1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Pyetje - Me cilin HOST keni pasur pervojen me te mire

Tema tek 'Ueb Hosting dhe Domaine' e hapur nga spectre, 9 Janar 2020.

  1. spectre

    spectre Anëtar

    Postimet:
    47
    Pëlqimet:
    6
    Pikë nga trofetë:
    18
    Pershendetje,

    Kete teme e hapa me qellimin qe te informohemi me detajisht dhe ti tregojme pervojat tona se me cilin HOST jeni te kenaqur e me cilin jo. Cilat jane pervojat e juaja te mira dhe te keqija rreth hostingut.

    Cili eshte HOST eshte me i miri dhe me te cilin nuk keni pasur asnje her problem.

    Une personalisht jom me Hostgator dhe jom tu pas probleme cdo dite cdo dite bjen down kom problem me hapjen e faqes shpejt dhe jom duke mendu me ndrru edhe deshta me marr edhe disa mendimi nga ju se cilin host ma kishit sygjeru poashtu naj host i cili ska problem me page speed edhe reload time pasi qe ky hostgator ish i tmerrshem, mund te jete edhe pervoje e keqe e imja.

    Poashtu problemin qe jom duke e has se kom domainin me .Al edhe ket domain disa hoste nuk jane duke e supportuar.

    Sa jeni te provuar ne kete lami cdo pergjigjje e juaja do te me ndihmonte.
     
  2. GameOver

    GameOver Anëtar i Njohur

    Postimet:
    524
    Pëlqimet:
    179
    Pikë nga trofetë:
    73
    Pershendetje une po te flas prej pervojes tem qe e kom me shared hosting, une i kom pas gati krejt hostat tek godaddy mirpo shum shpejt mu bojshin down per shkak te vizitorve, pastaj kom kalu tek namecheap edhe ktu i njejti sen.

    Zgjedhjen une e kom ba e kom ble 1 vps hosting tek contabo qmimi osht ma i shtrejt po per menimin tem ja vlen, per arsye se ne web temin edhe nese hyn 1k+ e ma shum online ne te njojten koh funksionon perfekt as nuk bjen down as kurgjo.

    Pra une te sygjeroj kalo ne vps hosting.
     
    perrex pëlqen postimin.
  3. spectre

    spectre Anëtar

    Postimet:
    47
    Pëlqimet:
    6
    Pikë nga trofetë:
    18
    Pershendetje,

    Faleminderit per ndihmen tuaj. Pasi qe edhe ju pasnit kaluar nga nje host ne tjetrin a patet veshteri mi bart senet qe i keni pas n'host n'host tjeter apo u dasht prej fillimit me kalu.

    Faleminderit per mirekuptim.
     
  4. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    1,827
    Pëlqimet:
    550
    Pikë nga trofetë:
    293
    Kjo është një temë shumë e përgjithshme por edhe pak delikate. Pse? Sepse çdo kush ka diçka për të sugjeruar.
    Fillimisht duhet të dish nevojat e tua. Dua të them se kjo varet nga trafiku që ti ke. Për sa i përket domain .al nuk ka lidhje.
    Fillimisht ti nuk na ke thënë diçka që është shumë e rëndësishme. Për çfarë hosti bëhet fjale? Shared?
    Unë kam provuar host shared shqiptar fillimisht. Vitin e parë nuk kishte probleme, vitin e dytë fillonin problemet. Kalova në namecheap dhe për ironi filluan problemet sapo mbaruan ditët e kthimit të para, pra 60 ditë. Dhe nuk mjaftoi kjo por më bënë suspend llogarinë duke më bllokuar komplet database, të cilat kisha muaj pa i bërë backup (kjo është një tjetër temë, mos e diskutojmë). Pas shumë debatesh në një forum të madh për hostin më dhanë database. Parat më ikën.
    Kalova në godaddy, dyvjecarin e parë nuk pata probleme. Bëhet fjalë për shared host. Nga fundi i viti të dytë filluan problemet. Kalova në hostgator cloud host. Jam i kenaqur, për momentin.
    Tashmë gjykimi dhe vendimi i jotë.
     
