1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Pyetje Hosting me i mire per .al domain

Tema tek 'Ueb Hosting dhe Domaine' e hapur nga ose.al, 7 Mars 2019.

Tags:
  1. ose.al

    ose.al Anëtar Fillestar

    Postimet:
    65
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    23
    PErshendetje te gjitheve,

    doja nje pergjigje te sinqerte se kush per ju eshte hosting me i mire per domin .al. Per momentin kam WebHost.al po dua ta heq sepse nuk kan support te mire dhe as nuk kontrollojne per malware asgje. Backupin e bejne njehere ne muaj e shume te tjere.

    Eshte dedi.al me thene te drejten qe ka superoferten tani por blogun ose.al me 900 artikuj kam frike sinqerisht.

    Faleminderit
     
  2. tupac.al

    tupac.al Anëtar

    Postimet:
    33
    Pëlqimet:
    12
    Pikë nga trofetë:
    18
    Une ofroj hosting te shpejte direkt ne server te dedikuar dhe jo VPS! por nuk kam cmime qe shikon neper faqe te zakonshme 50/60 eu ne vit.
    Hosting qe ofroj une eshte Warez qe mund te ngarkosh cfare te duash (hapsira me LIMIT) inc. Movies/Torrents/Porn except: spyware/malware.
    Litespeed Optimized + LiteSpeed cache.

    Cmimi varion nga trafiku qe ke ti dhe fillestari fillon nga 200€/viti.
     
    Last edited: 7 Mars 2019
  3. DardanDaci

    DardanDaci Anëtar i Njohur

    Postimet:
    732
    Pëlqimet:
    440
    Pikë nga trofetë:
    143
    Tek ne s humb asgje i nderum ke 30 dite te hollat mbrapsht nese ste hyn ne pune , dhe un te garantoj se me kete shared host qe dedi.al ofron faqja jote do jete x5 here me e shpejt nga qe mendon ti , e sa i perket kti antarit qe po thot faqe te zakonshme kti i them un se me 200euro un i shes server te dedikum me ato te holla prandaj mos tna shesin mend ktu se ne kete biznis qe 5 vite po behen qe jemi dhe asnje ankese ende se kemi.
     
  4. tupac.al

    tupac.al Anëtar

    Postimet:
    33
    Pëlqimet:
    12
    Pikë nga trofetë:
    18
    I nderuar parafoles.
    Marr shkak nga shkrimi yt qe te te keshilloj qe te lexosh perpara se te shkruash.
    Nuk ofendova askend dhe aq me pak nuk i prisha pune askujt thjeshte shkrujta ato cka un jap, e nese per ty eshte problem qe te kam percaktuar kompanine si te "zakonshme" me vjen keq por e tille eshte sepse nuk jep asgje me shum se te tjeret.

    Persa i perket pjeses 200 euro qe shet server te dedikuar, po jam dakord qe aq kushtojne edhe pse duhen pak me shum per vit por le te them qe aq. POR QE TJET WAREZ eshte pak veshtire, besoj qe kjo pjese te ka shpetuar nga leximi i shpejte qe i bere komentit tim!

    Te uroj shitje te mbare e befsh sa me shum 15€ lol
     
  5. DardanDaci

    DardanDaci Anëtar i Njohur

    Postimet:
    732
    Pëlqimet:
    440
    Pikë nga trofetë:
    143
    E para e punes nuk i thuhet warez por Off-Shore Hosting e dyta mos paragjyko te tjeret se sa i shesin sepse ne kemi Colo privat dhe mounted racks qe ti sja ke idene fare se qfar jan besoj ne i shesim me 15euro ose edhe me lire se i kemi mundsit me i shit per antaret e kti forumi ata qe si kan mundsit normal qe smunden me i shit se i blejn vet ka 100 e i shesin ka 200 :) , dhe sa i perket off-shore hosting klientet duhet ta dijn se ato IP e serverit jan blacklisted kudo ne internet dhe se ajo faqe qe hostohet aty ska shance te kete perparsi ne seo. Dhe oferta qe kemi dhene ne eshte 85euro ne vit por e kemi zbrit vetem ne 15euro per antaret e ktij forumi pra shpresoj se e kuptove klm tash qdo t mire
     
    Last edited: 7 Mars 2019
  6. tupac.al

    tupac.al Anëtar

    Postimet:
    33
    Pëlqimet:
    12
    Pikë nga trofetë:
    18
    Pikes dyti mos me bej mua quote sepse nuk me intereson cfare shkruan ti dhe aq me pak te kem te bej me tipa jo-profesional qe sdijne te shkruajne nje pergjigje formale dhe pa kaluar ne ofendim.

