1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Informate Elementare rreth DNS

Tema tek 'Mësimet e Përzgjedhura' e hapur nga Fannol Gashi, 2 Dhjetor 2010.

1. Fannol Gashi

Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

Postimet:
3,255
Pëlqimet:
1,428
Pikë nga trofetë:
343
Pershendetje,

Ne kete mesim do te sqaroj disa nga gjerat elementare se cfare eshte DNS, per qka perdoret, si funksionon Microsoft DNS (sqarimi do te jete i thjeshte qe te mund ta kuptoni).

DNS eshte shkurtes per Domain Name System dhe qe bene perkthimin e emrave ne IP Adresa dhe anasjelltas (ku Microsoft quhet DNS ndersa Unix/Linux quhet BIND). Pse bene perkthimin e emrave ne IP Adresa pasi qe sic dihet qe kompjuteri punon me numra ndersa njerzit me lehte majn mend emra sesa numra keshtu qe bene lidhjen e nje emri me nje IP Adrese (psh: itshqip.com -> 72.62.35.45), ose mund ta krahasojme si nje fletore Telefoni te Internetit qe bene lidhjen e emrave me IP Adresa. Eshte me e thjeshte per usera ta mbajn mend vetem http://www.itshqip.com dhe qe mos ta dijn se si kompjuteri i gjen (lokalizon) ato, Se sa ta mbajn mend IP-n dhe te dijne si nga cila rrug duhet te shkoje.

Ne kohen e ARPANET ne vitin 1983 para se te implementohej DNS, lidhja e emrave me IP Adresa ne ate kohe eshte mundesuar duke e perdorur HOSTS fajllin (duke lidhur emri->IP ne menyre manuale) por pas rritjes te madhe per nje kohe te shkurte perdorimi i internetit at’her ka qene e pamundur kjo teknik dhe keshtu qe eshte dashur te gjindet nje zgjidhje tjeter (zgjidhje Automatike).

DNS eshte nje databaze e distribuar ne Internet, dhe eshte e krijuar ne menyre Hierarkike. Ku ne krye te kesaj databaze eshte “.” Qe ndryshe njifet edhe si root. Pastaj jane TopLevelDomains (ku root “.” Ka njohuri vetem per TopLevelDomains dhe jo per 2nd LevelDomains) Porti per DNS eshte porti 53 (TCP dhe UDP).

[​IMG]
Domain Name Space (Hapesira) - e sqaruar per http://www.itshqip.com

Cdo domain ne fund e ka nje . por nuk i shkruhet pasi qe cdo Browser e vendos ate automatikisht. (Mund ta testoni http://www.itshqip.com.)
TopLevelDomains jane domain-at qe prezantojne ndonje shtet (psh: .al – Albania) ndonje universitet (psh: .edu - uni-pr.edu -> Universiteti i prishtines, …)
2ndLevelDomains jane domain-at qe prezantojne emrat e ndonje kompanie/shteti/personi/ … (psh: itshqip.com, Microsoft.com, Google.com)
Ndersa domain-at tjere qe jane me poshte ne hierarki prezantojne ndonje hostname (psh: forum -> forum.itshqip.com, www (qe eshte nje standard) -> http://www.itshqip.com, ose ftp per prezanton qasjen ne FTP).
FQDN eshte shkurtese per Fully Qualified Domain Name qe eshte emri komplet i nje hosti ne hierarkin e Domain Name Space psh: forum.itshqip.com. ose messenger.services.live.com.

Ndoshta e pyesni vehten se pse behet e gjithe kjo?
- Thjeshte vetem per ta lehtesuar punen e shfrytezuesve pasi qe kompjuteri komunikon me IPAdresa (numra) ndersa njerzit me Emra.

Sic u ceke edhe me larte per fajllin hosts, ai egziston edhe ne ditet e sotme ne Sistemet Operative te Microsoft-it i cili gjindet ne %windir%\system32\drivers\etc\ dhe qe mundeson personave te bejne lidhje te emrave me IPAdresa ne menyre manuale. Dhe qe eshte hapi i dyte qe Sistemi Operativ kerkon per NameResolution(perkthim nga emri ne IP).

