1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Lexo! - iBelian

Tema tek 'iOS' e hapur nga abdullah.b, 11 Tetor 2015.

  1. abdullah.b

    abdullah.b Anëtar

    Postimet:
    14
    Pëlqimet:
    23
    Pikë nga trofetë:
    13
    Në emër të All-llahut, Mëshiruesit të përgjithshëm, Mëshirplotit.



    Lexues i dashur dhe shumë i respektuar,



    “Lexo!” është një aplikacion, ku synimin i këtij aplikacioni mund ta kuptoni nga vet emri i tij.


    Aplikacioni në vete përmban përkthimin e Kuranit ne gjuhën shqipe, gjithashtu te bashkangjitur me të në formë libri elektronik Përkthimi dhe komentimi i Kur’anit nga H. Sherif Ahmeti.


    Hadithet, si koleksioni i Buhariut, Hadithet e Imam Neveviut dhe 40 hadithet kudsi janë pjesë e aplikacionit Lexo! .


    Aplikacionin që jeni duke e shikuar do mund të gjeni njohuri islame dhe fakte shkencore nga Kur’ani Famëlartë dhe thënjet e Muhamedit alejhi-selam (All-llahu i shpërbleft autorët që kan ariritur deri te ato fakte, dhe poashtu ato që i kanë përkthyer në gjuhën tonë), ku nëpërjmet këtyre njohurive ju do mund ta ndihmoni veten in shaa Allah duke e ushqyer zemrën me bindje me anë të fakteve te pa mohueshme.

    Si dhe gjithashtu do mund ta përdorni edhe në artin e davetit (thirrjes në Islam) ku do i ftoni të afërmit, shokët, muslimanët e devijuar, apo këdo që i përket racës njerëzore, qofshin ata musliman apo jo-musliman, ata që e duan Islamin apo ata që e kan keqkuptuar Islamin.


    Ju gjithashtu do mund të njiheni edhe më tepër me jetën e krijesës më të dashur të All-llahut subhane ue te'ala, Muhammedi alejhi-selam, nëpërmjet librit “Nektari i Vulosur i Xhenetit”, emisionit “Gjurmëve të të dashurit tonë” dhe “Nektari i Vulosur” me hoxhën e nderuar Enis Rama, duke ja bashkangjitur ketij aplikacioni edhe paralajmërimet e ardhjes së këtij të Dërguari në shpalljet e mëparshme.

    Ju poashtu do mund të njiheni edhe me mendimet e disa prej njerëzve me më ndikim të kohërave të cilat kanë jetuar,


    Aplikacioni përmban në vete edhe librin “Mburoja e Muslimanit” i cili në vete përmban një laramani lutjesh që përdoren nëpër situata të ndryshme gjatë përditshmërisë dhe me lloj-lloj dhikresh (përmendjes së All-llahut subhane ue te'ala).
    Ky libër mjaft i rrëndësishem dhe dobi sjellës është përkthyer në shumë gjuhë të botës, shpresoj in shaa Allah që nëpërjmet këtij libri ta kujtosh krijuesin tënd në lumturi dhe vështirësi, ku këtë këshill e kisha ndërlidhur me këtë thënje të bukur:

    “Ai ka kaq shume krijesa dhe kurre nuk me harron mua, une kam NJE KRIJUES dhe perseri e harroj ate shume here!” - As Saadi





    Për ta pasur më të qart skemën e këtij aplikacioni, ai ndahet në 5 ndarje të mëdha ku gati të gjitha këto ndarje përmbajnë edhe nënndarje:

    1. Fjala e All-llahut subhane ue te'ala:
    • Kur'ani i Shenjtë - Shqip
    • Kur'ani me përkthim dhe komentim

    2. Hadithet:
    • Koleksioni i Buhariut
    • 40 Hadithet e Neveviut
    • Hadithet Kudsi

    3. Muhammedi alejhi-selam:
    • Jeta e të dërguarit
    • Jetëpërshkrimi i të dërguarit
    • Gjurmëve të të Dashurit tonë
    • Nektari vulosur
    • Këndi i jo-muslimanëve
    • Paralajmërimi i ardhjes

    4. Shkencë:
    • Fakte per ekzistencën e Zotit
    • Fakte 1-10
    • Fakte nga Kurani
    • Fakte 1-10
    • Fakte nga Hadithi
    • Fakte 1-10
    • Zbulimet e Muslimanve
    • Zbulime 1-10


    5. Mburoja.





    Falënderimi i takon Allahut subhane ue te'ala , Atë e falendërojë që ma mundësoj ta finalizoj këtë projekt.

    Nëse hasni në ndonjë gabim ose keni ndonjë vërejtje, sugjerim rreth këtij aplikacioni, apo pse jo edhe ndonjë ide për ndonjë aplikacion tjetër dobi-sjellës për shoqërin tonë, mund të kontaktoni:

    [email protected]
    facebook: iBelian Ltd

    Shperndajeni qe edhe te tjeret te perfitojne!



    Linku per shkarkim:
    https://itunes.apple.com/us/app/lexo!/id1037706912?mt=8

    Videoja ne youtube:


    Disa Fotografi:

    [​IMG] [​IMG] [​IMG] [​IMG] [​IMG] [​IMG]
     
    Last edited: 11 Tetor 2015
    4n0n!m, LTH05 dhe Blerim R. pëlqejnë postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...