1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

MASHTRIMI!!! - Mega Holdings Albania - PROactiveAlbania

Tema tek 'Shpenzime dhe Përfitime' e hapur nga megaholdings, 5 Prill 2015.

  1. Zyklon

    Zyklon Bitcoiner

    Postimet:
    3,503
    Pëlqimet:
    344
    Pikë nga trofetë:
    253
    Kjo me dy fjale: skeme piramidale!
     
    DarKr0x pëlqen postimin.
  2. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,435
    Pëlqimet:
    1,068
    Pikë nga trofetë:
    358
    Me vjen mire qe result i pare ne google per Mega Holding eshte kjo teme e itshqip.
    Ne kete menyre njerezit mund te informohen rreth rezikut.
    Bravo krijuesit te temes :)
     
    ahysenaj dhe Zyklon pëlqejnë postimin.
  3. omega_web

    omega_web Anëtar i Njohur

    Postimet:
    558
    Pëlqimet:
    215
    Pikë nga trofetë:
    73
  4. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,435
    Pëlqimet:
    1,068
    Pikë nga trofetë:
    358
    [​IMG]
    Down.
     
    megaholdings pëlqen postimin.
  5. rebelisistemit

    rebelisistemit Anëtar i Njohur

    Postimet:
    928
    Pëlqimet:
    78
    Pikë nga trofetë:
    48
    Me sa duket keta kane SEO me te fuqishme nga te tjeret
     
  6. megaholdings

    megaholdings Anëtar

    Postimet:
    14
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    3
    Me ne fund gjetem kohen e duhur per te filluar nga puna per te publikuar informacione rreth kesaj skeme mashtrimi :)
    Per me teper klikoni Mega Holdings.
     
    omega_web dhe DarKr0x pëlqejnë postimin.
  7. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,435
    Pëlqimet:
    1,068
    Pikë nga trofetë:
    358
    Bravo vlla sot do te konstaktoja qe te pyesja a do hapet webi...sepse tani eshte kulmi skandalit.
    Hallall te qofte.
     
    ahysenaj pëlqen postimin.
  8. omega_web

    omega_web Anëtar i Njohur

    Postimet:
    558
    Pëlqimet:
    215
    Pikë nga trofetë:
    73
    DarKr0x pëlqen postimin.
  9. Rrezart123

    Rrezart123 Anëtar i Njohur

    Postimet:
    687
    Pëlqimet:
    155
    Pikë nga trofetë:
    63
  10. Rrezart123

    Rrezart123 Anëtar i Njohur

    Postimet:
    687
    Pëlqimet:
    155
    Pikë nga trofetë:
    63
    A munet me ma sqaru mu pak dikush pse kta njerz nuk kan probleme me ligjin pasiqe gjithqka po zhvillohet sikur mu kon legale e osht kret e kunderta?
     
  11. ArditS

    ArditS Anëtar i Njohur

    Postimet:
    870
    Pëlqimet:
    598
    Pikë nga trofetë:
    263
    Kta per momentin kane filluar te kene probleme, por deri me tani kane shpetuar fale faktit se ata jane te rejgistruar si kompani qe shesin hoste dhe domaine dhe cmimin mund ta vendosesh sa deshiron ti, (trajnimet mendje shperlarjet e gjerat e tjera i kane gjoja falas) pasi ligji nuk e di qe egziston edhe sistemi per referals e shume gjera te tjera :) keshtu qe shume shpejte do te jete edhe ne nje tv kosovar ku do te jene disa te ftuar per te dokumentuar rreth ketyre skemave piramidale.
     
    ahysenaj dhe Rrezart123 pëlqejnë postimin.
  12. omega_web

    omega_web Anëtar i Njohur

    Postimet:
    558
    Pëlqimet:
    215
    Pikë nga trofetë:
    73
    Mu me morren ne tel para 1 muaj dhe me shume miresjellie me pyeten nese doja te punoja per ta duke me shpjeguar per kompanin e tyre bla bla bla(nr tim ja kishte len nje shok qe e kishin mashtruar ,kete e morra vesh me vone,sepse keshtu funksionon atje).

