1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Ja se si hakerët fshinin videot nga YouTube për vetëm një klik (Video)

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga Arsim N., 3 Prill 2015.

  1. Arsim N.

    Arsim N. Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,928
    Pëlqimet:
    237
    Pikë nga trofetë:
    183
    [​IMG]


    Një hulumtues sigurie ka zbuluar një të metë të thjeshtë në YouTube, por që mund të shfrytëzohet nga kushdo për të rrëzuar videot e kanaleve të famshme.

    Kamil Hismatullin, një hulumtues i organeve ruse, ka gjetur një mënyrë që i lejonte të fshijë çdo video që dëshironte nga YouTube për vetëm një klik. Ky lëshim që shfrytëzohej nga hakerët arriti të mashtrojë uebfaqen për video duke dërguar vetëm numrin identifikues të videos të cilin sulmuesit dëshironin ta fshinin, transmeton ITshqip.com.

    Hulumtuesi rus raportoi këtë lëshim tek gjigandi kërkimor Google, i cili më pas e rregulloi brenda disa orëve. Hismatullin fitoi 5.000 dollarë nga Google për raportim të kësaj çështje si dhe 1337 dollarë ekstra nga skema e pagesave të kompanive të prekura.

    Një muaj më parë, një lëshim i njëjtë ishte raportuar për sistemin e rrjetit social Facebook, i cili iu lejonte hakerëve të fshijnë çdo foto nga llogari të ndryshme në Facebook./ITshqip/

    Video: http://itshqip.com/ja-se-si-hakeret-fshinin-videot-nga-youtube-per-vetem-nje-klik-video/
     

Shpërndaje faqen

Loading...