1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Mësim: Prej 0 deri ne perfitim prej faqes sone

Tema tek 'SEO dhe Zhvillim trafiku' e hapur nga ArditS, 3 Prill 2017.

  1. ArditS

    ArditS Anëtar i Njohur

    Postimet:
    870
    Pëlqimet:
    598
    Pikë nga trofetë:
    263
    Edhe nëse doni të krijoni një faqe për qejf ose për të fituar para, ju duhet që fillimisht të mësoni se si krijohet një website, Të krijosh një website në ditët e sotme nuk është e vështirë si dikur, pra për ti bërë gjërat më të lehta për të gjithë unë kam vendosur që ta shpjegoj në mënyrë të detajuar se si të fillojmë një faqe.

    Regjistrimi i domainit

    Gjërat e para në fillim, ne duhet të vendosim per emrin e domainit tonë, nëse jemi biznes emri ideal do të ishte që të mbaronte me prapashtesën .com, ne kemi mundësi të shumta për domaine por më të përdorura janë .com .net .org .info, por unë personalisht do ju sugjeroja .com, nëse domaini që ju dëshironi nuk është i lirë më shumë do ju preferoja që ta ndryshonit emrin e domainit se të merni domain .net ose .org,. Për organizata/qendra të ndryshme ju sugjeroj .org.

    Për ta bërë më të letë ne kemi edhe vegla online të cilat na lehtësojnë punën për të vendosur për emrin, online janë shumë faqe që mund të ju ndihmojnë por un ju sugjeroj këto të dyja

    BustaName - Një vegël e mrekullueshme për të parë se a është i lirë domaini, ata po ashtu kanë kombinuesin e fjalëve ku mund ti kombinojnë disa fjalë dhe të nxjerin një emër perfekt për domainin tuaj.

    Thesaurus - Kjo vegël na shfaq emra të tjerë me kuptimin e emrit që ne dëshirojmë, ky është një mjet shumë i mirë kur shkruani artikuj për faqen tuaj gjithashtu.

    MBANI NË MEND që domaini nuk duhet të jetë i gjatë, duhet të jetë i lehtë të mbahet në mend dhe i kapshëm. Pasi të vendosim për emrin e domainit tonë ne duhet ta regjistrojme, Çmimet variojnë nga prapashtesa e domainit që ne dëshirojmë - zakonisht çmimet normale për regjistrimin e domaineve janë 7-10$ ( por keni kupona të ndryshme ku ju mund të merni domaine për 99cent)

    Whois protection - Whois protection është një vegël i cila na ndihmon që ti fshehim informatat personale dhe të kontaktit se ne e posedojmë atë domain.

    Më poshtë e gjeni një çmimore normale të çmimeve për domaine.
    [​IMG]

    Çka duhet të konsiderojmë kur zgjedhim domainin

    Profesional - Bëjeni domainin tuaj të duket profesional shembull ITshqip.com duket më mirë se teknologjiashqiptareonline.com
    I kapshëm - Emri i domainit tonë duhet të jetë i lehtë që vizitorët ta mbajnë në mend.
    I lehtë për tu shkruar - rrini sa më larg fjalëve të cilat janë të komplikuara për tu shtypur
    Të shkurtër - Sa më shkurt më mirë, do të jetë më i lehtë dhe më i kapshëm për motorët e kërkimit.

    Pjesa tjeter e zgjedhjes sonë është të zgjedhim hostin

    Çka është web host? Web host është thjesht një vend ku të gjitha të dhënat e faqes sonë mbahen, kështu që të dhënat që ne i vendosim vizitorët ti shohin në faqen tonë, Edhe ky hap është i lehtë por shumë i rëndësishëm, Duhet të keni parasysh se në hostin që ju zgjedhni të jetë i shpejtë që vizitori të mos lodhet duke pritur për tu qasur në faqen tuaj, Keni shumë mundësi për të zgjedhur host falas por personalisht do qëndroja larg tyre pasi hosting me pagesë keni me pmime shumë të mira.
    Më poshtë po i caktoj disa faqe ndërkombtare ku mund të bleni hosting, keni edhe zgjidhje në Kosovë për hosting të lirë
    [​IMG]
    Zgjedhja e platforëms

    Ky hap përfshin se çfarë platforme do të përdorim në faqen tonë, Shembull nëse përdorum forum mund të ju sugjeroj vBulletin, Xenforo apo SMF, kurse në raste kur ne dëshirojmë të krijojmë blogje dhe gazeta të ndryshme pëlatformat më të pëlrdorura janë Wordpress, Drupal, Joomla

