1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Një haker shqiptar i Bitcoin/ 28-vjeçari vodhi mbi 500 mijë euro, e kërkojnë 3 shtete evropiane

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga Universal, 23 Dhjetor 2020.

  1. Universal

    Universal Anëtar Aktiv

    Postimet:
    365
    Pëlqimet:
    119
    Pikë nga trofetë:
    53
    Autoritetet shqiptare janë përfshirë në një ekip ndërkombëtar hetimi për zbulimin e një rrjeti mashtruesish kompjuterikë që sipas të dhënave të deleguara nga drejtësia austriake është faktuar se kanë përvetësuar mbi 504 mijë euro.

    Burime të besueshme pranë prokurorisë i thanë TCH se në këtë skemë ka dyshime se është implikuar edhe një i ri shqiptar i moshës 28 vjeç, të dhënat e të cilit janë zbuluar nga gjurmimi në rrjet.

    Hetuesit po kërkojnë hakerin shqiptar pas një sërë veprimesh të kryera nga bullgarët dhe gjermanët që referojnë se i riu shqiptar është përgjegjës për autorësinë e mashtrimit dhe se ai ka rol për pagimin e domainëve, website dhe infrastrukturës së IT.

    Burimet e TCH shpjegojnë se të huajt njoftojnë prokurorinë se këto dy faqe interneti që prezantohen si cripto markete , përmes një përfaqësimi on line rrëmbëjne besimin e viktimave të tyre duke ju premtuar tregti me aksionet dhe valutat e kriptuara.

    Sapo shënjestra regjistrohej ne platforme duke dhënë identitetin dhe numrin e telefonit, autorët e kontaktojnë qytetarin duke i sugjeruar investim ne sasi te vogla me premtimin se ndërmjetësi do realizoje një investim te madh te valutave.

    Qëllimi i grumbullimit te të dhënave sipas asaj që është faktuar deri më tani është se përdoruesit këmbejnë monedha të kriptuara si bitcoin dhe se pas çdo shkëmbimi atij i premtohen shuma më të mëdha.

    Top Channel
     
    @science pëlqen postimin.
  2. jami123

    jami123 Anëtar

    Postimet:
    21
    Pëlqimet:
    1
    Pikë nga trofetë:
    13
    Hahahaha paska bo gerrdi t'madhe
     
  3. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    2,933
    Pëlqimet:
    1,044
    Pikë nga trofetë:
    343
    Po ca shqipe mo shqipe. Shqipja a fry kot si kaposh deti. Ai paska qene aq i squt sa paska ble domain ne emr tvet :p:D:tearsofjoy:
     
  4. Avioni

    Avioni Anëtar Aktiv

    Postimet:
    218
    Pëlqimet:
    91
    Pikë nga trofetë:
    38
    Ia ka rras naj tjeter, me emrin e ktij:tearsofjoy:
     
  5. DardanDaci

    DardanDaci Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,164
    Pëlqimet:
    862
    Pikë nga trofetë:
    193
    Bullshit , qysh po e cilsojn si haker kur i paska ble domainet ne emer te vetin ? Change the tittle please , kjo osht loje ata le ta kerkojn po ska me ju dal prova qe u kon qaj hahah.
     
  6. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    2,933
    Pëlqimet:
    1,044
    Pikë nga trofetë:
    343
    Po edhe ajo mund te jete.
     
  7. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    2,933
    Pëlqimet:
    1,044
    Pikë nga trofetë:
    343
    Jo lere me mire qe ta kuptojne disa kalamoj se kjo nuk eshte loje dhe shaka.
     
  8. Flori.007

    Flori.007 Anëtar

    Postimet:
    7
    Pëlqimet:
    1
    Pikë nga trofetë:
    3
    Kjo eshte menyra e mashtrimit ne call center me bursa po pak e zbukuruar ne post
     

Shpërndaje faqen

Loading...