nimoft be vlla.
    Po puna osht se u kan dasht dikon me angazhu per siguri ose me dit bile ti prej veti e jo veq me shku tek
    E-Banking Raiffaisen Bank edhe me i qu paret.
    Edhe pom qeshet kur po thot qe fajet i kan instuticionet e vendit, kur sigurine tande e ki per detyr ti me siguru e jo me ta siguru shteti.
    Une shoh ksi gjera qe behen dit per dite, edhe kto i bojn me spam qe eshte shum e thjeshte, keshtu qe ktu policia as kerkush sen sun bon, veq duhesh me kon i zoti me dit me pas sigurine ne nivel se sen sun t'bojn po e pate sigurine edhe me vepru me dije jo veq hajt me i qu paret.
     

Shpërndaje faqen

Loading...