1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

MASHTRIMI!!! - Mega Holdings Albania - PROactiveAlbania

Tema tek 'Shpenzime dhe Përfitime' e hapur nga megaholdings, 5 Prill 2015.

  1. megaholdings

    megaholdings Anëtar

    Postimet:
    14
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    3
    MEGA HOLDINGS NE SHQIPERI

    Mega Holdings Albania ne Shqiperi eshte perhapur nga disa djeme qe kane studjuar ne Turqi ne dege te ndryshme, Nga degat ushtarake deri tek universitetet private apo shteterore.

    RREZIKU

    Te rinjte e mashtruar (shumicen e rasteve keta do jene shoket/shoqet tuaja te ngushta) do te perpiqen qe te bindin dhe ty se sa mundesi e madhe eshte Network Marketing per tu bere i pasur dhe per te jetuar endrren tende (Makine luksoze, vile goxha te madhe, udhetime pafund rreth botes etj etj... Jete qejfi e thene ndryshe). Rreziku ketu qendron se atyre u eshte bere lavazho truri dhe me prezantimet ne power-point etj etj do tju tregojne foto te jeteve luksoze, fjaleve te mencura dhe motivuese etj etj.. Keto kane nje impakt te madh ne trurin e njerezve dhe sidomos te te rinjve qe te imponuar edhe nga TV kane enderr nje jete luksoze dhe pa mund.
    Per me shume informacion rreth rrezikut qe i kanoset te rinjve shqiptare klikoni Mega Holdings Albania
     
  2. Inpu

    Inpu Anëtar Aktiv

    Postimet:
    261
    Pëlqimet:
    21
    Pikë nga trofetë:
    28
    Ti ke hapur nje website vetem per te vene ne dukje mashtrimet e ketyre personave ?
     
  3. sg1

    sg1 Haveibeenpwned ?! Staff Member IT Staff

    Postimet:
    4,637
    Pëlqimet:
    948
    Pikë nga trofetë:
    343
    Nese je aq i sigurt per kete gje. pse nuk dergon nje shkrim tek ndonje gjykate policore, e po ashtu tek ndonje Televizion Shtetrore.

    Edhe pse nuk kam ndegju asnjeher per kete gje :S.
     
  4. megaholdings

    megaholdings Anëtar

    Postimet:
    14
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    3
    Cfare ka ketu per te qene i sigurte? Nese studjoni pak Lidhjet qe jane dhene ne faqe duket qarte skema e mashtrimit.
    Gjykata ste kryen pune sepse ne Shqiperi akoma nuk ka nje ligj ne lidhje me mashtrimet e MLM . Plus ata per te anashkaluar kete pengese ne kushtute vendosin nje produkt ne mes, nje domain+host i cili kushton rreth 750$ per tre vjete. Nderkohe ata qe merren me domaine dhe hoste e dijne fare mire qe nje host dhe nje domain ne vit bashke nuk shkon me shume se 20-25$ :) .
    Ne Turqi eshte ne bisedime e siper ne parlament per te shtuar disa pika te reja ne ligjin qe e ndalon kete levizje.

    Nese mendoni pak do e kuptoni qe ky eshte nje sistem piramidal. Cdo person qe futet ne kete mes duhet te fusi dhe 2 te tjere ne sistem. ata 2 persona duhet te fusin nga 2 te tjere dhe 4 personat e rinj te futur duhet te fusin po ashtu nga 2 te tjere... kjo nuk ka fund... Dhe ti per te nxjerr leket e humbura do mundohesh "te mashtrosh" te afermit, shoket e shoqet tuaja per tu futur dhe ata ne sistem duke u premtuar atyre se do behen te pasur... ti do pasurohesh me leket e te afermeve te tu, shoqerise tende dhe shoqerise se tyre e keshtu me rradhe.. Domethene kur ju hani leket e njeri tjetrit (rreth 60% - 40% e mos me shume i kalojne kompanise). Ku kjo e fundit pa asnje mund e pa asnje reklam viton me miliarda dollar...

