1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Një kompani Izraelite është në gjëndje të hakojë çdo iPhone!

Tema tek 'iOS' e hapur nga beni20, 12 Mars 2018.

  1. beni20

    beni20 Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,616
    Pëlqimet:
    52
    Pikë nga trofetë:
    78
    [​IMG]
    Kompania Izraelite Cellebrite është e aftë të penetrojë sigurinë e çdo iPhone sipas një raporti që vjen nga Forbes. Burimet e Forbes thanë se Cellebrite ka gjetur një mënyrë të re për të hyrë në pajisjet e Apple, përfshirë edhe ato me iOS 11 dhe iPhone X.

    Qeveria Amerikane kishte përdorur teknologjinë e Cellebrite për të thyer enkriptimin e iPhone, por Apple ka luftuar për të mbajtur të sigurta pajisjet e saj. Për këtë arsye Cellebrite ka zgjedhur të heshtë lidhur me këtë lajm. Ndërsa kompania Izraelite mban të fshehta metodat e hyrjes në iPhone, Apple vështirë se ka për të gjetur një mënyrë për ti adresuar.

    Thuhet se Cellebrite ka zbuluar një dobësi sigurie zero-ditore për të fituar akses. Po shqetësimi kryesor i përdoruesve është fshehtësia e dobësive të sigurisë zbuluar nga Cellebrite. Dy vite më parë një grup hakerash arriti të vidhte nga NSA-ja mjete të cilat mund të përdoreshin për të hakuar dhjetëra pajisje dhe softuerë që përdorim sot.

    Mjetet ishin shfrytëzonin dobësi zero-ditore të panjohura për zhvilluesit e softuerëve. Nëse NSA-ja nuk arrin do të mbrojë mjetet e saj, shtrohet pyetja sa do të mundet Cellebrite
     

Shpërndaje faqen

Loading...