1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Konfigurimi i dy Wireless Router-ave ne te njejten rrjete

Tema tek 'Mësimet e Përzgjedhura' e hapur nga Fannol Gashi, 22 Janar 2013.

  1. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,428
    Pikë nga trofetë:
    343
    [​IMG]

    Kjo u ndihmon atyre qe kane deshire ti vendosin dy Wireless Router-a ne te njejten rrjete (nga i njejti ISP), per arsye te ndryshme psh: nese i keni nje shtepi shume te madhe dhe nje wireless router nuk mjafton me perfshi te gjithe shtepine me vale at'her do tju duhen dy. Ketu tregon si me konfiguru dhe si me be lidhjen qe kjo me funksionu (pa pas nderprerje kur kalon nga njeri ne tjetrin)

    Lidhja e kabllave:
    Modemi i ISP-se (apo sidoqoft qe vjen lidhja deri ne kompjuterin tuaj) lidhet ne portin WAN ne WiFi-AP-1 dhe nje kabell nga Porti lan prej WiFi-AP-1 lidhet ne WiFi-AP-2 ne portin LAN (nese Wireless Routerat e perkrahin Auto MDI/MDIX qe ndryshe njihet edhe si (Auto Cross) at'her duhet kablla Straight por nese jo at'her perdor CrossOver se ndryshe nuk te funksionon) po besoj qe shumica mos te them te gjithe ne kohet e sotme e perkrahin Auto Cross.
    - Kete mundeni ta shiqoni shume leht duke kerkuar ne google psh: does TP-LINK TL-WDR4300 support Auto MDI/MDIX pastaj e gjeni ne manualin e paisjes (ose shiqoni vjen ne kuti me te) si psh: Manuali
    Konfigurimi:
    WiFi-AP-1:
    WAN: DHCP ose STATIC (varesisht se si e ofron ISP-ja)
    LAN: 192.168.0.1, 255.255.255.0
    SSID: itshqip_wifi (duhet te jete e njejte sikurse ne Wireless Router-in e dyte)
    Password: Pa$$w0rd (duhet te jete e njejte sikurse ne Wireless Router-in e dyte)
    Channel: 6 (duhet te jete + - 5 diferenca nga wireless routeri i dyte qe mos te kete interferenc ndermjet veti)
    DHCP: YES
    --IP (mi leshu): 192.168.0.51 deri 192.168.0.150
    --SubnetMask: 255.255.255.0
    --Default Gateway: 192.168.0.1
    --DNS: 192.168.0.1

    WiFi-AP-2:
    WAN: Nuk konfiguron asgje ose e len qashtu pasi nuk i vnon kabell hiq
    LAN: 192.168.0.2, 255.255.255.0
    SSID: itshqip_wifi (duhet te jete e njejte sikurse ne Wireless Router-in e pare)
    Password: Pa$$w0rd (duhet te jete e njejte sikurse ne Wireless Router-in e pare)
    Channel: 12 (duhet te jete + - 5 diferenca nga wireless routeri i pare qe mos te kete interferenc ndermjet veti)
    DHCP: YES
    --IP (mi leshu): 192.168.0.151 deri 192.168.0.250
    --SubnetMask: 255.255.255.0
    --Default Gateway: 192.168.0.1
    --DNS: 192.168.0.1

    Kete mundeni ta arrini ne menyra te ndryshme por kjo eshte me e thjeshta dhe besoj me e lira, por nese deshironi me ta avancuar at'her perdorni ndonje metode/teknologji tjeter.
     
    Lodvald, albion65 dhe Elion1 pëlqejnë postimin.
  2. tosi

    tosi Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,205
    Pëlqimet:
    12
    Pikë nga trofetë:
    58
    me intereson te dij a mundem kete te beje edhe me PTK , sepse ne shpi e kam nje router wireless por dua qe ta marr edhe nje tjeter dhe te lidhi per arsye se shtepia eshte e madhe dhe po jep pak wirless !
     
