1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

ISP bllokon WebHost.al

Tema tek 'Biseda të Lira' e hapur nga The.Dictator.VR, 8 Janar 2019.

  1. The.Dictator.VR

    The.Dictator.VR Anëtar Aktiv

    Postimet:
    109
    Pëlqimet:
    117
    Pikë nga trofetë:
    43
    Pershendetje sot merdh ky msg nga webhost

    Njoftojmë publikun që prej datës 4 Janar 2019 faqja WebHost.al ka probleme të aksesohet brënda territorit shqiptar.

    Kjo problematikë është krijuar nga AKEP ( Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ) dhe AMLF ( Autoriteti i Mbikeqyrjes së Lojrave të Fatit ) duke qënë se në zbatim të ligjit për Lojrat e Fatit në Republiken e Shqipërisë, këto institucione këne përfshire gabimisht faqen e Webhost.al në listën e faqeve që ofrojne baste online për tu bllokuar në territorin e Shqipërisë.

    Faqja jonë është vendosur gabimisht në këtë listë pasi WebHost Sh.p.k. nuk ka publikuar asnjeherë asnjë material apo të ketë zhvilluar dhe mundësuar infrastrukture për aktivitetet e basteve online. ( më shumë detaje mbi rastin në fjalë: http://www.tematv.al/node/59566 )

    Aktualisht jemi duke ndjekur të gjitha hapat ligjore që faqja të hiqet sa më parë nga bllokimi dhe përgjegjësit e kesaj cështjeje, gjithashtu personat që me mosveprim kanë krijuar dhe vazhdojnë të krijojnë këtë dëm të vendosen përpara përgjegjesisë.


    Gjithashtu duam të sigurojmë të gjithë klientët tanë që:
    • Faqet që keni të hostuara tek WebHost.al do jenë të aksesueshme, aktive dhe të pabllokuara
    • Domainet që keni të regjistruara tek WebHost.al do jenë të aksesueshme, aktive dhe të pabllokuar
    • DNS-të e domaineve që mbani tek WebHost.al gjithashtu do jenë të aksesueshme, aktive dhe të publikuara
    • Sherbimi Emailit që keni me WebHost gjithashtu do të vazhdoje rregullisht dhe të pabllokuar.
    • Mosbllokimi garantohet pasi të gjitha shërbimet e sipërcituara ofrohen me domaine të tjerë jo webhost.al

    Mund të aksesoni shërbimin e WebHost.al nëpërmjet faqes së perkohshme:
    https://my.webhost.com.al/

    përgjatë kohës së zgjidhjes së problematikës
    Ju falenderojmë për durimin dhe mirëkuptimin

    Dokumeti i lëshuar nga AKEP për bllokimin e WebHost.al:
    http://webhost.com.al/pdf/webhost-bllokim.pdf

    ----------------------

    Aktualisht shoqëria WebHost sh.p.k. nuk mund të zhvillojë aktivitetin e saj të biznesit si pasojë e këtij bllokimi, që prej datës 4 janar 2019. Pra e thënë më qartë asnjë klient i ri por dhe ata ekzistues nuk kanë të drejtë të operojnë mbi domainet e tyre të rregjistruara pranë shoqërisë në fjalë. Kjo vjen si pasojë dhe e mënyrës që ISP-të zgjedhin për të realizuar bllokimin, i cili konsiston në “obskurimin e plotë” të domainit nëpërmjet DNS-së, dhe jo bllokimin e saktë të adresës së kërkuar nga AKEP. Duket si një gabim teknik por Braha sqaron se “jo, për AKEP nuk është gabim, por është AMLF që duhet të sqarojë subjektin se përse është futur në këtë listë. Por nga një verifikim i thjeshtë dukesh që në faqen e tij ekzistonte edhe mundësia për të shkuar në një domain tjetër që lejon lojërat e fatit dhe ka mundësi të jetë kjo arsyeja se përse është futur në listë. Nëse AMFL-ja na kërkon ta zhbllokojmë ne do e zbatojmë”.

    Konkretisht, adresa e kërkuar për bllokim është webhost.al/domain/bet111.al . Po të provosh ta aksesosh sot këtë adresë është e pamundur nga shumica e ISP-ve shqiptare (AKEP konfirmon bllokimin e plotë, të paktën sipas raportimeve nga ana e ISP-ve por nuk patëm mundësi të testonim të tëra). Por me pak njohuri teknike është e mundur të aksesohet serveri i webhost.al duke përdorur një proxy të huaj dhe duke përdorur “tvt.al” (domaini i Tv TemA ) në vend të “bet111.al”, del një faqe informative mbi këtë domain, ku jepet dhe data e rregjistrimit, dhe ajo çka pohon z. Braha mbi “mundësinë për të shkuar në një domain tjetër që lejon lojërat e fatit” është asgjë më shumë se thjesht informacioni bazë mbi domainin. Në terminologjinë e Internetit kjo quhet shërbim “whois” dhe ofrohet nga çdo rregjistrar në mbarë botën.