    [​IMG]
    Me sa mund të shihni më shumë se 50% e përdoruesve përdorin Wordpress, Wordpressi është absolutisht falas, dhe mund të ja u rekomandoj për pothuajse gjithçka. Wordpress është shumë e lehtë për tu përdorur, nuk duhet të keni ndonjë eksperiencë të madhe për ta kuptuar se si funksionon. Poashtu shumica e faqeve që ofrojnë hosting ofrojnë edhe instalimin e wordpress falas me fantastico ose softacoulous ku vetëm duhet ti shkruani të dhënat e faqes dhe ju jeni online.

    Zgjedhja e dizajnit ( theme )

    Gjërat që duhet ti konsiderojmë kur zgjedhim theme

    Shkoni për dizajne që janë të thjeshta, dhe jo shumë të ngarkuara pasi kjo do na ndihmojë që faqja të hapet më shpejtë
    Responsive - Kjo na duhet patjetër, pasi faqja jonë do të vizitohet nga smartphone, shfletues dhe tablet të ndryshëm duhet të jetë e lehtë dhe e navigueshme
    Zgjedhni dizajn të veçantë dhe jo dizajne që perdor 90% të faqeve për blogje.

    Ku mund të gjej theme falas? Ju mund të gjeni theme në wordpress.org po ashtu në panelin e administratorit duke klikuar tek themes add new dhe jukeni mundësi të shumta të zgjedhjeve

    Instalimi i plugineve

    Pluginet na ndihmojnë që faqjajonë të ketë edhe më shumë karekteristika dhe shërbime, Ju keni plugine falas dhe me pagesë.
    Më poshtë i keni disa plugine që ju duhet ti instaloni

    Wordpress Seo by Yoast - Ky plugin do të na ndihmojë që ta optimizojmë faqen tonë në motorët e kërkimit.
    Wordpress Super cache - e mrekullueshme për shpejtësi
    WordFence - e rruan faqeve prej malwareve të ndryshme
    Contact form 7 - na ndihmon për kriujimin e kontakt formave të faqes sonë
    Broken Link checker - Na ndihmon për linqet që nuk funksionojnë në faqen tonë
    Wp-Optimize e pastron databazën vetem me një klik.

    Këto janë disa nga pluginet, varësisht nga kërkesat tuaja ju mund të keni nevojë edhe per plugine tjera

    Artikujt dhe përmbajtja janë mbreti.

    Ju do ta dëgjoni shpesh në botën e internetit se përmbajtja është gjithçka në faqen tonë, dhe është shumë e vërtet. Duke pasur artikuj kualitativ dhe jo te kopjuar do të na ndihmojë shumë shumë në indeksimin e mirë ne motorët e kërkimit, blogjet më të mëdha në botë janë indeksuar falë artikujve të mirë që ata kanë, Artikujt bëjini të shkurtë të kuptueshëm dhe audienca do të ritet

    Si ta reklamoj faqen time online

    Pra ne kemi një faqe shumë të bukur online me artikuj shume të mirë, Tani mungon vetëm një gjë ai është trafiku, në botën virtuale ne i referohemi vizitorëve si trafik. Qëllimi është që të kemi sa më shumë trafik kualitativ që është e mundur, Sa më i mirë dhe kualitativ trafiku aq më shumë do të fitojmë, varësisht nga faqja që ne kemi por ju keni mundësi të ndryshme në rritjen e faqes tuaj dhe dërgimin e trafikut

    Rjetet sociale - Më e preferuara, e lehtë dhe efektive, regjistrohuni në të gjitha rjetet sociale facebook & twitter & instagram dhe të gjitha të tjerat, Fillimisht krijoni një fanpage ndihmojeni duke reklamuar duke postuar por nëse ju keni pak bugjet ju mund të krijoni një audiencë dhe të investoni në promocion.

    Seo Marketing

    Reddit, Stumbleuppon & Digg - Mënyrë shumë e mirë për të fituar trafik të menjëhershëm, këtu ne i postojmë artikuj tonë dhe ata mund të riten shpejtë, trafiku ndonjeherë nuk mund të jetë më i miri por faqja jonë do të ritet

    LinkedIn - lidhuni me biznese të ndryshme dhe kontaktojini ata për faqen tuaj.

