1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Kurse afatgjate

Tema tek 'Institucionet Arsimore' e hapur nga Papillon, 26 Gusht 2014.

  1. Papillon

    Papillon Anëtar

    Postimet:
    22
    Pëlqimet:
    12
    Pikë nga trofetë:
    3
    A ekziston ne Kosove apo ne Shqiperi ndoj lloj shkolle profesionale per aftesimin e kuadrave ne drejtime te ndryshme te informatikes si psh. Programim, Rrjete Kompjuterike, DB, Hardware, Design...?
    E kam fjalen per kurse "afatgjate" dhe teresisht praktike me me se paku 1 vit shkollim apo reth 1500 ore mesim, ku kandidatet qe perfundojne kete lloj mesimi do te jene ne mase te madhe te gatshem per treg dhe profesionalisht te pavarur per pune, natyrisht nese puna munde te gjindet.
    Dhe ne fund nese nuk ekzistojne keto lloje shkollash, cka ju merr mendja a ka nevoje tregu shqiptare per kete lloj edukimi, dhe sa do te ishte interesimi i kandidateve?

    Me nderime dhe faleminderit.
     
    Last edited: 26 Gusht 2014
  2. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,425
    Pikë nga trofetë:
    343
    Pershendetje,

    Kurse afatgjate ka por jo ne ate numer te oreve qe ke thon ti ~1500 nuk ka por mundet me pas deri ne ~150 ore qe jane disa kurse si psh: Trajnimi per CCNA. Ketu njeri nga IT Stafi ma saktesisht @llapiani jeton ne gjermani edhe ka perfundu nje ksi lloj kursi apo shkolle ku ka zgjat nese nuk gaboj 2vite a po me shume dhe ka pas cdo dite nese nuk gaboj 5-6ore (kur ta lexon ai kete text jep detaje te sakta) ligjerata dhe praktik edhe pas perfundimit te tij ka dal me nje njohuri te mjaftueshme per me i bo ball tregut edhe me gjet vehten ne kete lami, gjithashtu ka kushtu shtrejt.

    Se a ja vlen a jo me pas ksi lloj kurse? Per Kosove ndoshta kish pas nevoj por jo me u bo si Ekonomiku qe me thon hajt veq pe kryj se mgjindet qaty, por me pas nje kriter teper te larte qe vetem ata qe mesojn teper mire me mujt me e kalu qe me marr nje certifikate edhe kur aplikon dikun me ate certifikat me e dit qe me te vertet din edhe osht i aft me i kry ate pune.

    Ose kontrate me ndonje kompani qe gjen pune jasht vendit psh neper Europe qe me mujt me u punsu jasht vendit, por prap kriteri me kon i lart qe jo cdo kush me mujt me kry. Nuk mendoj qe veq disa me e kry se kush mson mundet me e kry, por thjesht ata qe ja qesin fundin me kon EXPERTA ne kete fushe.

    Hiq ma larg se ne Beograd (pata shiqu per veti, por pasi eshte ne Serbi nuk e kom pa te arsyeshme me u interesu me shume) nese regjistrohesh ne nje drejtim (spo me kujtohet sakt cili, edhe cili fakultet) pasi ta perfundosh normal qe merr diplom qe ke kry Fakultet por gjithashtu certifikohesh ne CCNP, MCSE, ... Qe me te vertet eshte diqka teper e mire ku fiton njohuri teper te medha, por tek ne hala ska ardh ajo, ndoshta UBT-ja ofron shume pak keshtu por prap nuk eshte asgje ne krahasim se qysh duhet te jete.
     
    shkelqim12 dhe boom3rang pëlqejnë postimin.
  3. dr_iton

    dr_iton MSc. Inxhinier i Softuerit Staff Member IT Staff

    Postimet:
    1,351
    Pëlqimet:
    376
    Pikë nga trofetë:
    228
    E di që përpos AUK TDI tani edhe RIINVEST ofron kurse tb Microsoft si për IT ashtu edhe Programim. Për më shumë shiko faqen zyrtare të RIINVEST dhe i gjenë ato që je duke kërkuar.
    Përshëndetje.
     
  4. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,425
    Pikë nga trofetë:
    343
    Edhe Cacttus ofron kurse qe muna me thon edhe kjo eshte lider ne Kosove per Kurse, gjithashtu sa kam ndegju kurse ofrojn edhe UBT, gjithashtu edhe disa kompani tjera qe spo me kujtohen emrat qe i kam pa reklamat.
     