  3. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,428
    Pikë nga trofetë:
    343
  4. tosi

    tosi Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,205
    Pëlqimet:
    12
    Pikë nga trofetë:
    58
    faleminderit shume
     
  5. tosi

    tosi Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,205
    Pëlqimet:
    12
    Pikë nga trofetë:
    58
    por deshta me dite, a duhet mi lidh kete ruterin direkt e ne roterin tjeter, apo duhet mi lidh ne kabllen qe vjen interenti , sepse atje e nxen veq nja veq per 1 rotuer eshte
     
  6. Zyklon

    Zyklon Bitcoiner

    Postimet:
    3,500
    Pëlqimet:
    344
    Pikë nga trofetë:
    253
    Pra AP1 dhe AP2 duhet te lidhen me kabull, po mua me duhet qe AP2 to konektohet ne AP1 dhe te perdoret si ure/bridge dhe te shperndaj me shume sinjal, por pa kabull, nuk po du qe me zgjat kabullen neper shpi per AP2 !
    Pra nuk me konvenon qe te dy AP te jene afer njeri tjetrit, por te jene larg qe kur te jem ne nje vend te caktuar te konektona ne AP2 apo AP1, ne ate cila ka me shume sinjal !
    Qysh bohet kjo ?
     
  7. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,428
    Pikë nga trofetë:
    343

    Me kjart edhe njeher se cka po deshiron te arrish? qekjo te konektohem ne AP1 dhe te perdoret si ure se kuptova qysh te perdoret me wifi?? apo si?
     
  8. Zyklon

    Zyklon Bitcoiner

    Postimet:
    3,500
    Pëlqimet:
    344
    Pikë nga trofetë:
    253
    [​IMG]

    Po du qe AP2 me u lidhe me AP1, edhe me shpernda sinjal me shume neper shpi, edhe me u lidhe pa kabull, me WiFi, pra AP2 punon si ure/bridge ?
    A mund te me sqarosh a ben kshtu ? Te dy routerat jane TP-Link !
     
  9. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,428
    Pikë nga trofetë:
    343
    Bridge funksionon edhe me kabell edhe me wifi.

    Wireless Router-i duhet ta perkrah mundesine qe te funksionoj si klient dhe si ap per me arrite ate qe deshiron. Nese nuk e perkrah default por ai tip i routerit ekziston ne kete list:
    [​IMG]
    At'her perdore DD-WRT qe eshte nje firmware ose sistem operativ si dush thuj qe te jep me qindra mundesi me shume (ne kete rast edhe kete qe deshiron) te marresh sinjal me wifi por prap te leshosh sinjal, por nuk di sa eshte kualiteti i sinjalit i mire ne kete te 2tin sepse siq dihet wireless-i eshte hal-duplex (kur nje paisje transmeton sinajl at'her te gjitha te tjerat ndalen dhe presin deri ta perfundon ajo por kjo ndodh aq shpejt sa per njeriun duket qe te gjitha po punojn te njejten kohe) dergohet nje kerkes pritet pergjigjja, pastaj dergohet tjetra pritet pergjigjja, keshtu qe kerkesa per lidhje te koneksionit me wifiap01 po ashtu kerkesat e klientave brenda ati diametri te wifiap02 andaj sinjali nuk mundet me qene ashtu siq e pret ti.(keto mundesi jane software based) dmth mundesohen nga software-i.
    Code:
    http://www.dd-wrt.com
    Ky eshte site ku e ke edhe mesimin se si behet upgrade, une e kame perdor ne nje linksys dhe ka punu shume mire.
     