    Keto lloj sisteme jane te perhapura ne shtete te kategorise se dyte sic eshte Turqia apo Irani e Malajzia por akoma me keq po perhapen edhe ne shtetet e kategorise se trete sic eshte Shqiperia dhe shume vende ballkanike. Mendohet se te pakten 5000 te rinj Shqiptar jane tashme preh e ketij sistemi...
    Mendojeni pak, 5000 persona nga 750$ te paguar secili = 3.750.000 $ . Po sakte, 3 milion e 750 mije dollar amerikan :)


    Po. Websiti eshte hapur per te bere te ditur rinine shqiptare per rrezikun qe i kanoset. Nese keni informacione per te shtuar ne faqe dergojeni me email dhe personat e ngarkuar me kete pune do e shtojne informacionin e dhene prej jush .
     
  5. leotrim77

    leotrim77 Anëtar i Njohur

    Postimet:
    925
    Pëlqimet:
    110
    Pikë nga trofetë:
    63
    NUK O mashtrim MLM apo multi level marketing sepse edhe n;kosov esht VIPWELL merret me disa produkte per shendetin e njeriut por jan shum t'shtrejt dhe po ske t'njofshem dhe rreth nuk mund te ecesh
     
  6. Zyklon

    Zyklon Bitcoiner

    Postimet:
    3,503
    Pëlqimet:
    344
    Pikë nga trofetë:
    253
    Sa lexova pak per kete 'kompani' dhe siq lexova po u hapka edhe ne Kosovë, dhe nuk e dita se çfare saktesisht ofron kjo 'kompani' por sapo lexova pak rreshta kuptova sistemin pak më të avancuar te një ponzi skeme !.

    Pse kjo skemë më e avancuar ?

    Keta po ofrojne nje 'produkt' qe ju e bleni pastaj duhet me 'punu' edhe me I fute ne kete loje te piste edhe miqt e juaj deri sa ju mezi I riktheni ato parate tua qe I investoni se ato premtimet tjera qe keni marre nga keta ne fillim I harroni jeni te sukseshem nese I ktheni ato leke qe keni investuar, po ata miq qe I ke fute ne loje po ju gqrantoj qe keni me humbe edhe miqesin me ta posa ta kuptojn se ne çfare loje I keni fut ata.

    Kjo skeme piramidale thash me e 'avancuar' pasi qe po ofrojn bile dicka nje produkt te mbivlersuar 10x, po disa vite me heret kane qene duke qarkulluar ne Kosove, Male te Zi e rajon, skema piramidale klasike, kto qe nuk ofrojshin asgje, po u dashte me I dhane 2000€, dhe me I marre me veti 3 shoke edhe ata paguajn 2000€, tani shoket e shokeve ..., ai ne maje te piramides milioner ike dikah ndrron identitet dhe shkon n'Kube dikah n'Amerike latine, ndersa disa te nivelit me te ulte arrestohen, te fundit ne piramid humbin 2000€, dhe I shuhet endrra per tu bere milioner duke investuar ato para.

    Une po çuditna ka po I gjejne gjithë kta 'konsumator' ?

    @megaholdings bravo per nismen, shpresoj qe te arrij ky mesazh I juaj tek ata para se te jete shume vone.
     
    Bubi pëlqen postimin.
  7. megaholdings

    megaholdings Anëtar

    Postimet:
    14
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    3
    Jo te gjitha MLM jane mashtrim! Duhet ndare sapuni nga djathi.

    Pershembull ajo me e njohur nga shqiptaret eshte AVON. Aty ke produkte dhe ata qe jane poshte teje fitojne leke duke shitur produktet e avon gjithashtu dhe ti mer nje fare perqindjeje nga shuma totale e shitjeve te tyre.. produktet jane pak a shume me cmimin e tregut. dhe kur rekruton dike per te punuar me avon ne pah dalin produktet e avonit dhe mundesia qe te ofron...
    Kurse tek Mega Holdings ne pah del vetem mundesine qe te japin per tu bere i pasur, nuk del ne pah produkti dhe kualiteti i tij... Pothuajse te gjithe ata qe jane mashtruar dhe futur ne kete skeme piramidale nuk u eshte dashur ndonje domain. Me pare a sja kane patur idene rreth domainit.
    Sİ mund te behesh i Pasur ne Mega Holdings ? Te paguash 750$ dhe te "mashtrosh" shoqerine apo te afermit e tu te paguajne dhe ata nga 750$ dollar.. gjithashtu dhe ata do mundohen te "mashtrojne" te tjeret.. se vetem keshtu mund te "behesh i pasur"
     
