1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Pyetje Kompjuteri fiket dhe ndizet pa komanden time

Tema tek 'Pyetje dhe Përgjigje' e hapur nga F.Ndrecaj, 18 Korrik 2020.

  1. F.Ndrecaj

    F.Ndrecaj Anëtar Aktiv

    Postimet:
    271
    Pëlqimet:
    116
    Pikë nga trofetë:
    68
    Përshëndetje,

    kam problem me kompjuterin tim pas nje kohe punë rreth 30-40 min fiket vet por ndodh nga njëher kur e lë fikur ndizet vet pa komanden time pas 10-20 min.
    Dikush me tha qe ke problem me PSU(Power Supply) , ndërrova PSU por prap i njejti problem

    Specs:
    Ram: 8gb
    Hdd: 500gb
    Ssd: 256gb
    CPU: i5 1st gen
    GPU: Asus Strix radeon r9 285 OC
    PSU: 400wat.
     
  2. Xhimi Prishtine

    Xhimi Prishtine Anëtar Fillestar

    Postimet:
    94
    Pëlqimet:
    28
    Pikë nga trofetë:
    28
    90% e ka fajin ushqyesi kompjuterit ( power supply) me ka ndodhur mua me perpara e njejta gje.
     
  3. LEO33

    LEO33 Anëtar Fillestar

    Postimet:
    57
    Pëlqimet:
    40
    Pikë nga trofetë:
    43
    Edhe mua në rastin tim më ndizej kompjuteri vetë pas 5 minutash pas fikjes. U detyrova të ç'aktivizoja WoL (Wake on LAN) tek opsionet e drajverit të rrjetit, seksioni Power Management, që të rregullohej. Problem bordi duhet të jetë, pasi edhe pasi i bëra upgrade BIOS-it mu shfaq ky problem.

    Sa për fikjen, ka shumë arsye:
    • Shpresoj që bllokun e ushqimit e ke cilësore, të re. Por 400W e ke pak për atë kartë grafike. Tek një review shkruhet që të duhet të paktën 500W.
    • Shiko nëse të del ndonjë BSOD (Blue Screen of Death) me ndonjë aplikacion si BlueScreenView ose në Event Viewer.
    • Bëj ndonjë kontroll për file errors me komandat chkdsk c: /r, sfc /scannow dhe HDD Regenerator për sektore të dëmtuara për hard diskun, thjesht për merak.
    • Kontrollo RAM-in me Memtest86+, thjesht për merak.
     
    Liridoni, miraxh, Universal dhe 1 anëtarë tjetër pëlqejnë postimin.
  4. Jãşhť'Sşeriĕ

    Jãşhť'Sşeriĕ Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,691
    Pëlqimet:
    530
    Pikë nga trofetë:
    208
    ke pa naj her system logs ?!
     
  5. F.Ndrecaj

    F.Ndrecaj Anëtar Aktiv

    Postimet:
    271
    Pëlqimet:
    116
    Pikë nga trofetë:
    68
    kete Warning ma qet ne system logs

    Code:
    The application-specific permission settings do not grant Local Activation permission for the COM Server application with CLSID 
    {2593F8B9-4EAF-457C-B68A-50F6B8EA6B54}
     and APPID 
    {15C20B67-12E7-4BB6-92BB-7AFF07997402}
     to the user DESKTOP-N0GABHT\FSolution SID (S-1-5-21-2480038135-1804347093-3774722822-1001) from address LocalHost (Using LRPC) running in the application container Microsoft.SkypeApp_15.61.100.0_x86__kzf8qxf38zg5c SID (Unavailable). This security permission can be modified using the Component Services administrative tool.
     
  6. F.Ndrecaj

    F.Ndrecaj Anëtar Aktiv

    Postimet:
    271
    Pëlqimet:
    116
    Pikë nga trofetë:
    68
    Nuk di cte them trafa qe e kisha para kesaj ishte vetem 300W dhe nuk kisha asnje problem pas 5-6 muajsh filloj te me ristartohej nderrova trafen ne 400W prap i njejti, A ka gjasa te jet damtuar SSD dhe ku mund ta di nese SSD eshte demtuar.
     
  7. LEO33

    LEO33 Anëtar Fillestar

    Postimet:
    57
    Pëlqimet:
    40
    Pikë nga trofetë:
    43
    Shkarko aplikacionin përkatës për kontrollin e SSD-së nga adresa zyrtare.
    P.sh unë që kam Samsung 860 EVO, shkarkoj Samsung Magician. Me atë program unë i bëj një Diagnostic Scan dhe më shfaq Drive Health. Të njëjtën gjë bën dhe Hard Disk Sentinel.
     
  8. dr_iton

    dr_iton MSc. Inxhinier i Softuerit Staff Member IT Staff

    Postimet:
    1,351
    Pëlqimet:
    376
    Pikë nga trofetë:
    228
    Në bazë të postuesve paraprak, nuk vërejta se dikush të ka sugjeruar që ta pastrosh nga pluhuri, shiko tek pjesa ku eshte flutura afer procesorit, zakonisht kjo ndodhë kur kompjuteri tejnxehet shkaku i pluhurit te akumuluar tek procesori, per mos me ardhe deri tek djegja e pajisjeve riniset kompjuteri.
    Pershendetje.
     
    LEO33 pëlqen postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...