1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Me ne fund shqiperia lehteson masat e karantines

Tema tek 'Biseda të Lira' e hapur nga Poshnjari, 3 Maj 2020.

  1. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    2,325
    Pëlqimet:
    784
    Pikë nga trofetë:
    343
    Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19. Me sa duket koronavirus covid-19 erdhi për të t’u bërë pjesë e jetës sonë. Duke qenë që virusi nuk po eliminohet dhe shkenca mjekësore me gjithë angazhimin e plotë duket se është shumë larg prodhimit të ndonjë vaksine.

    Lehtësimi i masave pas karantinës për koronavirus covid-19
    Megjithëse e ardhmja për disa duket e zymtë, për disa duket se gjërat do bëhen më mirë. Por, sido që të jetë një gjë është e sigurt: karantina ka dëmtuar shumë ekonominë e çdo familje dhe shteti pavarësisht se sa i fuqishëm mund të jetë një shtet.
    Si e përmendëm edhe më sipër që dëmet ekonomike me karantinën janë tepër të mëdha dhe mjerisht shteti shqiptarë me gjithë dëshirën e mirë që mund të ketë, duket se nuk mund të zgjatë në pafundësi karantinën. Dhe ky nuk është se është vetëm problemi i shtetit Shqiptarë, por i çdo shteti n botë. Duke u nisur nga kjo shumë shtet po fillojnë dalëngadalë të bëjnë disa lehtësime duke hequr disa nga kufizimet që janë marrë.

    Plani i masave lehtësuese nga data 4 Maj
    Duke filluar nga nesër (4 maj) do shtohen zonat e gjelbërta, gjë që u jep mundësinë shumë qytetarëve të lëvizin pa qenë nevoja që të marrin një autorizim. Gjithashtu taksitë mund të qarkullojnë lirisht duke patur deri në dy pasagjerë të së njëjtës familje. Dha ajo që ka shumë rëndësi për ata që janë riatdhesuar, por që qëndrojnë në hotele për karantinë, mund të rikthehen në familjet e tyre dhe të vetëkarantinohen.
    Burimi: lehtesimi i masave

    Si mendoni a mund te marri pak fryme tani ekonomia shqiptare?
     
    @science, miraxh dhe clusterphys pëlqejnë postimin.
  2. clusterphys

    clusterphys Anëtar i Njohur

    Postimet:
    880
    Pëlqimet:
    275
    Pikë nga trofetë:
    93
    Njehere te marim fryme ne si popull se te them te drejten na eshte bere me shume vrases ideja e virusit se sa vete virusi. Hap tv virusi mbyti vrau u infektuan dmth eshte bo si pjese e familjes. Ana e ekonomise mendoj qe do ngrihet me hapa te avashta pasi shqiperia eshte e varfer ekonimikisht dhe eshte ndjer ne te gjithe sektoret kjo goditja qe na beri virusi. Tani qe eshte sezon turizmi qe eshte rol kryesor ne ndikimin ekonimise kufjite jane te mbyllur dhe me kalu vera kshu do e kemi shume veshtire. Shpresoj qe virusi te mbaroje ne periudhen e veres se me duket i ka ren pak fuqija. Shpresojme qe tja dalim gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen dhe sa me pak te infektuar.
     
    @science, miraxh dhe Poshnjari pëlqejnë postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...