  8. megaholdings

    megaholdings Anëtar

    Postimet:
    14
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    3
    Ajo me punen e 2000 Euro eshte fiks PONZI System... I aplikuar nga Charles Ponzi ketu e 100 vjet me pare ne amerike... Mirepo keta te Mega Holdings per te mos patur probleme me ligjin kane futur nje produkt ne mes. Nje produkt qe as nuk e ha e as nuk e kafshon... Nje produkt qe rinia shqiptare sja ka nevojen, jo te gjithe kane nevoje per nje domain. Edhe sikur ta kene shkojne dhe blejne nje me 10$ e nuk paguajne 750$ ...


    Ku i gjejne keta konsumatore? Konsumatori, Pra viktima ne kete mes eshte preh e lehte, sidomos per shtetet e klases se trete sic jane shtetet e rajonit te ballkanit. Papunesia eshte e madhe, njerezit duan te fitojne leke. Dhe keta ja mbushin mendjen me shpresa dhe endrra se do behen te pasur. Vetem nje shprese do mendja e njeriut dhe per ate shprese cfare nuk ben :)

    PS. @Zyklon nese ka mundesi mund te shkruash info rreth rrezikut qe i kanoset publikut Shqiptar dhe mund ti dergosh me email tek adresa e megaholdings.al dhe mund ti publikoj gjithashtu ne faqe...

    Eshte dhene dhe reklame ne facebook per ta pare e gjithe rinia shqiptare kete kanosjne.... Skam ndonje fitim ne kete mes :)
     
  9. google.al

    google.al Anëtar Aktiv

    Postimet:
    101
    Pëlqimet:
    18
    Pikë nga trofetë:
    18
    Bravo qe e ke hap nje faqe te tille me e informu rinine shqiptare se cfare eshte ne te vertete Multi Level Marketing ....
     
  10. Zyklon

    Zyklon Bitcoiner

    Postimet:
    3,503
    Pëlqimet:
    344
    Pikë nga trofetë:
    253
    Ne fakt kete sistemin MLM, hera e pare qe e degjoj, por asgje me shume se skeme piramidale perveq termit qe po tingellon ndryshe dhe dicka e "re".
    Sa i perket MegaHoldings dhe mashtrime te tilla qe fillojne aktivitetin e tyre, investimi i tyre kryesore eshte marketingu, japin leke shume per marketing ne menyre qe te kapin viktima sa me shume qe eshte e mundur, pas nje kerkimi ne Google me doli edhe nje domain/webfaqe qe ska lidhje me kete pune, por aq larg kishin shkuar sa qe kishin "tab" te veqante per ta :)

    domain: shqiperiainfo, ofron filma me titra shqip http://i.imgur.com/nAe2gTx.png

    Sa i prket faqes qe ka hape, po jape nje keshille apo sygjerim, mendoj qe teksti duhet te jete i rregulluar ne drejtshkrim, te përdoren "ë" etj pra te jete me serizo pasi ai qe viziton faqen qe ka hape poenta eshte te bindet dhe te nderroj mendje nese ka pas mendim te investoj, jo te mendon qe "ky tipi qe ka hape kete faqe paska inate personale me keta cunat qe hapen kete mundesi nga Turqia dhe ka hape kete faqe sa per inate te atyre nje pasdite te se dieles", e kupton qe me ata qe ke te beje eshte e veshtire pasi qe vete asryeja tregon qe bien lehte ne kete gracke edhe bindja qe ajo qe ata mendojne qe po bejne nje "investim" eshte mashtrim eshte e veshtire !