    Butonin e abonimit - Kjo është prej mënyra e më të mirave për përfitimin e trafikut kualitativ, nëse një përdorues abonohet ju do i dërgoni email për çdo artikuj të ri që postohet në faqen tuaj.

    Këshilla
    Mos u dorëzoni, ju nuk do të përfitoni trafik menjëherë, por fillimisht mundohuni që të keni durim dhe vazhdimin e trafikut, Mos u mundoni që të bëni spam sepse spami do të ju prish reputacionin tuaj.
    Të keni abonues është shumë e vlefshme, mos bëni spam sepse si e ceka spami është i pa nevojshëm.
    Përdorni google analytics, mund të shihni se prej nga vjen trafiku në faqen tuaj.

    SEO
    Në temën tjetër për SEO e kam cekur se sa e rëndësishme është seo për faqen tonë, kështu që ndjekni postimin tjetër për seo dhe ju do të kuptoni edhe më shumë rëndësinë e seo.

    SI TË FITOJ NGA FAQJA IME ?

    Varësisht nga industria, ju keni mënyra të ndryshme të përfitimit online, ju mund të provoni shumë metoda të shihni se prej cilave do të kemi të ardhura.

    Google Adsense - Ju do të shpërbleheni me pagesë sa herë që dikush klikon në reklamën tuaj.

    Affiliate - Reklamimi i produkteve të të tjerëve për një përqindje, Varësisht nga industria ju mund të regjistroheni në Clicbank, Amazon dhe në faqe të tjera.

    Cpalead - Cpalead është një faqe shumë e mirë e cila ndihmon në përfitimin e të hollave sa herë që dikush e përfundon një survey (ofertë.

    Drop Shipping - Shitja e produkteve është në rritje gjithmonë dhe ju mund të bleni një produkt në faqe si Aliexpress, eBay dhe ti shitni më shtrejtë në faqen tuaj.

    Përfundimi

    Këto janë hapat fillestare se si krijohet një faqe dhe funksionalizimi i saj, për çdo pyetje do të ju ndihmoj që të përgjigjem.
     
  2. GunSpeR

    GunSpeR Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,553
    Pëlqimet:
    172
    Pikë nga trofetë:
    93
    Bravo teper mir e ke sqaru por nuk jan vetem keto hapa pasi qe hapi i pare eshte tkesh vullnet ne kete pune pasi qe nuk eshte dhe aq leht.

    Ndersa te Domaini dhe Hosti un vet e perdori Godaddy dhe eshte shum mir pasi qe mer Host dhe Domain e ke free.
     
    Labinot Hasani dhe ArditS pëlqejnë postimin.
  3. ArditS

    ArditS Anëtar i Njohur

    Postimet:
    870
    Pëlqimet:
    598
    Pikë nga trofetë:
    263
    Patjeter që pa vullnet asgjë nuk është e mundur, kështuqë kush do që dëshiron të nis krijimin e një faqe duhet të ket shumë vullnet dhe durim
     
  4. Lifqee

    Lifqee Anëtar

    Postimet:
    10
    Pëlqimet:
    4
    Pikë nga trofetë:
    3
    Bravo shum sqarim i mir faleminderit shum
     
    ArditS pëlqen postimin.
  5. Edon123

    Edon123 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    224
    Pëlqimet:
    35
    Pikë nga trofetë:
    53
    Tash keni mu msu ma shume ju antart e ri, se itshqip po shperndan maica edhe ka ma shume msime
     
    Pjeter.B pëlqen postimin.
  6. ArditS

    ArditS Anëtar i Njohur

    Postimet:
    870
    Pëlqimet:
    598
    Pikë nga trofetë:
    263
    LOL, Une ne kete forum jam prej vitit 2010, kam 839 postime edhe diku 550 pelqime, kom ma shume se 20 mesime edhe kom kontribu ne forum edhe kam me kontribu pa asni cent, nese po mendon qe e mar mundin per maica me shkru je shume gabim, maicat i jepen antarve qe kan kontribu ma se shumti e ajo shihet nga stafi ;)
     
    Klaudioo pëlqen postimin.
  7. H!TM3N.

