1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Ndiqe Laptopin/Telefonin tuaj përmes Prey. Mbrojeni atë nga Vjedhja!

Tema tek 'Mësime' e hapur nga boom3rang, 17 Qershor 2013.

  1. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,521
    Pëlqimet:
    2,130
    Pikë nga trofetë:
    448
    Çdo ditë dëgjojmë se sa Laptopa/Telefona vjedhen gjithandej. Vetë paramendimi se ju ka humbur laptopi së bashku me dosjet tuaja personale, fotot etj mund të jetë tronditëse. Gjithashtu mund të jetë rrezik sepse personi i cili ju ka vjedhur laptopin/telefonin tuaj mund të kyqet përmes fjalëkalimeve tuaja të ruajtura nëpër shërbime të ndryshme sikur që janë e-mail, e-banking etj.

    Por cila është Zgjidhja?

    Prey project është një softuer i lirë dhe pa pagesë i cili shërben për të vëzhguar laptopin/telefonin tuaj nëpër gjithë botën. Ky softuer i mrekullueshëm punonë në sfond(background) dhe ju aspak nuk do ta keni idenë se programi është i startuar dhe punon.

    Prey ju mundëson:
    1. Me ndihmën e GPS ose wifi-hotspot të gjeni lokacionin e sakt se ku ndodhet laptopi juaj.
    2. Njoftim me armikun tuaj: Ofron mundësi që përmes web kamerës së laptopit ta fotografoni hajdutin. Një dëshmi e fuqishme.
    3. Ndjekje të lëvizjeve së tij: Do të mund të bëni screenshot nga ekrani i tijë përderisa punon në kompjuterin tuaj të vjedhur, dhe ka mundësi të mëdhaja ta kapni të loguar në e-mail, facebook etj.
    4. Informacione për laptopin tuaj - Listën e Proceseve, Ram Memorien, pllakën amë, informacionet e biosit etj.
    5. Bllokim të tërësishëm të laptopit tuaj që e bënë atë të pashfrytëzueshëm vetëm në rast që e gjenë fjalëkalimin që do ta vendosni.
    6. Dhe shum opsione tjera.

    Hapi 1.
    Shkarkoni prey nga faqja zyrtare. Eshtë në dispozicion për: Ubuntu, Windows, Linux, Mac OS dhe për Android dhe iOS.

    prey1.png

    Pasi që keni shkarkuar, isntaloni të njejtën: NEXT->Agree->NEXT->Install->Finish.

    Hapi 2.
    Pasi të klikoni Finish do t'ju hapet një dritare e re. Zgjedhni New User->Next. Pastaj mbushni fushat e ofruara me të dhënat tuaja për të krijuar një llogari në Prey, dhe klikoni Create. Mbani mend këto informacione sepse do tju nevojiten gjat rikthimit ose humbjes së laptopit.

    prey2.png

    Pasi të kryhet procesi i krijimit të llogaris përdoruese, programi do të aktivizohet dhe do të fillojë të punojë në sfond(background).

    Në vazhdim duhet të kyqeni në email adresen tuaj që e keni vendosur gjat procesit së regjistrimit dhe të njejtën ta verifikoni.

    Për të pasur kontrollë të plotë mbi laptopin tuaj është e nevojshme të kyqeni në kontroll panellin e Prey.
    https://panel.preyproject.com - Mund të kyqeni me llogarin që e keni krijuar më herët.

    Pas kyqjes tuaj me sukses ne kontroll panellin e Prey do të fitoni listën e plotë e kompjuterëve tuaj të cilët i keni lidhur me Prey.

    pray3.png

    Me klikim në paisjen do të shfaqet lista e mjetëve që ofron Prey.

    prey5.png

    Në rast se laptopi juaj është vjedhur, vetëm lëvizni sllajdin kah Missing, dhe menjëher do të filloni të merrni informacione për Hajdutin e Laptopit tuaj.

    Bonus: Si fund lexoni kete artikull interesant:
    http://www.itshqip.com/ja-pse-nuk-duhet-vjedhur-nga-nje-haker/
     
    Last edited: 26 Janar 2014
    olsi26431, RexhepS, Universal dhe 33 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  2. lumz

    lumz Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,692
    Pëlqimet:
    60
    Pikë nga trofetë:
    93
    Prsh,

    Tuturialin e lexova dal nga dal dhe me pelqeu jashtzakonisht shumë , të përgzoj për punen qe ki bo .
     
  3. Zyklon

    Zyklon Bitcoiner

    Postimet:
    3,505
    Pëlqimet:
    349
    Pikë nga trofetë:
    253
    E perdori e kam te instaluar Prey eshte mire me pas edhe disa aplikacione shtese, krejt keto jane te mira, perderisa hajnit nuk i teket me formatu laptopin, por dihet shume mire se para se me instalu krejt hajnat kan qef me i shti hunt njehere me shiku cka ka ne laptop, edhe ate moment duhesh me shfrytezu me lokalizu edhe me marre foto nga kamerat qe i kane laptopat te integruara !

    PS Edhe ne kete mesim, edhe ne artikullin ne portal keni nje gabim, keni shkruar Pray duhet te jete Prey !
     