    Nje tjeter sygjerim pasi qe edhe paske marre kete iniciative dhe une them nese e ben nje pune beje mire apo mos ja fillo fare, apo qe kjo faqe te kete impaktin sa me te madhe eshte kjo, me ka ndodhur qe kur kam kerkuar per dicka te caktuar apo webfaqe te caktuar ne Google, faqet e para me jane shfaqur si "ad" apo "reklame" para asaj legjitimes sepse keto paguajne, dhe ne fakt ato kane qene "phishing" website, nuk e di si pranohen keto nga Google por ideja eshte qe te paguhet adwords qe ne momentin qe kerkohet ne Google nga Shqiperia, sepse ne Google mund te caktosh nga cili shtet jane kerkimet dhe vetem atyre ti shfaqen reklamat dhe ideja eshte qe kur kerkohet ne Google "Mega Holdings Albania" webfaqja jote te shfaqet ne krye te listes, po i paramendoj reagimin e atyre njerezve qe udheheqin kete skeme LOL.

    Nje shembull kerkoj social Network, dhe reklamat http://i.imgur.com/jwirGo3.png

    Qe te kontribuoj ne website me kenaqesi por mendoj qe mos te filozofohet shume te kthehemi mbrapa nga kush eshte filluar kjo skeme etj, por shkurte e shqip siq thuhet dhe me grafike.

    Ne fund kujdes dhe suksese, se ne AL po plas tritoli gjithanej :)
     
  11. coycol

    coycol Anëtar Aktiv

    Postimet:
    377
    Pëlqimet:
    34
    Pikë nga trofetë:
    28
    Plotsisht pajtohem me @megaholdings . ky eshte nje mashtrim i vertet... Une e kam degjuar prezantimin e tyre, ndoshta mund te bindin dike por mua nuk me ka len aspak pershtypje duke e ditur se nese dua te punoi me website, mund ta bej ate edhe me me pak para... Mendimi im eshte qe ato mundohen te fusin ne ate rrjet njerzit qe nuk dijn si funksionon nje website dhe sa paguhet (se ata eshte me leht t'ju "programosh" koken ).
    Me kan thene qe edhe www.mistreci.com eshte ne "kompanin" e tyre.
    Rrespekt per ate qe hapi kete teme !
     
  12. megaholdings

    megaholdings Anëtar

    Postimet:
    14
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    3

    Persa i perket e dhe e me dy pika, nuk besoj e eshte ndonje problem i madh per lexuesin shqiptar e-ja me dy pika. do kushtonim me shume vemendje per me shume info se sa per e-ne besoj...
    Marketingun e kemi parashysh prandej kemi blere domain direkt megaholdings.al ... Na ofruan ta blinin domainin :)
    Per google adwords nuk kemi mundesi tani por per marketing ne facebook kemi... dhe shumica e rinise shqiptare eshte ne facebook.
    Per SERP dhe SEO, ndoshta mund te na ndihmonit ju duke i dhene nje link domainit megaholdings.al me keywordin mega holdings albania nga faqja juaj, pse jo edhe nga footeri :) . faqja juaj ka shume impakt ne tregun shqiptar.

    Nuk kemi asgje personale per cunat qe e kane prure kete ne Shqiperi. Per ata kemi patur respekt te madh por na vjen keq qe dhe ata jane bere preh e kesaj skeme dhe tani per tu bere te pasur vete duhet te gjejne viktima te tjera dhe te pasurohen ne kurriz te tyre...
    Sa per tritolin, me mire te vdesim si trim neser se sa te vdesim si frikacak pas 50 vitesh. kjo eshte motoja Jone... Sikur jo shume por 10 persona te shpejtojme prej kthetrave te ketyre mjaft i kemi.
    Po me grafike do ishte shume mire por ja qe sja kemi mundesine shume grafikeve, ndoshta mund te na ndihmosh ?



    Qellimi i ketyre nuk eshte te shesin website dhe web design apo host etj etj... Asnje nga ata te rinj te futur ne kete sistem a sja kane nevojen per te patur nje domain personal... Nese ke shkuar edhe ne prezantimin e tyre a nuk i cekin fare detajet e domainit si produkt por cekin "mundesine" se sa i pasur do behesh ti me gjetur vetem 2 persona per ti futur ne sistem (kete 2 do gjejne 4 te tjere, ata 4 do gjejne 8 te tjere dhe ata 8 do gjejne 16 te tjere e me rradhe... )
     
  13. megaholdings

    megaholdings Anëtar

    Postimet:
    14
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    3
    U bene disa modifikime ne text... shkaku eshte cituar...
    Faleminderit per mbeshtetjen :)
     
  14. izet1

    izet1 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    226
    Pëlqimet:
    19
    Pikë nga trofetë:
    33
    Cuna Cuna Cuna.

