1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Krijimi i nje rrjete bazike (LAN)!

Tema tek 'Mësimet e Përzgjedhura' e hapur nga Fannol Gashi, 27 Gusht 2010.

  1. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,428
    Pikë nga trofetë:
    343
    Pershendetje,

    Nje informate shume e shkurte qe ti kuptoni gjerat me elementare ne rrjeta.
    Fjala LAN eshte shkurtes per Local Area Network dhe qe perfshin nje hapesir fizike si psh: Shtepi, Zyre, Shkolle, apo ndonje Kompani tjeter e cila eshte ne nje objekt. Dhe qe eshte e kunderta e WAN qe eshte shkurtes per Wide Area Network e cila perfshin hapesira te medha gjeografike lidhje te pikave ku ato mund te jene me Qindra/Mija Kilometra larg njera tjetres si psh: Prishtine-Prizren, Kosove-Shqiperi etc. .

    Komunikimi i Maqinave (Kompjuter, Server, Router, etc..) qe perdorin Ethernet behet permes IP-s (Internet Protocol) qe nuk eshte asgje tjeter vetem nje adres qe e bene unik nje kompjuter ne rrjet.
    IP Adresa ndahet ne dy pjese Network Partition (Pjesa e Rrjetes) dhe Host Partition (Pjesa e Hostave) ku kete ndarje logjikisht e bene Subnet Mask-a (qka jane 255 jane network ndersa 0 jane Hostat - perderisa nuk subnetojm). dhe eshte 32bitshe psh: (192.168.13.0 - 11000000.10101000.00001101.00000000).Nuk do ti sqaroj se si arrin deri te kjo struktur por vetem ta keni nje pamje vizuele se si duket nje IP ne numra binar.

    PSH:
    192.168.13.21
    255.255.255.0


    IP:
    Network Partition - Duhet te jete e njejt qe te komunikojn ndermjet veti (e kemi fjalen ne LAN dhe nese sperdorim ndonje router apo nuk subnetojm ndonje network)
    Host Partition - Duhet te jete unike nese deshiron te funksionoj qe te mos bijn ne konflikt IP-jat

    Ndersa Subnet Mask duhet te jete e njejte ne te gjithe kompjuterat ne ate LAN (Eshte subnetmask e Klases C)

    Kjo mund te themi qe eshte nje rrjet por per lidhjen e rrjetave te ndryshme psh:( 172.16.54.0/16 dhe 172.16.78.0/16) at'her duhet te perdorim Router.

    IP Adresen mund ta konsiderojm sikur adresa e ndonje shtepije (Rruga dhe Nr. i Shtepise) ku Rruga mund te jete e njejt per dhjetra shtepi (Network Partition) ndersa Nr. i shtepise ndryshon (Host Partition) qe te mund te dihet se shtepia e kujt eshte.

    Kaq kishte sa i perket sqarimit eshte shum pak e cituar ketu por me beseoni qe ti saqarojm te gjitha at'her do te duhen qindra libra me Mijra faqe secila dhe nuk do te mund ta mbulonin te gjithen. Por diqka e thjesht qe ta keni nja dijeni te mjegulluar ne lidhje me rrjetat, por nese deshironi me shume at'her mundesia e vetme qe te arrini eshte te mesoni vet (Ka kurse te IT-s Elementare, Rrjetave (CISCO CCNA) etc..)

    *****

    Per lidhjen e 2 Kompjuterve ne rrjete qe te munden te komunikojn njeri me tjetrin nevojitet nje kabell e rrjetes ku ne fund te kablles ne te dy anet duhet te kete RJ-45 Konektorin. E cila duket keshtu.
    [​IMG]

    Nuk do te sqaroj se si behet lidhja e konektoreve renditja e telave (ato do te sqarohen tek Kuizi, ku jane disa pyetje lidhje me keto), pasi qe keto lloje te kabllove mundeni ti bleni ne dyqane te kompjutereve te cilat jane te fabrikisht te rregulluara dhe jane shume lire.

    Ka dy tipe te ndryshme te lidhjeve te Kables te rrjetes ku dallimi ne mes te Straight dhe Crossover eshte vetem renditja e telave, ku njeri tel eshte derguesi po i njejti duhet te jet pranuesi ne kompjuterin tjeter kjo eshte per crossover ndersa per Straight kete qe e permenda e rregullon Switch-i.