Jane disa hapa per NameResolution qe ndonje Sistem Operativ i Microsoft-it i pershkon:
Nese provoni me hape http://www.itshqip.com dmth e shkruani ne Browser, deri sa te hapet faqja ndodhin keta hapa (ose nese vetem beni ping http://www.itshqip.com dhe deri te ktheje IP Adresen) :

[​IMG]

Hapi 1: Posa ta shkruani domain-in at’her Sistemi Operativ kerkon ne Cashe se mos eshte casur me heret (ku cdo her qe e hapni nje faqe ate Emer -> IP e ruan ne cashe te vetin per aq kohe sa e ka TTL) per me shiku DNS Cashe e egzekutoni komanden ipconfig /displaydns ne CMD dhe ju tregon se cfare keni ne cashe.
Nese gjindet ajo informate at’her ja kthen shfrytezuesit dhe i qaset ati domain-i menjehere.
Psh:
http://www.itshqip.com

Record Name . . . . . : http://www.itshqip.com
Record Type . . . . . : 1
Time To Live . . . . : 2828
Data Length . . . . . : 4
Section . . . . . . . : Answer
A (Host) Record . . . : 174.120.240.220

RecordName: Emri I Domain-it
TimeToLive : Koha edhe sa skadon cashe (ne Sekonda, vjen duke u zvogeluar kur arrihet 0 at’her fshihet nga cashe-i)
A (Host)Record: IP e domain-it (HostA Record eshte nje shenim ne DNS qe lidh emrin me nje IP)
Qe ta pastroni Cashe at’her egzekutone komanden ipconfig /flushdns

Hapi 2: Nese ajo informate qe kerkon nuk gjindet ne cashe at’her Sistemi Operativ kerkon ne hosts file (qe kame permendur me larte) se mos gjindet ndonje informate (lidhje manuale) per ate emer (domain). Nese ka i kthen pergjigje dhe i thote qe ky emer i referohet kesaj IP-je.

Hapi 3: Nese as ne hosts file nuk gjindet at’her Sistemi Operativ i bene Query (Query eshte: kerkese,pyetje DNS Serveri) DNS Serverit qe e ka te konfiguruar ne Primary DNS dhe i kerkon ne IP-jen per domain-in http://www.itshqip.com.

Infoshtese: Ne ne kompjutere ne i konfigurojme 2 DNS Servera, ku cdo here PrimaryDNS i bejme Query nese ai nuk arrin ta gjene IP-jen per nje emer te caktuar at’her Sistemi Operativ nuk do ti beje kerkese edhe SecondaryDNS pasi qe edhe ky te njejtat hapa i pershkon dhe sdo te arrij tek rezutati. Por SecondaryDNS perdoret vetem ne raste kur PrimaryDNS eshte Down(jasht funksionit).

Hapi 4: DNS Serveri se pari shikon se a eshte autoritativ per ate Domain (Autoritativ eshte psh DNS te Yahoo.com jane autoritativ per http://www.yahoo.com domain-in ku puntoret e kesaj kompanie nese deshirojn ti qasen keti domain-i at’her ai nuk e kerkon ne internet fare pasi qe menjeher e din IP-ne).
Hapi tjeter eshte qe kerkon ne DNS-Cashe te vetin se mos gjindet ajo informate dhe se mos eshte casur dikush me heret dhe e ka ruajtur. Nese nuk gjindet ketu at’her shikon ne hosts file pasi qe edhe nje DNS Server (MS Server 2003) e ka nje hosts file te vetin, nese ajo informate nuk gjindet at’her e perdor ‘DNS Forwarder’ (DNS Forwarder nuk eshte asgje vetem nje lidhje e emrit me IP psh mund ta konfiguroni qe per domain abc123.com dergoni kerkesat(Queries) ne IP-jen 123.123.123.1 ndersa per te gjitha kerkesat tjerat dergoni ne IP: 11.22.33.44) ku kerkesen e dergon tek DNS i ISP-se dhe edhe atje shkon e njejta procedur ku ai pastaj perdor root-hints. (ku mund te perdor edhe DNS Serveri qe keni ju, nese nuk ka DNS External te konfiguruar, qe zakonisht nuk ka ).

