1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Miresevjen Eduaktiv 2.0

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga Laert, 8 Janar 2019.

?

A i testuat 3 mekanizmat e ofruar nga Eduaktiv?

  1. Po, dhe funksionojne

    33.3%
  2. Po, dhe nuk funksionojne

    0 vote(s)
    0.0%
  3. Jo dhe nuk deshiroj ti testoj

    66.7%
  1. Laert

    Laert Anëtar

    Postimet:
    9
    Pëlqimet:
    5
    Pikë nga trofetë:
    3
    [​IMG]
    Risi në Eduaktiv 2.0
    Bashkëpunëtorë e partnerë të Eduaktiv, duke ju uruar Inspirim të vazhdueshëm e sukses në këtë vit të ri, duam të ju njoftojmë se pas një pune intensive sot publikuam versionin më të ri të platformës Eduaktiv, natyrisht tashmë më e konsoliduar dhe më profesionale.

    Në këtë version Eduaktiv 2.0 vjen me një dizajn të ri dhe origjinal por edhe me një thjeshtësi përdorimi për të gjitha grupmoshat.

    Jemi të lumtur të ju themi se përveç Mekanizmit Vlerësues (tashmë i ribërë me 130 vlerësime nga studentë) dhe Mekanizmit Krahasues janë zhvilluar 3 Mekanizma të rinj të cilët japin zgjidhje inovatore dhe ndryshojnë rrënjësisht formën përgatitore për studimet në Shkollën e Lartë!

    Mekanizmi Orientues
    [​IMG]

    I shërben nxënësve të shkollave të mesme ku me anë të disa testeve të thjeshta por profesionale, të ndërtuara nga profesionistë, të kuptojnë interesat e tyre, ku për çdo kategori studimi sistemi gjeneron përshtatshmërinë në % për çdo program studimi sipas interesave të tyre. Për të parë Mekanizmin Orientues Klikoni këtu

    Mekanizmi i Maturës (Planifikimi i Maturës)
    [​IMG]

    Hapi 1 - Duke filluar që nga viti i parë i shkollës së mesme çdo nxënës mund të ruajë notat mesatare për çdo lëndë por edhe ID e tij të maturantit.
    Hapi 2 - Plotësimi i Formularit A2, tashmë mund të konceptohet në çdo kohë për të gjithë maturantët duke zgjedhur 10 programet e studimit duke u bazuar në dëshirat e tyre, por edhe duke u bazuar në rezultatet e Mekanizmit Orientues mbi përshtatshmërinë e tyre mbi këto programe. Tashmë çdo maturant mund të llogarisë Pikët e Maturës për pranimet në Universitete, Probabilitetin për t'u shpallur fitues bazuar në trendet e pikëve minimale të 2 viteve të fundit, e për të vazhduar më tej, sistemi tregon renditjen e studentit në krahasim me studentët e tjerë por edhe kërkesën (E lartë / E Ulët ) që ka programi i studimit në treg. Të gjithë këta indikatorë i shërbejnë nxënësit të planifikojë maturën e tij dhe të zgjedhë programe të cilat i përshtaten, por edhe shanset për ti fituar të jenë të larta.
    Hapi 3 - Rezultatet, ku me anë të ID maturanti shikon Notat e Provimeve të Maturës në kohë reale por edhe Programet ku ai është shpallur fitues bazuar në rezultatet e publikuara nga Universiteti. Për të parë Mekanizmin e Maturës Klikoni këtu

    Mekanizmi i Kostove
    [​IMG]

    (Mesatarisht çdo program studimi kërkon 8 vite punë të kthejë mbrapsht investimin e tij! Metodologjia: Kthimi i Investimit dhe Vlera në kohë e parasë)
    Ky mekanizëm i ribërë duke zëvëndësuar versionin e parë të tij, tashmë i përmirësuar dhe mjaft i saktë. Ne këtë mënyrë çdo student apo prind mund të planifikojë shpenzimet e tij duke llogaritur kostot e detyrueshme, shtëpinë, energjinë elektrike, ujin e pijshëm etj, por shpenzime të tjera si transportin, librat dhe evente të tjera në qytet. Duke vazhduar me tej ju mund të llogarisni edhe Kthimin e Investimit për çdo program Studimi. Kurioz ta provoni? Klikoni këtu

    Për më tepër Eduaktiv 2.0 sjell EduSocial (Rrjetin Social me mbi 8000 Anëtarë të regjistruar) dhe EduBlog.

    [​IMG]

    Eduaktiv Mobile APP (Android) mund ta Shkarkoni këtu

    Gjatë Vitit që lamë pas në platformë janë shtuar mbi 1100 çerdhe dhe kopshte në të gjithë shqipërinë, për herë të parë të databazë e plotë për institucionet e Arsimit Parashkollor, duke i bashkangjitur portalin e Librarisë për Fëmijë, dhe Dyqanin e Lodrave falë bashkëpunimeve me partnerët tanë.

    Çfarë do të ndodhë në 2019?
    Në përfundim - Sistemi i Raporteve për çdo Universitet
    Ka Filluar - Listimi i 3600 Shkollave 9 vjeçare dhe të Mesme me informacion të plotë e të detajuar.
    Ka filluar - Ndërtimi i Portalit të Karrierës + EduSkills - Të njohim, Përvetësojmë dhe Zhvillojmë aftësitë tona.
    Ka filluar - Ndërtimi i Portalit EduClass (Kurse Online nga Pedagogë e Mësues)
    Në pritje - Ciklet e Trajnimeve (Arsimi Parashkollor dhe 9 vjeçar)

    Duke ju uruar edhe një herë një vit sa më të mbarë,
    Skuadra Eduaktiv!
     
  2. reflect1

    reflect1 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    235
    Pëlqimet:
    50
    Pikë nga trofetë:
    28
    Mirësevjen!
    Platforma Eduaktiv ëeshtë e zhvilluar nën kujdesin maksimal të komunitetit, duke ndërtuar profilet e institucioneve arsimore në bazë të informacioneve publike, të kudo ndodhura në mënyrë që ky informacion të meret më thjeshtë, të krahasohet, të vlerësohet nga komuniteti e më pas çdokush të dijë të bëjë zgjedhjen e duhur!


    ne hyrje e ke nje gabim drejtshkrimor ku ta kom ba bold tekstin, perndryshe shume mire.
     
  3. Laert

    Laert Anëtar

    Postimet:
    9
    Pëlqimet:
    5
    Pikë nga trofetë:
    3


    Shume thx! Shpejtesia ben te veten!
     
  4. Nic00B

    Nic00B Anëtar Aktiv

    Postimet:
    109
    Pëlqimet:
    43
    Pikë nga trofetë:
    43
    Super pune cuna, si keni ndermend te fitoni nga kjo ?
     
  5. Laert

    Laert Anëtar

    Postimet:
    9
    Pëlqimet:
    5
    Pikë nga trofetë:
    3
    Thx, po ndertohet portali i kurseve dhe trajnimeve profesionale, dhe deri me tani kemi 3 kompani qe kemi krijuar bashkepunim. Eshte edhe libraria qe ka goxha shitje tek parashkollori.
     

Shpërndaje faqen

Loading...