  5. GameOver

    GameOver Anëtar i Njohur

    Postimet:
    524
    Pëlqimet:
    179
    Pikë nga trofetë:
    73
    Jo nuk kom pas veshtersi aspak per arsye se web qe kam pas i kam pasur ne platformen wordpress, kta e kom ba me ane te pluginit All-in-One WP Migration ktu osht 1 video se si funksionon.
     
  6. F.Ndrecaj

    F.Ndrecaj Anëtar Aktiv

    Postimet:
    217
    Pëlqimet:
    92
    Pikë nga trofetë:
    53
    Dedi @DardanDaci da best Ndesh per qmime tmira ndesh per host tmir per qa tdush
     
    DardanDaci pëlqen postimin.
  7. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,433
    Pëlqimet:
    2,014
    Pikë nga trofetë:
    448
    Hostgator rrini larg jan, sidomos shared hosting.

    Pastaj gjithmon varet edhe sa trafik keni, nese keni me shum trafik, duhet te mendoni te kaloni fillimisht ne VPS pastaj sipas nevojes edhe ne Dedicated Server, nese keni nevoje per me shum.

    Un me heret kam patur pervoje pozitive me goddady, ovh, dhe liquidweb(support extra).
     
    Last edited: 19 Janar 2020
  8. DardanDaci

    DardanDaci Anëtar i Njohur

    Postimet:
    813
    Pëlqimet:
    518
    Pikë nga trofetë:
    173
    Asnje host per mendimin tim nuk eshte i keq pse po e them kte "spo e perfshij supportin ktu" Gjithqka nvaret nga ju se qfar keni per te hostuar dhe qfar kerkoni pra me nje fjale qka paguan edhe merr ;) Eshte e thjesht krahasoni 2 kompjuter njeri me grafik shum te mire dhe tjetri me grafik mesatare jo te 2 mund te kene performanca te njejta gjate lojrave.

    Qdo te mire
     
    wolf_mc12 dhe Poshnjari pëlqejnë postimin.
  9. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    1,827
    Pëlqimet:
    550
    Pikë nga trofetë:
    293
    Për këtë ke të drejtë. Por si i bëhet kur personi, ose kompania të gënjen? Tek namecheap që kam referuar më lartë detajet thoshin që përballonte deri në 100k vizitor ok online. Kurse unë në atë kohë nuk i kisha as në muaj.
     
  10. DardanDaci

    DardanDaci Anëtar i Njohur

    Postimet:
    813
    Pëlqimet:
    518
    Pikë nga trofetë:
    173
    Nëse e ka thënë në terms dhe ajo nuk ka qene e vertete mund ti hedhesh ne gjyq me pak para me nje avokat te mire ju merr miljona , po nqs nuk ka qene e shkruajtur ne terms dhe vetem ne faqe ateher edhe un mund ta vendos 500k vizitor online i mban ... kshtu qe duhet edhe pak te vetëdisohemi rreth ktyre gjerave duhet te kuptojm se per qfar eshte shared hosti dhe qka eshte dedicated , dhe nje keshille gjithmone para se te bleni lexoni Kushtet dhe kontaktoni per pyetje para blerjes eshte per te miren tuaj , dhe nje keshille tjeter mos bleni tek kompanite gjigante sepse kurr nuk keni kualitet , me mire tek ndonje kompani mesatare edhe serveret nuk i kan overload dmth te mbingarkuara , por kur eshte fjala tek servere te dedikuar ndryshon muhabeti.

    Qdo te mire
     
  11. tupac.al

    tupac.al Anëtar Fillestar

    Postimet:
    81
    Pëlqimet:
    55
    Pikë nga trofetë:
    28
    Gjithcka varet nga trafiku qe ke.
    Nese behet fjale per shum trafik atheter vps/dedicated eshte zgjidhja dhe mundesisht pa panele si cpanel/plesk etc..

