1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

iPhone X vs Galaxy S9: Krahasimi i fotokamerës

Tema tek 'iOS' e hapur nga beni20, 19 Mars 2018.

  1. beni20

    beni20 Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,615
    Pëlqimet:
    52
    Pikë nga trofetë:
    78
    [​IMG]

    Në këtë artikull do t'ju sjellim një krahasim të detajuar të kualitetit të fotokamerës midis iPhone X dhe Samsung Galaxy S9. Nëse jeni të interesuar të dini më tepër se cilat janë diferencat kryesore midis tyre ju këshillojmë të lexoni këtë artikull. Doja ta nis krahasimin duke thënë se të dy produktet kanë fotokamer e cila mund të bëjë video dhe foto fantastike në situata të ndryshme.
    [​IMG]
    Teknologjia e hapjes së ndryshueshme të lenteve është teknologji që mungon në iPhone X. Ajo përmirëson ndjeshëm kualitetin e fotove dhe është në gjëndje të gjej balancën më të mirë përsa i përket sasisë së dritës që duhet dhe kualitetit të imazhit. Hapja e lenteve me f/1.5 lejon që në fotokamer të futet më shumë dritë në situatat ku ambjenti ka pak dritë duke rritur së tepërmi kualitetin e fotove por mund të rrezultojë e rrezikshme kur ambjenti ka shumë dritë. Për këtë arsye fotokamera me hapje f/2.4 futet në loje duke stabilizuar sasinë e dritës në raport me kualitetitn e imazhit. Pikërisht në imazhet e bëra me 2 aparatët mund të shikoni ndryshimet. Në rastin e imazhit të marrë nga Galaxy S9, ngjyrat janë më të thella ndërsa në rastin e iPhone X, ato janë më natyrore.

    [​IMG]

    Tjetër element i rëndësishëm tek fotkamara e këtyre produkteve është edhe krijimi i efektit blur ose Bokeh. Tek iPhone X ai bëhet nga funksioni Portrai Mode ndërsa në Galaxy S9, nga Live Focus. Në këtë rast Samsung Galaxy është fitues sepse ai lejon menaxhimin e efektit në mënyrë shumë më të thjeshtë se sa në iPhone X, falë funksioneve më të shumta për menaxhimin e fotokamerës.

    [​IMG]

    Në fund, krahasimin po e mbyllim me rregjistrimin e videove. Në fillim mund të themi se të dy fotokamerat mund të rregjistrojnë video me kualitet 4K. Nëse do të shikojmë kualitetin e videove atëherë Galaxy S9 del përsëri fitues pasi ai siguron një fluiditet që arrin deri në 960 fps kundrejtë 240 fps të iPhone X.

    [​IMG]

    Siç mund të keni kuptuar produkti i Samsung është superior përsa i përket kualitetit të fotove dhe videove por ndryshimet e dukshme nga syri i njeriut janë me të vërtetë shumë të vogla dhe shpesh herë të padukshme. Gjithashtu Apple me siguri do të nxjerrë pas disa muajve një produkt që mund të krahasohet në këto nivele me Galaxy S9, përsa i përket fotokamerës
     
  2. @Alvi

    @Alvi Anëtar i Njohur

    Postimet:
    617
    Pëlqimet:
    152
    Pikë nga trofetë:
    88
    Me sa po shoh I phone X ka ngjyra shume te theksuara gje e cila te vret syte kur e shikon ndersa S9+ ka ngjyra me te errta.
     
  3. beni20

    beni20 Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,615
    Pëlqimet:
    52
    Pikë nga trofetë:
    78
  4. KALI-ALB

    KALI-ALB Anëtar i Njohur

    Postimet:
    918
    Pëlqimet:
    211
    Pikë nga trofetë:
    73
    Per mendimin tim i vetmi telefon qe ja mer me foto iphone eshte Note 8 sepse me pelqejne fotot blur qe i ben si nje aparat profesional.

    Ky s9 nuk duket si shume i mire ne krahasim me iphone nuk i kuptoj pse nuk arrijne njehere me ja kalu.

    Iphone per kamer ja mer gjithe tel-ave ther pervec sipas meje note 8.
     
    beni20 pëlqen postimin.
  5. BlackEagle

    BlackEagle Anëtar Aktiv

    Postimet:
    421
    Pëlqimet:
    145
    Pikë nga trofetë:
    43
    e beson kete krahasim mund te jene editur tgjitha dhe note 8 eshte peseri nje samsung nuk barazohet as me nje iphone 5.
     
  6. bmwplako

    bmwplako Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,706
    Pëlqimet:
    670
    Pikë nga trofetë:
    243
    iPhone gjith e ka kameren mat mire se secili samsung , plus me iphon sa foton e bon edhe kurr s prishtet kurse samsung pak foto , pak kualitet , hala ma pak kualitet kur i shikon ne pc .
     
  7. DailyTeCh

    DailyTeCh Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,620
    Pëlqimet:
    187
    Pikë nga trofetë:
    83
    Iphone esht cdo her 1 hap para kot e kan qe mundohen me krahasu.
     
  8. BlackEagle

    BlackEagle Anëtar Aktiv

    Postimet:
    421
    Pëlqimet:
    145
    Pikë nga trofetë:
    43
    me krahasu po por jo me barazu
     
    DailyTeCh pëlqen postimin.
  9. DailyTeCh

    DailyTeCh Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,620
    Pëlqimet:
    187
    Pikë nga trofetë:
    83
    Ashtu dicka, iPhone i ben fotot me natyral Galaxy te qet ne disa foto si te jesh i shminkum ha ha, un gjith kam pas Iphone ksaj here ndrrova mendje kalova ne samsung po prap ska me iphone duhet me u kthy prap aty..
     
  10. Universal

    Universal Anëtar Aktiv

    Postimet:
    305
    Pëlqimet:
    102
    Pikë nga trofetë:
    53
    Samsung nuk ka te krahasuar per mendimin tim..
     
    beni20 pëlqen postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...