Hapi 5: Fillon perdorimi i root hints ku cdo TopLevelDomain dhe 2nd Level Domain e kane nga disa IP (DNS Servera) qe jane autoritativ per ate domain.
DNS Serveri (qoft lokal, qoft i ISP-se) e dergon kerkese se pari tek root domain “.” Dhe kerkon http://www.itshqip.com. Root Domain I kthen pergjigje dhe I thote qe nuk jame autoritativ per http://www.itshqip Nuk e di ku gjindet por mund te tregoj se .com. domain cili eshte dhe ndoshta ai mund te ndihmoje. (psh per phannolee.net, root domain ja dergon DNS IP-jen per .NET TopLevelDomain-in)
Pastaj pasi DNS Serveri e ka IP-n e .com. Domainit dhe i dergon kerkes ati per http://www.itship.
Ku .COM Domaini I kthen pergjigje dhe I thote se nuk jame autoritativ per www por e di itshqip ku gjindet (dmth e din IP-jen dhe i thote qe ai mund te te ndihmoje per www hostin).
Pastaj DNS Serveri I dergon kerkese (Query) itshqip.com. domainit dhe e pyet per www hostin se si eshte IP-ja . itshqip.com domain-i dhe i kthen pergjigje ku i thote qe po une jame autoritativ per kete domain dhe e di www me qfare IP-je lidhet dhe ja dergon Informaten.

Hapi 6: Pastaj DNS Serveri ja kthen kerkesen klientit. (ku e ruan ne cashe te vetin qe nese ndonje klient tjeter deshiron ti qaset at’her te mos beje te gjithe kete pune per te dyten here, perderisa TTL lejon shfrytezimin e ati cashe-i.

Pastaj klienti pasi qe e din IP-n per http://www.itshqip.com at’her edhe i qaset direkt me komanden GET ku kjo komand i kerkon qe tja mundesoj shkarkimin e faqes lokalisht(tempfiles, coockies) dhe paraqitjen e saje ne browser.

Ndoshta heren e pare qe e lexoni ju duket e koklavitur por nese e kuptoni logjiken se si funksionon at'her sdo keni problem. Vetem lexojeni me vemendje dhe kujdes. Analizojeni foton e 2te ku kompjuteri kerkon IP-jen per http://www.itshqip.com domain-in. se shikojeni si shkon procedura deri ti kthehet pergjigjja finale.

Nese keni diqka te pakjarte lirisht pyetni.

Me Respekt,
phannolee

RexhepS dhe DarKr0x pëlqejnë postimin.
2. stertix

stertix Anëtar Aktiv

Postimet:
203
Pëlqimet:
0
Pikë nga trofetë:
16
mesim i mir, flm shum...

3. cHs

cHs Anëtar Aktiv Staff Member IT Staff

Postimet:
317
Pëlqimet:
7
Pikë nga trofetë:
33
Paa , shum shum sqarim i mire thnx alot .
Kush don mu mar me rrjeta mjafton mi lexu tutorialet pa problem mundet spaku ccna 2 me kry .

4. Burn3r

Burn3r Anëtar Aktiv

Postimet:
248
Pëlqimet:
0
Pikë nga trofetë:
16
Shume Mesim Me Vler Brravo phannolee.

5. En1S

En1S Anëtar Fillestar

Postimet:
56
Pëlqimet:
0
Pikë nga trofetë:
6
flm shume per qet mesim ;)

6. Valdrin Gashi

Valdrin Gashi Anëtar i Njohur

Postimet:
715
Pëlqimet:
75
Pikë nga trofetë:
58
Mësim i shtjelluar shumë mirë . Të lumtë për punën.

7. IMPACT

IMPACT Anëtar Aktiv

Postimet:
244
Pëlqimet:
13
Pikë nga trofetë:
18
jane fshire imazhet ju lutem uploadoni perseri..!

Shpërndaje faqen

Loading...