    • 1. Straight-through
      2. Crossover

    Lidhja e dy kompjutereve ndermjet veti direkt njeri me tjetrin perdoret lidhja e kablles Crossover
    Lidhja e dy kompjutereve ndermjet veti duke perdorur switch perdoret lidhja e kablles Straight-through
    Apo me thjesht me thon dy paisje te njejta lidhen me Crossover ndersa dy te ndryshme me straight.


    Pasi ta perfundojm punen e cekur me lart dmth lidhjen e kompjutereve fizikisht, at'her vjen pjesa ku duhet ta konfigurojm pjesen logjike dmth IP Adresen.
    Kemi dy kompjuter: Computer_A dhe Computer_B
    Marrim kete range (varg) te IP-jave 192.168.1.0/24 dmth
    192.168.1.0
    255.255.255.0


    Dhe IP-jat ne dispozicionin tone jane nga 192.168.1.1 deri ne 192.168.1.254 me subnetmask 255.255.255.0

    Kjo tregon se si behet konfigurimi ne Windows XP (por edhe ne OS tjera eshte e njejta vetem pamja vizuele ndryshon)
    • 1. Start
      2. Control Panel (Settings - Control Panel)
      3. Network Connections (Network and Internet Connections)
      4. Mouse2 - Properties te Local Area Connection (ose sidocoft emri i karteles se rrjetit)
      5. E zgjedhim Internet Protocol (TCP/IP) dhe Properties

    [​IMG]

    E zgjedhim Use the following IP address:

    Dhe e vendosim kete konfiguracion ne Computer_A
    IP Address: 192.168.1.2
    SubnetMask: 255.255.255.0


    Dhe e vendosim kete konfiguracion ne Computer_B
    IP Address: 192.168.1.3
    SubnetMask: 255.255.255.0


    Nese i kemi bere te gjitha keto ne rregull at'her mundemi ta testojm koneksionin ku nga njeri kompjuter pingojm IP-n e kompjuterit tjeter
    psh: nga Computer_B -> ping 192.168.1.2
    Nese kthen replay at'her koneksioni eshte ne rregull por nese jo at'her se pari duhet te shikohet Firewall ta ndalni ose te lejoni ICMP Packets dhe te provoni ping prap.

    Nese pas vendosjes se kablles ne NIC prap e qet X kartelen e rrjetit at'her shikoni kabllen a eshte ne rregull mos eshte e demtuar apo diqka e tille.

    Tek fotoja me larte se kemi plotesuar edhe Default Gateway dhe DNS

    Default Gateway e perdorni kur deshironi qe te keni qasje ne nje rrjet tjeter (apo Internet) eshte default pasi mund te shtojm edhe Gateway/Routes (ruta) tjera, por pasi qe ky demostrim eshte vetem per LAN mes dy apo me shum kompjutereve ndermjet veti at'her kjo nuk na duhet
    DNS (Domain Name System) kthen Emrat ne IP Adresa pasi qe njeriu me leht e mban mend emerin sesa varg numrash (psh: me leht e mbajm mend ITShqip.com sesa 65.35.96.34) dhe per kete arsye eshte kriju DNS (ku me heret eshte perdor WINS por ska qene edhe shum efikase) po ashtu edhe kjo nuk na duhet per kete demostrim ose nese deshironi mundeni ta instaloni ndonje DNS Server (Windows Server 2003, 2008, ndonje Server OS tjeter, etc...)

    Nese keni arrit ta beni kete at'her mundeni te shkembeni fajlla ndermjet kompjutereve, apo te luani ndonje loje ne LAN (psh: Counter Strike, WarCraft apo ndonje tjeter)

    Besoj qe ju ka ndihmuar sado pak te keni njohuri rreth lidhjes se dy kompjutereve duke perdorur kabllo te rrjetes.

    Mundesia tjeter eshte me Wireless (qe dmth Pa Tela) kete do te spjegoj ne mesimin tjeter (vazhdimin) e ketij mesimi.
    Klikoni ketu qe te Shikoni mesimin per Wireless

    Me Respekt,
    phannolee
     
  2. cDB

    cDB Anëtar Aktiv

    Postimet:
    218
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    16
    Mesim i shtjelluar mire ;)
     
  3. goni

    goni Anëtar

    Postimet:
    15
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    Shum tuto i fort

    Thnx
     
  4. nazymk

    nazymk Anëtar

    Postimet:
    2
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    Une deri tash e kom pas me Wireless mir m'ka bo e provova qet variant per LAN, te dy kompjuterat pom del Connected po spo ka Internet.

    Ps Qysh muj me diktu nese kablla s'punon?
     
