1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Kosova dhe ngecja teknologjike e saj !

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga Mejdi, 18 Mars 2018.

  1. Mejdi

    Mejdi Anëtar Fillestar

    Postimet:
    90
    Pëlqimet:
    35
    Pikë nga trofetë:
    18
    Kosova kinse shquhet që është ndër shtetet më të zhvilluara në rajon sa i përket teknologjisë. Ndoshta edhe është. Por, nëse me të vërtetë është, atëherë vërtetë rajoni qenka shumë mbrapa me teknologji krahasuar me Europën.

    Kompanitë telekomunikuese në Kosovë flasin për përfshirje me rrjet 3G e 4G në 80%, 90% e bile edhe 99% të territorit të Kosovës, pse jo, po të kishim ngrënë bari do ta kishin shkruar edhe 120%.

    Në Kosovë, mund të them në 80% të territorit të saj nuk përfshihet 3G. Po, po, akoma në 80% të territorit ka vetëm internet GPRS (nëpër Android “E”). Këtu nuk po flasim për zona të pabanuara, por edhe për rrugë shumë të qarkullueshme, e bile bile edhe nëpër qytetet më të mëdha të Kosovës duke përfshirë edhe kryeqytetin.

    Derisa nga ne Kosovarët shteti i Shqipërisë kritikohet për ngecje të zhvillimit të teknologjisë në krahasim me Kosovën, ata janë shumë larg nesh në këtë aspekt. Në Shqipëri edhe nëpër zonat më të pabanuara ka rrjet 3G e 4G, edhe nëpër kodrat më të larta ku populli e përdor fjalen “ku dreqi bon vo”, ndërsa në Kosovë nëpër rrugë regjionale ku mijëra vetura qarkullojë në ditë kemi vetëm rrjet GPSR.

    Këtu po flas vetëm për internet mobil, e mos flasim që ne paguajmë për internet super të shpejtë, ndërsa nuk marrim as gjysmën e shpejtësisë së paguar, ndërsa operatorët fare nuk marrin përgjegjësi për këto “vjedhje teknologjike”.

    Në shtetet e zhvilluara po testohet rrjeti 5G e ne akoma mirremi me GPRS. /Gazeta Liria/
     
  2. ﴾.﴿

    ﴾.﴿ Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,705
    Pëlqimet:
    1,187
    Pikë nga trofetë:
    243
    mbase së shpejti me 5G :)
     
  3. Pleurat

    Pleurat Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    2,330
    Pëlqimet:
    583
    Pikë nga trofetë:
    343
    Tani po ndegjoj qe zhvillimi teknologjik varet tek 3G apo 4G ! Cka nese pikerisht inxhinieret nga Kosova kan bere montimin dhe instalimin e duhur te atije rrjeti ne Shqiperi ?.
    Me kete desha te them se nuk mund te matet zhvillimi teknologjik ne ate menyre,kjo mund te tregoje vetem kapitalin qe ka nje kompani per investim.
    Shembull Ipko nuk mund te krahasohet me Vodafone apo ku ta di une.

    Nuk po e mbroje aftesine e inxhiniereve te Kosoves apo zhvillimin teknologjik po thjeshte nuk pajtohem aspak me kete krahasim.

    Se a eshte me e zhvilluar Kosova apo jo une kete nuk e di,mbase ka edhe fakte qe e vertetojne.

    P.S
    Kete nuk e kemi thene asnjehere ne shqiptaret nga Kosova,keto vlersime i bejne vet shqiptaret nga Shqiperia.
     
    BlackEagle pëlqen postimin.
  4. BlackEagle

    BlackEagle Anëtar Aktiv

    Postimet:
    421
    Pëlqimet:
    145
    Pikë nga trofetë:
    43
    kjo gazete gazetaliria.com defitinivisht nuk paska lidhje me telekomunikacion,ne kosove rrjet 3g u implemetua moti,edhe 4g veqse per 4g konsumatoret duhet ta ndrrojne sim karten ne qendrat perkatse(po flas per ipko),gprs eshte sherbim qe funksionon edhe ne 3g kjo eshte normale,dost per teknologji mos lexo clickbait neper gazeta veqse nese deshiron diqka rreth politikes.
     
  5. Kryefaqja

    Kryefaqja Anëtar Aktiv

    Postimet:
    202
    Pëlqimet:
    37
    Pikë nga trofetë:
    28
    Total ky artikull qenka FAIL !
     
  6. omega_web

    omega_web Anëtar i Njohur

    Postimet:
    558
    Pëlqimet:
    215
    Pikë nga trofetë:
    73
    Keto jane dhe ceshtje ekonomike duke qen se ks eshte nje treg i vogel kompanive si leverdis te investojn ne 5G.Kjo sdo te thot se dhe popullsia eshte e prapambetur.
     
    ﴾.﴿ pëlqen postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...