1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Lëshim serioz sigurie në të gjitha versionet e Windows-it

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga VaLoN, 10 Shkurt 2016.

  1. VaLoN

    VaLoN Co-Founder Staff Member Administrator

    Postimet:
    841
    Pëlqimet:
    347
    Pikë nga trofetë:
    208
    [​IMG]

    Microsoft ka publikuar disa përditësime për të rregulluar disa lëshime të sigurisë, gjashtë prej të cilave lëshime janë lëshime serioze, duke rregulluar një total prej 41 lëshimeve të sigurisë gjatë këtij muaji.

    Njëri nga këto lëshime të sigurisë prek të gjitha versionet e Windows-it, përfshirë edhe sistemin e fundit operativ nga Microsoft, Windows 10 si dhe Windows Server 2016 Tech Preview 4.

    Ky lëshim i sigurisë (MS16-013) i ka mundësuar një sulmuesi të jashtëm të ekzekutoj kode arbitrare sikurse të ishte përdorues lokal i kyçur duke mashtruar përdoruesin që të hap një skedar me përmbajtje të dëmshme, shkruan itshqip.com.

    Ky lëshim i sigurisë gjithashtu i mundëson sulmuesve që të përdorin në kompjuterin e viktimës aplikacione të infektuara, madje edhe të bëjnë fshirjen e të dhënave apo të krijojnë llogari të reja përdoruesish me të drejta administruese.

    Llogaritë e përdoruesve të sistemit operativ me të drejta administruese janë më në rrezik nga ato me të drejta të limituara. Por lajmi i mirë është se ky lëshim sigurie nuk ka qenë i njohur për publikun e gjerë.

    Lista e përditësimeve përfshinë edhe rregullime për lëshimet tjera serioze të sigurisë, MS16-009, MS16-011, MS16-012, MS16-015 dhe MS16-022.

    Të gjitha këto lëshime të sigurisë janë raportuar në mënyrë private tek Microsoft nga ekspertë të ndryshëm të sigurisë dhe besohet se persona tjerë nuk kanë pasur njohuri për ekzistimin e këtyre lëshimeve./itshqip.com
     
  2. Albozr

    Albozr Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,244
    Pëlqimet:
    234
    Pikë nga trofetë:
    93
    mua me ka ndodh te windows 10 me eshte infektu me disa reklama 1 or dej u ndezke mashum se gjys ore dej te hapte vetem my dokument dhe te gjitha te dhenat ne local c dhe d mukan fshir dhe muka bo diku 24h dej me eshte format aj pc
     

Shpërndaje faqen

Loading...