  10. Zyklon

    Zyklon Bitcoiner

    Postimet:
    3,500
    Pëlqimet:
    344
    Pikë nga trofetë:
    253
    E di per dd-wrt firmware, por problemi eshte qe njeri router TP-Link eshte model me i vjeter, edhe nuk eshte ne listen qe perkrah ky firmware, kam shikuar edhe Tomato firmware
    Code:
    http://www.polarcloud.com/tomato
    po ky perkrah edhe me pak routera vetem Linksys dhe Buffalo dhe disa routera tjere qe punojne me Broadcom qipseta!
    Por e pash qe kete mundesi e ka vete Tp-Link routerat, ku AP1 eshte routeri kryesore dhe AP2 lidhet 'wirelessly' ne AP1 dhe punon si ure/bridge, po e keqja e ketij sistemi eshte qe nuk po pranon me punu me WPA-PSK, por vetem me WEP !
    AP1 duhet te jete ne kanal te njejte me AP2, ne AP1 duhet te shkruhet MAC Adresa e AP2, me shume shikone linkun per sqarime !
    Code:
    http://www.tp-link.com/en/article/?id=74
    ketu po u sqarojshin shume mire se ne cfare roli te perdoret routeri dhe ne cilat vende eshte me se miri te zgjidhet, psh AP Mode(for hotel Internet extension), Wireless Router Mode(for home Internet sharing), Repeater mode(for home Wi-Fi extension), Bridge Mode(for home or business networking), Client Mode(for home gaming console), AP Client Router Mode(for WISP user Internet sharing) !
    Per me shume, lexoni
    Code:
    http://www.tp-linkru.com/article/?faqid=442
     
  11. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,428
    Pikë nga trofetë:
    343
    Per kete pjesen qe eshte ne Quote punon shume mire nese i ka 2 antena dhe njera bene lidhjen me wifiap01 ndersa tjetra leshon vale per klienta.
     
  12. terminator

    terminator Anëtar Aktiv

    Postimet:
    246
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    16
    Zyklon,menyra me e mire per shpernadare wifi ne nje shtepi te madhe eshte duke perdoru wifi powerline,psh te TP-LINK.Jane 2 cop,njeren e lidhim dhe routerin me ne porten LAN dhe e vednos ne priz korrenti ,ndersa tjetren mjafton ta vendosesh ne nje priz cfaredo pa qen nevoja ta lidhesh me routerin,jane shume te thjeshta dhe skane nevoje per konfigurim,kualiteti eshte eshte shume i mire,per me shume shiko skemen
    [​IMG]
     
  13. Zyklon

    Zyklon Bitcoiner

    Postimet:
    3,500
    Pëlqimet:
    344
    Pikë nga trofetë:
    253
    [​IMG]
    Kjo qe postova une me pelqen me shume, pasi qe mua me duhet te rrite sinjalin WiFi, ato qe ke postuar ti qenkan vetem me Ethernet port, por nuk e di se a mund ta gjeje Kosove kete produkt, edhe pse TP-Link tek ne eshte shume prezente ne treg,gjithsesi faleminderit !
     
  14. terminator

    terminator Anëtar Aktiv

    Postimet:
    246
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    16
    eh ato thjesht i mora per shembull se ka lloj-lloj powerlines.nqs sgjen ne kosov,ka amzona dhe ebay plot :D
     
  15. tosi

    tosi Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,205
    Pëlqimet:
    12
    Pikë nga trofetë:
    58
    Nje produktet te till mund ta bleni <a class="postlink" href="http://www.blej24.com/products.php?product=Bartes-i-sinjalit-te-internetit-permes-rrymes.-" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.blej24.com/products.php?prod ... s-rrymes.-</a> , vetem se a mundeni me tregue a me pas vet nja qesi dhe qe lidhet direkt ne router, apo te duhet dy ?
     
  16. Dex92

    Dex92 Anëtar

    Postimet:
    1
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    1
    Pershendetje Jam nga maqedonia
    dua te lidh dhe nje ruter tjeter permes kabllit por kur e lidhi krejt ne rregull por rrjet nuk kam nuk di nuk marr vesh nga informatika shume mundeni tme tregoni me thjesht ju
    Ruteri 1 eshte Wlan
    2 eshte Tp Link
     

Shpërndaje faqen

Loading...