    Ne shum raste serveret bien down per shkak te ktyre paneleve nga procese automatike si backup apo cleanup qe bejne gjat gjith kohes. Pa permendur izolimin qe i bejne userave duke i limituar ne procese etj.
     
    Universal pëlqen postimin.
  12. Jãşhť'Sşeriĕ

    Jãşhť'Sşeriĕ Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,595
    Pëlqimet:
    452
    Pikë nga trofetë:
    178
    Zgjidhja esht cloud hosting. pra dedicated resources, provo cfar tdush ska lidhje a osht kompani me 1 star apo 5 stars perfundimi jot esht cloud hosting me resource dedicated/vps hosting.

    Por shared hosting mund te funksionoi nese ke trafik t`ult dhe ske shum unique visitors pra kta jan ata qe e cojn serverin down unique visitors dhe live visitor n`website, sepse unique visitors e hapin webin per her tpar dhe pa cached content ndersa live visitors stresojn me teper mysql queries qe rrit perdorimin e cpu/ram.

    Tani nese ti je person qe krijon 1 website dhe e len ashtu pret t`vin visitort vet at`her shared hosting esht ok per ty.
    Po nqs je person qe meresh me share neper social media & advertise cloud hosting duhet patjeter.

    *Te kesh shum trrafik nga te njejtet perdorues nuk esht problem sepse shumica e web serverave edhe shared hosting kan cached content.

    Domainet .AL zbesoj qe duhet me pas naj arsye pse mos me i supportu, per domain transfer nuk i supportojn por per web hosting duhet me i supportu gjithkush mund tkontaktosh naj support ndoshta te ndihmojn
     
    Last edited: 19 Janar 2020
  13. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,433
    Pëlqimet:
    2,014
    Pikë nga trofetë:
    448
    100mij vizitor Online ?

    Dhe sa ke paguar per kete host?

    Nuk ka shared-hosting qe te mundeson 100mij persona online, as edhe VPS nuk i perballon keto vizita, e le me nje shared hosting, ku i ndan resurset e serverit me shum e shum faqe tjera.

    100mij vizita online njekohesisht vetem dedicated server edhe ate me performansa te mira, qe ndoshta kushton 200-300$ ne muajt e mos me shum.
     
  14. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    1,827
    Pëlqimet:
    550
    Pikë nga trofetë:
    293
    Ishte nga këto ofertat e mëdha. Në mos gaboj ka qenë diku tek 100€. Por përsëri mirë që nuk u gënjeva dhe të paguaja për shumë vite.
     
  15. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,433
    Pëlqimet:
    2,014
    Pikë nga trofetë:
    448
    Dmth nuk ka qen shared-hosting.
     
  16. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    1,827
    Pëlqimet:
    550
    Pikë nga trofetë:
    293
    Me sa kuptova me vone ajo ishte.
     
  17. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,433
    Pëlqimet:
    2,014
    Pikë nga trofetë:
    448
    Namecheap eshte kompani serioze, dhe nuk e besoj qe mund te shesin shared-hosting me cmim 100euro+ ne muajt dhe te garantojn 100k online usera, do tu benin gaz i botes.
     
  18. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    1,827
    Pëlqimet:
    550
    Pikë nga trofetë:
    293
    E kisha pagës vjetore 100€.
     
  19. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,433
    Pëlqimet:
    2,014
    Pikë nga trofetë:
    448
    E paske keqkuptuar me siguri oferten, sepse nuk eshte e mundur namecheap te garantoj 100k usera online me nje paket qe kushton 8euro ne muajt.

    Un paguaja dedicated server 200$ ne muajt dhe perseri kisha problem me vizitoret te cilet ishin nga 60-70k online, i beja 100 konfigurime dhe optimizime per ti menaxhuar keto vizitore.
     
  20. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    1,827
    Pëlqimet:
    550
    Pikë nga trofetë:
    293
    Ofertën nuk e kisha keqkuptuar, por ishte një mashtrim. Bëhej fjalë për vitet 2011-2012 tani ndoshta kanë ndryshuar, por unë vështirë se mund tu besoj më.
     

Shpërndaje faqen

Loading...