    H!TM3N. Anëtar i Njohur

    Postimet:
    827
    Pëlqimet:
    204
    Pikë nga trofetë:
    78
    Brawo vlla big like
     
    ArditS pëlqen postimin.
  8. albion65

    albion65 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    156
    Pëlqimet:
    29
    Pikë nga trofetë:
    43
    Faleminderit per kete mesim , i sqaruar mire :)
     
    ArditS pëlqen postimin.
  9. Igli

    Igli Anëtar Aktiv

    Postimet:
    105
    Pëlqimet:
    33
    Pikë nga trofetë:
    28
    Po punoj un per momentin me CPAlead vetem me 1k views gjenerova 20$ :)
     
    ArditS pëlqen postimin.
  10. Pjeter.B

    Pjeter.B Anëtar Aktiv

    Postimet:
    331
    Pëlqimet:
    248
    Pikë nga trofetë:
    53
    Lol , nuk mendoj as ky as dikush tjeter qet mesime per 1 maic , nese veq ty duhet 1 maic atehere kallxom ta printoj nja qysh tdush , veq qoma 1 PM edhe design qysn pe do

    Kalo mir
     
    ArditS dhe DarKr0x pëlqejnë postimin.
  11. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,435
    Pëlqimet:
    1,068
    Pikë nga trofetë:
    358
    Small minds :)

    Bravo Ardit.
     
    ArditS pëlqen postimin.
  12. ArditS

    ArditS Anëtar i Njohur

    Postimet:
    870
    Pëlqimet:
    598
    Pikë nga trofetë:
    263
    Faleminderit per perkrahje te gjithe antarve, ne do vazhdojme kontributin pa marre parasysh se çfare thone disa..

    respekte
     
  13. H!TM3N.

    H!TM3N. Anëtar i Njohur

    Postimet:
    827
    Pëlqimet:
    204
    Pikë nga trofetë:
    78
    Si punohet me te a munesh ti edhe @ArditS me na informu ?
     
  14. ArditS

    ArditS Anëtar i Njohur

    Postimet:
    870
    Pëlqimet:
    598
    Pikë nga trofetë:
    263
    Patjeter me cpalead kam punuar qe 7 vite e gjysme dhe pervec fitimeve ata me dergonin dhe dhurata(stickers, maica, mouse, mousepads etj) pra cpalead eshte nje kompani ku ti gjeneron nje content locker do te thote qe vizitori nuk mund te kete qasje ne permbajtje pa plotesuar njeren nga ofertat prej cpalead, ne moment qe ai plotson oferten ti paguhesh menjehere, poashtu ppaguhesh edhe per pageviews
     
    H!TM3N. pëlqen postimin.
  15. H!TM3N.

    H!TM3N. Anëtar i Njohur

    Postimet:
    827
    Pëlqimet:
    204
    Pikë nga trofetë:
    78
    Check Pm wlla nese munesh
     
  16. ArditS

    ArditS Anëtar i Njohur

    Postimet:
    870
    Pëlqimet:
    598
    Pikë nga trofetë:
    263
    Te dergova mesazh :)
     
  17. Roshi Jam

    Roshi Jam Anëtar Aktiv

    Postimet:
    319
    Pëlqimet:
    63
    Pikë nga trofetë:
    38
    Faleminderit per mesimin , kisha nje pyetje sepse un per trafik mundohem te postoj linket e mia ne reddit per trafik dhe per backlink por verej se postimet qe bej nuk dalin tek postimet e reddit , gjithashtu te gjitha postimet ne reddit i bej sipas rregullores ,,,, Cfare duhet te bej qe postimet e mia te postohen ne reddit dhe sa trafik ditor mund te maresh prej reddit ?
     
    Big dady pëlqen postimin.
  18. Astritii

    Astritii Anëtar Aktiv

    Postimet:
    147
    Pëlqimet:
    29
    Pikë nga trofetë:
    28
    Une u regjistrova, po mas do dite kur deshta me hy, ma qiti nje lajmerim qe llogaria juaj nuk eshte aprovuar dhe kontakto x personin e kam kontaktu nuk me ka kthy kurgjo pergjigje ?
     
  19. MIKEL 1

    MIKEL 1 Anëtar Fillestar

    Postimet:
    88
    Pëlqimet:
    2
    Pikë nga trofetë:
    23
    Pershendetje.
    A mund te me informosh se si punohet me Cpalead? Shume faleminderit paraprakisht!
     
  20. Mike

    Mike Anëtar Aktiv

    Postimet:
    103
    Pëlqimet:
    37
    Pikë nga trofetë:
    38
    Shpjegim shum i dobishem per gjithe ata persona qe bojne pytje ( e qysh me fitu pare online ) kjo nenkuptone qe puna edhe angazhimi sjellin perftime vetem qe duhet qe te kesh pak durime se ka konkurenc te jashtezakoneshme suksese.
     

Shpërndaje faqen

Loading...