1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Ndonëse me vonesë, Kosova heq taksën doganore për produktet e teknologjisë informative

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga getrich, 2 Prill 2018.

  1. getrich

    getrich Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,477
    Pëlqimet:
    143
    Pikë nga trofetë:
    93
    Pas shumë vjet kërkesash, Ministria e Financave më në fund ka vendosur të mbështesë sektorin që ka shënuar më së shpejti rritje të eksportit.

    Nga prilli ka hyrë në fuqi vendimi, përmes të cilit taksa doganore për produktet e teknologjisë informative dhe pajisjeve të tyre përcjellëse të hiqet e tëra.

    Ministri i Financave, Bedri Hamza, i ka thënë KTV-së se ky nuk do të jetë vendimi i fundit që do të merret për lirimet tatimore, por rritje të tyre nuk do të ketë.

    Njohësit e teknologjisë së informacionit thonë se megjithëse vendimi është i vonuar, ai sërish do të ketë ndikim pas shumë kohësh kur institucionet nuk kishin fare koordinim mes vete.

    Berisha thotë se sektori i shërbimeve është burim i rritjes së punësimit, sidomos i të rinjve, numri i të cilëve në Kosovë është i madh.

    Në Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit STIKK thonë të mos kenë marrë asnjë informacion se cilat pajisje janë liruar nga ministria prej listës që ata ua kanë dërguar, pasi ministria ende nuk u ka kthyer përgjigje.

    Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, sektori i shërbimeve tejkalon mbi 1 miliard euro për çdo vit.

    Në listën e shërbimeve prin ai i udhëtimeve apo turizmit me eksport në vlerën prej 809.6 milionë euro, e ndjekur nga shërbimet profesionale dhe të biznesit me 64.4 milionë euro, shërbimet e komunikimit me 48.6 milionë euro, shërbimet qeveritare me 35.8 milionë euro dhe shërbimet e ndërtimit me 10.6 milionë euro.

    Në një raport të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është thënë se edhe ky sektor është minuar nga mungesa e liberalizimit të vizave, proces që po u pamundëson që ofruesit Kosovar të shërbimeve të mos mund t’i ofrojnë me kohë shërbimet e tyre, duke përfshirë edhe një kosto më të lartë.

    © KOHA.
     
  2. GameOver

    GameOver Anëtar Aktiv

    Postimet:
    442
    Pëlqimet:
    136
    Pikë nga trofetë:
    53
    Au hjek taksa doganore per qfar do shume shembull e porositi 1 pc 2000 euro a osht taksa shembull deri n 1000 apo qfar do shume osht 0
     
    wolf_mc12 pëlqen postimin.
  3. extraordinario

    extraordinario Anëtar Aktiv

    Postimet:
    165
    Pëlqimet:
    24
    Pikë nga trofetë:
    28
    D.m.th nese une e blej nje laptop apo computer apo smart phone jam i liruar nga taksat doganore ?
     
  4. getrich

    getrich Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,477
    Pëlqimet:
    143
    Pikë nga trofetë:
    93
    Lexo artikullin aq sa shkrun aty ma shume nuk di , po beni edhe kerkime tjeter
     
  5. urankajtazi

    urankajtazi Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,016
    Pëlqimet:
    488
    Pikë nga trofetë:
    178
    Qashtu po i bjen.
     
  6. Elbunit

    Elbunit Anëtar Aktiv

    Postimet:
    234
    Pëlqimet:
    26
    Pikë nga trofetë:
    38
    nuk osht e cekun a osht veq per biznise qe ofrojn sherbime a po edhe per individ
     
  7. getrich

    getrich Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,477
    Pëlqimet:
    143
    Pikë nga trofetë:
    93
    Per te gjith
     
  8. Elbunit

    Elbunit Anëtar Aktiv

    Postimet:
    234
    Pëlqimet:
    26
    Pikë nga trofetë:
    38
    sigurt??
    fort mire koka bo
     
  9. oo1o

    oo1o Anëtar

    Postimet:
    40
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    8
    A ka ble naj kushe naj produkt me vler te madhe edhe a ju ka dasht me pagu dogane, kshtu si individ o fjala ?

    Qe me vertetu a o sagllam kjo puna e heqjes se doganes, se me sa di une veq per biznese e kan ba kit lirim :p
     

Shpërndaje faqen

Loading...