  4. ThumperTM

    ThumperTM Anëtar Aktiv

    Postimet:
    326
    Pëlqimet:
    57
    Pikë nga trofetë:
    38
    +1, Thanks!:]
     
  5. Inpu

    Inpu Anëtar Aktiv

    Postimet:
    279
    Pëlqimet:
    27
    Pikë nga trofetë:
    38
    E ka testuar kush kete programin ? :p
     
  6. Zyklon

    Zyklon Bitcoiner

    Postimet:
    3,505
    Pëlqimet:
    349
    Pikë nga trofetë:
    253
    Po dhe funksionon !
     
  7. ingjeksion

    ingjeksion Anëtar i Njohur

    Postimet:
    506
    Pëlqimet:
    35
    Pikë nga trofetë:
    48
    qoma linkun ne pm te
    Prey 0.6.0 for Android

    se nuk po muj me e downloadu ne play store se spo ban ne kosov
     
  8. Zyklon

    Zyklon Bitcoiner

    Postimet:
    3,505
    Pëlqimet:
    349
    Pikë nga trofetë:
    253
    Prej faqes zyrtare te Prey, klikova ne linkun per download per Android, kur po me dergon ne Play Store me shfaqet kjo:

    Code:
    We couldn't find anything for your search - pname:com.prey.
    Suggestions:
     
        Make sure all words are spelled correctly.
        Try different keywords.
        Try more general keywords.
    Keshtu qe per momentin nuk mundesh me shkarku Prey per Android, ose kerko ndonje alternative tjeter, ose prite ndoshta e rregullojne kete problem !
    Stop double post !
     
    albion65 pëlqen postimin.
  9. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,521
    Pëlqimet:
    2,130
    Pikë nga trofetë:
    448
  10. albion65

    albion65 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    158
    Pëlqimet:
    31
    Pikë nga trofetë:
    43
    Prsh,

    Tuturialin e lexova dal nga dal dhe me pelqeu jashtzakonisht shumë , të përgzoj për punen qe ki bo .
     
  11. ingjeksion

    ingjeksion Anëtar i Njohur

    Postimet:
    506
    Pëlqimet:
    35
    Pikë nga trofetë:
    48
  12. Black IP'

    Black IP' Anëtar Fillestar

    Postimet:
    74
    Pëlqimet:
    1
    Pikë nga trofetë:
    8
    postim me vler, a funksionon en kosove ?
     
  13. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,521
    Pëlqimet:
    2,130
    Pikë nga trofetë:
    448

    Po funksionon edhe ne Kosov.
     
  14. ingjeksion

    ingjeksion Anëtar i Njohur

    Postimet:
    506
    Pëlqimet:
    35
    Pikë nga trofetë:
    48
    O vlla playstore ne kosov nuk ban , une e kam androd , po kur te hi play store e qet qe nuk eshte per vendin e juaj , keshtu po e qet edhe te plot shok tjer qe i kan androida , kam provu me hotspotshiel me e ndrru lokacionin po perseri nuk po funksionojke .
     
  15. Arsim N.

    Arsim N. Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,928
    Pëlqimet:
    237
    Pikë nga trofetë:
    183
    Shumë aplikacion i mirë Prey gjithashtu edhe tutoriali i sqaruar mirë.

    p.s Tani është në fazën Beta një aplikacion nga Sony që quhet " my Xperia " i cili mundëson të gjeni pajisjen tuaj që i përket modelit Xperia, por ky aplikcion ka disa funksione edhe më të mira duke ju mundësur të fshijni të dhënat në pajisjen tuaj apo t`a mbyllëni apo bllokoni pajisjen tuaj. My Xperia është në dispozicion vetëm në disa regjione të caktuar dhe së shpejti pritet të jetë në dispozicion në mbarë botën.

    Unë kam pajisje që kanë si sistem operativ Andorid dhe më funksionon Google Play Store. Problemi mund të jetë tek operatori që përdor pasi që nëse përdorë Vala atëherë nuk funksionon tek disa, por nëse përdor IPKO funksionon por vetëm gjatë mesnatës pasi që e kam provuar edhe vetë. Kërkoje aplikacionin në formatin .apk dhe instaloje pastaj në pajisjen tuaj.
     
    ingjeksion pëlqen postimin.
  16. mos

    mos Anëtar Fillestar

    Postimet:
    93
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    6
    Pershendetje ,

    Tutorial shume i mire por e kam nje pyetje : Nese deshirojme ta fshijme kete program nga kompjuteri a duhet te shkojme Add/Remove programs apo ne ndonje menyre tjeter pasi qe nuk po me shfaqet aty ne Add/Remove Programs ?
     
  17. Arsim N.

    Arsim N. Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,928
    Pëlqimet:
    237
    Pikë nga trofetë:
    183
    Shiko këtu i ke mënyrat se si ta fshijmë Prey nga pajisja që përdorni :
    Code:
    http://support.preyproject.com/kb/common-questions-and-answers/how-do-i-uninstall-prey
     
  18. mos

    mos Anëtar Fillestar

    Postimet:
    93
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    6
    Arsim N shume faleminderit vlla
     
  19. gento

    gento Anëtar Aktiv

    Postimet:
    380
    Pëlqimet:
    37
    Pikë nga trofetë:
    43
    shum tutorial me vler do i bej ne lapetopat emir
     
  20. MarioH

    MarioH Anëtar

    Postimet:
    33
    Pëlqimet:
    2
    Pikë nga trofetë:
    8
    Dmth mund te perdoret edhe per smartphones (android) ?

    Shume faleminderit per tutorialin!
     

Shpërndaje faqen

Loading...