    Si mund te me thuash mua sja ke idene kur une aktualisht punoj ne fushen e IT-s dhe jam gjat gjithe kohes ne menaxhim te serverave? WAREZ dhe Off-shore jane e njejta gje por une perdor termin Warez qe te jem i kuptueshem sepse jo te gjithe dijne paçka qe kan nje hosting apo nje server.

    I nderuar parafoles,
    Perpara se te replikosh me mua per ato 2 terma (mounted racks / colo) qe ti ke mesuar fillimisht duhet te prezantohesh si webfaqe serioze dhe qe operon ne dedicated server ku klientit i garantohet mbrojtja dhe shpejtesia. Po ti si ja garanton keto? duke i fshehur nepermjet Cloudflare? Sepse shembulli eshte ne webfaqen tende nga ku behen shitjet.

    Prap te uroj shitje te mbare dhe mos me bej me quote!
     
  7. tupac.al

    tupac.al Anëtar

    Postimet:
    33
    Pëlqimet:
    12
    Pikë nga trofetë:
    18
    Kerkoj ndjese autorit te temes per gjithe kete zallamahi qe krijova (po jo per shkak tim)
    Si shperblim te jap resoursen qe perdorin "Kompanite e zakonshme" me ble VPS dhe resellera 2-leksh.

    -> lowendbox.com
    - Hyr dhe kap oferten me te mire qe te leverdis! Hosto te gjith shoqerine tende :)
     
  8. ose.al

    ose.al Anëtar Fillestar

    Postimet:
    65
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    23
    @tupac.al & @dardan.daci

    Sinqerisht nuk kishte nevojë të tregonit se kush është më i mirë ose më i zgjuar se tjetri. Un thjesht pyeta se cili sipas jush është hosting me i mire per te transferuar një website .al ku 70% e click jan nga Shqipëria.

    @dardan.daci > fakti nuk është tek çmimi por sepse jam mësuar të shikoj reviews në internet dhe Dedi.al seshte gjëkundi. Gjithsesi siç të kam shkruar në mesazh privat para disa muajsh një paketë e kam blerë dhe çdo gjë është ok deri tani. Sa domain mund të regjistrohen tek ajo oferta juaj e €15!

    @tupac.al > sipas mendimit tënd çfarë ja vlen, duke patur parasysh që maksimum do futen 5 website me .al / .it / .com etj etj

    Asgjë tjetër djema
    Shpresoj te kem përgjigje të sinqerta edhe nga përvoja juaj dhe të pjesëtarëve të tjerë të forumit

    P.S: jam injorant seriozisht nese flisni x reselling / warez etj. Website do jen thjesht blog/portfolio per profesionistë dhe Woocommerce ndonjëherë asgjë tjetër

    Sent from my Nexus 5X using Tapatalk
     
  9. tupac.al

    tupac.al Anëtar

    Postimet:
    33
    Pëlqimet:
    12
    Pikë nga trofetë:
    18
    Ne gjith pergjigjet qe kam dhene mundohu te kapesh thelbin e asaj cka prodhoi ai debat. Do kuptosh si operojne shumica dhe ku duhet te blesh. Une nuk ngacmova e ofendova askend e as me pak deri msot nuk i kam ofendu kapacitetin dikujt. Por nuk eshte faji e problemi im qe i djeg te tjereve. :)

    Persa i perket pyetjes qe me bere:
    Nese ti nuk ke ngel i kenaq nga webhost.al qe eshte mjaft serioze athere provo godaddy & bluehost & hostgator.
    Nese nuk ta mban xhepi aty, provo lowendbox.com te kapesh oferta te mire.
    Dhe meqe qeke lexues i mire i review's athere, e sigurte qe qe ne lowendbox do gjesh dicka te lire dhe te mire.
     
    ose.al pëlqen postimin.
  10. ose.al

    ose.al Anëtar Fillestar

    Postimet:
    65
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    23
    Webhost ka asistencë shumë te keqe asgjë tjetër. Ti shkruan ne chat, dhe është Ana si emer H24, nuk të japin emër operatori asgjë. Kur i pyet Ana thojnë, dhe të nesërmen nuk mban mend asgjë . Do të shkruajmë ne në email > prita 2 ditë (harruam me than). Backup njëherë në muaj , mbrojtje kundër malware 0.