    1. Kam ber 4 "Prezantime te kta tipat" dhe ka pa qe aty jane futur lloje e soje njerezish , madje edhe persona qe kane mbaruar shkolla te ndryshme si "Psikologji , Juridik , dhe dege te ndryshme qe kane te nejne me te folurin".

      Dhe kjo eshte arsyeja pse te rinjte bien pre e ktij mashtrimi.

      Kush cun mund ti rezistoj 2 gocave "Pjeshka" te ulura ne nje tavolin me ty qe kane mbaru per psikologji dhe fillojne me ta mbush mendjen.

      Nga te 4 heret qe kane shku kane perdorur strategji te ndryshme .

      por hosti Ultimate dhe gjithcka cka mund te permendin aty jane FAKE.

      Me prezantimin e pare qe me bene edhe mu ma mbushen mendjen dhe thash paskam gjet nje host per te qene me kriju ndonje Faqe per STREAM.

      Por nje i afermi im ishte genjyer para meje dhe si per fat i hodha nje sy CPANEL-it te hostit te megaholdings prej aty kam kuptu gjithcka.


      FAKE


    Gjithashtu 60% e miqve te mije jane infektuar nga ky SPAM dhe mundohen te me mbushin mua akoma mendjen qe ti bashkohem "Familjes se tyre".
    Edhe pse un ju kam tregu Fitimet e Mija nga ADSENSE ende ata nuk e kan kuptuar qe jane duke mbledhur THERRIMET.

    Shpresoj mos ta kete te gjate kjo gje se pos sjell mjafte probleme , Shume njerez jane futur ne borxhe te njerezit e tyre madje edhe DRAFte bankare dhe nuk po i lajne dot.


    Personi qe qe ka hapur kete gje duhet me marr nga nje denim Nga shteti shqiptar. Se po i imponon njerezit si teper

    "Cit Asje personale me referuesin kryesor"

    Por po me shqeteson fakti se me eshte mbushur INBOX me qindra mesazhe si te lidhin faqen e flliqur te megaholdings me adsense . Dhe spo marrim vesh kush po na kontakton e kush jo.
     
  15. DuaFaqe

    DuaFaqe Anëtar Fillestar

    Postimet:
    75
    Pëlqimet:
    10
    Pikë nga trofetë:
    8
    Bravo kush e ka hapur kete teme. Duhet shperndare sa me shume qe ndergjegjesimi te rritet pasi shume miq me kontaktojne dhe me pyesin nese duhet ta blejne kete pordukt apo jo. Skema eshte mashtrim i madh.
     
  16. BravoMegaHoldins

    BravoMegaHoldins Anëtar

    Postimet:
    4
    Pëlqimet:
    1
    Pikë nga trofetë:
    16
    o piramida e shekullit 21 hy tek faqa e QKR kerko subjektin Mega Holdings dhe plasini syt se cfar nxjerr shikojeni historikun e plot se cfar esht bindeni veten. plasni inati qe dita dites njerez anemban botes por edhe hqiperi behen pjes e nje familje te madhe e quajtur MEGA HOLDINGS. kontrolloni informacionet e duhura per network marketing qe perdoret anemban botes o te prapambetur. keni per ti ren kokes me grushta por do jet von. o ju njerez te limituar. sa njerez lindin e vdesin do te thot qe numri i popellsise eshte i njejt gjat gjith kohes dhe jetojne te njejten persona ? te pavdekshem po me dukeni. gjithsesi jeni teper manget per informacionin.! kaq di te them hyni tek faqa e QKR kerkoni subjektin Mega Holdings dhe shikoni a eshte e licensuar. dhe sa per dijeni zyrat ndodhen ne Amerik Gjermani Hong Kong Malajzi Turqi Shqiperi etj. hyni kerkoni tek faqa e QKR si nje "piramide" eshte e licensuar dhe me tgjitha dokumentat e sakta.!
     