    Une duke e ditur qe eshte piramid u bera kurioz dhe thash te shkoj njeher te shof ca behet.
    Pasi shkova te zyrat e tyre qe ishin lluks me priten dy djem.
    I digjova nja 15 min duke bere sikur isha i interesua dhe ne funde kur ata mendonin se po ma fusnin ja futa une shume thell duke ja bere te qarte se e dija cfar mashtrimi po me benin,se sa ishte vlera reale e nje webi dhe duke ja shpjeguar ne detaje skemen e tyre piramidale.
    Vetem ti shifnit cfare fytyre bene,dhe e dini cfare me thane:"ty nuk te kemi thirur per kete pune por qe te punosh ketu larte me ne".

    Si perfundim pasi ika i bere dhe nje kercenim te gundit,i thash qe bashk do shihemi ne gjykate

    Inviato dal mio LG-D855 utilizzando Tapatalk
     
    ahysenaj, ervisivv dhe Rrezart123 pëlqejnë postimin.
  13. Rrezart123

    Rrezart123 Anëtar i Njohur

    Postimet:
    687
    Pëlqimet:
    155
    Pikë nga trofetë:
    63
    A dini a kan zyre qita ne Kosov t'shkoj edhe une per qefi tju tham po du mi ble 10 domain permenihere :D
     
    omega_web pëlqen postimin.
  14. Lodvald

    Lodvald Anëtar Legjendë

    Postimet:
    2,158
    Pëlqimet:
    613
    Pikë nga trofetë:
    258
    Lloj problrmi skan me ligjin fatkeqsisht , ne turqi i kan nlloku se turqia a si gjys veni komunist e ju mush menja nje prokurori edhe i qo per lesh bubi , siq ndodhi....
     
  15. DamageraL

    DamageraL Anëtar Aktiv

    Postimet:
    333
    Pëlqimet:
    24
    Pikë nga trofetë:
    18
    HHAHAHAHAHAHA hina tek megaholdingsbalkan.com edhe e pash ket tekstin
    1. A keni dëgjuar për prekjen e Midas? Nëse për dikë ju thonë se ka prekjen e Midas, kjo do të thotë se ai person e kthen çdo lloj pune me të cilën merret në një punë të suksesshme … Edhe kompania Mega Holdings ndihmon të gjithë personat që kontaktojnë me ne që të fitojnë të njëjtën aftësi. " Edhe ju, nëse dëshironi të keni prekjen e Midas dhe dëshironi t’i jepni një prekje magjike jetës suaj, fillimisht, dhe më pas edhe jetës së personave më të dashur për ju, mos humbisni më kohë dhe kontaktoni me një nga përfaqësuesit e kompanisë Mega Holdings Ballkan. E ardhmja do të jetë e juaja!
    ""PREKJE MAGJIKE"" ,, hahahahah

    ,, Shoki jem nqoft se ti don me arrit me weba , at'her ti duhet me pas IDE e jo me qel 1 wordpres trakit edhe mi shti do ADS , edhe me prit mu ba milioner
     
  16. megaholdings

    megaholdings Anëtar

    Postimet:
    14
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    3
    Te gjitha medjat si Panorama, Syri, Ora News dhe Ballkanweb kane po te njejtin lajm. Domethene duket qarte qe eshte lajm i sponsorizuar, domethene i paguar per tu postuar dhe i shkruajtur nga nje person i vetem dhe jo nga portale te ndryshme.
    Probleme me ligjin skane sepse ne kushtetuten e shqiperise ka shume boshlliqe lidhur me kete pune. Jemi akoma me kushtetuten qe i jane bere disa ndryshime fare te vogla per here te fundit kur ishte Pandeli Majko Kryeminister.
    Po te mos kishte nje produkt ne mes atehere do kishte problem me ligjin por perderisa ne mes ka nje produkt atehere me ligjin jane ne rregull fatkeqsisht. Por pothuajse 90% e atyre qe futen ne sistem a nuk ja kane nevojen per nje domain apo host. Ata futen ne sistem thjesht per te prure 2 te tjere ne sistem, domethene te behen pjese e piramides, e jo se ja kane nevojen nje websiti.