  5. Killeros

    Killeros Anëtar

    Postimet:
    37
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    nazymk bon bon un qe sa kshtu i lidhi 2 pc shum funksionon super tuto e mir asht kjo ):) nazymk kshyre edhe niher mir se bon me te mira ;)
     
  6. The Coder

    The Coder Anëtar

    Postimet:
    5
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    1
    mesim i mir
     
  7. av1

    av1 Anëtar i Njohur

    Postimet:
    507
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    36
    A n asnjanin spo ki rrjet kur po i lidh a qysh
     
  8. av1

    av1 Anëtar i Njohur

    Postimet:
    507
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    36
    D.M.Th.
    Kompjuterin A e len qysh osht (kabllen pej modemit e len n Pc-n A) Ndersa me kabllen RJ-45 Crossover e Lidh Pc-n A edhe B
    e me pas e kryn konfigurimin e IP-jave n Pc-A edhe n Pc-B
    A po qyshty se me provu se kom provu ???
     
  9. av1

    av1 Anëtar i Njohur

    Postimet:
    507
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    36
    A ka naj Pergjigje a muj a jo qyshty a jo ??
     
  10. albasoul

    albasoul Anëtar Aktiv

    Postimet:
    101
    Pëlqimet:
    9
    Pikë nga trofetë:
    18
    Duhet te kesh nje switch. av1
     
  11. icylove

    icylove Anëtar Aktiv

    Postimet:
    181
    Pëlqimet:
    16
    Pikë nga trofetë:
    18
    msim i mire...
    bravo ..te lumte..bro... :) :)
     
  12. Big-SMoke

    Big-SMoke Anëtar Aktiv

    Postimet:
    179
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    16
    Faleminderit per ket mesim
     
  13. xhiu

    xhiu Anëtar

    Postimet:
    2
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    shum interesante cdo gje qe keni shkruar ..bravo stafit
     
  14. Armend.J

    Armend.J Anëtar Aktiv

    Postimet:
    135
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    16
    une i kam 2 PC dhe 1 resiver ...
    1 PC e kom te lidhur ne Switch
    Resiveri eshte i lidhur ne Switch
    qysh muna edhe PC e 2 me e lidh per me pas rrjet edhe ky sepse veq pc 1 ka rrjet.
    A ka mundesi dikush me ma sqaru.
    Kaloni mire
     
  15. muhamed-psh

    muhamed-psh Anëtar Fillestar

    Postimet:
    58
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    6
    Pershendetje edhe une kam problem kur jap IP sic thot ne tuto krejt ne rregull mund te luaj CS apo ndonje loje tjeter mirepo Internet nuk kam ne asnjerin pc si mund qe ehde te luaj ehde te kem internet.
    Flm per kete tuto te mrekullueshme :D
     
  16. sg1

    sg1 Haveibeenpwned ?! Staff Member IT Staff

    Postimet:
    4,635
    Pëlqimet:
    953
    Pikë nga trofetë:
    343
    NIC apo LAN kartelen qe merr internet e bon Sharing dhe pastaj i jep internet kompjuterit tjeter.
     
  17. shqipdon

    shqipdon Anëtar Fillestar

    Postimet:
    92
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    16
    mesim i mir flm bro
     
  18. beli-bajra

    beli-bajra Anëtar

    Postimet:
    7
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    1
    Prsh per stafin e ITshqip shume bukuree ke sqaruar. Nese munesh mem tregu se a mundem ti lidhi nje PC me nje Laptop me Lan por Pc eshte e kyqur ne rrjete me kabull koaksial dmth me NIC Kartel ndersa PC me Laptopin jane me LAN-e a mundem me shfrytzu ne Laptop ate rrjete apo jo dhe nese mundem vetem ne laptop se ne PC pe zame qe nuk po dua fare nese mundesh mem tregu kaloni bukur
     
  19. sg1

    sg1 Haveibeenpwned ?! Staff Member IT Staff

    Postimet:
    4,635
    Pëlqimet:
    953
    Pikë nga trofetë:
    343

    Kartelen qe merr internet e bon share per ti dhene karteles tjeter ne pc e pastaj ajo kartel i jep laptopit.

    Kabllen lan qe e ki pc me laptop duhet me pas cross-over dhe jo straight-through e po ashtu ne njerin pc shenon ip-ne: 192.168.0.1 255.255.255.0 ne tjetrin 192.168.0.2 255.255.255.0 dhe kaq.
     
  20. lakani

    lakani Anëtar

    Postimet:
    3
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    Flm shume je ma te miret
     

Shpërndaje faqen

Loading...