  17. megaholdings

    megaholdings Anëtar

    Postimet:
    14
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    3
    1. Mega Holdings eshte Skeme piramidale matrixi binar 2X8 ... Dhe nese leket qe ti fiton dhe ata siper teje dhe poshte teje fitojne jo nga produktet qe shiten (si kompania avon pershembull) por nga pagesa qe bejne njerezit e rinj per tu futur ne sistem atehere produkti eshte vete personi. Pra kjo eshte SKEME PIRAMIDALE !!!

    - Wikipedia https://en.wikipedia.org/wiki/Pyramid_scheme .

    2. Kur une si person kam njohur sistemet e ndryshme te network marketing ose multi level marketing ti i bije akoma macokut me luge se te hante persheshin o cun.

    3. Mega Holdings mund te kete zyra gjithandej por 80-90% e saj figuron ne Turqi dhe ne Turqi para disa muajsh eshte hapur nje hetim nga Kryeprokurori i shtetit per sistemin e tij sepse Turqia ka ligje te forta kunder sistemeve piramidale dhe sic mund ta shikoni nga ketu http://www.awesomescreenshot.com/image/679042/38aec9d8c60a156df6d44d5e5f2f2ff9 mega holdings eshte krijuar ne Ankara ne 2011 dhe ne 2013 eshte anulluar licensa per network marketing per vete faktin qe ishte sistem piramidal dhe ne 2013 hapen zyre po te njejtin emer ne Stanboll mirepo dhe ajo license ju anullua para disa muajsh.


    Prandaj Vete Enes Olgun'i me Fatih Yazici bene planin e tyre per tu hapur ne shtetet Ballkanike vitin qe shkoi sepse e dinin qe ne Turqi do i vinte fundi. Dhe per kete perdoren Ermal Hamzaj dhe Disa tipa qe ne piramide jane poshte Ermalit. Tipa qe lane shkollen ushtarake ne Turqi vetem per te prure kete sistem mashtrimi ne Shqiperi. Vendet ballkanike jane zone e virgjer per keto lloj sistemesh dhe njerezit jane te varfer, kur u thua PARA atehere mashtrohen lehte....
    Sa per Amerike eshte perralle me mbret. Mega Holdings 80-90% eshte ne Turqi , 5% ne Shqiperi dhe pjesa tjeter ne Azerbajxhan, disa shtete te tjera ballkanine dhe pjeserisht ne gjermani (e formuar atje nga turqit qe kane shkuar ne gjermani ne vitet 70-80' si kosovaret)

    Jashte liste: Zyra kryesore ne Hong Kong eshte thjesht per te pastruar parane, asgje me teper. Ate qe kane ven ne krye atje sdi te lidhi 3 fjali e jo me teper ....


    4. Per kete punen e lindjeve dhe vdekjeve ja ke futur kot, spo hy fare ne ate teme.


    5. Ermal Hamzaj, Erdi Luca dhe 5-6 koka te tille si ata jane ata qe fitojne leke !!!! Marketingu i tyre i vetem eshte te duken sikur jetojne jete te pasurish. Vishen me rroba klas gjtihmone, shperndajne foto nga vende luksoze, Blejne makina luksoze vetem e vetem per ti perdorur si marketing e per ti bojatisur syte cerrave qe sapo jane mashtruar duke i thene behuni pjese e "kesaj familje te madhe" dhe do beheni dhe ju jete luksoze si ne. Ju jeni futur vetem me ate ide, qe dhe ju do fitoni si ata dhe do i mbushni mendjen dhe atyre qe do futen poshte jush qe dhe ata do fitojne si po fiton Ermali Erdi, E 2-3 pjeshka nga Shkodra se spo ja mbaj mend emrat tani.
    Kur vete matematikisht vetem %15 perqind e majes se piramides me sistem Binar fiton ne kete mes, rreth 20% dalin me leket qe kane Shpenzuar dhe pjesa tjeter e piramides nga fundi eshte e destinuar te humbasi leke.