    Ministria e tregtise turke i ka bllokuar qe ne tetor te 2013 keta. Vetem pas nje viti pas bllokimit ata vendosen te hapen ne Shqiperi. Kurse hetimet ne Turqi jane ne vazhdim akoma, sjane mbydhur dhe pa u mbydhur nuk japin dije rreth hetimeve.



    Nje kerkese per webmasterat kisha une:
    Nese keni ndonje website ju lutem i jepni nje link faqes http://megaholdings.al me keywordet mega holdings, mega holding, mega holding balkan. Ne kete menyre faqja megaholdings.al qe synimi e vetem e ka te informoje rinine dhe te demaskoj keta te dal sa me mire ne renditje ne google.
    Nje kerkese per adminat e fanpage:

    Ju lutem beni share faqen tone http://megaholdings.al qe sa me shume te rinj te informohen rreth ketij rreziku.
    Faleminderit per mbeshtetjen.
     
    ahysenaj dhe DarKr0x pëlqejnë postimin.
  17. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,435
    Pëlqimet:
    1,068
    Pikë nga trofetë:
    358
    ahysenaj pëlqen postimin.
  18. rebelisistemit

    rebelisistemit Anëtar i Njohur

    Postimet:
    928
    Pëlqimet:
    78
    Pikë nga trofetë:
    48
    Ekskluzive/ brenda kompanisë ''Mega Holdings'': piramida e rradhes që po rrënon jetet e të rinjve shqiptarë - Gazeta Impakt

    Është folur gjerësisht në media ditët e fundit për “rilindjen” e një firme piramidale pak a shumë siç ishin firmat piramidale në Shqipëri në vitin 1997, firma të cilat rrënuan ekonominë shqiptare dhe bënë që qindra familje të humbnin paratë e tyre dhe nuk dinin kujt t’i drejtoheshin tanimë për paratë e tyre që ishin zhdukur në më një mënyrë mjaft mistere nga njerëz mjaft dashakeq aso kohe në vend.

    “Gazeta Impakt” ka arritur të kontaktojë persona që punojnë për kompaninë “Mega Holding” në vendin tonë. Në mënyrë shumë konfideciale “Gazeta Impakt” ka mësuar se çfarë ndodh në të vërtetë në këtë kompani, nga momenti që hidhet kontakti i parë me personat deri në fillimin zyrtarë të punës në këtë kompani. E vertëta e kësaj kompanie dhe puna që bëhet aty është mjaft dyshuese dhe nuk lë vend për të dyshuar se kjo është një firmë e pastër piramidale që fatkeqësisht ka arritur të fusë brenda saj mijëra të rinj dhe të reja që kanë humbur shpresën për një punë më të mirë.

    Më poshtë intervista që ka zhvilluar “Gazeta Impakt” me njërin nga punëtorët e kësaj kompanie”

    Gazeta Impakt: Në fillim do na tregoni se si kontaktuat për herë të parë me kompaninë që ju punoni aktualisht?

    Adi*: Në fakt nuk kontatova unë, më kontaktuan ato.

    Gazeta Impakt: çfarë do të thotë kjo?

    Adi: Unë kam shumë shokë të mi që punojnë aty, por që asnjëherë nuk më kishin treguar emrin e kompanisë, thjesht më thoshin që punojmë në një kompani marketingu, as që I kam pyetur ndonjëherë se për çfarë bëhej fjalë, deri në momentin që një shok imi më fton për kafe dhe më thotë nëse dëshiroja të punoja dhe të fitoja shumë para, meqënëse sipas tij unë isha shumë i zgjuar (qesh) nuk më dha shumë shpjegime por më ftoi që të më prezantonte një mik të tijin koleg pune që të ma shpjegonte më hollësisht këtë punë. Unë sigurisht kisha kohë që kërkoja një punë dhe pranova të kontaktoja me kolegun e tij, ku lamë një orar të nesërmen për tu takuar me të.

    Gazeta Impakt: çfarë ndodhi të nesërmen kur takuat kolegun e shokut tuaj?