    Per shpejtësi çmim dhe çdo gjë tjetër është OK, por asistenca le për të dëshiruar. Është normale që hosting mos te fusi duart tek CMS, por mos të të thojnë asgjë > merr Developer ( pergjigje standard per çdogjë, edhe ti pyesësh ku është header.php të njëjtën gjë me thanë).

    Këto tek lowendbox sapo pash jan për persona me ekspertë sesa mua. Varet nga oferta që nxjerrin.

    Godaddy kam patur 2website dhe çdo gjë ok.

    Faleminderit për çdogjë.
    Shpresoj ne ndonjë ndihmë nga të tjerët dhe nga Dardani.

    Sent from my Nexus 5X using Tapatalk
     
  11. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,550
    Pëlqimet:
    445
    Pikë nga trofetë:
    163
    Nuk ka të bëj fare hosti me tipin e domain. Janë dy gjëra krejt ndryshe. Nëse ke ngeluar i kenaqur me godaddy dhe ta mban xhepi vështirë se do gjesh në vend tjetër më mirë.
     
    ose.al pëlqen postimin.
  12. ose.al

    ose.al Anëtar Fillestar

    Postimet:
    65
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    23
    E di edhe une, por nese hosting ka serverat ne Kine dhe vizitoret jan nga Shqiperia, duhet 2/3 sec vetem qe te pergjigjet serveri plus karikimin e websitit.
     
  13. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,550
    Pëlqimet:
    445
    Pikë nga trofetë:
    163
    Atehere bej nje pyetje me konkrete. Do te kesh nje host me server ne shqipëri. Kete me sa di une e ofron abcom dhe host.Al
     
  14. lumz

    lumz Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,665
    Pëlqimet:
    48
    Pikë nga trofetë:
    93
    webhost.al shiko njehere
     
  15. KALI-ALB

    KALI-ALB Anëtar i Njohur

    Postimet:
    918
    Pëlqimet:
    211
    Pikë nga trofetë:
    73
    Sic ka thene @Poshnjari mund te blesh nje hosting shqiptar te faqet dhe me e verifku vendin e serverit qe eshte ne shqiperi.

    Nese ke frike per keto ne shqiperi mund te blesh nje hosting ne itali qe eshte shteti me i afert ose ne ndonje shtet tjeter te europes.


    Per faqe tjeter per shqiperi ke dhe iregister.al qe eshte pjese e Keminet qe ka qene nje nga kompanite e para qe eshte mare me shprendarjen e internetit ne Shqiperi.

    Pastaj nese bazohesh ke çmimi eshte zgjedhja jote.

    E kuptoj qe ke frike prej blog-ut por provo dhe kontaktoji qe te japin me shume informacione mbi serverat qe perdorin dhe ku ndodhen ata.
     
    ose.al dhe Poshnjari pëlqejnë postimin.
  16. Mr darki

    Mr darki Anëtar Aktiv

    Postimet:
    122
    Pëlqimet:
    44
    Pikë nga trofetë:
    28
    Pershendetje!

    Thjesht doja te behesha pjese e bisedes per te sqaruar disa gjera, nuk po ofroj asigje dhe shpresoj qe ta gjesh hosting tend per faqen!

    Lowendbox eshte nje kazan plerash me providers qe ri shesin serverat e kompanise amerikane me vari lesht, me fal per shprejen e quajtur ColoCrossing. Merret vetem me colo/servera rental. Shumica e providerave nga lowendbox, mos te them te gjithe perdorin ate dhe oversell / performance super e dobet.

    Per mendimin tim nuk ke nevoje per VPS ose Dedi mesa pash trafikun e faqes tende. Me nje shared hosting + Cloudflare do jesh super ok.

    Pa llogaritur faktin qe nuk ke eksperience, as mos mendo te perdoresh VPS/dedi se do jesh ne dore te fatit, ste ndihmon njeri falas po te doli ndonje problem teknik rruges[qe do te dali ne servera].

    Gjithe te mirat : )
     
    ose.al dhe @science pëlqejnë postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...