1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Jam web developer ku te punoj ne Kosove

Tema tek 'Shpenzime dhe Përfitime' e hapur nga Rinoriem, 11 Janar 2020.

  1. Rinoriem

    Rinoriem Anëtar

    Postimet:
    22
    Pëlqimet:
    2
    Pikë nga trofetë:
    3
    Pershendetje di te perdor html,css dhe javascript mos keni ide ndokush a ka ndonje kompani qe ofron pune sepse kam nevoj te punoj sepse jam student e me nevojiten parat.
    Flm per mirekuptim
     
  2. beharluu

    beharluu Anëtar i Njohur

    Postimet:
    626
    Pëlqimet:
    184
    Pikë nga trofetë:
    88
    Pershendetje rinor , Nuk mendoj se ketu mund te gjesh persona qe japin pun sepse ne pergjithsi te gjith jem developera apo njohes te IT ne fusha te caktuara , te sygjeroj te shikosh tek telegrafi jobs ose ne gjirafa per shpalljet e punes qe kerkohen , ne rastin tend duket se nuk ke pervoj gjithsesi duhesh te besh nje praktik pasi qe vetem nese ke aftesi te mira dikush mund te te ofroj pune
     
  3. RexhepS

    RexhepS Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,326
    Pëlqimet:
    365
    Pikë nga trofetë:
    138
    Pershendetje problem osht bo me gjet praktik ose pune sepse edhe un jam ne kerkim te ndonje praktike sepse jam edhe me studime dhe nuk po kerkoj para mirpo pom del pak kohe e lire dhe pse mos me fitu pak pervoj me ndonje praktik vetem qe gjej diqka per veti ta lajmroj dhe ty sepse te kuptoj nqfar situate je met mira
     
  4. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,218
    Pëlqimet:
    1,363
    Pikë nga trofetë:
    343
    Pershendetje,

    Fillimisht nese dikush din me shkrujt kod ne nje gjuhe programuese, une personalisht nuk kisha me e qujt Developer pa keq kuptime. Qe te punoni ne nje kompani si programues/developer nuk do te thot qe duhet te dini nje gjuhe programuese (edhe kjo duhet te dini eshte relative, pasi qe nuk ka nje njesi matese). Mos harroni qe 80-90% e puneve programuese jane qe ti shtjelloni kerkesat e biznisit dhe ti aplikoni ato ne aplikacion, modul, funksion,.. qe integrohet me sistemet ekzistuese te nje kompanie dhe keto kerkesa nuk jane spjegim ne detaje se cka duhet te besh ti si programer por vetem gjera gjenerale, dhe pastaj ti duhet ti shtjellosh dhe ti aplikosh ne modelin e zhvillimit qe e perdor kompania ne menyren me te mire te mundshme. Te gjitha keto Procese, po i quaj procese pasi qe nuk ka aplikacione, por procese te ndryshme nga dhjetra apo qindra zhvillues, qe e kompletojn nje aplikacion. Me nje fjale puna si zhvillues me shume paguhet per ide sesa per kodin qe shkruhet :), pasi qe eshte ajo ide qe shendrohet ne kod. Eshte e njejta sikurse me dite nje gjuhe te huaj, psh gjuhen Gjermane. Kjo nuk te bene qe ju ta kuptoni se si jane gjermanet, kjo nuk behet nese veq e dini gjuhen pa e kuptuar kulturen e tyre, dhe kultura kuptohet duke jetuar me gjerman!

    Shpresoj qe nuk idhnohet dikush nga kjo, por kjo eshte realiteti. Nese dikush eshte DEVELOPER ather ai eshte i punsuar ne ndonje kompani. Andaj mos te demoralizohen te tjeret qe pretendojn te punojn si IT, qoft Programera, NetAdmina, SysAdmina,...!!

    Tash ti kthehemi, pyetjes qe e keni bo. Ka mjaft pune qe te punoni online, po them mjaft sa qe mundeni te jetoni nga ajo. Por duhet te deshmoni qe jeni te mire, te besueshem dhe te keni bagazh prapa vetes (nje CV te mire). Nese nuk keni pervoje pune dhe eksperience, sado qe te thoni jemi Developera ose SysAdmina, ose NetAdmin ose Dizajnera, ... nuk kryejn pune asgje. Thjesht kryeni pune edhe nese paguheni teper pak (10-20% e pageses normale), pasi qe ja vlen.

    Qe te beni eksperience dhe te mos paguheni, eshte shume e lehte. Ka me mijera projekte online (open source) ne te cilat kontribojn me qindra, mijera IT nga e gjithe bota. Te beheni pjese e tyre eshte e thjeshte vetem kerkoni ne internet per eksperiencen qe keni dhe do te gjeni mundesi qe te kontriboni. Pasi te fitoni eksperience qe mundeni te kryeni pune te caktuar, mundeni te kerkoni pune online (qoft te migroni ne ndonje shtet tjeter) qoft pune Online/Remote.

    Suksese juve, dhe gjitha te mirat :)!

    Fannoli
     

Shpërndaje faqen

Loading...