    Adi: Hyra në një bar-kafe ku më kishin ftuar ata, shof një djalë që më priste së bashku me shokun tim. Menjëherë kolegu I shokut hyri në temë, ku si fillim më prezantoi me të arriturat e kompanisë, sesi persona të ndryshëm kishin arritur sipas tij të grumbullonin mijëra dollar me këtë punë, dhe që mundësia që edhe unë të isha milioner kishte ardhur (qesh).Pastaj filloj të më prezantonte mënyrën se si unë mund të bëja para me të. Ishin dy mënyra e para me anë të një Webit që ata të ofronin dhe e dyta duke sjellur persona të tjerë në këtë kompani dhe të bëheshin antarë të kësaj pune. Më pas ai filloj duke ma shpjeguar se si bëhet kjo punë me hollësi, ata të ofronin trajnime të shumta me “lidert” e tyre, që sipas tij kishin arritur kulmin e karrierës së tyre që unë si njoha kurrë. Në fund ai më tha që tanimë të duhet vetëm dicka për të filluar punën. Më duheshin 780$ që sipas tyre ishte shuma më e vogël për një web të tillë.

    Gazeta Impakt: Si reaguat ju në atë moment?

    Adi: Në fakt u mahnita, se si mund të fitoja aq shumë para me vetëm 780$, që fatkeqësisht unë nuk i kisha ato para.

    Gazeta Impakt: nga ana tjetër shoku juaj çfarë bënte gjatë kohës që kolegu i tij të bënte prezantimin e punës?

    Adi: shoku im vetëm dëgjonte, më vonë e mora vesh që ai ishte në fillimet e tij, dhe po mësonte se si të bëhej një prezantim.

    Gazeta Impakt: çfarë ndodhi më tej?

    Adi: pasi ai mbaroi prezantimin, më thoshte herë pas here se është një mundësi e mirë, dhe sa më parë të hyja aq më mirë për mua sepse kasha më shumë shance për të fituar më shumë para.

    Gazeta Impakt: Si mund të ndodhte kjo gjë?

    Adi: Sipas tij skema e punës është e formuar në formën e një rrjete, që do të thotë sa më sipër rrjetës të jetë aq më shumë para do të fitosh, sepse çdo person që është poshtë teje, për çdo punë që ai kryen unë do i merrja një përqindje parash edhe nëse unë nuk e nifja fare atë person poshtë meje.

    Gazeta Impakt: çfarë ndodhi në vazhdim të kësaj situate, e pranuat atë punë ju?

    Adi: Në fakt unë e doja atë punë, ajo që më pengonte ishte thjesht ana financiare si fillim, të gjitha aftësitë e tjera i kasha, mendoja shumë për këtë mundësi “të artë” që më kishte ardhur. Shoku im nga ana tjetër më dërgonte shumë mesazhe në ditë nëse kasha vendosur ende apo jo, derisa unë i thash që nuk kasha para për të filluar, pastaj ai më la një takim tjetër me mua, ku më tha që ti kërkoja borxh ashtu siç kishte bërë edhe ai, madje ai më këshilloi të bëja një listë me të afërmit e mi dhe tu telefonoja të gjithëve për tu kërkuar para, mua kjo ide nuk më pëlqej dhe më në fund vendosa t’u telefonoja prindërve. Ata më thanë se nëse isha i sigurtë për këtë punë ata do të gjenin lekët borxh. Në atë moment shoku im telefonoi një kolege tjetër që erdhi pas disa minutash. Ajo më foli në mënyrë “shoqërore” ku më bindi të filloja punë aty, por që nuk duhet të tregoja fillimisht se ku po punoja,

    Gazeta Impakt: Dhe ju filuat punë aty?

    Adi: Po prindërit e mi morën 780$ borxh, që unë i dërgova në bankë në llogarinë e tyre, pastaj ata më ftuan në grupin e tyrem ku unë kasha një lider dhe duhej që çdo punë ta bëja me të dhe me grupin.

    Gazeta Impakt: çfarë ndodhi më tej, si punuat ju?

    Adi: pasi unë mora Webin, fillova të kontaktoja me shoket e mi të afërmit e këdo që nihja për tu bërë pjesë e punës, shpesh-herë udhëtoja nëpër qytete të ndryshme për t’i takuar ata që të bëheshin pjesë e grupit.

    Gazeta Impakt: Ju po thoni që udhëtonit nëpër qytete të tjera, shpenximet me të cilat udhëtonin kush i paguante?

    Adi: Unë sigurisht.