    Ky rast i veçantë, që duhet të pranojmë mbart disa problematika teknike aspak të njohura për publikun e gjerë dhe jo vetëm, tregon qartë që AMLF ka shumë punë për të kryer për të rritur nivelin teknik në përmasat e duhura për betejën kundra informalitetit në tregun e basteve sportive si dhe për të shmangur raste qesharake si ky i mësipërmi, pa folur këtu për dëmet që i shkaktohen privatit.


    Artikulli: http://www.tematv.al/node/59566
     
  2. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,222
    Pëlqimet:
    328
    Pikë nga trofetë:
    113
    Epo kështu është kur puneson persona që edhe nentvjecaren e kanë marrë me vezë ose me mik.
     
    Mr.Gh0$T pëlqen postimin.
  3. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,424
    Pëlqimet:
    1,064
    Pikë nga trofetë:
    358
    Edhe filma24.io me kete pretekts e mbyllen. Dikush duhet ti tregoje vendin AKEP-it pasi keto veprime mund te cojne ne demtim te biznesit.
     
  4. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,222
    Pëlqimet:
    328
    Pikë nga trofetë:
    113
    Këto lloj komentesh më ngrene humorin qe heret ne mengjes. Filma24 biznes serioz? A keni llogjike a jo? Për budallallekun qe kane bllokuar webhost.al akep duhet të mbaj përgjithësi dhe duhet të jap edhe dëmshpërblim është mëse e logjikshme dhe e ligjshme, por jo për filma24 dhe të gjitha ato ilegale. Ndergjegjesohuni
     
  5. The.Dictator.VR

    The.Dictator.VR Anëtar Aktiv

    Postimet:
    109
    Pëlqimet:
    117
    Pikë nga trofetë:
    43
    Fdomain per filma eshte normale qe mund ta bllokoj, por ta bllokosh nje webhosting per arsyje qe mund te behen redirekt domain e tij qe jan blere aty kjo osht qudia ma e madhe qe munet me ni dikush prej ni shteti
    por sot pash qe edhe shum domain tjer jon tu blloku pa asni arsyje dhe shum tjera qe jon top qe duhet mu mbyll jo kjo bje drejt qe kan lidhje direkte me ata qe jepin vendimin
     
  6. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,360
    Pëlqimet:
    1,909
    Pikë nga trofetë:
    348
    Mua me shum po me duket si sulm i konkurences te cilet kane lidhje ne AKEP sesa padituri e te punesuarve... Sepse po te donin mundeshin ta bllokonin ate domenin me bet dhe jo kete webhost, efekti do te ishte i njejte... Sepse vizitoret edhe nese do ta perdornin webhost si redirekt kur te futeshin ne ate faqe, nuk do te kishin akses. Puna eshte qe me qellim paskan dashur ta bojn me pik kete kompani, gjithmon sipas mendimit tim, e duke e marre parasysh mentalitetin atje, kjo ka shum mundesi te ndodhe.
     
  7. ose.al

    ose.al Anëtar Fillestar

    Postimet:
    65
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    23
    Websiti im eshte ne Webhost.al ne fakt por asnje problem/email deri me tani. Gjithsesi gabim trashanik :fearscream::fearscream:.

    P.S: duke ndjekur vetem shume pak situaten ne Shqiperi, per te hapur dmth nje website bastesh ne Shqiperi, nuk duhet te kesh hosting aty? Apo nuk lejohet asgje? Sepse mesa po shoh 1xbet do kthehet online po pret licencen AAMS (Eshte ajo italianja mesa di un)...

    Na falni per offtopic!
     
  8. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,222
    Pëlqimet:
    328
    Pikë nga trofetë:
    113
    Unë nuk mendoj se është akep problemi. Problemi është i provajdrve shqiptarë. Ata në vend të një linku kanë vendosur në black liste domain.
     
  9. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,424
    Pëlqimet:
    1,064
    Pikë nga trofetë:
    358
    O Poshnja, fjali tjeter ishte per filma fjali tjeter ishte per bizneset.
    E para tregonte qe dhe nje faqe tjeter eshte mbyllur me te njejtin pretekst te pa vlershem, kurse e dyta qe mund te demtojne bizneset. Shyqyr qe na ndricove ti me llogjiken tende.
     
    KMN pëlqen postimin.
  10. ThumperTM

    ThumperTM Anëtar Aktiv

    Postimet:
    314
    Pëlqimet:
    53
    Pikë nga trofetë:
    38
    Hera e pare qe po e shoh qe dikush i thote vetes HOST edhe nuk e ka SSL (Force ssl).
     