    6. Sa per QKR, kjo nuk tregon asgje, kushdo qe eshte i interesuar mund te hapi nje firme ne Shqiperi. Se hape nje firme dhe ne Shqiperi mirepo operon kundra etikes sdo te thote qe eshte ligjore.
    Problemi i vetem ne Shqiperi eshte qe ska ligje per te ndaluar kete sistem piramide, sepse ne mes ka nje produkt qe mund te vleje maksimum 100$ per 3 vjet kur ju e blini rreth 750$. Domethene me ligjin jeni ne rregull, me maliqin sbesoj se jeni ne rregull.
    Shenim: Kam degjuar qe ne Shqiperi nuk shesin pakete vjecare 250$ dhe pakete 3 Vjecare 750$. Ne Sistem paketat qe ofrohen jane te ndryshme.

    Shenim 2: Gjithashtu kam disa emaile dhe screenshot te marra ne adresen e emailit [email protected](.)al nga persona qe perpak jane futur ne kete sistem piramidal dhe ju u eshte ofruar te paguajne me pak se sa jane paketat nese paguajne pa TVSH, pra pa kuponin tatimor. Keto dokumenta do sistemohen dhe do dorezohen ne organet perkatese kur te vij koha :)
     
  18. Cyb3R-Gh0sT/

    Cyb3R-Gh0sT/ Anëtar Aktiv

    Postimet:
    322
    Pëlqimet:
    61
    Pikë nga trofetë:
    38
    Prsh, per kete kompani nuk kam shume info po eshte nje tjeter "Olympic Idea" qe funksionon me te rregjistruar njerez poshte vetes , c'mendim keni per te nese eshte dikush i informuar ?
     
  19. altinsalihu

    altinsalihu Anëtar

    Postimet:
    1
    Pëlqimet:
    1
    Pikë nga trofetë:
    16
    Pershendetje,

    Fatkeqsisht isha duke ndejt n'shpi, me shkruajti nje shok m'pyeti a ke kohe neser prej 12 me u taku per nje prezantim,kishin ardh disa lider edhe ne qytetin tim nese ja keni degju zerin Podujeva nga Kosova.Dhe filluan te me tregonin per kete fenomen me nje fjale u munduan te ma mbushnin mendjen vetem i degjova dhe i kundershtova, u ndiva shume keq qe ky fenomen ka ardhur edhe te ne si popull aq i varfer qe jemi. Duhet te merren masa qe te largohet ky fenomen i piste. Pershendetje nga Kosova
     
    ahysenaj pëlqen postimin.
  20. Dr0mas

    Dr0mas Anëtar i Njohur

    Postimet:
    569
    Pëlqimet:
    104
    Pikë nga trofetë:
    73
    Shikoj qe bejne krahesime me VIPWELL dhe Mega Holding.

    E njoh pak vipwell pasi me eshte prezantuar rreth 2-3 vjet me pare per ti ndihmuar ne rritjen i infrastruktures se marketingut (shkurt muhabeti per tu bere shites per zgjerim) dhe ne ate kohe nuk njihej.

    Ndersa Mega Holding ska asgje te perbashket.
    Njoh persona qe kane blere kete pakete pa e ditur se cfar eshte, shum tipa qe kane mbaruar shkolle sdo te thote qe kane haber nga fusha e teknologjise.
    Mega Holding te ofron nje domain falas, nje hosting (script installer) qe eshte e kufizuar ne disa editime si html editor (shum e shemtuar qe ne pamje) dhe me pas te gjeneron trafik pa lidhje me ane te nje script qe nje zot e di se cfar ben.

    Ata qe e kishin blere kete pakete prej 750$ mendonin te fitonin me nje tip sistemi si google adsense qe ne fakt deshtonin te gjithe, i vetmi fitim eshte tja u fusesh te tjerve.

    Psh: ty te futen me 750$, dikush fiton nje perqindje nga ai 750$, ti ja fut 10 vetave te tjere dhe mer 75000$ dhe fiton nje perqindje ku mbase del plus nga cka ke paguar por ne te vertet ju nuk shisni asgje, vec i merni leket njeri tjetrit dhe BOSSI madh mer pjesen e madhe nga HICGJE dhe ju fitoni nga viktimat e tjera qe jane po viktima si ju!
     

Shpërndaje faqen

Loading...