1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Pyetje NGA CISCO QE NUK PO MUNDEM TI KUPTOJ

Tema tek 'IT Kualifikime' e hapur nga REMZI, 14 Dhjetor 2017.

  1. REMZI

    REMZI Anëtar

    Postimet:
    4
    Pëlqimet:
    1
    Pikë nga trofetë:
    1
    Se pari ju Pershendes te gjithve jam i ri tashme ne Grup dhe Jam i Lumtur qe te ju Bashkangjitem

    Sapo kam filluar te mirrem me Cisco dhe ti mesoj disa gjera permes internetit

    Mirpo ne disa gjera kam shum mjegullira si keto me poshte Kush ka dijeni ju lutem te me kthej pergjigje ne at menyr qe ti kuptoj sa me mir


    Qfar sherben : show ip dhcp binding

    Qfar sherben : ip dhcp pool subnet1

    Qfar sherben : ip dhcp excluded-address

    Qfar sherben : no auto-summary

    Qfar sherben : no auto-summary version 2

    Qfar sherben : RIP ROUTER IP PROTOCOL

    dhe per qfar sherbejn keto shkronjat posht kur e shkruajm tek routeri psh : show ip route

    c

    r

    s



    Ju faleminderit te gjitheve!
     
  2. Valdrin Gashi

    Valdrin Gashi Anëtar i Njohur

    Postimet:
    711
    Pëlqimet:
    73
    Pikë nga trofetë:
    58
    1. Kjo komandë paraqet listën me IP adresat që janë lëshuar (shpërndarë) nga ana e routerit.
    2. Krijimin e një pool me emrin subnet1, i cili pastaj konfigurohet me parametrat përkatës si: network, gateway, dns, etj.
    3. Për të caktuar listën e IP që nuk do shpërndahen nga router, me qëllim të konfigurimit statik në ndonjë pajisje, psh. Printer, Server, etj.
    4,5. Pasi ekzekutohet kjo komandë në një routing protocol, atëherë router e dërgon tek router tjerë informatën e network edhe subnet mask përkatës, pa këtë komand ai e dërgon vetëm network por me subnet mask default që i përket klasës.
    6. Routing protokolet përdoren për shpërndarjen dinamike të informatave lidhur me network-at, në mënyrë që secili router të ketë njohuri për network e routerit tjetër. Disa nga protokolet janë: BGP (për komunikim mes sistemeve autonome të ndryshme, dmth mes ISP të ndryshëm),EIGRP, OSPF, RIP, IS-IS (këto për komunikim mbrenda një organizate/kompanie),etj.
    7. Në tabelën e routimit, secili protokol e ka shenjën identifikuese,
    psh. c - rrjetat e lidhura direkt me router, r - rrjetat e njohura me anë të protokolit RIP, s - të konfiguruara manualisht nga network administrator-i.

    p.s e kam shkruar në formë më të thjeshtë, meqenëse qenke në fillim në rrjeta kompjuterike
     
    REMZI dhe Fannol Gashi pëlqejnë postimin.
  3. REMZI

    REMZI Anëtar

    Postimet:
    4
    Pëlqimet:
    1
    Pikë nga trofetë:
    1
    Shum Faleminderit Pergjigjet ishin shum te kjarta te falenderoj Perzemersisht
     

Shpërndaje faqen

Loading...