  11. The.Dictator.VR

    The.Dictator.VR Anëtar Aktiv

    Postimet:
    109
    Pëlqimet:
    117
    Pikë nga trofetë:
    43
    Kompanisë “Gjirafa” i bllokohet qasja në Shqipëri, reagon drejtori Mërgim Cahani

    Drejtori i kompanisë “Gjirafa”, Mërgim Cahani, ka njoftuar se Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në Shqipëri ka bllokuar kompaninë e suksesshme kosovare, “Gjirafa”.

    Cahani ka thënë se bollkimi i Gjirafashqip, nga AMA, është bërë pa paralajmërim, duke mos dhënë asnjë arsye.

    “GjirafaShqip është njëra ndër startupet më të suksesshme jo vetëm në rajon mirëpo edhe në botë, e fundit si top 13 startupet në Evropë duke përfaqësuar Shqipërinë, dhe AMA na “shpërblen” me bllokimin e faqes në Shqipëri pa arsye apo lajmërim”, ka shkruar Cahani në Twitter.

    Ai ka sqaruar se bllokimi i “Gjirafa”, ka ndodhur dy javë më herët dhe ende vazhdon të mbetet e tillë.

    “Gjirafa ende e bllokuar (https://video.gjirafa.com ) në disa ISP në Shqipëri gati që dy javë. Si duket autoriteti AMA ka bërë kërkesën për bllokim në AKEP. Gjirafa gjithmonë ka punuar dhe vazhdon të punon me origjinalitet, kreativitet, dhe në kuadër të ligjit dhe bazës etike”, ka sqaruar Cahani

    Artikulli nga: Telegrafi
     
    KMN pëlqen postimin.
  12. KALI-ALB

    KALI-ALB Anëtar i Njohur

    Postimet:
    895
    Pëlqimet:
    209
    Pikë nga trofetë:
    73
    Bq me gjithe fjale per ata te ama-se, ma legena skam pa.

    Nuk e kuptoj ajo duhet shtyre nga shteti per shkak principal ngaqe ofron gjithçka ne gjuhen shqipe si google qe nuk e mer as mundimin qe kur shkarkon youtube ne gjuhen angleze si app as nuk ta nxjerr country albania ke lista ta nxjerr bosnjen e te tjeret po shqiprine jo.

    Kot nuk eshte ajo shprehja i joti nuk te don.

    Une personalisht kur bej kerkime ne shqip e perdori shum gjirafen dhe e kam default page ne mozilla.

    Google e perdori me shume per kerkime ne anglisht dhe perdori chrome.

    Dhe gjirafa eshte e vertete qe eshte startup shume inovant.

    Shpresoj ta hapin sa me shpejte te pashkolluarit.
     
  13. arbenshabiu

    arbenshabiu Anëtar Aktiv

    Postimet:
    294
    Pëlqimet:
    31
    Pikë nga trofetë:
    38
    GjirafaVideo e paskan hapur, @The.Dictator.VR perdore kete forme te kerkeses qe ta zvbllokojne domainin, kontakto me AMA (Autoriteti Mediave Audiovizive)

    [​IMG]
     
  14. Jãşhť'Sşeriĕ

    Jãşhť'Sşeriĕ Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,519
    Pëlqimet:
    416
    Pikë nga trofetë:
    178
    ska preteks. Tgjith webet e njohur shqiptare qe meren me baste pothujse i mbyllin. filma24 ka shfaq rreklama te nji kompanie bastesh online per te njejten arsye jan mbyll edhe kto qe bojn si viktima ligji o ligj duhet zbatu zdomethon vec nga pronarat e basteve po edhe nga kto qe nxisin perdorimin e basteve :laughing:
     
  15. KALI-ALB

    KALI-ALB Anëtar i Njohur

    Postimet:
    895
    Pëlqimet:
    209
    Pikë nga trofetë:
    73
    Po te pakten te kishte dhene nje paralajmerim akep-i dhe nje afat kohe ose ta kishte shkruajtur qarte dhe te nenshkruar ne ligj(un se kam lexu per vete) a me kupton?

    Se keshtu dhe ti hap nje kompani me vone dhe ta mbyllin sa hap e mbyll syte me arsyeje te kota.
    Po prap kjo eshte pune e avokatave dhe filma24 nuk eshte kompani prr te pasur avokata.

    Deri diku ke te drejte!
     
  16. JetmirKs

    JetmirKs Anëtar Fillestar

    Postimet:
    64
    Pëlqimet:
    7
    Pikë nga trofetë:
    18
    ska lidhje kjo me pun bastesh , edhe filmaon eshte bllokuar edhe pse nuk ka pas asnje reklam te basteve , krejt eshte ne pytje DigitAlb , ajo po kerkon qe te bllokohen webfaqet qe ofrojn filma dhe video si.psh gjirafa , filma24 edhe filmaon.
     

Shpërndaje faqen

Loading...