    Gazeta Impakt: Sa kohë ka që ju punoni aty?

    Adi: 5 muaj.

    Gazeta Impakt: Ke sjellë ndonjë person deri më tani në grup, dhe a je shpërblyer për të?

    Adi: në fakt kam sjellur persona, por dy të parët ishin provë për mua edhe pse njëri e pranoi punën unë nuk u shpërbleva pasi nuk e bëra unë prezantimin, e tjetri nuk pranoi.

    Gazeta Impakt: A ke ndonjë informacion se çfarë po ndodh me parat e tua dhe a do të kthehen ato ndonjë ditë?

    Adi: në fakt, dyshoj shumë se mund të më kthehen sado të punoj kjo është një punë nëse mund ta quaj të tillë që duhet të treghesh i pamëshirshëm, janë pothuajse 1 milion lekë që pak të rinj i kanë aktualisht, dhe kjo punë është shumë dyshuese nëse një ditë do të kthehen këto para.

    Gazeta Impakt: Të kthehemi pak tek kompania Mega Holding, a ke informacion sa punëtorë ka kjo kompani në vendin tonë?

    Adi: Në fakt janë shumë, janë shumë më shumë seqë mund të imagjinohet, nga të gjitha qytetet e Shqipërisë nga veriu në jug. Jam i sigurtë që çdokush ka dëgjuar për Megan në vendin tonë. Disa e kanë lënë punën menjëherë disa të tjerë shpresojnë akoma tek paratë e tyre, siç jam unë (qesh).

    Gazeta Impakt: a do të vazhdosh të “punosh” tanimë në këtë kompani që po flitet të jetë një fimë piramidale, dhe kujt do t’i drejtohesh për paratë e tua?

    Adi: Nuk e di çfarë duhet të bëj, është një situatë mjaft e vështirë për mua janë gjithë ato para që janë marrë borxh, pa llogaritur pothuajse edhe mbi 500 mijë lek shpenxime të tjera të udhëtimeve të mija. Nuk di kujt ti drejtohem pasi fatkeqësisht ne punojmë pa një kontratë të mirëfilltë punë, prandaj në këto kushte që jam unë jam I detyruar që ta lë këtë punë duke i bërë thirrje të gjithë të rinjëve që të mos bien pre e këtij mashtrimi tanimë të mirëfilltë.

    Gazeta Impakt: A ke menduar t’i drejtohesh ndonjëherë organeve të drejtësisë për këtë problem?

    Adi: Po, e kam menduar së bashku me një shok timin këtë gjë. Po mendojmë nëse pas kësaj buje mediatike që po bëhet të veprojnë organet e drejtësisë, nëse jo sigurisht që do të jemi ne që do të ngremë padi ndaj shefave që ne nuk i njohim.///Gazeta Imapkt

    *Adi: emër jo i vertëtë i personit të intervistuar, për të ruajtur konfidencialitetin dhe konfliktin e mundshëm është përdorur ky emër.

    http://www.gazetaimpakt.com/lajm/82...hes-qe-po-rrenon-jetet-e-te-rinjve-shqiptare/
     
  19. megaholdings

    megaholdings Anëtar

    Postimet:
    14
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    3
    Jemi munduar te postojme disa informacione me aq kohe sa kemi patur por se fundi postuam edhe https://www.facebook.com/MegaHoldings.AL/posts/1751900385089583 . Shperndajeni ne rrjetet sociale tuajat per te informuar dhe shoqerine tuaj rreth rrezikut qe mund tju kanoset.
    Ata bejne nje presion psikologjik te papare tek personat qe ju qepen pas. U thone qe liderat e tyre jane te pasur dhe gjithashtu ai do behet i pasur nese futet dhe punon. Nese ska leke ju sygjerojne te marrin kredi studentore ose tju kerkojne borxh njerezve te besueshem e shume e shume gjera te tjera....
     
    DarKr0x pëlqen postimin.
  20. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,435
    Pëlqimet:
    1,068
    Pikë nga trofetë:
    358
    Hallall o shoku zdi cte them :) Shyqyr qe ekzistojn disa njerez qe me te vertete shqetesohen per te tjeret, dhe e tregojne me vepra.
     

Shpërndaje faqen

Loading...