  5. llapiani

    llapiani Anëtar Aktiv Staff Member IT Staff

    Postimet:
    272
    Pëlqimet:
    43
    Pikë nga trofetë:
    38
    Pershendetje,
    po mundohem qe te ju tregoj pak per ktu ne Gjermani pasi qe edhe @fG um ka cek.
    ktu ne gjermani ki mundsi me i ba kto lloj kurses qe jan edhe ne Kosov si psh cisco, microsoft dhe linux edhe mson veq per qato qertifikata orari o prej (8-16) me paus pra 7,5 or kushtojn 1500 € n mujt.
    mirpo kta kan diqka ma te veqant qe thirret Ausbildung ( apo shkoll profesionale ) ktu normal e kryjn rinia mas shkolles te meseme qe jan 2 drejtime
    1 fachinformatiker systemintegration ( systemadministrator)
    2 entwickler ( programer )
    ktu duhet me shku 2 deri 3 vjet ne ni firm me punu edhe me shku 2 here ne javt ne shkoll me msu teorin dhe i kije provimet ndermjet ,,dhe ne fund e ki diplomimin ...gjat ksaj kohe i merr nvarsisht prej firme ku je dikun ne mes 900-1200 € mujt .
    per kta si vendosin ma von me kry naj Ausbildung ka tjera mundsi e njera nder to eshte privat me kry .
    un e kam fitu kushtin me kry privat dmth 2 vjet (8-16 orari) mandej edhe 6 muj praktik ne ni firm edhe nese e jep provimin e diplomes njifet krejt boten mandej kto shkollat private ofrojn edhe kto qertifikatat ekstra si Cisco, linux , microsoft.e un e kam pas fatin me pas ni ksi shkolle ku i kam marr disa qertifikata ekstra.

    ndersa edhe ktu se a je i aft per pun nvaret krejt nga angazhimi i secilit dhe vullneti sdmth si e kryn ne Gjermani e je automatikisht profi ,, nese je i interesum edhe ne ks bahesh profi veq si ktu o e mir si tregu gjerman ka nevoj per admina dhe programera edhe sum ka ra shum me nejt ne shpi masi e kam kry edhe nromal si taj kur punon edhe merr pervoj .
    edhe me jep provimin e diplomes ktu jan kriteret e shtira dhe duhet perime me msu e jo si atje hajt se kopjoj ose najqysh per ata prej klases teme prej 11 vetum 5 kemi kalu.
     
    shkelqim12, Fannol Gashi dhe boom3rang pëlqejnë postimin.
  6. Papillon

    Papillon Anëtar

    Postimet:
    22
    Pëlqimet:
    12
    Pikë nga trofetë:
    3
    Ju faleminderit per pjesmarrje ne kete teme. E di qe ne perendim ekzistojne ksi lloj mundesishe sikurse qe e ceku edhe llapjani, pasi qe personalisht kam punu si trainer ne .NET qysh ne vitin 2005 ne shkollen profesionale ne Belgjike.
    Ashtu siq e ceku edhe fg, ktu do te krijoheshin kuadro te gatshme per treg, vet fakti tregon se me 1500 ore mesim praktik dhe angazhim personal nuk do te prodhoheshin parazit por experta te rinj.
    Tek e fundit, s'paku mu ma merr mendja se kjo eshte nje lami qe nese e fiton vendin e punes,kjo do te ishte evidente se ke dijeni ne materien perkatse, dhe se dituria do te shifet mos gjate testimit para se te fitosh punen, atehere menjehere gjate punes.
    Normalisht qe do te mesosh edhe prej kolegeve me me eksperience te madhe si ne fushen e biznesit ku punon ashtu edhe ne fushen perkatese teknike, por rezultat DUHET te japesh.
    Me gjithe rrespektin per cdo lloj pune tjeter por kjo pune ne IT NUK KALON pa dijeni.
    Sa i perket certifikimit kete teme do ta trajtosha ne te ardhmen.
    Por pytja ishte ne fund : "Dhe ne fund nese nuk ekzistojne keto lloje shkollash, cka ju merr mendja a ka nevoje tregu shqiptare per kete lloj edukimi, dhe sa do te ishte interesimi i kandidateve?"
    Me nderime.
     
    Last edited: 31 Gusht 2014
    shkelqim12 pëlqen postimin.
  7. shkelqim12

    shkelqim12 Anëtar Fillestar

    Postimet:
    99
    Pëlqimet:
    27
    Pikë nga trofetë:
    28
    Kosova ka nje potencial zhvillimi dhe kjo eshte rinia jone , meqenese edhe une jam i ri duke perfunduar shkollen e mesme kam filluar te marr hapat e pare te karrieres sime qe te behem nje SysAdmin i zoti.Siq thash ktu ne Kosove ka rini qe deshirojn me mesu sa i perket IT-se.Nese keni degjuar per ALMOOC www.almooc.com dhe WEK www.wekonline.com qe jane formuar nga Ridvan Aliu dhe ky eshte nje CEO dhe inxhinier i softuerit ne Amerik.Keto jane shkollat e pare online ne Kosove sidomos WEK-u qe eshte si fakultet online me profesora eminetnt ne bote si inxhinierat e EA Games, IBM etj .Ky fakultet eshte kryeisht per software engineering(programim) dhe nese e perfundon me sukses e merr diplomen dhe te marrin ne Washington me punu ku nje shume parave shkojn si donacion per Kosoven edhe ki mundesi me arrit shum.Qmimi eshte i lir ne krahasim qfar profesora ligjerojn (560euro 2vite)Pastaj sa i perket kurseve tjera Kosova ka nevoj edhe per me shum por edhe te informohen me mir se ku ju qojne ato trajnime jo veq hajt por edhe qmimet jane paksa te larta ne krahasim me gjendjen ekonomike ne Kosove.Kalofshi mire
     
    Last edited: 4 Shtator 2014

Shpërndaje faqen

Loading...